{"id":147198,"date":"2026-07-01T09:32:03","date_gmt":"2026-07-01T09:32:03","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=147198"},"modified":"2026-07-01T09:32:03","modified_gmt":"2026-07-01T09:32:03","slug":"vokshi-kreut-te-spak-pse-nuk-hetoni-akshi-n-dhe-patronazhistet-e-ps-kush-eshte-fati-i-kallezimit-penal-per-ballukun","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/07\/01\/vokshi-kreut-te-spak-pse-nuk-hetoni-akshi-n-dhe-patronazhistet-e-ps-kush-eshte-fati-i-kallezimit-penal-per-ballukun\/","title":{"rendered":"Vokshi-kreut t\u00eb SPAK: Pse nuk hetoni AKSHI-n dhe patronazhist\u00ebt e PS? Kush \u00ebsht\u00eb fati i kall\u00ebzimit penal p\u00ebr Ballukun?"},"content":{"rendered":"<p>Deputetja e PD, Albana Vokshi ngriti nj\u00eb s\u00ebr\u00eb shqet\u00ebsimesh alarmante gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore t\u00eb Komisionit t\u00eb Posa\u00e7\u00ebm p\u00ebr Reform\u00ebn Parlamentare me drejtuesin e SPAK, Klodian Braho.<\/p>\n<p>Ajo akuzoi Prokurorin\u00eb e Posa\u00e7me p\u00ebr mosveprim ndaj asaj q\u00eb e konsideroi si nj\u00eb nga fenomenet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnda q\u00eb ka cenuar procesin zgjedhor n\u00eb Shqip\u00ebri: sistemin e patronazhimit.<\/p>\n<p>Sipas Vokshit, prej vitit 2021 Partia Demokratike ka depozituar dhjet\u00ebra kall\u00ebzime penale dhe prova t\u00eb detajuara p\u00ebr p\u00ebrdorimin e t\u00eb dh\u00ebnave personale t\u00eb qytetar\u00ebve, p\u00ebrfshirjen e administrat\u00ebs publike n\u00eb patronazhim dhe krime t\u00eb tjera zgjedhore, por, sipas saj, asnj\u00eb prej k\u00ebtyre denoncimeve nuk ka marr\u00eb p\u00ebrgjigje efektive nga SPAK.<\/p>\n<p><strong>Albana Vokshi:<\/strong> K\u00ebto, k\u00ebto pyetje&#8230; E para duke pasur parasysh q\u00eb n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb tavolin\u00ebs kemi kok\u00ebn e sistemit t\u00eb patronazhimit t\u00eb Partis\u00eb Socialiste. Kemi kryepatronazhist\u00ebt e Partis\u00eb Socialiste. Un\u00eb nuk kam as m\u00eb t\u00eb vogl\u00ebn shpres\u00eb q\u00eb ky komision do ket\u00eb vullnetin q\u00eb ta trajtoj\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje dhe t\u00eb gjej\u00eb edhe zgjidhjen e saj. P\u00ebr minimalisht dy prej an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb Partis\u00eb Socialiste un\u00eb kam d\u00ebrguar disa kall\u00ebzime penale n\u00eb SPAK. N\u00eb 2021-shin kam d\u00ebrguar n\u00eb SPAK tre kall\u00ebzime penale.<\/p>\n<p>Nj\u00eb p\u00ebr ish-ministren e Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb, zonj\u00ebn Manastirliu, nj\u00eb p\u00ebr ish-ministrin e Drejt\u00ebsis\u00eb, zotin Ulsi Manja dhe nj\u00eb p\u00ebr kryetarin e Bashkis\u00eb, Erion Veliaj. Dhe kush \u00ebsht\u00eb rezultati? Dhe kam dh\u00ebn\u00eb t\u00eb dh\u00ebna t\u00eb detajuara p\u00ebr secilin prej tyre n\u00eb kall\u00ebzimet e mia, se si shp\u00ebrdorohej sistemi i patronazhimit n\u00eb zyrat elektorale t\u00eb nj\u00ebsis\u00eb 