{"id":147209,"date":"2026-07-01T09:52:12","date_gmt":"2026-07-01T09:52:12","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=147209"},"modified":"2026-07-01T09:52:12","modified_gmt":"2026-07-01T09:52:12","slug":"strazimiri-kreut-te-spak-odihr-nxjerr-ne-pah-tumorin-e-zgjedhjeve-pse-nuk-veproni","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/07\/01\/strazimiri-kreut-te-spak-odihr-nxjerr-ne-pah-tumorin-e-zgjedhjeve-pse-nuk-veproni\/","title":{"rendered":"Strazimiri-kreut t\u00eb SPAK: ODIHR nxjerr n\u00eb pah tumorin e zgjedhjeve, pse nuk veproni?"},"content":{"rendered":"<p>Deputeti i PD, Gent Strazimiri, adresoi kritika t\u00eb forta ndaj drejtuesit t\u00eb SPAK, Klodian Braho, gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore n\u00eb Komisionin e Reform\u00ebs Zgjedhore, duke v\u00ebn\u00eb n\u00eb pik\u00ebpyetje efektivitetin e hetimeve p\u00ebr krimet zgjedhore dhe fenomenin e patronazhimit.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb tij, Strazimiri iu referua gjetjeve t\u00eb raportit t\u00eb OSBE\/ODIHR, p\u00ebr t\u00eb cilin tha se evidenton p\u00ebrkeq\u00ebsimin e standardeve zgjedhore dhe fshirjen e kufirit mes shtetit dhe partis\u00eb n\u00eb pushtet. Deputeti demokrat k\u00ebrkoi nga SPAK q\u00eb t\u00eb mos kufizohet vet\u00ebm te interpretimi formal i ligjit, por t\u00eb hetoj\u00eb edhe mekanizmat q\u00eb, sipas tij, kan\u00eb mund\u00ebsuar deformimin e procesit zgjedhor.<\/p>\n<p>Sipas Strazimirit, p\u00ebrdorimi i t\u00eb dh\u00ebnave personale t\u00eb qytetar\u00ebve, p\u00ebrfshirja e administrat\u00ebs publike n\u00eb fushat\u00eb dhe mosnd\u00ebshkimi i rasteve t\u00eb denoncuara kan\u00eb krijuar nj\u00eb klim\u00eb pand\u00ebshkueshm\u00ebrie, nd\u00ebrsa ai kritikoi SPAK-un p\u00ebr vler\u00ebsimin se Task Forca kund\u00ebr krimeve zgjedhore ka pasur efekt parandalues, duke e cil\u00ebsuar k\u00ebt\u00eb n\u00eb kund\u00ebrshtim me konkluzionet e raportit t\u00eb ODIHR.<\/p>\n<p><strong>Gent Strazimiri:<\/strong> \u00c7far\u00eb po merrni? Ka lidhje me k\u00ebto mbledhje apo s&#8217;ka lidhje me k\u00ebto mbledhje? Po diskutojm\u00eb mbi k\u00ebt\u00eb fjalim q\u00eb sapo mbajti drejtuesi i nderuar i Prokuroris\u00eb s\u00eb Posa\u00e7me. Kjo ka lidhje me k\u00ebt\u00eb mbledhje. Dakord? Ka lidhje me faktin sigurisht q\u00eb \u00ebsht\u00eb krejt\u00ebsisht e v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb jo \u00e7do perceptim p\u00ebr shkelje penale \u00ebsht\u00eb i aplikuesh\u00ebm dhe i ndjeksh\u00ebm nga SPAK-u, e dim\u00eb k\u00ebt\u00eb pun\u00eb, e kuptojm\u00eb. T\u00eb pakt\u00ebn ne q\u00eb jemi k\u00ebtu e kuptojm\u00eb. Sigurisht q\u00eb teknikisht jo \u00e7do ndalim n\u00eb kodin zgjedhor \u00ebsht\u00eb vep\u00ebr penale, edhe k\u00ebt\u00eb e dim\u00eb.<\/p>\n<p>Ama, dim\u00eb dhe nj\u00eb gj\u00eb tjet\u00ebr, q\u00eb efekti i nj\u00eb veprimi joetik, kur vjen nga Kryeministri, haptazi n\u00eb fushat\u00eb elektorale, q\u00eb e quan kinez\u00ebri kodin zgjedhor, q\u00eb u thot\u00eb polic\u00ebve mblidhni vota p\u00ebr Partin\u00eb Socialiste, q\u00eb u thot\u00eb m\u00ebsuesve, infermier\u00ebve, t\u00eb gjith\u00ebve me radh\u00eb po, q\u00eb shkon dhe iu thot\u00eb votuesve t\u00eb Partis\u00eb Demokratike apo t\u00eb opozit\u00ebs n\u00eb nj\u00eb komun\u00eb: &#8220;N\u00ebse votoni prap\u00eb p\u00ebr Partin\u00eb Demokratike, asnj\u00eb kok\u00ebrr leku nuk keni p\u00ebr t\u00eb par\u00eb&#8221;.<\/p>\n<p>Un\u00eb mendoj q\u00eb k\u00ebto jan\u00eb, sigurisht veprime jo etike, por jan\u00eb frym\u00ebzimi nga kreu m\u00eb i lart\u00eb i ekzekutivit dhe q\u00eb konvertohet, jam i bindur, n\u00eb vepra penale n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb masive. Masive. Aq sa, si\u00e7 shprehet raporti i OSBE-ODIHR-it, i cili nuk p\u00ebrb\u00ebn prov\u00eb, sigurisht q\u00eb jo, por \u00ebsht\u00eb skaneri, \u00ebsht\u00eb rezonanca magnetike e asaj pune q\u00eb ju keni b\u00ebr\u00eb. Dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb ne presim sot t\u00eb na thoni se \u00e7far\u00eb duhet t\u00eb&#8230; si duhet ta rregullojm\u00eb m\u00eb mir\u00eb.