{"id":147675,"date":"2026-07-06T08:57:55","date_gmt":"2026-07-06T08:57:55","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=147675"},"modified":"2026-07-06T08:57:55","modified_gmt":"2026-07-06T08:57:55","slug":"the-albanian-files-anatomia-e-rilindjes-arkitekturore-te-rames-arkitektet-u-paguna-me-10-fishin-e-tregut","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/07\/06\/the-albanian-files-anatomia-e-rilindjes-arkitekturore-te-rames-arkitektet-u-paguna-me-10-fishin-e-tregut\/","title":{"rendered":"&#8220;The Albanian Files&#8221;: Anatomia e \u2018rilindjes arkitekturore\u2019 t\u00eb Ram\u00ebs &#8211; Arkitekt\u00ebt u paguna me 10-fishin e tregut"},"content":{"rendered":"<div id=\"rekl-49\"><strong>I prezantuar si nj\u00eb album i transformimit arkitekturor t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, libri \u201cThe Albanian Files\u201d hedh drit\u00eb mbi rolin e kryeministrit Edi Rama dhe vart\u00ebsve t\u00eb tij n\u00eb p\u00ebrzgjedhjen e arkitekt\u00ebve me fam\u00eb bot\u00ebrore p\u00ebr projektet private t\u00eb kullave n\u00eb Tiran\u00eb dhe resorteve n\u00eb bregdet.<\/strong><\/div>\n<div class=\"readmore-text-here\">\n<p><strong>Nga Vladimir Karaj\/<\/strong><\/p>\n<p>Kryeministri Edi Rama duke mikpritur arkitekt\u00ebt e huaj n\u00eb edicionin e dyt\u00eb t\u00eb festivalit \u201cBuk\u00eb dhe Zem\u00ebr\u201d. Foto kortezi: K\u00ebshilli i Ministrave.<\/p>\n<p>N\u00eb or\u00ebn 10 t\u00eb mbr\u00ebmjes s\u00eb 1 majit 2024, arkitekti amerikan, Sam Chermayeff mori nj\u00eb telefonat\u00eb t\u00eb pazakont\u00eb nga kolegu dhe miku i tij, Pablo Bofill.<\/p>\n<p>\u201cEdi do t\u00eb t\u00eb telefonoj\u00eb,\u201d e njoftoi ai.<\/p>\n<p>Chermayeff, 45 vje\u00e7, drejton nj\u00eb studio arkitekture me qend\u00ebr n\u00eb Berlin dhe Nju Jork dhe deri n\u00eb at\u00eb koh\u00eb, nuk kishte menduar ndonj\u00ebher\u00eb seriozisht p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb. Por telefona rezultoi t\u00eb ishte nj\u00eb goditje e fatit p\u00ebr studion e tij.<\/p>\n<p>N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb linj\u00ebs nuk ishte Edi, por Adelajda Roka \u2013 nj\u00eb zyrtare e lart\u00eb shqiptare q\u00eb drejton Agjencin\u00eb e Zhvillimit t\u00eb Territorit.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb pak koh\u00eb na u k\u00ebrkua t\u00eb b\u00ebnim dy projekte n\u00eb Tiran\u00eb, nj\u00ebri prej 30 mij\u00eb metrash katror\u00eb dhe tjetri prej 15 mij\u00eb metrash katror\u00eb,\u201d shkruan Chermayeff n\u00eb librin e bujsh\u00ebm t\u00eb titulluar \u201cThe Albanian Files\u201d.<\/p>\n<p>Ai thot\u00eb se ra dakord, \u201cpa e kuptuar v\u00ebrtet se \u00e7far\u00eb po ndodhte\u201d.