9, t\u00eb nj\u00ebsis\u00eb 11 dhe n\u00eb Bashkin\u00eb Tiran\u00eb n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi. Dhe kur them t\u00eb dh\u00ebna t\u00eb detajuara, kam dh\u00ebn\u00eb emrat e drejtor\u00ebve, kam dh\u00ebn\u00eb emrat e z\u00ebvend\u00ebsministrave, t\u00eb ministrave, kam dh\u00ebn\u00eb emrat e gjith\u00eb nj\u00eb pjese t\u00eb administrat\u00ebs q\u00eb ishte p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb patronazhim.<\/p>\n<p>Dhe po flas p\u00ebr 2021-shin. Po ashtu, si Parti Demokratike dhe opozit\u00eb kemi d\u00ebrguar disa kall\u00ebzime n\u00eb zgjedhjet lokale t\u00eb 2023-shit. T\u00eb detajuara, me em\u00ebr mbi em\u00ebr, me institucione. N\u00eb 2025-n po ashtu, personalisht kam d\u00ebrguar disa kall\u00ebzime n\u00eb SPAK. Kam d\u00ebrguar dhe n\u00eb Prokurorin\u00eb e Tiran\u00ebs apo n\u00eb prokurorit\u00eb e tjera, por n\u00eb SPAK kam d\u00ebrguar p\u00ebrs\u00ebri p\u00ebr zonj\u00ebn Manastirliu, kam d\u00ebrguar p\u00ebrs\u00ebri p\u00ebr ministra, ish-ministra apo deputet\u00eb. Pra, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb investim i koh\u00ebs dhe energjis\u00eb sime, t\u00eb Partis\u00eb Demokratike, t\u00eb koleg\u00ebve t\u00eb mi p\u00ebr t&#8217;i shkruar, p\u00ebr t\u00eb gjetur faktet.<\/p>\n<p>Tek ky libri q\u00eb kemi botuar dhe jua kemi d\u00ebrguar nj\u00eb kopje&#8230; vet\u00ebm n\u00eb 2025-n p\u00ebr zgjedhjet, kemi evidentuar mbi 2500 shkelje zgjedhore, krime zgjedhore. Jua kemi d\u00ebrguar nj\u00eb kopje. E keni t\u00eb leht\u00ebsisht t\u00eb p\u00ebrdorshme se e kemi b\u00ebr\u00eb dhe me QR code, vet\u00ebm mund t\u00eb vini me telefon, ta vini telefonin tek QR code dhe t\u00eb shihni shkeljen zgjedhore. Nj\u00eb pjes\u00eb e mir\u00eb e tyre lidhen me sistemin e patronazhimit. Deri m\u00eb sot, asnj\u00eb fjal\u00eb, edhe n\u00eb raportin tuaj, asnj\u00eb fjal\u00eb n\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb fenomen.<\/p>\n<p>Q\u00eb kur doli n\u00eb drit\u00eb n\u00eb 2021-shin, rrodhi emrat e 910 mij\u00eb votuesve. Dhe kush ishin patronazhist\u00ebt? Jam e sigurt q\u00eb ju vet\u00eb ishit pjes\u00eb e t\u00eb patronazhuarve, familjet tuaja jan\u00eb pjes\u00eb e t\u00eb patronazhuarve. Un\u00eb personalisht kam pasur&#8230; dhe jua kam d\u00ebrguar dhe juve&#8230; kam pasur tabelat q\u00eb i prodhonte AKSHI, duke marr\u00eb t\u00eb gjitha t\u00eb dh\u00ebnat personale t\u00eb votuesve.<\/p>\n<p>A \u00ebsht\u00eb hetuar AKSHI n\u00eb lidhje me sistemin e patronazhimit? Se kur e kam un\u00eb nj\u00eb tabel\u00eb t\u00eb till\u00eb, sigurisht q\u00eb ju mund ta kishit. Kur jan\u00eb b\u00ebr\u00eb denoncime pafund p\u00ebr sistemin e patronazhimit, un\u00eb besoj q\u00eb minimalisht ju duhet t\u00eb kishit nisur nj\u00eb hetim. Sepse \u00ebsht\u00eb fenomeni m\u00eb negativ, \u00ebsht\u00eb kontrolli i jet\u00ebs s\u00eb \u00e7do votuesi, t\u00eb \u00e7do familjeje. Jan\u00eb vjedhur t\u00eb gjitha t\u00eb dh\u00ebnat personale&#8230; numri personal, telefoni, adresa, ku b\u00ebjn\u00eb shkoll\u00ebn f\u00ebmij\u00ebt, kush jan\u00eb m\u00ebsuesit e f\u00ebmij\u00ebve. Kush i patronazhon m\u00ebsuesit?