{"id":147211,"date":"2026-07-01T10:13:32","date_gmt":"2026-07-01T10:13:32","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=147211"},"modified":"2026-07-01T10:13:32","modified_gmt":"2026-07-01T10:13:32","slug":"veton-surroi-ku-ndryshojne-protestat-ne-shqiperi-nga-ato-ne-serbi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/07\/01\/veton-surroi-ku-ndryshojne-protestat-ne-shqiperi-nga-ato-ne-serbi\/","title":{"rendered":"Veton Surroi\/ Ku ndryshojn\u00eb protestat n\u00eb Shqip\u00ebri nga ato n\u00eb Serbi"},"content":{"rendered":"<p><strong>Veton SURROI<\/strong><\/p>\n<p>Shqip\u00ebria ka shansin q\u00eb t\u00eb vazhdoj\u00eb rrug\u00ebtimin q\u00eb po e b\u00ebn Serbia me l\u00ebvizjen studentore dhe ta rip\u00ebrs\u00ebris\u00eb form\u00ebn e pushtetit apo q\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashkoj\u00eb energjit\u00eb e t\u00eb gjith\u00ebve-Qeveri, SPAK, BE, L\u00ebvizja Flamingo-drejt nj\u00eb caku tjet\u00ebr<\/p>\n<p>1.<\/p>\n<p>\u201cVu\u00e7iqi ra, tash e ka radh\u00ebn Rama\u201d u d\u00ebgjua n\u00eb protestat e Tiran\u00ebs dhe ishte nj\u00ebri prej indikator\u00ebve se si leht\u00ebsia e analogjive mund t\u00eb mashtroj\u00eb.<\/p>\n<p>Presidenti i Serbis\u00eb n\u00eb fakt paralajm\u00ebroi dor\u00ebheqjen e tij prej postit t\u00eb presidentit dhe gatishm\u00ebrin\u00eb p\u00ebr t\u2019u kandiduar p\u00ebr kryeminist\u00ebr n\u00eb zgjedhjet parlamentare q\u00eb do t\u00eb mbahen vitin e ardhsh\u00ebm. K\u00ebshtu , presidenti Vu\u00e7iq u dor\u00ebhoq nga pushteti po aq sa u dor\u00ebhoq nga pushteti presidenti Putin p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb kryeminist\u00ebr m\u00eb 2012.<\/p>\n<p>\u201cR\u00ebnia\u201d e Vu\u00e7iqit m\u00eb 2026 mund ta gjej\u00eb sh\u00ebndosh e mir\u00eb n\u00eb pushtet p\u00ebr aq mandate pushteti sa t\u00eb ket\u00eb nevoj\u00eb. Dhe me k\u00ebt\u00eb presidenti i Serbis\u00eb ka treguar se protesta popullore, e p\u00ebrkrahur gjithandej shtresave t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb dhe e vet\u00ebkonsideruar si nj\u00eb me \u201ckauz\u00eb t\u00eb drejt\u00eb\u201d jo domosdoshm\u00ebrisht do t\u00eb rr\u00ebzoj\u00eb nj\u00eb pushtet i cili \u00ebsht\u00eb i perceptuar gjer\u00ebsisht si i padrejt\u00eb.<\/p>\n<p>Pushteti n\u00eb Serbi e konsideroi l\u00ebvizjen e student\u00ebve si sfid\u00ebn kryesore ekzistenciale ndaj tij dhe ishte i gatsh\u00ebm t\u00eb p\u00ebrgjigjet n\u00eb dy m\u00ebnyrat thelb\u00ebsore me t\u00eb cilat protesta do ta rr\u00ebzonte. Kur n\u00eb rrug\u00ebt e Beogradit kishte mas\u00eb t\u00eb mjaftueshme njer\u00ebzish p\u00ebr ta treguar paraliz\u00ebn e pushtetit kund\u00ebr protestuesve u p\u00ebrdor \u201ctopi zanor\u201d, nj\u00eb arm\u00eb sonike ruse q\u00eb godet shqisat e protestuesve me ultratingull. I vendosur q\u00eb t\u00eb bashk\u00ebjetoj\u00eb me protest\u00ebn duke llogaritur n\u00eb lodhjen e l\u00ebvizjes dhe sfidat p\u00ebr ruajtjen e kohezionit, pushteti po e l\u00ebviz zb\u00ebrthimin e konfliktit n\u00eb pik\u00ebn q\u00eb i konvenon, zgjedhjet parlamentare brenda kushteve t\u00eb tanishme sistemore e funksionale. E brenda atij sistemi- ku p\u00ebr zgjedhje keqp\u00ebrdoret paraja publike, mediet jan\u00eb n\u00ebn kontroll e diferenca mes dhun\u00ebs s\u00eb policit dhe kriminelit n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb pushtetit \u00ebsht\u00eb pothuajse e padukshme &#8211; pushteti ka gjasa t\u00eb vazhdoj\u00eb tutje.