<\/p>\n<p>Vet\u00ebm pak jav\u00eb m\u00eb von\u00eb, arkitekti amerikan mori avionin drejt Tiran\u00ebs n\u00eb nj\u00eb udh\u00ebtim q\u00eb p\u00ebrshkruhet me nota edhe m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha habie. Ai u prit n\u00eb pist\u00ebn e avionit dhe u d\u00ebrgua n\u00eb nj\u00eb vil\u00eb, t\u00eb cil\u00ebn e quan \u201cHouse of Comrades\u201d.<\/p>\n<p>Ai takoi m\u00eb pas klient\u00ebt e tij t\u00eb par\u00eb shqiptar\u00eb \u2013 nj\u00eb grup i vog\u00ebl prej tre biznesmen\u00ebsh, secili me makina G-Wagon, ora \u201cRichard Mille\u201d dhe byzylyk\u00eb floriri t\u00eb mark\u00ebs \u201cCartier\u201d. \u00a0N\u00eb vizit\u00ebn q\u00eb i b\u00ebri vendit ku do t\u00eb projektohej nj\u00eb kull\u00eb 44 kat\u00ebshe e lart\u00eb, ata i than\u00eb se kishte dor\u00eb t\u00eb lir\u00eb q\u00eb t\u00eb b\u00ebnte \u00e7far\u00eb t\u00eb donte. Chermayeff i quan ata me krenari our guys \u2013 \u2018\u00e7unat tan\u00eb\u2019.<\/p>\n<p>I pyetur nga BIRN n\u00eb fund t\u00eb qershorit p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn se si ishte futur n\u00eb tregun shqiptar, Chermayeff i b\u00ebri bisht konfirmimit n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb se ishte Adelajda Roka ajo q\u00eb e kishte lidhur me klient\u00ebt, por pranoi se ajo ishte pjes\u00eb e mekanizmit.<\/p>\n<p>\u201cKam folur me shum\u00eb njer\u00ebz p\u00ebrve\u00e7 Adelajd\u00ebs,\u201d tha ai p\u00ebrmes nj\u00eb bisede telefonike. \u201cNuk mund t\u00eb konfirmoj n\u00ebse ishte Adelajda Roka q\u00eb na vuri n\u00eb kontakt me klient\u00ebt, por besoj q\u00eb ky ishte mekanizmi\u201d.<\/p>\n<p>Sam Chermayeff \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb nga 60 arkitekt\u00ebt e studiove nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuara n\u00eb librin kontrovers The Albanian Files \u2013 nj\u00eb nd\u00ebrthurje mes p\u00ebrshtypjeve t\u00eb tyre dhe projekteve t\u00eb realizuara p\u00ebr kulla shum\u00ebkat\u00ebshe dhe resorte turistike si pjes\u00eb e s\u00eb ashtuquajtur\u00ebs \u201crilindje arkitekturore\u201d e Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>I botuar nga sht\u00ebpia zvicerane \u201cLars M\u00fcller Publishers\u201d me parath\u00ebnie t\u00eb kryeministrit Edi Rama, libri hap nj\u00eb dritare mbi m\u00ebnyr\u00ebn se si lidhjet e shkurtra me emrat e m\u00ebdhenj t\u00eb arkitektur\u00ebs bot\u00ebrore sh\u00ebrbejn\u00eb si nj\u00eb kartvizit\u00eb suksesi p\u00ebrball\u00eb K\u00ebshillit Komb\u00ebtar t\u00eb Territorit dhe Ujit, ku n\u00ebn drejtimin e Ram\u00ebs miratohen lejet e nd\u00ebrtimit.<\/p>\n<p>Disa prej arkitekt\u00ebve rr\u00ebfejn\u00eb p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr n\u00eb lib\u00ebr se projektet multimilion\u00ebshe t\u00eb nd\u00ebrtimit porositen drejtp\u00ebrdrejt p\u00ebrmes kryeministrit, drejtoresh\u00ebs s\u00eb AZHT-s\u00eb apo rrjeteve informale p\u00ebr llogari t\u00eb klient\u00ebve privat\u00eb.