{"id":147487,"date":"2026-07-03T19:38:12","date_gmt":"2026-07-03T19:38:12","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=147487"},"modified":"2026-07-03T19:38:12","modified_gmt":"2026-07-03T19:38:12","slug":"protestat-qytetare-kerkojne-doreheqjen-e-autokratit-te-frikesuar","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/07\/03\/protestat-qytetare-kerkojne-doreheqjen-e-autokratit-te-frikesuar\/","title":{"rendered":"Protestat qytetare k\u00ebrkojn\u00eb dor\u00ebheqjen e autokratit t\u00eb frik\u00ebsuar!"},"content":{"rendered":"<p><strong><em>Nga Bujar Leskaj<\/em><\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb historin\u00eb politike t\u00eb Evrop\u00ebs t\u00eb dy dekadave t\u00eb fundit, jan\u00eb m\u00eb dhjetra dor\u00ebheqjet e kryeministrave dhe qeverive, p\u00ebr shkak t\u00eb protestave masive qytetare.<\/p>\n<p>Ne Islande, n\u00eb vitin 2009, \u00a0Kryeministri Geir Haarde dha dor\u00ebheqjen vet\u00ebm 11 dit\u00eb, pas protestave masive n\u00eb vend, pas kolapsit financiar t\u00eb vitit 2008. N\u00eb shkurt 2012 dha dorehqejen kryeministri rumun Emil Boc, pas tre javesh protestash kund\u00ebr masave shtr\u00ebnguese. N\u00eb Bullgari, kryeministri Boyko Borisov (mandati i par\u00eb) dha doreheqjen vetem 14 dite, pas protestave mbar\u00ebkomb\u00ebtare p\u00ebr \u00e7mimet e energjis\u00eb elektrike dhe varf\u00ebrin\u00eb. N\u00eb Bosnj\u00eb dhe Hercegovin\u00eb n\u00eb vitin 2014 dhan\u00eb doreheqjen disa kryeministra t\u00eb kantoneve dhe t\u00eb Federat\u00ebs s\u00eb Bosnj\u00eb-Hercegovin\u00ebs, pas nende ditesh protesta sociale p\u00ebr papun\u00ebsin\u00eb dhe korrupsionin. N\u00eb Armeni, ne vitin 2018(vend evropian sipas K\u00ebshillit t\u00eb Evrop\u00ebs), pas 11 diteve protesta masive paq\u00ebsore, te mbiquajtura &#8220;Revolucioni i Kadifenjt\u00eb\u201d, dha dorehqejen kryeministri Serzh Sargsyan. Ne Sllovaki po ne vitin 2018, pas shtate ditesh protestash masive ne vend, pas vrasjes s\u00eb gazetarit investigativ J\u00e1n Kuciak, dha doreheqjen kryeministri Robert Fico. Ne Malte ne vitin 2020 ofroi doreheqjen kryeministri Joseph Muscat, pas 12 diteve protesta t\u00eb vazhdueshme, lidhur me hetimet p\u00ebr vrasjen e gazetares Daphne Caruana Galizia. Ne Mal te Zi, kater vite me pare, dha doreqjen kryeministri Zdravko Krivokapi\u0107, pas gjashte diteve protesta nga kriza politike ne vend.<\/p>\n<p><strong><em>I. Dor\u00ebheqja, mekaniz\u00ebm p\u00ebr marrjen e p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb politike<\/em><\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb e vitit 2026, p\u00ebr mb\u00ebshtet\u00ebsit e protestave t\u00eb nisura m\u00eb 31 maj dhe sot n\u00eb dit\u00ebn e 33-t\u00eb t\u00eb tyre, thirrja <strong>\u201cRama, jepe dor\u00ebheqjen!\u201d<\/strong> \u00ebsht\u00eb shnd\u00ebrruar n\u00eb simbolin m\u00eb t\u00eb njohur t\u00eb l\u00ebvizjes protestuese qytetare, n\u00eb gati nj\u00eb lloj hymni t\u00eb dyt\u00eb komb\u00ebtar t\u00eb vendit, ku shumica e shqiptar\u00ebve sot identifikohen.