{"id":14711,"date":"2022-06-10T10:38:27","date_gmt":"2022-06-10T10:38:27","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=14711"},"modified":"2022-06-10T10:38:55","modified_gmt":"2022-06-10T10:38:55","slug":"berisha-edi-rama-arriti-me-dosje-gjyqesore-te-marre-peng-drejtuesit-e-opozites","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2022\/06\/10\/berisha-edi-rama-arriti-me-dosje-gjyqesore-te-marre-peng-drejtuesit-e-opozites\/","title":{"rendered":"Berisha: Edi Rama arriti me dosje gjyq\u00ebsore t\u00eb marr\u00eb peng drejtuesit e opozit\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p>Kryetari i PD, Sali Berisha n\u00eb konferenc\u00ebn e tij t\u00eb p\u00ebrjavshme p\u00ebr mediat u shpreh se, p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb pas 31 vitesh, t\u00eb gjitha pushtetet jan\u00eb n\u00eb duart e nj\u00eb njeriu t\u00eb vet\u00ebm dhe t\u00eb nj\u00eb partie. Kjo ndodh n\u00eb \u00e7do nivel t\u00eb pushtetit ekzekutiv, legjislativ, gjyq\u00ebsor dhe n\u00eb \u00e7do institucion tjet\u00ebr t\u00eb pavarur.<\/p>\n<p>\u201cSot, si asnj\u00ebher\u00eb m\u00eb par\u00eb, n\u00eb pushtetin ekzekutiv \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsues i vet\u00ebm nj\u00eb force politike, asaj t\u00eb PS-s\u00eb.<\/p>\n<p>Sot, si nj\u00eblloj n\u00eb t\u00eb shkuar\u00ebn moniste t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, t\u00eb gjith\u00eb institucionet e larta shtet\u00ebrore, t\u00eb cil\u00ebsuara si t\u00eb pavarura apo autonome si Presidenti i Republik\u00ebs, kreu i KLSH, kreu i SHISH, kreu i SHIU, ILDKP, drejtuesit e bordeve, jan\u00eb t\u00eb em\u00ebruar, votuar apo zgjedhur vet\u00ebm nga PS.<\/p>\n<p>Sot, n\u00eb k\u00ebt\u00eb shtet monist, si kurr\u00eb m\u00eb par\u00eb, t\u00eb gjith\u00eb drejtuesit e institucioneve m\u00eb t\u00eb larta t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb, jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrzgjedhur dhe t\u00eb em\u00ebruar nga mazhoranca moniste.<\/p>\n<p>Kurr\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb q\u00eb nga diktatura moniste e Hoxh\u00ebs, nj\u00eb kontroll i till\u00eb partiak mbi drejt\u00ebsin\u00eb nuk ka ekzistuar.<\/p>\n<p>Sot n\u00eb Shqip\u00ebri, t\u00eb gjith\u00eb drejtuesit e komisioneve parlamentare, delegacioneve parlamentare, jan\u00eb deputet\u00eb t\u00eb PS-s\u00eb n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi, dhe n\u00eb raste t\u00eb ve\u00e7anta, t\u00eb veglave t\u00eb saj basho-opozitare.<\/p>\n<p>Sot n\u00eb Shqip\u00ebri, p\u00ebr shkak t\u00eb bojkotit t\u00eb opozit\u00ebs n\u00eb vitin 2019, i gjith\u00eb pushteti vendor \u00ebsht\u00eb i PS-s\u00eb.<\/p>\n<p>Sot n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb moniste, t\u00eb gjith\u00eb organizatat joqeveritare, kontrollohen totalisht nga qeveria dhe rrjetet e sponsorizuara dhe t\u00eb lidhura me George Soros.<\/p>\n<p>T\u00eb gjitha mediat e m\u00ebdha, me p\u00ebrjashtime tep\u00ebr t\u00eb rralla, kontrollohen nga qeverisja censuruese e Edi Ram\u00ebs. K\u00ebto media p\u00ebrhapin me zell t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb propagand\u00ebn e qeveris\u00eb dhe i sh\u00ebrbejn\u00eb dezinformimit t\u00eb qytetar\u00ebve p\u00ebr interesat e qeveritar\u00ebve.<\/p>\n<p>Sektor\u00ebt m\u00eb madhor\u00eb jetik\u00eb t\u00eb ekonomis\u00eb s\u00eb vendit, zot\u00ebrohen nga oligark\u00eb t\u00eb lidhur ngusht\u00ebsisht me qeverin\u00eb dhe monopolet. N\u00eb Shqip\u00ebri, 4-5 oligark\u00eb zot\u00ebrojn\u00eb mbi 35 p\u00ebrqind t\u00eb ekonomis\u00eb shqiptare si n\u00eb asnj\u00eb vend n\u00eb bot\u00eb.<\/p>\n<p>Data 4 qershor e vitit 2022, zgjedhja e nj\u00ebanshme e Presidentit t\u00eb Republik\u00ebs, sh\u00ebnon zhdukjen e elementit t\u00eb fundit t\u00eb kontrollit t\u00eb balanc\u00ebs s\u00eb pushteteve.