<\/p>\n<p>Shkrimtari dhe publicisti Fatos Lubonja, nj\u00eb kritik i hersh\u00ebm i planeve t\u00eb Ram\u00ebs p\u00ebr nd\u00ebrtimin e kullave n\u00eb Tiran\u00eb, e konsideron k\u00ebt\u00eb si \u201cprov\u00eb t\u00eb kapjes s\u00eb shtetit\u2019.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebrdorimi i star-arkitekt\u00ebve \u00ebsht\u00eb velloja p\u00ebr t\u00eb mbuluar k\u00ebt\u00eb aktivitet, q\u00eb un\u00eb e konsideroj kriminal t\u00eb past\u00ebr dhe k\u00ebtu mendoj q\u00eb ka vend p\u00ebr hetim,\u201d tha Lubonja p\u00ebr BIRN.<\/p>\n<p>Kryeministri Edi Rama dhe drejtoresha e AZHT-s\u00eb, Adelajda Roka nuk iu p\u00ebrgjigj\u00ebn pyetjeve t\u00eb BIRN deri n\u00eb publikimin e k\u00ebtij shkrimi.<\/p>\n<p><strong>Telefonatat e kryeministrit \u00a0<\/strong><\/p>\n<p><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/www.syri.net\/uploads\/syri.net\/images\/2026\/July\/06\/auto_The-Albanian-Files1783325272.png\" alt=\"Image\" \/><\/p>\n<p><em><strong>Kopertina e librit The Albanian Files, e publikuar nga sht\u00ebpia botuese \u201cLars M\u00fcller Publishers\u201d.<\/strong><\/em><\/p>\n<p>Prej m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb dekade, Tirana \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb nj\u00eb laborator agresiv nd\u00ebrtimi, ku lejet e kullave dhe komplekseve t\u00eb m\u00ebdha justifikohen me vizionin e nj\u00eb kryeqyteti n\u00eb rritje t\u00eb shpejt\u00eb.<\/p>\n<p>Projektet bazohen n\u00eb Planin e P\u00ebrgjithsh\u00ebm Vendor TR030, i hartuar n\u00eb vitin 2016 nga studioja e arkitektit Stefano Boeri mbi nj\u00eb skenar zgjerimi demografik dhe territorial p\u00ebr Tiran\u00ebn. Plani parashikonte nj\u00eb rritje t\u00eb pakt\u00ebn me 200 mij\u00eb banor\u00eb brenda 15 vitesh, por censi i vitit 2023 tregoi nj\u00eb realitet tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2023, Bashkia e Tiran\u00ebs rezultoi me 591,427 banor\u00eb rezident\u00eb, nd\u00ebrsa n\u00eb territorin e saj u regjistruan mbi 52 mij\u00eb banesa t\u00eb pabanuara, 40 mij\u00eb prej t\u00eb cilave apartamente n\u00eb pallate.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, realiteti i kryeqytetit n\u00eb tkurrje nuk e frenoi val\u00ebn e nd\u00ebrtimeve.<\/p>\n<p>Tirana u kthye n\u00eb \u201cEl Doradon\u201d e arkitekt\u00ebve t\u00eb huaj, shpeshher\u00eb me k\u00ebmb\u00ebnguljen direkte t\u00eb kryeministrit Edi Rama, si\u00e7 sugjeron libri \u201cThe Albanian Files\u201d.<\/p>\n<p>I kuruar nga redaktorja Anneke Abhelakh, libri p\u00ebrmban rreth 520 projekte t\u00eb hartuara nga gjasht\u00ebdhjet\u00eb \u00a0studiot nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb arkitektur\u00ebs n\u00eb Shqip\u00ebri, duke filluar nga mesi i viteve 2000 kur Rama ishte kryebashkiak i Tiran\u00ebs. Por numri i tyre u rrit ekponencialisht n\u00eb sasi dhe volume nd\u00ebrtimi pas vitit 2020, kur Rama ishte n\u00eb mandatin e tij t\u00eb tret\u00eb si kryeminist\u00ebr.