<\/p>\n<p>E megjithate, autokrati i Shqiperise ende nuk e ka dhene doreheqjen, ne nje kohe kur n\u00eb demokracit\u00eb parlamentare evropiane, dor\u00ebheqja shihet si nj\u00eb mekaniz\u00ebm p\u00ebr marrjen e p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb politike dhe p\u00ebr t\u00eb hapur rrug\u00ebn drejt zgjedhjeve, ose formimit t\u00eb nj\u00eb shumice t\u00eb re qeveris\u00ebse.<\/p>\n<p>N\u00eb demokracit\u00eb parlamentare, legjitimiteti politik nd\u00ebrtohet edhe mbi besimin publik, aft\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb d\u00ebgjuar qytetar\u00ebt dhe gatishm\u00ebrin\u00eb p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi kur krizat p\u00ebrshkall\u00ebzohen.<\/p>\n<p>Historia evropiane njeh raste kur protesta t\u00eb gjata dhe t\u00eb fuqishme kan\u00eb \u00e7uar n\u00eb dor\u00ebheqjen e kryeministrave ose t\u00eb qeverive. N\u00eb Island\u00eb, Rumani, Bullgari, Sllovaki,\u00a0 dhe Armeni, presioni i vazhduesh\u00ebm qytetar u b\u00eb nj\u00eb faktor i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb vendimin p\u00ebr t&#8217;u larguar nga detyra. N\u00eb disa raste protestat ishin shkaku kryesor, nd\u00ebrsa n\u00eb t\u00eb tjera, ato u nd\u00ebrthur\u00ebn me kriza politike, skandale apo humbje t\u00eb mb\u00ebshtetjes parlamentare.<\/p>\n<p>N\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb ton\u00eb, situata mbetet ajo e nj\u00eb autokrati n\u00eb pushtet, Ram\u00ebs. Rama dhe sekti i tij kan\u00eb zgjedhur t\u00eb mos e konsiderojn\u00eb dor\u00ebheqjen si nj\u00eb opsion politik. Nuk po e kuptojn\u00eb, apo b\u00ebjn\u00eb sikur nuk e kuptojn\u00eb, se nj\u00eb protest\u00eb e zgjatur dhe me pjes\u00ebmarrje t\u00eb konsiderueshme qytetar\u00ebsh, meriton nj\u00eb p\u00ebrgjigje politike m\u00eb t\u00eb thell\u00eb, sesa deklaratat publike apo p\u00ebrballja retorike nga larg me protestuesit.<\/p>\n<p><strong><em>II. Pse Rama fshihet pas gishtit<\/em><\/strong><\/p>\n<p>Nj\u00eb qeveri ku qytetar\u00ebt i b\u00ebjn\u00eb p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se kat\u00ebr jav\u00eb rrjesht protesta t\u00eb p\u00ebrditshme n\u00eb rrug\u00eb, p\u00ebrballet me detyrimin p\u00ebr t\u00eb vler\u00ebsuar seriozisht shkaqet e pak\u00ebnaq\u00ebsis\u00eb qytetare, p\u00ebr t\u00eb ofruar transparenc\u00eb dhe p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar rrug\u00eb dialogu. Ky dialog mund t\u00eb vij\u00eb, vet\u00ebn n\u00ebse Rama jep dor\u00ebheqjen. N\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt, ekziston rreziku q\u00eb polarizimi t\u00eb thellohet dhe besimi tek institucionet t\u00eb dob\u00ebsohet akoma dhe m\u00eb shum\u00eb.<\/p>\n<p>I fshehur pas gishtit t\u00eb vet, apo duke futur, si struci, kok\u00ebn n\u00eb r\u00ebr\u00eb, a po e shmang Rama p\u00ebrballjen me thelbin e pak\u00ebnaq\u00ebsis\u00eb qytetare, duke refuzuar t\u00eb konsideroj\u00eb edhe mund\u00ebsin\u00eb e nj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsie politike? Qeverisja nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm ushtrim i nj\u00eb mandati juridik; ajo \u00ebsht\u00eb edhe ushtrim i p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb politike. Nj\u00eb nga tiparet e lidershipit demokratik \u00ebsht\u00eb aft\u00ebsia p\u00ebr t\u00eb d\u00ebgjuar, p\u00ebr t\u00eb reflektuar dhe p\u00ebr t\u00eb komunikuar me qytetar\u00ebt, sidomos kur pak\u00ebnaq\u00ebsia shfaqet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb vazhdueshme.