{"id":147187,"date":"2026-07-01T08:37:37","date_gmt":"2026-07-01T08:37:37","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=147187"},"modified":"2026-07-01T08:37:37","modified_gmt":"2026-07-01T08:37:37","slug":"flamingot-dhe-tre-premisa","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/07\/01\/flamingot-dhe-tre-premisa\/","title":{"rendered":"Flamingot dhe tre premisa"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga Genc POLLO<\/strong><\/p>\n<p>Lexova se nj\u00eb ish koleg i imi, ish deputet i Partis\u00eb Demokratike, n\u00eb nj\u00eb postim n\u00eb Facebook thoshte se Edi Rama nuk duhet t\u00eb jap\u00eb dor\u00ebheqjen tashti pavar\u00ebsisht nga thirrjet e presioni i protest\u00ebs flamingo. Kolegu sqaronte se i q\u00ebndronte nj\u00ebmij\u00eb e nj\u00eb t\u00eb zezave q\u00eb kishte th\u00ebn\u00eb p\u00ebr Ram\u00ebn n\u00eb dy dekadat e fundit por meq\u00eb sipas tij Shqip\u00ebria, p\u00ebr motive gjeopolitike, ka shum\u00eb shanse t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsohet n\u00eb BE lipset q\u00eb Rama, i cili e ka \u00e7uar vendin af\u00ebr stacionit final, t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb e ta kryej\u00eb k\u00ebt\u00eb pun\u00eb.<\/p>\n<p>Ky arsyetim bazohet n\u00eb dy premisa t\u00eb thjeshta por q\u00eb, sipas meje, jan\u00eb t\u00eb gabuara:<\/p>\n<p><strong>Premisa 1:<\/strong> \u201cShqip\u00ebria ndodhet n\u00eb prag t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimit n\u00eb BE q\u00eb pritet t\u00eb ndodh\u00eb n\u00eb v2030\u201d. K\u00ebt\u00eb e thot\u00eb qeveria Rama si synim madhor. Nga ana e BE Komisionerja e Zgjerimit Marta Kos e ka quajtur t\u00eb mundshme n\u00ebse 1) realizohen reformat e p\u00ebrmbushen standardet e k\u00ebrkuara dhe n\u00ebse p\u00ebrve\u00e7 Komisioni Europian q\u00eb ajo p\u00ebrfaq\u00ebson edhe K\u00ebshilli (shtetet an\u00ebtare) e Parlamenti Europian bien dakord.<\/p>\n<p>Parlamenti Europian n\u00eb rezolut\u00ebn e fundit ka qen\u00eb jo negativ por m\u00eb pak entuziast se znj. Kos duke theksuar reformat e kushtet.<\/p>\n<p>Shtetet an\u00ebtare jan\u00eb nj\u00eb histori tjet\u00ebr si\u00e7 u vu re n\u00eb fillim t\u00eb vitit kur nj\u00eb shumic\u00eb relative dometh\u00ebn\u00ebse bllokoi IBARin dhe m\u00eb von\u00eb e zhbllokoi at\u00eb duke shtuar kushte t\u00eb rrepta p\u00ebrfshi edhe zgjidhjen e problemeve t\u00eb krijuara nga qeveria Rama.<\/p>\n<p>A do t\u00eb p\u00ebrmbush\u00eb kushtet qeveria Rama? Deri tashti qeveria ka qen\u00eb e zonja \u201ct\u00eb b\u00ebj\u00eb letra\u201d e t\u00eb adoptoj\u00eb formalisht ligje sipas direktivave europiane pa u angazhuar seriozisht p\u00ebr zbatimin e tyre. Periudha IBAR-mbyllje e kapitujve do t\u00eb jet\u00eb e fokusuar n\u00eb zbatimin real t\u00eb ligjeve e p\u00ebrmbushjen faktike e t\u00eb provuar t\u00eb kushteve. N\u00eb k\u00ebto t\u00eb fundit qeveria Rama nuk ka shk\u00eblqyer ndonj\u00ebher\u00eb p\u00ebr arsye t\u00eb njohura.