<\/p>\n<p>Sipas anket\u00ebs s\u00eb fundit t\u00eb Faktor Plus, po t\u00eb mbaheshin zgjedhjet jav\u00ebn e kaluar partia e Vu\u00e7iqit SNS, do t\u00eb kishte fituar 47.1 p\u00ebr qind t\u00eb votave dhe s\u00eb bashku me socialist\u00ebt do t\u00eb kishin mbi 50 p\u00ebr qind. Forca e dyt\u00eb m\u00eb e fort\u00eb politike n\u00eb zgjedhje do t\u00eb ishte Lista Studentore me 30.7 p\u00ebr qind t\u00eb votave.<\/p>\n<p>2.<\/p>\n<p>Do kujdes me analogjit\u00eb.<\/p>\n<p>Pushtetet n\u00eb Serbi e Shqip\u00ebri mund t\u00eb duken e t\u00eb jen\u00eb autokraci t\u00eb prodhuara me zgjedhje (jo aq) demokratike, por kan\u00eb dallime thelb\u00ebsore. Pushteti i sot\u00ebm n\u00eb Serbi \u00ebsht\u00eb i nd\u00ebrtuar mbi val\u00ebn ende t\u00eb pakonsumuar t\u00eb urrejtjes s\u00eb prodhuar t\u00eb luft\u00ebrave t\u00eb zhb\u00ebrjes s\u00eb ish Jugosllavis\u00eb dhe rolit qendror q\u00eb kishte Serbia e nacionalizmi serb n\u00eb t\u00eb. Pushteti i sot\u00ebm n\u00eb Shqip\u00ebri nuk ka fare ngjashm\u00ebri; kryeministri Rama ishte nj\u00eb kozmopolit gjat\u00eb zhb\u00ebrjes s\u00eb ish-Jugosllavis\u00eb dhe ekskursionet e tij nacionaliste karshi Kosov\u00ebs apo Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut viteve t\u00eb fundit t\u00eb pushtetit mund t\u00eb jen\u00eb m\u00eb shum\u00eb produkt nevoje protagonizmi regjional sesa zgjim i vonsh\u00ebm i bindjeve. Autokracia n\u00eb Shqip\u00ebri \u00ebsht\u00eb produkt i rrall\u00eb global q\u00eb ngjizet me bashk\u00ebveprimin e pushtetit, grupeve t\u00eb organizuara kriminale narko-trafiku nd\u00ebrkomb\u00ebtar, \u201coligark\u00ebve\u201d dhe medieve.<\/p>\n<p>Rrjedhimisht, n\u00eb kultur\u00ebn politike t\u00eb Serbis\u00eb \u00ebsht\u00eb e pritshme t\u00eb nxirren \u201ctopat zanor\u00eb\u201d e kriminel\u00eb me shkopinj bejsbolli p\u00ebr t\u00eb rrahur pleq, gra e f\u00ebmij\u00eb q\u00eb dalin p\u00ebr protest\u00eb. N\u00eb kultur\u00ebn politike t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb ka kontribut edhe kryeministri Rama, nuk \u00ebsht\u00eb e pritshme q\u00eb t\u00eb rrihen njer\u00ebzit me kukulla flamingo n\u00eb dor\u00eb apo me pankarta kund\u00ebr pushtetit, qoft\u00eb edhe me mesazhe t\u00eb skajshme si \u201cvdekje tradhtar\u00ebve\u201d.<\/p>\n<p>P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, analogjia nuk \u00ebsht\u00eb e vlefshme as n\u00eb kapacitetin zhvillimor t\u00eb protestave. Serbia do t\u00eb mbush\u00eb dy vjet proteste, Shqip\u00ebria mbushi nj\u00eb muaj. N\u00eb kulmin e vet t\u00eb protest\u00ebs, n\u00ebse nuk ndryshon gj\u00eb deri n\u00eb fund t\u00eb k\u00ebtij viti, Serbia do t\u00eb ket\u00eb arritur q\u00eb t\u00eb shkoj\u00eb n\u00eb zgjedhje parlamentare, n\u00eb kushte t\u00eb nj\u00ebjta e t\u00eb padrejta si at\u00eb m\u00eb par\u00eb, por me nj\u00eb legjitimitet m\u00eb t\u00eb madh p\u00ebr nj\u00eb l\u00ebvizje t\u00eb re opozitare, t\u00eb kryesuar nga student\u00ebt. Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm n\u00eb fillim t\u00eb l\u00ebvizjes s\u00eb saj protestuese dhe p\u00ebr dallim prej asaj serbe, n\u00eb muajin e par\u00eb tashm\u00eb ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb qart\u00eb se fundi i saj nuk do t\u00eb jet\u00eb pjes\u00ebmarrja n\u00eb zgjedhje n\u00eb kushte t\u00eb nj\u00ebjta si ato t\u00eb kaluarat.