{"id":147505,"date":"2026-07-04T08:26:59","date_gmt":"2026-07-04T08:26:59","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=147505"},"modified":"2026-07-04T08:28:20","modified_gmt":"2026-07-04T08:28:20","slug":"250-vite-kombi-me-demokratik-i-botes-dhe-aleati-strategjik-i-shqiperise","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/07\/04\/250-vite-kombi-me-demokratik-i-botes-dhe-aleati-strategjik-i-shqiperise\/","title":{"rendered":"250 vite kombi m\u00eb demokratik i bot\u00ebs dhe aleati strategjik i Shqip\u00ebris\u00eb"},"content":{"rendered":"<div dir=\"auto\">\n<p><em><strong>Nga Bujar Leskaj<\/strong><\/em><\/p>\n<p>Sot m\u00eb 4 korrik 2026, Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs sh\u00ebnojn\u00eb 250-Vjetorin e shpalljes s\u00eb Pavar\u00ebsis\u00eb, nj\u00eb jubile q\u00eb tejkalon kufijt\u00eb e historis\u00eb amerikane dhe ng\u00ebrthen t\u00eb shkuar\u00ebn, t\u00eb sotmen dhe t\u00eb ardhmen demokratike t\u00eb mbar\u00eb bot\u00ebs.<br \/>\nI. Vlerat universale t\u00eb demokracis\u00eb amerikane<br \/>\nDeklarata e Pavar\u00ebsis\u00eb e 4 korrikut 1776 nuk ishte vet\u00ebm akti themelues i nj\u00eb shteti t\u00eb ri. Ajo u b\u00eb nj\u00eb dokument me ndikim global, duke artikuluar iden\u00eb se qeverit\u00eb e marrin legjitimitetin nga p\u00eblqimi i qytetar\u00ebve q\u00eb i votojn\u00eb dhe se qytetar\u00ebt kan\u00eb t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb ndryshim, kur institucionet nuk p\u00ebrmbushin p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb e tyre. K\u00ebto parime kan\u00eb ushqyer zhvillimin e demokracive n\u00eb shum\u00eb vende gjat\u00eb k\u00ebtyre dy shekujve e gjysm\u00eb.<br \/>\nKy p\u00ebrvjetor p\u00ebrfaq\u00ebson nj\u00eb moment reflektimi mbi vlerat q\u00eb kan\u00eb ndikuar n\u00eb zhvillimin e demokracive moderne: lirin\u00eb individuale, sundimin e ligjit, ndarjen e pushteteve, qeverisjen p\u00ebrmes p\u00ebrfaq\u00ebsimit dhe mbrojtjen e t\u00eb drejtave themelore t\u00eb njeriut.<br \/>\nN\u00eb k\u00ebto 250 vjet, Shtetet e Bashkuara kan\u00eb kaluar periudha t\u00eb v\u00ebshtira, si Lufta Civile, kriza ekonomike e viteve 1929-1933, l\u00ebvizja p\u00ebr t\u00eb drejtat civile dhe sfida t\u00eb tjera t\u00eb m\u00ebdha. Megjithat\u00eb, institucionet demokratike kan\u00eb treguar nj\u00eb aft\u00ebsi t\u00eb konsiderueshme p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrshtatur dhe p\u00ebr t\u00eb korrigjuar mang\u00ebsit\u00eb, p\u00ebrmes proceseve kushtetuese. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga arsyet pse p\u00ebrvoja amerikane vazhdon t\u00eb studiohet dhe t\u00eb merret shembull n\u00eb mbar\u00eb bot\u00ebn.<br \/>\nP\u00ebr demokracin\u00eb globale, 250-vjetori \u00ebsht\u00eb nj\u00eb kujtes\u00eb se liria nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb arritje e p\u00ebrhershme, por nj\u00eb proces q\u00eb k\u00ebrkon institucione t\u00eb forta, zgjedhje t\u00eb lira, media t\u00eb pavarura, drejt\u00ebsi funksionale dhe pjes\u00ebmarrje aktive t\u00eb qytetar\u00ebve. Asnj\u00eb demokraci nuk \u00ebsht\u00eb e imunizuar ndaj polarizimit, dezinformimit apo krizave t\u00eb besimit. Forca e saj matet nga aft\u00ebsia p\u00ebr t\u2019i p\u00ebrballuar k\u00ebto sfida brenda kuadrit kushtetues.