{"id":147269,"date":"2026-07-01T16:14:24","date_gmt":"2026-07-01T16:14:24","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=147269"},"modified":"2026-07-01T16:14:24","modified_gmt":"2026-07-01T16:14:24","slug":"zhvleresimi-i-euros-ekspertja-vershimi-i-parase-ilegale-nga-droga-eshte-ne-mase-te-madhe","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/07\/01\/zhvleresimi-i-euros-ekspertja-vershimi-i-parase-ilegale-nga-droga-eshte-ne-mase-te-madhe\/","title":{"rendered":"Zhvler\u00ebsimi i euros\/ Ekspertja: V\u00ebrshimi i paras\u00eb ilegale nga droga \u00ebsht\u00eb n\u00eb mas\u00eb t\u00eb madhe\u2026"},"content":{"rendered":"<p>E ftuar n\u00eb edicionin e lajmeve t\u00eb mesdit\u00ebs n\u00eb Syri Tv, n\u00ebn moderimin e Arnold Karaqit, ekspertja e ekonomis\u00eb, Suzana Guxholli u shpreh se ekonomia shqiptare po p\u00ebrjeton nj\u00eb paradoks, ku qeveria raporton rritje ekonomike, nd\u00ebrsa qytetar\u00ebt p\u00ebrballen me varf\u00ebri, \u00e7mime t\u00eb larta dhe standard jetese n\u00eb r\u00ebnie.<\/p>\n<p>Gjithashtu ekspertja shtoi se v\u00ebrshimi i paras\u00eb s\u00eb drog\u00ebs, krimit dhe korrupsionit ka deformuar ekonomin\u00eb, ka forcuar artificialisht lekun dhe ka krijuar nj\u00eb realitet t\u00eb rrem\u00eb, larg mir\u00ebqenies s\u00eb shqiptar\u00ebve.<\/p>\n<p><em>\u2018Paradoksi i ekonomis\u00eb shqiptare \u00ebsht\u00eb q\u00eb statistikisht raportohet rritje ekonomike 3.4\u20133.5%, \u00e7far\u00eb r\u00ebnd\u00ebsie ka, nd\u00ebrsa faktikisht ka njer\u00ebz m\u00eb t\u00eb varf\u00ebr, ka \u00e7mime m\u00eb t\u00eb larta, ka nj\u00eb pak\u00ebnaq\u00ebsi n\u00eb maksimum dhe fenomene t\u00eb gjitha t\u00eb shtremb\u00ebruara e aspak t\u00eb shpjegueshme, as nga pik\u00ebpamja ekonomike, as nga pik\u00ebpamja shoq\u00ebrore. Ekonomi q\u00eb rritet, por kjo rritje p\u00ebrkthehet n\u00eb varf\u00ebrim\u2019,\u00a0<\/em>tha Guxholli gjat\u00eb intervist\u00ebs.<\/p>\n<p>Gjith\u00eb kjo situat\u00eb shprehet me nj\u00eb pak\u00ebnaq\u00ebsi masive q\u00eb ne e shohim tashm\u00eb n\u00eb protesta, sepse asgj\u00eb nga k\u00ebto shifra statistikore q\u00eb publikohen nga qeverisja nuk p\u00ebrkthehet n\u00eb mir\u00ebqenie dhe n\u00eb para n\u00eb xhepat e konsumator\u00ebve. Po t\u00eb flasim nga pik\u00ebpamja ekonomike, si\u00e7 i referohen edhe studiues dhe ekonomist\u00eb t\u00eb tjer\u00eb, ne n\u00eb ekonomin\u00eb shqiptare kemi nj\u00eb paradoks. Paradoks, i cili, si\u00e7 e that\u00eb edhe ju n\u00eb pyetjen tuaj, shpjegohet me futjen e paras\u00eb s\u00eb pis\u00ebt n\u00eb ekonomi dhe me modelin e gabuar ekonomik, tashm\u00eb t\u00eb quajtur model ekonomik, q\u00eb ka ndjekur kjo qeverisje.