<\/p>\n<p>P\u00ebrtej deklarimeve zyrtare ajo q\u00eb thuhet \u00ebsht\u00eb se Komisionerja Kos mbajtur qendrime t\u00eb pakonsultuara p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb e m\u00eb gjer\u00eb; ajo po konsiderohet nga shtete an\u00ebtare por edhe nga brenda Komisionit si nj\u00eblloj \u201csoliste\u201d irrituese, e cila flet p\u00ebr hesap t\u00eb vet. Por edhe Parlamenti Europian, q\u00eb si edhe Komisioni kan\u00eb nj\u00eb refren inkurajues p\u00ebr vendet kandidate, ka kufijt\u00eb e tij. P.sh. z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsi i grupit parlamentar m\u00eb t\u00eb madh (PPE) n\u00eb Komisionin e Jasht\u00ebm (AFET) mbas nj\u00eb vizite n\u00eb Shqip\u00ebri n\u00eb shkurt t\u00eb k\u00ebtij viti deklaroi n\u00eb komision \u201cse po fshinte p\u00ebr momentin nga kujtesa \u00e7far\u00eb i tha qeveria e opozita; por me \u00e7far\u00eb i kishte treguar shoq\u00ebria civile n\u00eb Tiran\u00eb p\u00ebr infiltrimin e shtetit nga krimi i organizuar \u00e7do diskutim serioz p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i parakohsh\u00ebm\u201d.<\/p>\n<p>Q\u00eb prej tre vjet\u00ebsh BE diskuton edhe publikisht \u201cstaged accession\u201d apo \u201can\u00ebtar\u00ebsimin gradual\u201d t\u00eb shteteve kandidate dhe pro k\u00ebsaj ideje jan\u00eb shprehur Komisioni e Parlamenti si dhe nj\u00eb num\u00ebr shtetesh an\u00ebtare. Nj\u00eb let\u00ebr e p\u00ebrbashk\u00ebt e Presidentit francez dhe e Kancelarit gjerman para tre jav\u00ebsh shprehet specifikisht n\u00eb favor duke sinjalizuar se s\u00eb af\u00ebrmi ky pozicion do t\u00eb b\u00ebhet zyrtar n\u00eb BE. \u00c7far\u00eb do t\u00eb thot\u00eb se aktualisht vet\u00ebm Mali i Zi q\u00eb po negocion prej disa muajsh me BE p\u00ebr traktatin e an\u00ebtar\u00ebsimit ka shanse (t\u00eb vogla) q\u00eb t\u00eb arrij\u00eb an\u00ebtar\u00ebsim t\u00eb plot\u00eb si Kroacia n\u00eb v2013; nd\u00ebrsa Shqip\u00ebria e shtetet e tjera n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor sipas merit\u00ebs do t\u00eb p\u00ebrfshihen pak nga pak n\u00eb institucionet dhe programet europiane gjat\u00eb dekadave n\u00eb vijim.<\/p>\n<p><strong>Premisa 2:<\/strong> Kryeministri Rama e ka \u00e7uar deri k\u00ebtu procesin me BE dhe nuk do t\u00eb ishte e udh\u00ebs t\u00eb z\u00ebvend\u00ebsohej sipas parimit \u201cnuk nd\u00ebrrohet kali n\u00eb mes t\u00eb lumit\u201d .<\/p>\n<p>Para disa vitesh nj\u00eb deputet socialiste e quajti KM Rama si brand nd\u00ebrkomb\u00ebtar p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb. Kjo deklarat\u00eb u prit me shpoti n\u00eb opozit\u00eb e m\u00eb gjer\u00eb si edhe krahasimet e po asaj kohe me Sk\u00ebnderbeun. Nuk e dim\u00eb sa t\u00eb sinqert\u00eb ishin socialist\u00ebt pro brandit Rama por asokohe argumenti i tyre ishte se si personazh ekcentrik e sharmant Rama i Shqip\u00ebris\u00eb s\u00eb vog\u00ebl arriti t\u00eb ket\u00eb aksese miq\u00ebsore n\u00eb kancelari t\u00eb m\u00ebdha. N\u00eb fakt p\u00ebr vite t\u00eb gjata shum\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb zgjodh\u00ebn t\u00eb heshtnin apo edhe t\u00eb g\u00ebnjenin para erozionit t\u00eb demokracis\u00eb dhe narkokriminalizimit t\u00eb ekonomis\u00eb e pushtetit. Ky ishte nj\u00eb d\u00ebm p\u00ebr nj\u00eb Shqip\u00ebri europiane dhe nj\u00eb turp p\u00ebr ta. Por ky episod, i diskutuar gjer\u00ebsisht, duket se ka nj\u00eb fund. Kurajoja e shum\u00eb shqiptar\u00ebve p\u00ebr t\u00eb ekspozuar realitetin dhe ndryshime politike n\u00eb Per\u00ebndim kan\u00eb sjell\u00eb qasje e fjalor tjet\u00ebr ndaj qeveris\u00eb Rama n\u00eb dy vitet e fundit. Nj\u00eb kontribut t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb ka dh\u00ebn\u00eb edhe protesta qytetare nj\u00ebmujor\u00ebshe Flamingo me tubimet e p\u00ebrditshme n\u00eb bulevard. Mediat kryesore n\u00eb Europ\u00eb e ShBA nuk po shkruajn\u00eb m\u00eb p\u00ebr pikturat e atletet e Ram\u00ebs, por po e paraqesin si shef qeverie abuziv, i