<\/p>\n<p>N\u00eb demokracit\u00eb parlamentare, legjitimiteti politik nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm \u00e7\u00ebshtje numrash n\u00eb Kuvend. Ai lidhet me aft\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb d\u00ebgjuar qytetar\u00ebt dhe p\u00ebr t\u00eb reaguar, kur pak\u00ebnaq\u00ebsia publike b\u00ebhet e vazhdueshme.<\/p>\n<p><strong><em>III. Mungesa e reflektimit politik, \u201carroganca\u201d e frik\u00ebs s\u00eb Ram\u00ebs<\/em><\/strong><\/p>\n<p>Mungesa e nj\u00eb reagimi politik t\u00eb thell\u00eb, pas jav\u00ebsh protestash qytetare, ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me frik\u00ebn q\u00eb e ka kapluar Ram\u00ebn, i cili dihej para 30 majit 2026, me sektin q\u00eb mbante, i papreksh\u00ebm n\u00eb detin e zullumeve t\u00eb tij.<\/p>\n<p>Arroganca n\u00eb pushtet nuk matet vet\u00ebm nga fjal\u00ebt. Ajo perceptohet, edhe kur krijohet bindja tek qytetar\u00ebt, se ky pushtet autokrat nuk ka m\u00eb nevoj\u00eb t\u00eb d\u00ebgjoj\u00eb, t\u00eb shpjegoj\u00eb apo t\u00eb korrigjoj\u00eb kursin e tij.<\/p>\n<p>N\u00eb \u00e7do sistem demokratik, forca e institucioneve nuk matet vet\u00ebm nga aft\u00ebsia p\u00ebr t\u00eb qeverisur, por edhe nga aft\u00ebsia p\u00ebr t\u00eb d\u00ebgjuar ata q\u00eb mendojn\u00eb ndryshe. N\u00eb nj\u00eb sistem autokratik, si ky i Ram\u00ebs, nuk d\u00ebgjohen qytetar\u00ebt dhe pak\u00ebnaq\u00ebsia e tyre, por vet\u00eb b\u00ebhet sikur d\u00ebgjohet.<\/p>\n<p>Mungesa e nj\u00eb reflektimi politik t\u00eb qeveris\u00eb, pas jav\u00ebsh protestash, nuk \u00ebsht\u00eb asgj\u00eb tjet\u00ebr, ve\u00e7se n\u00ebnvler\u00ebsim total dhe injorim i z\u00ebrit t\u00eb qytetar\u00ebve. Kur nj\u00eb qeveri kufizohet vet\u00ebm tek deklarata se &#8220;ka marr\u00eb mandatin nga zgjedhjet&#8221;, pa adresuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb bind\u00ebse arsyet e protest\u00ebs, krijohet p\u00ebrshtypja se po mb\u00ebshtetet vet\u00ebm te legjitimiteti formal.<\/p>\n<p>Rama, ti e di se si i ke marr\u00eb ato 83 votat. Vendi sot ka hyr\u00eb n\u00eb nj\u00eb kriz\u00eb t\u00eb thell\u00eb politike dhe kjo kriz\u00eb nuk zgjidhet, duke injoruar shqet\u00ebsimet dhe pak\u00ebnaq\u00ebsit\u00eb e qytetar\u00ebve. N\u00ebse nj\u00eb pjes\u00eb e mir\u00eb e shoq\u00ebris\u00eb proteston p\u00ebr jav\u00eb t\u00eb t\u00ebra, p\u00ebrgjigjja nuk mund t\u00eb jet\u00eb vet\u00ebm heshtja, retorika politike, ose p\u00ebrs\u00ebritja se shumica parlamentare mjafton.<\/p>\n<p>Nj\u00eb protest\u00eb q\u00eb vazhdon p\u00ebr 33 dit\u00eb rresht nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb episod i zakonsh\u00ebm i jet\u00ebs politike. Pavar\u00ebsisht numrit t\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebsve, nj\u00eb mobilizim i till\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb sinjal se ekziston nj\u00eb nivel pak\u00ebnaq\u00ebsie tek qytetar\u00ebt, q\u00eb meriton t\u00eb d\u00ebgjohet dhe t\u00eb trajtohet me seriozitet.