<\/p>\n<p>Drejtuesit patronazhist\u00eb t\u00eb shkollave. Mjek\u00ebt, infermier\u00ebt, drejtuesit e qendrave sh\u00ebndet\u00ebsore. Kemi d\u00ebrguar n\u00eb 2025-n tabela t\u00eb Belinda Ballukut q\u00eb se si patronazhonte t\u00eb gjith\u00eb qarkun Fier, jo vet\u00ebm votuesit n\u00eb Shqip\u00ebri, por dhe votuesit e diaspor\u00ebs. Kam lexuar aty komente rr\u00ebqeth\u00ebse, q\u00eb thonin &#8216;\u00ebsht\u00eb i s\u00ebmur\u00eb mendor&#8217;, &#8216;\u00ebsht\u00eb n\u00eb prag t\u00eb vdekjes, po e marrim me barel\u00eb p\u00ebr ta \u00e7uar p\u00ebr t\u00eb votuar&#8217;, &#8216;\u00ebsht\u00eb me pampers, duhet t&#8217;i \u00e7ojm\u00eb p\u00ebr disa votues&#8217;.<\/p>\n<p>Pyetjen e b\u00ebra dhe po e sqaroj dhe do e b\u00ebj prap\u00eb. Tani mos m\u00eb nd\u00ebrhy, se un\u00eb nuk jam k\u00ebtu q\u00eb t\u00eb flas at\u00eb q\u00eb doni juve. Un\u00eb do flas p\u00ebr fakte&#8230; po flas me fakte dhe mos m\u00eb nd\u00ebrhy t\u00eb lutem. Jo librin. Jo librin dhe nuk ka pse hidhesh p\u00ebrpjet\u00eb kur p\u00ebrmendet emri i Belind\u00ebs se nuk \u00ebsht\u00eb se b\u00ebni sikur e mbroni, po nuk e mbroni n\u00eb fakt. Tani n\u00ebse ky komision \u00ebsht\u00eb ngritur&#8230; n\u00eb qoft\u00eb se m\u00eb nd\u00ebrhyn&#8230; a ka mund\u00ebsi t\u00eb mos m\u00eb nd\u00ebrhysh?<\/p>\n<p>A ka mund\u00ebsi t\u00eb mos m\u00eb nd\u00ebrhysh? Pra, n\u00eb databaz\u00ebn e patronazhimit ka \u00e7do gj\u00eb. \u00c7do familje \u00ebsht\u00eb vulnerab\u00ebl. \u00cbsht\u00eb krim zgjedhor, \u00ebsht\u00eb krimi m\u00eb i madh zgjedhor. Dhe ju s&#8217;e p\u00ebrmendni asnj\u00ebher\u00eb patronazhimin n\u00eb asnj\u00eb raport tuajin. Pse? A keni nd\u00ebrmend q\u00eb t\u00eb hetoni p\u00ebr patronazhimin? T\u00eb gjith\u00eb ministrat jan\u00eb patronazhist\u00eb.<\/p>\n<p>E thash\u00eb, keni kok\u00ebn e patronazhimit t\u00eb Partis\u00eb Socialiste k\u00ebtu n\u00eb k\u00ebt\u00eb sall\u00eb. Dhe nuk mund t\u00eb mbyllni syt\u00eb sikur s&#8217;po ndodh asgj\u00eb, kur \u00e7do qytetar shqiptar \u00ebsht\u00eb i survejuar, i spiunuar, i denigruar, i gjobitur. Vota blihet prej patronazhist\u00ebve, q\u00eb n\u00eb familje. Kur shkon n\u00eb familje dhe e shantazhon p\u00ebr ndihm\u00ebn ekonomike, p\u00ebr sh\u00ebrbimin sh\u00ebndet\u00ebsor, p\u00ebr licenc\u00ebn, p\u00ebr tapit\u00eb, p\u00ebr hipotekat e sht\u00ebpive, p\u00ebr \u00e7do gj\u00eb q\u00eb nevojitet.