p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb trafiqe kriminale dhe q\u00eb pluskon i k\u00ebnaqur n\u00eb pellg korrupsioni. Shihni p.sh. \u00e7far\u00eb shkruan sot e p\u00ebrditshmja belge Le Soir. A \u00ebsht\u00eb ky udh\u00ebheq\u00ebsi i duhur p\u00ebr \u00ebndrr\u00ebn europiane\u201d? N\u00eb BE, hiq m\u00ebnjan\u00eb Marta Kosin e dashuruar dhe ca t\u00eb ngjash\u00ebm, po dyshojn\u00eb p\u00ebrdit\u00eb e m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Ka edhe nj\u00eb premis\u00eb t\u00eb tret\u00eb<\/strong> t\u00eb gabuar n\u00eb postimin n\u00eb fjal\u00eb: ish kolegu e anatemon protest\u00ebn Flamingo si islamiste, marksiste dhe ekstremiste. Qeveria, duke k\u00ebrkuar n\u00eb turm\u00eb hudutet me lup\u00ebn n\u00eb nj\u00ebr\u00ebn dor\u00eb e me karafermanin n\u00eb tjetr\u00ebn po rreket t\u00eb damkos\u00eb si t\u00eb till\u00eb t\u00ebr\u00eb l\u00ebvizjen. \u00c7do mobilizim popullor n\u00eb shesh mbledh edhe lloj-lloj tipash me ide t\u00eb pap\u00ebrputhshme. Por l\u00ebvizja n\u00eb fjal\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb faz\u00eb gjys\u00ebm t\u00eb organizuar t\u00eb saj objektivisht duhet t\u00eb gjykohet nga proklamatat publike q\u00eb l\u00ebshon. Sipas tyre Flamingot k\u00ebrkojn\u00eb konkretisht dor\u00ebheqjen e Ram\u00ebs dhe t\u00eb qeveris\u00eb s\u00eb tij pasuar nga qeveri teknike, reform\u00eb zgjedhore, shfuqizim t\u00eb ligjit p\u00ebr investitor\u00ebt strategjik\u00eb dhe amendimeve t\u00eb fundit n\u00eb ligjet mjedisore. Kush i th\u00ebrret kujtes\u00ebs do t\u00eb gjej\u00eb se k\u00ebto k\u00ebrkesa jan\u00eb afro 100% si ato t\u00eb opozit\u00ebs parlamentare n\u00eb vite. Edhe diskursi ditor i protest\u00ebs nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb p\u00ebr Zv\u00ebrnecin po p\u00ebr katrahur\u00ebn e p\u00ebrgjithshme ku ndodhemi e si do dalim prej saj. Prandaj edhe thirrja robespieriane \u201cRama n\u2019burg, Berisha n\u2019burg\u201d q\u00eb d\u00ebgjoj her\u00eb pas here n\u00eb bulevard nuk lipset t\u00eb merret m\u00eb seriozisht se nj\u00eb kok\u00ebrr hudh\u00ebr q\u00eb largon syrin e keq.<\/p>\n<p><strong>*President i Paneuropa-Shqip\u00ebri<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Genc POLLO Lexova se nj\u00eb ish koleg i imi, ish deputet i Partis\u00eb Demokratike, n\u00eb nj\u00eb postim n\u00eb Facebook thoshte se Edi Rama nuk duhet t\u00eb jap\u00eb dor\u00ebheqjen tashti pavar\u00ebsisht nga thirrjet e presioni i protest\u00ebs flamingo. Kolegu sqaronte se i q\u00ebndronte nj\u00ebmij\u00eb e nj\u00eb t\u00eb zezave q\u00eb kishte th\u00ebn\u00eb p\u00ebr Ram\u00ebn n\u00eb dy &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":37400,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[44],"tags":[],"class_list":["post-147187","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-editorial"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/147187","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=147187"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/147187\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":147189,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/147187\/revisions\/147189"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/37400"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=147187"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=147187"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=147187"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}