<\/p>\n<p>N\u00ebse kjo qeveri nuk merr p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb e veta dhe nuk angazhohet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb bind\u00ebse me k\u00ebrkesat e protestuesve, ajo rrezikon t\u00eb thelloj\u00eb ndarjen politike dhe shoq\u00ebrore n\u00eb vend. Kur qytetar\u00ebt ndihen t\u00eb pad\u00ebgjuar, shtohet rreziku q\u00eb mosbesimi ndaj institucioneve t\u00eb thellohet. Arroganca e frik\u00ebs s\u00eb Ram\u00ebs ndaj protestave qytetare po e \u00e7on vendin drejt gremin\u00ebs institucionale.<\/p>\n<p><em><strong>xxx<\/strong><\/em><\/p>\n<p>Nj\u00eb nga sfidat m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb \u00e7do qeverie \u00ebsht\u00eb dallimi mes forc\u00ebs institucionale dhe ndjeshm\u00ebris\u00eb politike. Nj\u00eb shumic\u00eb parlamentare mund t\u00eb siguroj\u00eb stabilitet formal, por nuk e z\u00ebvend\u00ebson dot nevoj\u00ebn p\u00ebr dialog me qytetar\u00ebt, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb periudha tensionesh t\u00eb zgjatura, si kjo koh\u00eb ku jemi.<\/p>\n<p>Pas 33 dit\u00ebsh protestash, Shqip\u00ebria ndodhet p\u00ebrball\u00eb nj\u00eb prove t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme. Me mosveprimin dhe arroganc\u00ebn e tij, Rama po i hedh zjarr p\u00ebrshkall\u00ebzimit t\u00eb konfliktit dhe t\u00eb mosbindjes civile t\u00eb protestuesve. Skenat e djeshme me policin\u00eb q\u00eb u konfrontua dhe ushtroi dhun\u00eb ndaj protestuesve p\u00ebrpara Kuvendit, por e v\u00ebrtetojn\u00eb k\u00ebt\u00eb.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Bujar Leskaj N\u00eb historin\u00eb politike t\u00eb Evrop\u00ebs t\u00eb dy dekadave t\u00eb fundit, jan\u00eb m\u00eb dhjetra dor\u00ebheqjet e kryeministrave dhe qeverive, p\u00ebr shkak t\u00eb protestave masive qytetare. Ne Islande, n\u00eb vitin 2009, \u00a0Kryeministri Geir Haarde dha dor\u00ebheqjen vet\u00ebm 11 dit\u00eb, pas protestave masive n\u00eb vend, pas kolapsit financiar t\u00eb vitit 2008. N\u00eb shkurt 2012 dha &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":88333,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[44],"tags":[],"class_list":["post-147487","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-editorial"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/147487","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=147487"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/147487\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":147488,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/147487\/revisions\/147488"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/88333"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=147487"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=147487"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=147487"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}