<\/p>\n<p>Disa prej aktitekt\u00ebve n\u00eb lib\u00ebr e p\u00ebrshkruajn\u00eb p\u00ebrvoj\u00ebn e tyre shqiptare me nj\u00eb sinqeritet trondit\u00ebs \u2013 si\u00e7 \u00ebsht\u00eb rasti i arkitektit austriak, Chris Precht, i cili thot\u00eb se u kontaktua nga kryeministri Edi Rama p\u00ebrmes nj\u00eb mesazhi n\u00eb Instagram. Studio e Precht ka projektuar nj\u00eb s\u00ebr\u00eb nd\u00ebrtimesh masive n\u00eb Tiran\u00eb dhe zona t\u00eb tjera t\u00eb vendit, p\u00ebrfshir\u00eb edhe projektin e debatuesh\u00ebm \u201cEden\u201d, nj\u00eb struktur\u00eb brenda oborrit t\u00eb Kryeministris\u00eb.<\/p>\n<p>I ftuar direkt nga Rama thot\u00eb se \u00ebsht\u00eb edhe Alejandro Aravena, nj\u00eb arkitekt i njohur nga Kili.<\/p>\n<p>\u201cBenedetta Tagliabue [arkitekte spanjolle] m\u00eb shkroi p\u00ebr t\u00eb m\u00eb pyetur n\u00ebse isha dakord q\u00eb numri im i kontaktit t\u2019i jepej kryeministrit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. I thash\u00eb: \u2018Sigurisht\u2019. Pes\u00eb minuta m\u00eb von\u00eb m\u00eb kontaktoi kryeministri, duke m\u00eb pyetur n\u00ebse mund t\u00eb vija n\u00eb Tiran\u00eb p\u00ebr t\u00eb diskutuar mund\u00ebsin\u00eb e nj\u00eb projekti\u201d, shkruan Aravena, q\u00eb drejton studion \u201cElemental\u201d. Projekti i tij, nj\u00eb kull\u00eb 300 metra, ngjitur me at\u00eb q\u00eb njihet si Mali i Tiran\u00ebs, \u00ebsht\u00eb m\u00eb e larta e projektuar deri tani n\u00eb kryeqytet.<\/p>\n<p>Studioja gjermane e arkitektur\u00ebs, BOLLES+WILSON ka punuar n\u00eb Tiran\u00eb q\u00eb prej koh\u00ebs kur Rama ishte kryetar bashkie dhe sipas p\u00ebrshkrimit n\u00eb lib\u00ebr, d\u00ebrgoi n\u00eb drejtim t\u00eb tyre nj\u00eb investitor shqiptar. Projekti q\u00eb pasoi ishte nd\u00ebrhyrja n\u00eb fasad\u00ebn e nj\u00eb kulle n\u00eb nd\u00ebrtim, e cila, sipas rr\u00ebfimit t\u00eb tyre, \u201cnuk kishte p\u00ebrmbushur pritshm\u00ebrit\u00eb e kryebashkiakut.\u201d<\/p>\n<p>T\u00eb marra ve\u00e7mas, k\u00ebto rr\u00ebfime mund t\u00eb lexohen si d\u00ebshmi t\u00eb d\u00ebshir\u00ebs p\u00ebr arkitektur\u00eb cil\u00ebsore t\u00eb kryeministrit Rama, por t\u00eb marra s\u00eb bashku, ato tregojn\u00eb nj\u00eb model problematik, n\u00eb t\u00eb cilin arkitekt\u00ebt e huaj nuk hyjn\u00eb p\u00ebrmes nj\u00eb tregu t\u00eb hapur konkurrues, por p\u00ebrmes nj\u00eb rrjeti ku kryeministri dhe institucionet pran\u00eb tij shfaqen si orientues, ftues ose nd\u00ebrmjet\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuptim, The Albanian Files \u00ebsht\u00eb sipas Lubonj\u00ebs jo vet\u00ebm nj\u00eb lib\u00ebr arkitekture, por nj\u00eb dokument politik dhe prov\u00eb p\u00ebr hetime t\u00eb m\u00ebtejshme. Ai thekson se projektet e m\u00ebdha duhen par\u00eb n\u00eb lidhje me interesat private, ndryshimet ligjore t\u00eb b\u00ebra p\u00ebr llogari t\u00eb tyre si parat\u00eb kriminale q\u00eb jan\u00eb p\u00ebrdorur p\u00ebr ngritjen e tyre.