<\/p>\n<p>3.<\/p>\n<p>Pra, jo, Vu\u00e7iqi nuk ra dhe n\u00eb analogji nuk ka arsye t\u00eb bjer\u00eb as kryeministri Rama.<\/p>\n<p>Kryeministri i Shqip\u00ebris\u00eb i ka n\u00eb dispozicion po t\u00eb dyja rrug\u00ebt e konfrontimit me protest\u00ebn, e cila p\u00ebr dallim prej asaj t\u00eb Serbis\u00eb, ende \u00ebsht\u00eb n\u00eb faz\u00ebn fillestare dhe me sfida p\u00ebrpara. Asgj\u00ebmangut, ka rrug\u00ebn e bashk\u00ebjetes\u00ebs me protest\u00ebn me shpres\u00eb se ajo disi do t\u00eb venitet apo shnd\u00ebrrohet n\u00eb ritual atraksioni turistik. Dhe ka rrug\u00ebn e konfrontimit n\u00eb zgjedhje parlamentare, n\u00eb rast se l\u00ebvizja rrit potencialin e vet politik. N\u00eb q\u00eb t\u00eb dyja rrug\u00ebt p\u00ebrpara, protestuesit dhe kryeministri v\u00ebn\u00eb bast se do t\u00eb ket\u00eb erozion te kund\u00ebrshtari; se protestuesit nuk do t\u00eb arrijn\u00eb ndonj\u00eb kohezion p\u00ebrfaq\u00ebsimi apo se kryeministri do t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb gjithnj\u00eb e m\u00eb i vetmuar n\u00eb maj\u00ebn e pushtetit t\u00eb p\u00ebrqendruar kryesisht n\u00eb duart e tij.<\/p>\n<p>Q\u00eb t\u00eb dyja rrug\u00ebt, p\u00ebrkund\u00ebr dallimeve thelb\u00ebsore mes Shqip\u00ebris\u00eb dhe Serbis\u00eb \u00e7ojn\u00eb drejt nj\u00eb p\u00ebrfundimi t\u00eb synuar nga kryeministrat e tyre, vulosje me demokraci formale zgjedhore, ushtrimin jodemokratik t\u00eb pushtetit.<\/p>\n<p>4.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, ardhm\u00ebria e Shqip\u00ebris\u00eb do t\u00eb ket\u00eb rrug\u00ebtim tjet\u00ebr prej Serbis\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr dallim prej Serbis\u00eb, Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb n\u00eb form\u00eb autentike e orientuar drejt BE-s\u00eb; popullata e saj, partit\u00eb politike, Qeveria, shoq\u00ebria civile. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, si prov\u00eb t\u00eb p\u00ebrkushtimit t\u00eb saj, ka SPAK-un, nj\u00eb institucion i vendosjes s\u00eb shembullit t\u00eb sundimit t\u00eb ligjit.<\/p>\n<p>Kjo duhej t\u00eb mjaftonte q\u00eb Shqip\u00ebria t\u00eb mos e vazhdoj\u00eb rrug\u00ebn e Serbis\u00eb? Jo.<\/p>\n<p>P\u00ebrcaktimi i pushtetit pro reformave evropiane tregonte se vendi \u00ebsht\u00eb i gatsh\u00ebm t\u00eb b\u00ebj\u00eb t\u00eb gjitha ndryshimet ligjore q\u00eb k\u00ebrkohen nga BE-ja, e kryeministri madje sugjeroi q\u00eb me k\u00ebt\u00eb pun\u00eb t\u00eb mos merren aktor\u00ebt politik\u00eb apo administrata, por q\u00eb t\u00eb b\u00ebhet me ndihm\u00ebn e Inteligjenc\u00ebs artificiale, pra q\u00eb pak a shum\u00eb Kuvendi t\u00eb miratonte formalisht p\u00ebrkthimet e ligjeve evropiane q\u00eb do t\u2019i b\u00ebnte Chatgpt.<\/p>\n<p>Mu k\u00ebtu ilustrohet diskrepanca, ku reformat evropiane b\u00ebhen form\u00eb e jo p\u00ebrmbajtje. Shqip\u00ebria e pushtetit t\u00eb sot\u00ebm d\u00ebshiron n\u00eb form\u00eb autentike t\u00eb miratoj\u00eb ligje n\u00eb p\u00ebrputhje me k\u00ebrkesat e BE-s\u00eb dhe n\u00eb form\u00eb autentike t\u00eb mbaj\u00eb modelin e tanish\u00ebm t\u00eb zhvillimit t\u00eb vendit n\u00eb t\u00eb cilin mungon transparenca demokratike, nd\u00ebrsa p\u00ebrligjet me qytetari shembullore paraja e ardhur nga narkotrafiku dhe influenca politike e shoq\u00ebrore q\u00eb vjen me t\u00eb.