<br \/>\nII. Kushtetuta amerikane: bastion i demokracis\u00eb bot\u00ebrore<br \/>\n11 vite pas Deklarat\u00ebs s\u00eb Pavar\u00ebsis\u00eb, n\u00eb vitin 1887, baballar\u00ebt e demokracis\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe dhe t\u00eb fort\u00eb n\u00eb bot\u00eb miratuan Kushtetut\u00ebn e Shteteve t\u00eb Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs. Kjo Kushtetut\u00eb nis me fjal\u00ebt \u201cWe the People\u2026(ne populli)\u201d.<br \/>\nPak fjal\u00eb n\u00eb historin\u00eb e njer\u00ebzimit kan\u00eb pasur ndikim m\u00eb t\u00eb madh politik dhe moral sesa ky togfjal\u00ebsh. K\u00ebto tri fjal\u00eb p\u00ebrmbajn\u00eb nj\u00eb revolucion t\u00eb t\u00ebr\u00eb politik. Ato shpall\u00ebn se burimi i pushtetit nuk \u00ebsht\u00eb monarku, nuk \u00ebsht\u00eb aristokracia, nuk \u00ebsht\u00eb ushtria dhe as nj\u00eb elit\u00eb e privilegjuar. Burimi i vet\u00ebm i legjitimitetit demokratik \u00ebsht\u00eb populli.<br \/>\nKy ishte nj\u00eb ndryshim rr\u00ebnj\u00ebsor p\u00ebr koh\u00ebn. P\u00ebr shekuj me radh\u00eb, mbret\u00ebrit pretendonin se pushtetin ua kishte dh\u00ebn\u00eb Zoti. Kushtetuta amerikane vendosi nj\u00eb parim krejt tjet\u00ebr: pushteti buron nga qytetar\u00ebt dhe ushtrohet n\u00eb em\u00ebr t\u00eb tyre.<br \/>\nKy koncept u b\u00eb nj\u00eb nga themelet e demokracis\u00eb moderne. Ai ndikoi n\u00eb zhvillimin e kushtetutave t\u00eb shum\u00eb shteteve, n\u00eb forcimin e parlamentarizmit, n\u00eb zgjerimin e t\u00eb drejt\u00ebs s\u00eb vot\u00ebs dhe n\u00eb konsolidimin e ides\u00eb se qeverit\u00eb duhet t\u2019u japin llogari qytetar\u00ebve.<br \/>\nN\u00eb thelb, \u201cWe the People\u201d nuk \u00ebsht\u00eb thjesht nj\u00eb formulim juridik. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb filozofi qeverisjeje. Ai i kujton \u00e7do pushteti se qytetar\u00ebt nuk ekzistojn\u00eb p\u00ebr t\u2019i sh\u00ebrbyer qeveris\u00eb; qeveria ekziston p\u00ebr t\u2019i sh\u00ebrbyer qytetar\u00ebve.<br \/>\nN\u00eb k\u00ebt\u00eb kuptim, ky togfjal\u00ebsh mbetet po aq aktual edhe sot. N\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur shum\u00eb demokraci p\u00ebrballen me polarizim, autokraci n\u00eb rritje, mosbesim ndaj institucioneve dhe sfida ndaj shtetit t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs, \u201cWe the People\u201d rikujton se demokracia nuk \u00ebsht\u00eb pron\u00eb e politikan\u00ebve. Ajo \u00ebsht\u00eb pron\u00eb e qytetar\u00ebve.<br \/>\nP\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb, sot n\u00eb dit\u00ebn e 35-t\u00eb t\u00eb protestave, ky mesazh ka nj\u00eb dometh\u00ebnie t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb. \u201cNe, Populli\u201d nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb slogan historik amerikan. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb kujtes\u00eb e p\u00ebrhershme se demokracia nuk mund t\u00eb reduktohet vet\u00ebm tek zgjedhjet. Ajo k\u00ebrkon institucione q\u00eb japin llogari, drejt\u00ebsi t\u00eb pavarur, media t\u00eb lira, zgjedhje konkurruese dhe respekt p\u00ebr t\u00eb drejtat themelore.