<\/p>\n<p>Lubonja thot\u00eb se \u201cThe Albanian Files\u201d tregojn\u00eb gjithashtu se nj\u00eb pjes\u00eb e k\u00ebtyre projekteve\u2014p\u00ebrfshir\u00eb at\u00eb p\u00ebr resortin me 5 yje t\u00eb propozuar nga Jared Kushner\u2014ishin planifikuar q\u00eb para ndryshimeve ligjore p\u00ebr zonat e mbrojtura.<\/p>\n<p>\u201cK\u00ebto projekte ishin pa u ndryshuar ligji, biznesmen\u00ebt e dinin dhe kjo \u00ebsht\u00eb prov\u00eb e kapjes s\u00eb shtetit,\u201d theksoi Lubonja.<\/p>\n<p>Edhe deputeti i L\u00ebvizjes Bashk\u00eb, Redi Mu\u00e7i, e lexon librin si d\u00ebshmi t\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyre informale qeverisjeje, ku institucionet nuk e kontrollojn\u00eb procesin, por e certifikojn\u00eb at\u00eb.<\/p>\n<p>\u201c\u00cbsht\u00eb nj\u00eb lloj demonstrimi i nj\u00eb deliri madh\u00ebshtie t\u00eb nj\u00eb kryeministri q\u00eb e konsideron veten p\u00ebrtej ligjit,\u201d tha Mu\u00e7i p\u00ebr BIRN.<\/p>\n<p>\u201cInstitucionet jan\u00eb aty p\u00ebr t\u00eb certifikuar marr\u00ebveshjet informale,\u201d tha ai, nd\u00ebrsa akuzoi kryeministrin se b\u00ebnte rolin e nd\u00ebrmjet\u00ebsit dhe studiot e huaja t\u00eb arkitektur\u00ebs se kishin gjetur n\u00eb Shqip\u00ebri nj\u00eb vend \u201cku mund t\u00eb shfrenojn\u00eb fantazin\u00eb duke tejkaluar \u00e7do norm\u00eb urbanistike\u201d.<\/p>\n<p><strong>Jo thjesht \u00e7\u00ebshtje shijeje<\/strong><\/p>\n<p><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/www.syri.net\/uploads\/syri.net\/images\/2026\/July\/06\/auto_Kulla-shumekateshe-ne-Tirane-600x4001783325272.jpg\" alt=\"Image\" \/><\/p>\n<p>T\u00eb dh\u00ebnat e siguruara nga BIRN p\u00ebrmes intervistave me arkitekt\u00eb dhe investitor\u00eb vendas tregojn\u00eb se ftesat p\u00ebr arkitekt\u00ebt e huaj vijn\u00eb me nj\u00eb kosto t\u00eb lart\u00eb, t\u00eb pakt\u00ebn 10-fishin e \u00e7mimeve t\u00eb tregut, t\u00eb cilat u faturohen bler\u00ebsve fundor\u00eb.<\/p>\n<p>Kjo ka krijuar gjithashtu nj\u00eb mekaniz\u00ebm hierarkik privilegjesh p\u00ebr studiot nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe partner\u00ebt e tyre n\u00eb Shqip\u00ebri, q\u00eb lidhet drejtp\u00ebrdrejt me suksesin e miratimit t\u00eb lejeve t\u00eb zhvillimit apo nd\u00ebrtimit n\u00eb K\u00ebshillin Komb\u00ebtar t\u00eb Territorit, KKTU.<\/p>\n<p>N\u00ebse \u00e7mimet mesatare t\u00eb projektimit variojn\u00eb nga 7-10 euro p\u00ebr met\u00ebr katror, arkitekt\u00ebt e huaj faturojn\u00eb deri n\u00eb 60 euro p\u00ebr met\u00ebr katror, duke p\u00ebrfshir\u00eb k\u00ebtu edhe pagesat p\u00ebr studiot lokale t\u00eb projektimit. N\u00eb var\u00ebsi t\u00eb sip\u00ebrfaqeve t\u00eb nd\u00ebrtimit, kostot e projektimit luhaten nga 300 mij\u00eb deri n\u00eb 2 milion\u00eb euro.