<\/p>\n<p>Mbajtja e dy besimeve q\u00eb jan\u00eb n\u00eb kund\u00ebrshtim me nj\u00ebra-tjetr\u00ebn quhet disonanc\u00eb kognitive dhe ky \u00ebsht\u00eb problem i pushtetit. Por ky \u00ebsht\u00eb edhe problem i BE-s\u00eb, sepse \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb plot\u00ebsisht e drejtuar nga BE-ja, porse ajo n\u00eb gjendjen e tanishme \u00ebsht\u00eb po ashtu e drejtuar q\u00eb modeli i zhvillimit t\u00eb saj ekonomik t\u00eb mb\u00ebshtetet n\u00eb infuzione t\u00eb m\u00ebdha paraje nga burime jolegale. Kjo nuk paraqet nj\u00eb p\u00ebrjashtim nga rregulli i sundimit t\u00eb ligjit me t\u00eb cilin duhet t\u00eb merret SPAK-u, ky \u00ebsht\u00eb tashm\u00eb rregulli.<\/p>\n<p>SPAK-u nuk mund ta z\u00ebvend\u00ebsoj\u00eb opozit\u00ebn e as t\u00eb jet\u00eb shpata e idealizuar revolucionare q\u00eb do t\u00eb pres\u00eb koka e t\u00eb sjell\u00eb drejt\u00ebsi. Revolucioni Flamingo nuk mund ta z\u00ebvend\u00ebsoj\u00eb Kuvendin e Shqip\u00ebris\u00eb. BE-ja nuk mund t\u00eb z\u00ebvend\u00ebsoj\u00eb Qeverin\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb. Qeveria e Shqip\u00ebris\u00eb nuk mund t\u00eb z\u00ebvend\u00ebsoje popullin dhe sovranitetin e tij.<\/p>\n<p>Men\u00e7uria \u00ebsht\u00eb tash se si t\u00eb shfryt\u00ebzohet vullneti evropian i Qeveris\u00eb, vullneti i BE-s\u00eb ndaj Shqip\u00ebris\u00eb, vullneti i SPAK-ut p\u00ebr t\u00eb luftuar korrupsionin e krimin e organizuar dhe vullneti i protestuesve t\u00eb L\u00ebvizjes flamingo p\u00ebr ta kthyer vendimmarrjen te qytetari &#8211; si t\u00eb shfryt\u00ebzohet e t\u00ebr\u00eb kjo energji drejt nj\u00eb q\u00ebllimi t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt, q\u00eb rruga e Shqip\u00ebris\u00eb t\u00eb jet\u00eb krejt\u00ebsisht e ndryshme prej asaj ku gjendet k\u00ebto dit\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Veton SURROI Shqip\u00ebria ka shansin q\u00eb t\u00eb vazhdoj\u00eb rrug\u00ebtimin q\u00eb po e b\u00ebn Serbia me l\u00ebvizjen studentore dhe ta rip\u00ebrs\u00ebris\u00eb form\u00ebn e pushtetit apo q\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashkoj\u00eb energjit\u00eb e t\u00eb gjith\u00ebve-Qeveri, SPAK, BE, L\u00ebvizja Flamingo-drejt nj\u00eb caku tjet\u00ebr 1. \u201cVu\u00e7iqi ra, tash e ka radh\u00ebn Rama\u201d u d\u00ebgjua n\u00eb protestat e Tiran\u00ebs dhe ishte nj\u00ebri &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":3,"featured_media":147215,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-147211","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/147211","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/3"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=147211"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/147211\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":147216,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/147211\/revisions\/147216"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/147215"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=147211"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=147211"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=147211"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}