<\/p>\n<p>Thot\u00eb, ajo q\u00eb ne e quajm\u00eb parti-shtet, raporti i OSBE-ODIHR-it thot\u00eb: &#8220;Humbet vija e demarkacionit midis shtetit, administrat\u00ebs publike dhe partis\u00eb n\u00eb pushtet&#8221;. Aty ke pafund vepra penale, t\u00eb parashikuara n\u00eb kodin zgjedhor apo t\u00eb paparashikuara n\u00eb kodin zgjedhor po t\u00eb duash t\u00eb punosh. \u00c7\u00ebshtja \u00ebsht\u00eb, v\u00ebrtet po patronazhimi, fjala vjen nuk \u00ebsht\u00eb vep\u00ebr penale, por m\u00ebnyra se si realizohet&#8230; fakti q\u00eb AKSHI, i gjithi, ka p\u00ebrgatitur nj\u00eb&#8230; \u00ebsht\u00eb institucion shtet\u00ebror t\u00eb cilit ne i kemi besuar t\u00eb dh\u00ebnat tona.<\/p>\n<p>Ka p\u00ebrgatitur nj\u00eb manual p\u00ebr t&#8217;jua shp\u00ebrndar\u00eb 100 mij\u00eb vetave, armat\u00ebs s\u00eb Partis\u00eb Socialiste q\u00eb ne i quajm\u00eb patronazhist\u00eb, se ashtu e quajt\u00ebn veten. 910 mij\u00eb votues, aty jan\u00eb t\u00eb detajuar me \u00e7do t\u00eb dh\u00ebn\u00eb q\u00eb nuk duhet t&#8217;i kishte Partia Socialiste. Ja japin shtetit&#8230; aty sigurisht q\u00eb ka vep\u00ebr penale. Mos e quaj patronazhim, quaje ndryshe. Mund t\u00eb m\u00eb thuash q\u00eb po, faj k\u00ebtu \u00ebsht\u00eb se p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pun\u00eb jemi mbledhur, kemi vakum. Po si s&#8217;e thua q\u00eb kemi vakum n\u00eb Kodin Penal p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pun\u00eb? Sepse k\u00ebtu do t\u00eb m\u00eb thoje kemi vakum dhe 1, 2, 3, 4, 5, t\u00eb lutem shum\u00eb m&#8217;i b\u00ebj pak vepra penale, at\u00ebher\u00eb po i persekutoj un\u00eb.<\/p>\n<p>M\u00eb jep instrumentat n\u00eb dor\u00eb, nuk e thua. Ajo q\u00eb m\u00eb thua \u00ebsht\u00eb, dhe q\u00eb m\u00eb revolton me th\u00ebn\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn, \u00ebsht\u00eb fakti q\u00eb e konsideroni se ka pasur efekt parandalues. Se t\u00eb \u00e7far\u00eb, un\u00eb s&#8217;e kuptoj. Task Forca ka pasur efekt parandalues&#8230; Se \u00e7far\u00eb u parandalua ta thot\u00eb OSBE-ODIHR. E ke dhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb kronologjike, q\u00eb n\u00eb 2015-\u00ebn fillon efekti patronazhimi, kjo e kjo e kjo me radh\u00eb, dhe sesi rritet n\u00eb rekomandime. Aty tregohet se sa e r\u00ebnd\u00eb \u00ebsht\u00eb situata nga 2015-a n\u00eb 2025-\u00ebn. Por ju k\u00ebt\u00eb shqet\u00ebsim s&#8217;e keni.<\/p>\n<p>Raporti i OSBE-ODIHR-it ta tregon, \u00ebsht\u00eb rezonanca magnetike, tregon ku \u00ebsht\u00eb tumori, metastazat dhe gjith\u00e7ka tjet\u00ebr. K\u00ebtu jo, \u00ebsht\u00eb i sh\u00ebndetsh\u00ebm. As kolesterol s&#8217;ka, organizmi \u00ebsht\u00eb gjith\u00e7ka n\u00eb rregull. Dhe n\u00eb fund fare \u00ebsht\u00eb kjo tjetra, &#8220;u p\u00ebrpoq SPAK-u&#8221;, thot\u00eb, &#8220;t\u00eb lexoj\u00eb riskun m\u00eb her\u00ebt, t\u00eb koordinoj\u00eb informacionin m\u00eb shpejt dhe t\u00eb orientoj\u00eb reagimin sipas kompetencave&#8221;. OSBE-ODIHR-i t\u00eb thot\u00eb, SPAK-u, policia dhe \u00e7do organ tjet\u00ebr q\u00eb kishte p\u00ebr detyr\u00eb t\u00eb luftonte p\u00ebrfshirjen e krimit t\u00eb organizuar n\u00eb zgjedhje, ishin zhg\u00ebnjyes.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Deputeti i PD, Gent Strazimiri, adresoi kritika t\u00eb forta ndaj drejtuesit t\u00eb SPAK, Klodian Braho, gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore n\u00eb Komisionin e Reform\u00ebs Zgjedhore, duke v\u00ebn\u00eb n\u00eb pik\u00ebpyetje efektivitetin e hetimeve p\u00ebr krimet zgjedhore dhe fenomenin e patronazhimit. Gjat\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb tij, Strazimiri iu referua gjetjeve t\u00eb raportit t\u00eb OSBE\/ODIHR, p\u00ebr t\u00eb cilin tha se evidenton &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":8847,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-147209","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/147209","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=147209"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/147209\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":147210,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/147209\/revisions\/147210"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/8847"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=147209"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=147209"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=147209"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}