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb i shantazhuar nga patronazhisti, i cili patronazhon edhe votimin derisa hidhet vota n\u00eb kutin\u00eb e votimit. Jan\u00eb turma, i shihni p\u00ebrball\u00eb \u00e7do qendre votimi, \u00ebsht\u00eb krim elektoral. Pra, a keni b\u00ebr\u00eb juve ndonj\u00eb hetim p\u00ebr k\u00ebt\u00eb? Mos m\u00eb nd\u00ebrhy. Un\u00eb e di q\u00eb t\u00eb dh\u00ebmb, e di q\u00eb t\u00eb dh\u00ebmb se jeni juve q\u00eb keni keqp\u00ebrdorur t\u00eb dh\u00ebnat personale. Ti i pari si drejtues politik, ti i pari dhe t\u00eb gjith\u00eb juve. M\u00eb lejo&#8230; e di q\u00eb i kam b\u00ebr\u00eb zyrtarisht t\u00eb gjitha. Po p\u00ebrmend gjith\u00e7ka q\u00eb e kam b\u00ebr\u00eb zyrtarisht n\u00eb SPAK. S&#8217;m\u00eb heq dot fjal\u00ebn ti mua, nxirr p\u00ebshtym\u00eb sa t\u00eb duash. Nuk m\u00eb heq dot t\u00eb drejt\u00ebn e fjal\u00ebs.<\/p>\n<p>Ti vet\u00eb e ke keqp\u00ebrdorur t\u00eb gjith\u00eb sistemin dhe t\u00eb gjith\u00eb ju q\u00eb jeni aty mbrapa. Ndaj ju vjen keq. T\u00eb gjith\u00eb neve jemi t\u00eb patronazhuar, t\u00eb spiunuar, vota \u00ebsht\u00eb devijuar prej patronazhimit. Pyetja \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb b\u00ebra n\u00eb fillim: a e keni hetuar patronazhimin? Pse nuk ka asnj\u00eb fjal\u00eb n\u00eb raportin tuaj p\u00ebr k\u00ebt\u00eb? A do e hetoni sistemin e patronazhimit?<\/p>\n<p>A do hetoni AKSHI-n? Dhe kush \u00ebsht\u00eb fati i kall\u00ebzimit penal p\u00ebr Belinda Ballukun, e cila p\u00ebrmendet edhe n\u00eb raportin e ODIHR-it? Juve that\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm opinion. Jo, ODIHR-i ju ka dh\u00ebn\u00eb fakte. Ka th\u00ebn\u00eb Belinda Balluku \u00ebsht\u00eb koordinatore politike dhe ja u ka th\u00ebn\u00eb edhe faktin, krimin, ja u ka th\u00ebn\u00eb dhe qarqet ku ka vepruar krimi. Un\u00eb vet\u00eb kam denoncuar krimin zgjedhor, bandat kriminale n\u00eb Vor\u00eb&#8230; asgj\u00eb s&#8217;\u00ebsht\u00eb hapur hetim. Faleminderit!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Deputetja e PD, Albana Vokshi ngriti nj\u00eb s\u00ebr\u00eb shqet\u00ebsimesh alarmante gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore t\u00eb Komisionit t\u00eb Posa\u00e7\u00ebm p\u00ebr Reform\u00ebn Parlamentare me drejtuesin e SPAK, Klodian Braho. Ajo akuzoi Prokurorin\u00eb e Posa\u00e7me p\u00ebr mosveprim ndaj asaj q\u00eb e konsideroi si nj\u00eb nga fenomenet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnda q\u00eb ka cenuar procesin zgjedhor n\u00eb Shqip\u00ebri: sistemin e patronazhimit. &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":142677,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-147198","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/147198","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=147198"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/147198\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":147200,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/147198\/revisions\/147200"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/142677"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=147198"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=147198"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=147198"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}