<br \/>\nIII. SHBA-t\u00eb dhe zhvillimi i kombit shqiptar<br \/>\nP\u00ebr ne shqiptar\u00ebt, 250 Vjetori i Pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb SHBA-ve ka nj\u00eb dometh\u00ebnie t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb. Marr\u00ebdh\u00ebniet shqiptaro-amerikane jan\u00eb nd\u00ebrtuar mbi disa momente historike q\u00eb kan\u00eb l\u00ebn\u00eb gjurm\u00eb t\u00eb thella n\u00eb fatin e kombit shqiptar.<br \/>\nNga mb\u00ebshtetja e Presidentit Woodrow Wilson p\u00ebr ruajtjen e shtetit shqiptar pas Luft\u00ebs s\u00eb Par\u00eb Bot\u00ebrore, tek roli vendimtar i Presidentit Bill Clinton n\u00eb nd\u00ebrhyrjen e NATO-s n\u00eb Kosov\u00eb n\u00eb vitin 1999, e deri te partneriteti strategjik i nd\u00ebrtuar me Shqip\u00ebrin\u00eb pas vitit 1991, SHBA-t\u00eb kan\u00eb qen\u00eb nj\u00eb nga aleat\u00ebt m\u00eb jetik\u00eb dhe themelor\u00eb t\u00eb historis\u00eb s\u00eb shtetit shqiptar.<br \/>\nIII.a. Presidenti Woodrow Wilson dhe mbrojtja e shtetit shqiptar<br \/>\nNj\u00eb nga momentet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb historin\u00eb moderne t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb lidhet me Presidentin Woodrow Wilson. Pas p\u00ebrfundimit t\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Par\u00eb Bot\u00ebrore, ekzistonte rreziku real q\u00eb Shqip\u00ebria t\u00eb cop\u00ebtohej midis shteteve fqinje, bazuar edhe n\u00eb marr\u00ebveshje t\u00eb fshehta t\u00eb koh\u00ebs, p\u00ebrfshir\u00eb Traktatin e Londr\u00ebs t\u00eb vitit 1915.<br \/>\nPresidenti Wilson kund\u00ebrshtoi politik\u00ebn e ndarjes s\u00eb territoreve pa respektuar t\u00eb drejt\u00ebn e popujve p\u00ebr vet\u00ebvendosje. Ai refuzoi t\u00eb mb\u00ebshteste zbatimin e marr\u00ebveshjeve q\u00eb do t\u00eb \u00e7onin n\u00eb cop\u00ebtimin e Shqip\u00ebris\u00eb dhe mbrojti parimin se kufijt\u00eb dhe statusi i shteteve duhet t\u00eb diskutoheshin mbi baza t\u00eb drejta dhe jo p\u00ebrmes pazareve diplomatike.<br \/>\nKy q\u00ebndrim pati nj\u00eb ndikim t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb ruajtjen e shtetit shqiptar dhe mbetet nj\u00eb nga arsyet pse emri i Woodrow Wilsonit g\u00ebzon nj\u00eb vend t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb n\u00eb kujtes\u00ebn historike shqiptare.<br \/>\nIII.b. Presidenti Bill Clinton dhe liria e Kosov\u00ebs<br \/>\nNj\u00eb tjet\u00ebr moment historik n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet shqiptaro-amerikane ishte viti 1999. P\u00ebrball\u00eb kriz\u00ebs humanitare dhe genocidit t\u00eb rregjimit t\u00eb Millosh\u00ebvi\u00e7 n\u00eb Kosov\u00eb, administrata e Presidentit Bill Clinton mb\u00ebshteti nd\u00ebrhyrjen ushtarake t\u00eb NATO-s kund\u00ebr forcave t\u00eb Republik\u00ebs Federale t\u00eb Jugosllavis\u00eb. Fushata ajrore e bombardimeve e NATO-s n\u00eb Beograd synonte t\u00eb ndalte dhun\u00ebn dhe t\u00eb krijonte kushtet p\u00ebr kthimin e mbi 1 milion refugjat\u00ebve kosovar\u00eb dhe vendosjen e nj\u00eb administrimi nd\u00ebrkomb\u00ebtar n\u00eb Kosov\u00eb.<br \/>\nP\u00ebr shum\u00eb shqiptar\u00eb, ky ishte nj\u00eb moment vendimtar q\u00eb ndikoi n\u00eb zhvillimet e m\u00ebvonshme politike dhe n\u00eb rrug\u00ebn drejt pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, t\u00eb shpallur n\u00eb vitin 2008. Nd\u00ebrhyrja e NATO-s mbetet nj\u00eb nga ngjarjet m\u00eb dometh\u00ebn\u00ebse n\u00eb historin\u00eb bashk\u00ebkohore t\u00eb rajonit.