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, shum\u00eb biznesmen\u00eb nd\u00ebrtimi e konsiderojn\u00eb k\u00ebt\u00eb nj\u00eb investim t\u00eb sigurt.<\/p>\n<p>Adjon Hanxhari, pronari i kompanis\u00eb \u201cHanxhari Group\u201d shpenzoi 120 mij\u00eb euro p\u00ebr nj\u00eb studio lokale projektimi p\u00ebr nj\u00eb kompleks turistik n\u00eb Vlor\u00eb, por projekti u rr\u00ebzua nga KKTU. Tani ai i \u00ebsht\u00eb rikthyer s\u00ebrish projektit, por k\u00ebt\u00eb her\u00eb ka nj\u00eb studio t\u00eb huaj arkitekturore nga pas.<\/p>\n<p>\u201cM\u2019u ofrua nj\u00eb studio lokale q\u00eb m\u00eb tha: \u2018Kemi arkitektin e duhur p\u00ebr k\u00ebt\u00eb rastin t\u00ebnd,\u201d tha Hanxhari n\u00eb nj\u00eb bised\u00eb telefonike me BIRN. Ai e sheh arkitektin e huaj si garanci cil\u00ebsie.<\/p>\n<p>\u201cArkitekt\u00ebt e huaj jan\u00eb m\u00eb dinjitoz\u00eb. Planet e tyre jan\u00eb t\u00eb detajuara dhe parashikojn\u00eb edhe rrezet e diellit,\u201d tha Hanxhari, duke pretenduar se studiot shqiptare e kishin l\u00ebn\u00eb n\u00eb balt\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cThe Albanian Files\u201d zbulon m\u00eb shum\u00eb mbi projektin q\u00eb synon t\u00eb zhvilloj\u00eb Hanxhari, nj\u00eb kompleks hotelerie mbi nj\u00eb shpat shk\u00ebmbor q\u00eb bie thik\u00eb mbi bregdetin e Vlor\u00ebs, i pag\u00ebzuar si \u201cVlora Calligraphy\u201d.<\/p>\n<p>Projekti po zhvillohet nga arkitekti nga Koreja e Jugut, Minsuk Cho, themelues i Mass Studies, i cili gjat\u00eb vizit\u00ebs s\u00eb tij t\u00eb par\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb n\u00eb gusht 2024, u takua me drejtoresh\u00ebn e AZHT-s\u00eb, Adelajda Roka, e cila e prezantoi me disa projekte potenciale ku mund t\u00eb p\u00ebrfshihej.<\/p>\n<p>Cho shkruan n\u00eb lib\u00ebr se i shoq\u00ebruar nga Adelajda dhe nj\u00eb koleg i tij, ai u takua edhe me kryeministrin Rama, me t\u00eb cilin bisedoi se si Shqip\u00ebria kishte qen\u00eb dikur Koreja e Veriut e Europ\u00ebs. N\u00eb nj\u00eb moment, ai shkruan se Rama e kishte pyetur edhe p\u00ebr gjurm\u00ebn e sip\u00ebrfaqes s\u00eb nd\u00ebrtimit q\u00eb klienti synonte t\u00eb nd\u00ebrtonte. Cho thekson se pasi d\u00ebgjoi p\u00ebrgjigjen, Rama b\u00ebri nj\u00eb llogaritje t\u00eb shpejt\u00eb me mendje dhe v\u00ebrejti se me shum\u00eb mund\u00ebsi ishte e tep\u00ebrt p\u00ebr vendin.<\/p>\n<p>Arkitekti Minsuk Cho nuk iu p\u00ebrgjigj pyetjeve t\u00eb BIRN, por partneri i tij lokal, Genti Sht\u00ebmbari, themelues i studios Artech, mohoi q\u00eb kontakti t\u00eb kishte ardhur nga zyrat e qeveris\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cNe e kemi k\u00ebrkuar bashk\u00ebpunimin dhe bashk\u00ebpunojm\u00eb me nj\u00eb s\u00ebr\u00eb studiosh t\u00eb huaja, pasi k\u00ebto jan\u00eb projekte t\u00eb m\u00ebdha dhe ne nuk mundemi t\u2019i realizojm\u00eb vet\u00ebm,\u201d tha Sht\u00ebmbari p\u00ebr BIRN.