<\/p>\n<p>PD rikujton se kjo kapje e t\u00eb gjitha pushteteve nuk erdhi brenda nj\u00eb dite apo nj\u00eb viti. Monizimi, marrja e t\u00eb gjith\u00eb pushteteve, erdhi si rezultat i modelit t\u00eb partis\u00eb shtet q\u00eb ai trash\u00ebgoi nga et\u00ebrit e tij.<\/p>\n<p>Rivendosja e monizmit total u arrit p\u00ebrmes p\u00ebrdorimit t\u00eb frik\u00ebs, terrorit, dhun\u00ebs shtet\u00ebrore, bandave, krimit, drog\u00ebs, por edhe varf\u00ebris\u00eb me t\u00eb cil\u00ebn ai bleu dhe rr\u00ebmbeu votat si dhe largoi nga vendi mbi gjysm\u00eb milion shqiptare.<\/p>\n<p>Edi Rama arriti me dosje gjyq\u00ebsore t\u00eb blej\u00eb apo t\u00eb marr\u00eb peng drejtuesit e opozit\u00ebs.<\/p>\n<p>Edi Rama pati mb\u00ebshtetjen e fuqishme t\u00eb George Soros dhe fondacionit t\u00eb tij n\u00eb Tiran\u00eb p\u00ebr t\u00eb kapur \u00e7do pushtet. Fal\u00eb tij ai vuri n\u00ebn kontroll drejt\u00ebsin\u00eb. Soros, p\u00ebrmes deklaratave t\u00eb njer\u00ebzve t\u00eb tij, p\u00ebrligji vjedhjen e votave n\u00eb zgjedhjet e fundit dhe nd\u00ebrhyri por t\u00eb larguar nga skena politike Sali Berish\u00ebn, me objektivin e vet\u00ebm q\u00eb t\u00eb ndihmoj\u00eb Edi Ram\u00ebn dhe regjimin e tij t\u00eb korruptuar.<\/p>\n<p>PD u b\u00ebn thirrje qytetar\u00ebve t\u00eb ngrihen n\u00eb mbrojtje t\u00eb idealeve demokratike p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtuar Shqip\u00ebrin\u00eb nga regjimi komunist i Edi Rams, i mb\u00ebshtetur nga Soros.<\/p>\n<p>Zgjidhja \u00ebsht\u00eb sot m\u00eb shum\u00eb se kurr\u00eb n\u00eb duart e qytetar\u00ebve shqiptar\u00eb, t\u00eb atyre q\u00eb e duan k\u00ebt\u00eb vend. Shembja e sistemit t\u00eb kalbur monist arrihet me guxim dhe vendosm\u00ebri dhe krijimin e nj\u00eb fronti opozitar p\u00ebr shp\u00ebtimin e Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, PD e konsideron jetik krijimin e nj\u00eb fronti opozitar p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb, t\u00eb p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga forcat politike opozitare, shoq\u00ebria civile, intelektual\u00eb, akademik\u00eb.<\/p>\n<p>PD u b\u00ebn thirrje shqiptar\u00ebve kudo q\u00eb jan\u00eb, n\u00eb diaspor\u00eb apo emigracion, t\u00eb angazhohen me potencialet e tyre p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtuar vendin nga shteti i kriminalizuar dhe monist i Edi Ram\u00ebs.<\/p>\n<p>Asnj\u00eb shqiptar nuk duhet t\u00eb harroj\u00eb se Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb republika moniste e Edi Ram\u00ebs\u201d, tha Berisha.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryetari i PD, Sali Berisha n\u00eb konferenc\u00ebn e tij t\u00eb p\u00ebrjavshme p\u00ebr mediat u shpreh se, p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb pas 31 vitesh, t\u00eb gjitha pushtetet jan\u00eb n\u00eb duart e nj\u00eb njeriu t\u00eb vet\u00ebm dhe t\u00eb nj\u00eb partie. Kjo ndodh n\u00eb \u00e7do nivel t\u00eb pushtetit ekzekutiv, legjislativ, gjyq\u00ebsor dhe n\u00eb \u00e7do institucion tjet\u00ebr t\u00eb pavarur. &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":14712,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-14711","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/14711","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=14711"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/14711\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/14712"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=14711"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=14711"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=14711"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}