<\/p>\n<p>Paradoksi i ekonomis\u00eb shqiptare \u00ebsht\u00eb q\u00eb statistikisht raportohet rritje ekonomike 3.4\u20133.5%, \u00e7far\u00eb r\u00ebnd\u00ebsie ka, nd\u00ebrsa faktikisht ka njer\u00ebz m\u00eb t\u00eb varf\u00ebr, ka \u00e7mime m\u00eb t\u00eb larta, ka nj\u00eb pak\u00ebnaq\u00ebsi n\u00eb maksimum dhe fenomene t\u00eb gjitha t\u00eb shtremb\u00ebruara e aspak t\u00eb shpjegueshme, as nga pik\u00ebpamja ekonomike, as nga pik\u00ebpamja shoq\u00ebrore. Ekonomi q\u00eb rritet, por kjo rritje p\u00ebrkthehet n\u00eb varf\u00ebrim. Kjo rritje p\u00ebrkthehet n\u00eb pensionist\u00eb m\u00eb t\u00eb varf\u00ebr, n\u00eb njer\u00ebz me rroga t\u00eb ul\u00ebta, t\u00eb varf\u00ebr, dhe p\u00ebrkthehet bile edhe n\u00eb statistika t\u00eb cilat nuk p\u00ebrmenden dhe nuk trumbetohen aq shum\u00eb.<\/p>\n<p>Si p\u00ebr shembull, shqiptar\u00ebt jan\u00eb m\u00eb t\u00eb privuarit n\u00eb Evrop\u00eb p\u00ebr sa i p\u00ebrket qasjes, aksesit q\u00eb kan\u00eb n\u00eb 13 artikujt e shport\u00ebs, t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb, si t\u00eb thuash, p\u00ebr nj\u00eb ekzistenc\u00eb t\u00eb domosdoshme bazike. Shqiptar\u00ebt e kan\u00eb rreth 35% t\u00eb popullsis\u00eb me privime materiale, nd\u00ebrsa Evropa e ka vet\u00ebm 6%; vendet e rajonit e kan\u00eb 10\u201311%, s&#8217;po ju referohem specifikisht. Pra, nga 13 element\u00ebt e shport\u00ebs s\u00eb domosdoshme, shqiptar\u00ebt kan\u00eb qira t\u00eb larta, shqiptar\u00ebt nuk kan\u00eb para t\u00eb shkojn\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb pushime, shqiptar\u00ebt nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb ushqimeve t\u00eb domosdoshme, si mish e peshk, m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb e treta e tyre nuk i aksesojn\u00eb dot, nuk i kan\u00eb dot, dhe nuk z\u00ebvend\u00ebsojn\u00eb dot orendi sht\u00ebpiake, veshje, t\u00eb k\u00ebnaqin f\u00ebmij\u00ebt.<\/p>\n<p>Pra, kjo tregon standardin shum\u00eb t\u00eb ul\u00ebt dhe shum\u00eb t\u00eb varf\u00ebr n\u00eb krahasim me Evrop\u00ebn, patjet\u00ebr, por edhe n\u00eb krahasim me vendet e rajonit. Nj\u00eb tjet\u00ebr fenomen q\u00eb shpjegon k\u00ebt\u00eb dukuri, k\u00ebshtu mahnit\u00ebse n\u00eb t\u00eb par\u00eb, rritje ekonomike m\u00eb e madhe se vendet e tjera, \u00ebsht\u00eb edhe paraja informale, jo vet\u00ebm n\u00eb ekonomin\u00eb informale, por edhe n\u00eb ekonomin\u00eb formale. Futja e paras\u00eb s\u00eb pis\u00ebt ka sjell\u00eb duksh\u00ebm fenomenin e forcimit artificial t\u00eb lekut dhe t\u00eb dob\u00ebsimit t\u00eb euros, q\u00eb edhe kjo ka p\u00ebrs\u00ebri nj\u00eb pasoj\u00eb t\u00eb dukshme n\u00eb standardin e jetes\u00ebs dhe n\u00eb ekonomin\u00eb shqiptare.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb komplet e pashpjegueshme dhe t\u00eb gjith\u00eb e shohin k\u00ebt\u00eb paradoks t\u00eb ekonomis\u00eb shqiptare. Por, nga ana tjet\u00ebr, t\u00eb gjith\u00eb e din\u00eb q\u00eb v\u00ebrshimi i paras\u00eb s\u00eb pis\u00ebt nga krimi, nga korrupsioni dhe nga droga \u00ebsht\u00eb n\u00eb mas\u00eb aq t\u00eb madhe, sa jep nj\u00eb pamje t\u00eb g\u00ebnjesht\u00ebrt t\u00eb lekut t\u00eb fort\u00eb. Q\u00eb leku t\u00eb jet\u00eb i fort\u00eb, duhet t\u00eb vij\u00eb nga forcimi i ekonomis\u00eb, dhe q\u00eb ekonomia t\u00eb