<br \/>\nIII.c. Partneriteti strategjik Shqip\u00ebri\u2013SHBA n\u00eb 35 vitet e demokracis\u00eb<br \/>\nPas rivendosjes s\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve diplomatike n\u00eb vitin 1991, bashk\u00ebpunimi mes Shqip\u00ebris\u00eb dhe SHBA-ve \u00ebsht\u00eb zgjeruar n\u00eb shum\u00eb fusha.<br \/>\nN\u00eb aspektin politik, SHBA-t\u00eb kan\u00eb mb\u00ebshtetur konsolidimin e institucioneve demokratike, zhvillimin e zgjedhjeve pluraliste dhe forcimin e administrat\u00ebs publike.<br \/>\nN\u00eb fush\u00ebn e siguris\u00eb, mb\u00ebshtetja amerikane ka qen\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr modernizimin e Forcave t\u00eb Armatosura shqiptare dhe p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsimin e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb NATO n\u00eb vitin 2009.<br \/>\nN\u00eb drejt\u00ebsi, SHBA-t\u00eb kan\u00eb sponsorizuar s\u00eb bashku me BE-n\u00eb dhe mb\u00ebshtetur fort Reform\u00ebn n\u00eb Drejt\u00ebsi, me programe trajnimi dhe iniciativa p\u00ebr forcimin e sundimit t\u00eb ligjit dhe luft\u00ebn kund\u00ebr korrupsionit.<br \/>\nN\u00eb ekonomi, bashk\u00ebpunimi ka p\u00ebrfshir\u00eb nxitjen e investimeve, zhvillimin e sip\u00ebrmarrjes, asistenc\u00ebn teknike dhe mb\u00ebshtetjen p\u00ebr p\u00ebrmir\u00ebsimin e klim\u00ebs s\u00eb biznesit.<br \/>\nN\u00eb arsim dhe kultur\u00eb, programe si Fulbright dhe iniciativa t\u00eb tjera akademike kan\u00eb krijuar ura t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme bashk\u00ebpunimi nd\u00ebrmjet universiteteve, studiuesve dhe profesionist\u00ebve t\u00eb t\u00eb dy vendeve.<br \/>\nN\u00eb fush\u00ebn e mbrojtjes civile dhe emergjencave, SHBA-t\u00eb kan\u00eb ofruar mb\u00ebshtetje n\u00eb raste fatkeq\u00ebsish natyrore dhe n\u00eb forcimin e kapaciteteve t\u00eb institucioneve shqiptare.<br \/>\nxxx<br \/>\nMarr\u00ebdh\u00ebniet shqiptaro-amerikane nuk jan\u00eb nd\u00ebrtuar vet\u00ebm mbi interesa strategjike. Ato jan\u00eb mb\u00ebshtetur edhe mbi vlera t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta: demokracin\u00eb, lirin\u00eb individuale, sundimin e ligjit dhe orientimin euroatlantik.<br \/>\nN\u00eb k\u00ebt\u00eb kuad\u00ebr, 250-Vjetori i Pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb SHBA-ve \u00ebsht\u00eb nj\u00eb rast p\u00ebr t\u00eb vler\u00ebsuar k\u00ebt\u00eb partneritet afatgjat\u00eb dhe p\u00ebr t\u00eb reflektuar mbi sfidat e p\u00ebrbashk\u00ebta t\u00eb s\u00eb ardhmes. Ky p\u00ebrvjetor \u00ebsht\u00eb gjithashtu nj\u00eb mund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb reflektuar mbi r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e kultur\u00ebs demokratike. Demokracia nuk nd\u00ebrtohet vet\u00ebm me ligje dhe institucione, por edhe me respekt p\u00ebr pluralizmin, dialogun, p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb publike dhe pranimin e mendimit ndryshe. K\u00ebto jan\u00eb vlera q\u00eb mbeten thelb\u00ebsore p\u00ebr \u00e7do shoq\u00ebri q\u00eb synon t\u00eb forcoj\u00eb shtetin e s\u00eb drejt\u00ebs.