<\/p>\n<p>Ai shtoi gjithashtu se arkitekt\u00ebt e huaj k\u00ebrkohen nga investitor\u00ebt, pasi kjo u jep vler\u00eb investimit t\u00eb tyre. I pyetur p\u00ebr takimin e arkitekt\u00ebve korean\u00eb me Ram\u00ebn dhe Rokajn, Sht\u00ebmbari tha se nuk mund t\u00eb fliste, pasi nuk kishte qen\u00eb i pranish\u00ebm.<\/p>\n<p>Por nj\u00eb arkitekt shqiptar i p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb disa prej projekteve t\u00eb \u201cThe Albanian Files\u201d e quajti situat\u00ebn e krijuar si absurde.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb AZHT nuk shkohet me projekt, por shkohet p\u00ebr takim,\u201d tha arkitekti n\u00eb kushtet e anonimatit, nga droja se publikimi i emrit do t\u00eb d\u00ebmtonte biznesin e tij dhe klient\u00ebt p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt punon.<\/p>\n<p>\u201cArkitekt\u00ebt e huaj duhen p\u00ebr t\u00eb thyer ligjin, sepse Maliqi [Rama], u lejon atyre t\u00eb b\u00ebjn\u00eb at\u00eb q\u00eb studiove lokale nuk u pranohet fare,\u201d shtoi ai.<\/p>\n<p>Sipas tij, p\u00ebrzgjedhja e arkitekt\u00ebve t\u00eb huaj nuk \u00ebsht\u00eb thjesht \u00e7\u00ebshtje shijeje apo cil\u00ebsie, por lidhet me aksesin te vendimmarrja, q\u00eb p\u00ebrcakton se cila parcel\u00eb nd\u00ebrtohet dhe cila jo, bashk\u00eb me intensitetin e nd\u00ebrtimit.<\/p>\n<p>\u201cK\u00ebto jan\u00eb si sa\u00e7met q\u00eb kur q\u00ebllon me shotgun p\u00ebrhapen n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb vendin. Por k\u00ebto jan\u00eb sa\u00e7me q\u00eb bien aty ku duhet, aty ku pastaj miratohet leja,\u201d p\u00ebrfundoi ai.<\/p>\n<p><strong>Dielli, h\u00ebna, ylli<\/strong><\/p>\n<p>Tre muaj pas telefonat\u00ebs s\u00eb pazakont\u00eb nga Tirana, kulla 44-kat\u00ebshe e projektuar nga arkitekti amerikan, Sam Chermayeff, mori leje zhvillimi nga K\u00ebshilli Komb\u00ebtar i Territorit. Me nj\u00eb sip\u00ebrfaqe prej 30 mij\u00eb metrash katror\u00eb, aq sa i ishte premtuar arkitektit n\u00eb bised\u00ebn telefonike me Rok\u00ebn t\u00eb p\u00ebrmendur n\u00eb lib\u00ebr. Vendimi mban dat\u00ebn 31 korrik 2024 p\u00ebr objektin e titulluar \u201cSun Moon Star\u201d; nj\u00eb kremtim sipas autorit i amalgam\u00ebs arkitekturore t\u00eb Tiran\u00ebs.<\/p>\n<p>Kulla n\u00eb rrug\u00ebn \u201cAsim Vokshi\u201d pran\u00eb Bulevardit t\u00eb ri t\u00eb Tiran\u00ebs do t\u00eb sh\u00ebrbej\u00eb si struktur\u00eb banimi e hotelerie dhe po zhvillohet nga kompania Al-Point n\u00eb pron\u00ebsin\u00eb e Aleksandri Vasilit \u2013 nj\u00eb nga tre burrat e p\u00ebrshkruar si \u201cour guys\u201d nga arkitekti.<\/p>\n<p>Ndryshe nga p\u00ebrshkrimi i Chermayeff n\u00eb lib\u00ebr, Vasili i tha BIRN se arkitekti i huaj ishte p\u00ebrzgjedhur dhe ftuar prej tij p\u00ebr t\u00eb realizuar projektin e kull\u00ebs \u201cSun Moon Star\u201d.