jet\u00eb e fort\u00eb duhet t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb ekonomi prodhuese, produktive dhe konkurruese. Dhe jo nj\u00eb ekonomi e bazuar n\u00eb sh\u00ebrbime, e bazuar n\u00eb sektorin e nd\u00ebrtimit, q\u00eb p\u00ebrthith&#8230; nuk dua t&#8217;i akuzoj t\u00eb gjith\u00eb nd\u00ebrtuesit, e b\u00ebj gjithmon\u00eb k\u00ebt\u00eb parantez\u00eb, por nj\u00eb num\u00ebr t\u00eb mir\u00eb t\u00eb tyre; pra, i referohemi sektorit, p\u00ebrthith k\u00ebto para dhe kjo para e p\u00ebrthithur siguron nj\u00eb pun\u00ebsim t\u00eb p\u00ebrkohsh\u00ebm, vet\u00ebm p\u00ebr at\u00eb koh\u00eb sa b\u00ebhet nd\u00ebrtimi, dhe nuk e vazhdon pun\u00ebsimin e q\u00ebndruesh\u00ebm q\u00eb t\u00eb garantoj\u00eb rritje pagash natyrore dhe dinjitoze.<\/p>\n<p>Po k\u00ebshtu edhe turizmi q\u00eb p\u00ebrmend\u00ebt ju pak m\u00eb par\u00eb. Numrat e turist\u00ebve jan\u00eb &#8220;uau&#8221;, shum\u00eb impresionues. Por, po t\u00eb krahasojm\u00eb numrin e madh t\u00eb turist\u00ebve q\u00eb raportohet me t\u00eb ardhurat q\u00eb ata gjenerojn\u00eb n\u00eb ekonomi, i bie q\u00eb \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i ul\u00ebt. Kjo p\u00ebr faktin se \u00ebsht\u00eb nj\u00eb turiz\u00ebm masiv, nj\u00eb turiz\u00ebm i shkaktuar nga kurioziteti q\u00eb ngjalli marketingu i madh q\u00eb iu b\u00eb vendit ton\u00eb, bukurive natyrore, por, nga ana tjet\u00ebr, n\u00eb disa vite kjo mund t\u00eb p\u00ebrkthehet n\u00eb efekt negativ, sepse ardhja e turist\u00ebve k\u00ebtu, mospasja e nj\u00eb infrastrukture t\u00eb domosdoshme dhe cil\u00ebsore, mund t\u00eb na kthehet n\u00eb bumerang, q\u00eb ata t\u00eb mos vijn\u00eb m\u00eb dhe numri t\u00eb bjer\u00eb nj\u00ebher\u00eb e p\u00ebrgjithmon\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>E ftuar n\u00eb edicionin e lajmeve t\u00eb mesdit\u00ebs n\u00eb Syri Tv, n\u00ebn moderimin e Arnold Karaqit, ekspertja e ekonomis\u00eb, Suzana Guxholli u shpreh se ekonomia shqiptare po p\u00ebrjeton nj\u00eb paradoks, ku qeveria raporton rritje ekonomike, nd\u00ebrsa qytetar\u00ebt p\u00ebrballen me varf\u00ebri, \u00e7mime t\u00eb larta dhe standard jetese n\u00eb r\u00ebnie. Gjithashtu ekspertja shtoi se v\u00ebrshimi i paras\u00eb &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":117904,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-147269","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/147269","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=147269"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/147269\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":147270,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/147269\/revisions\/147270"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/117904"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=147269"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=147269"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=147269"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}