<br \/>\nN\u00eb 250-vjetorin e Pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara, mesazhi m\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr bot\u00ebn \u00ebsht\u00eb se demokracia k\u00ebrkon p\u00ebrkushtim t\u00eb vazhduesh\u00ebm. P\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb, ky jubile \u00ebsht\u00eb nj\u00eb rast p\u00ebr t\u00eb riafirmuar partneritetin strategjik me SHBA-n\u00eb dhe p\u00ebr t\u00eb reflektuar mbi m\u00ebnyrat se si mund t\u00eb forcohen institucionet, sundimi i ligjit dhe kultura demokratike.<br \/>\nN\u00eb fund, historia e Shteteve t\u00eb Bashkuara nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm historia e nj\u00eb kombi. Ajo \u00ebsht\u00eb edhe pjes\u00eb e historis\u00eb s\u00eb zhvillimit t\u00eb ideve demokratike n\u00eb nivel global. P\u00ebr ne si shqiptar\u00eb, q\u00eb i konsiderojm\u00eb SHBA-t\u00eb nj\u00eb aleat strategjik, 250-Vjetori i Pavar\u00ebsis\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb moment p\u00ebr t\u00eb vler\u00ebsuar k\u00ebt\u00eb miq\u00ebsi t\u00eb q\u00ebndrueshme dhe p\u00ebr t\u00eb rip\u00ebrt\u00ebrir\u00eb angazhimin ndaj vlerave demokratike q\u00eb lidhin fort t\u00eb dyja vendet tona.<\/p>\n<\/div>\n<div dir=\"auto\"><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/scontent.ftia9-1.fna.fbcdn.net\/v\/t39.99422-6\/737091424_4193716380870194_5285386898773794405_n.png?stp=dst-jpg_tt6&amp;cstp=mx894x624&amp;ctp=s894x624&amp;_nc_cat=111&amp;ccb=1-7&amp;_nc_sid=833d8c&amp;_nc_ohc=-3zpnl1V2UsQ7kNvwEL3C4s&amp;_nc_oc=AdqAdtWq3To1Z_2OX7-X0W9dUHcOgaBNnOOXl9wUsfzw8gshqgekYgSx3vW9-0YaKoY&amp;_nc_zt=14&amp;_nc_ht=scontent.ftia9-1.fna&amp;_nc_gid=9okMZ-jqL_D_Ryg3GsCz9g&amp;_nc_ss=7f2a8&amp;oh=00_AQC4EBb7koyXHtVIymo1lyU0_pqRpLgxT6lRdN2Ylu-sxQ&amp;oe=6A4E850C\" alt=\"P\u00ebrshkrimi i fotografis\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb i disponuesh\u00ebm.\" \/><\/div>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Bujar Leskaj Sot m\u00eb 4 korrik 2026, Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs sh\u00ebnojn\u00eb 250-Vjetorin e shpalljes s\u00eb Pavar\u00ebsis\u00eb, nj\u00eb jubile q\u00eb tejkalon kufijt\u00eb e historis\u00eb amerikane dhe ng\u00ebrthen t\u00eb shkuar\u00ebn, t\u00eb sotmen dhe t\u00eb ardhmen demokratike t\u00eb mbar\u00eb bot\u00ebs. I. Vlerat universale t\u00eb demokracis\u00eb amerikane Deklarata e Pavar\u00ebsis\u00eb e 4 korrikut 1776 nuk ishte &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":63140,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-147505","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/147505","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=147505"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/147505\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":147507,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/147505\/revisions\/147507"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/63140"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=147505"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=147505"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=147505"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}