<\/p>\n<p>\u201cE kisha ndjekur pun\u00ebn e tij, e kisha studiuar, si\u00e7 b\u00ebj dhe me arkitekt\u00eb t\u00eb tjer\u00eb, dhe e kam ftuar un\u00eb,\u201d tha Vasili, i cili shtoi se ishte edhe vet\u00eb arkitekt n\u00eb profesion.<\/p>\n<p>P\u00ebr Sam Chermayeff, kontaktet e drejtp\u00ebrdrejta me drejtoresh\u00ebn e AZHT-s\u00eb dhe kryeministrin Rama nuk p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb nj\u00eb rast p\u00ebr konflikt interesi. Sipas tij, edhe n\u00eb vende t\u00eb tjera ndodh q\u00eb institucionet q\u00eb miratojn\u00eb lejet apo planet e urbanizimit t\u00eb jen\u00eb n\u00eb kontakt me arkitekt\u00ebt dhe investitor\u00ebt.<\/p>\n<p>\u201cShqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb e ve\u00e7ant\u00eb, por jo e ve\u00e7ant\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast,\u201d tha ai, nd\u00ebrsa shtoi se i q\u00ebndronte pun\u00ebs s\u00eb tij.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, Chermayeff pranoi se k\u00ebrkesat e qytetar\u00ebve p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb jan\u00eb legjitime, duke pasur parasysh protestat dhe kritikat p\u00ebr librin.<\/p>\n<p>\u201cMendoj q\u00eb njer\u00ebzit kan\u00eb t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb transparenc\u00eb,\u201d p\u00ebrfundoi ai.<a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/2026\/07\/06\/the-albanian-files-anatomia-e-rilindjes-arkitekturore-te-edi-rames\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">\/reporter.al\/<\/a><\/p>\n<\/div>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>I prezantuar si nj\u00eb album i transformimit arkitekturor t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, libri \u201cThe Albanian Files\u201d hedh drit\u00eb mbi rolin e kryeministrit Edi Rama dhe vart\u00ebsve t\u00eb tij n\u00eb p\u00ebrzgjedhjen e arkitekt\u00ebve me fam\u00eb bot\u00ebrore p\u00ebr projektet private t\u00eb kullave n\u00eb Tiran\u00eb dhe resorteve n\u00eb bregdet. Nga Vladimir Karaj\/ Kryeministri Edi Rama duke mikpritur arkitekt\u00ebt e huaj &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":147676,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-147675","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/147675","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=147675"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/147675\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":147678,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/147675\/revisions\/147678"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/147676"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=147675"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=147675"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=147675"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}