{"id":147747,"date":"2026-07-07T08:41:58","date_gmt":"2026-07-07T08:41:58","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=147747"},"modified":"2026-07-07T08:41:58","modified_gmt":"2026-07-07T08:41:58","slug":"komisioni-evropian-progresi-i-shqiperise-matet-me-standardet-jo-vetem-me-negociatat","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/07\/07\/komisioni-evropian-progresi-i-shqiperise-matet-me-standardet-jo-vetem-me-negociatat\/","title":{"rendered":"Komisioni Evropian: Progresi i Shqip\u00ebris\u00eb matet me standardet, jo vet\u00ebm me negociatat!"},"content":{"rendered":"<div id=\"rekl-49\"><strong>Nga Alba KEPI<\/strong><\/div>\n<div class=\"readmore-text-here\">\n<p>Nd\u00ebrsa qeveria shqiptare vijon ta paraqes\u00eb procesin e negociatave me Bashkimin Evropian si historin\u00eb e suksesit t\u00eb mandatit t\u00eb saj, protesta mbi nj\u00eb muaj e popullit shqiptar ka zhvendosur debatin nga retorika politike te respektimi konkret i standardeve evropiane. \u00c7far\u00eb po ndodh prek m\u00ebnyr\u00ebn se si zbatohen detyrimet q\u00eb burojn\u00eb nga procesi i an\u00ebtar\u00ebsimit, dialogun me shoq\u00ebrin\u00eb civile, shtetin e s\u00eb drejt\u00ebs dhe garantimin e lirive themelore. Mbi zhvillimet n\u00eb Shqip\u00ebri, gazetarja Alba Kepi i k\u00ebrkoi nj\u00eb koment zyrtar Komisionit Evropian.<\/p>\n<p>Komisioni Evropian shmang \u00e7do gjykim politik mbi \u00e7\u00ebshtjen konkrete, por kujton se asnj\u00eb projekt dhe asnj\u00eb vendim i autoriteteve shqiptare nuk mbetet jasht\u00eb monitorimit t\u00eb procesit t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimit. N\u00eb p\u00ebrgjigjen e tij, Brukseli thekson se \u00e7do projekt duhet t\u00eb jet\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje me kriteret e Kapitullit 27, se p\u00ebrmbushja e tyre do t\u00eb verifikohet p\u00ebrpara mbylljes s\u00eb kapitullit, se Komisioni \u00ebsht\u00eb n\u00eb kontakt t\u00eb vazhduesh\u00ebm jo vet\u00ebm me qeverin\u00eb, por edhe me shoq\u00ebrin\u00eb civile, dhe se garancit\u00eb e dh\u00ebna nga autoritetet shqiptare nuk z\u00ebvend\u00ebsojn\u00eb verifikimin e institucioneve evropiane.<\/p>\n<p>Po aq dometh\u00ebn\u00ebs \u00ebsht\u00eb edhe mesazhi p\u00ebr dimensionin demokratik t\u00eb procesit t\u00eb integrimit. Duke vler\u00ebsuar garantimin e protest\u00ebs paq\u00ebsore dhe duke rikujtuar se liria e tubimit dhe liria e shprehjes jan\u00eb vlera themelore evropiane, Komisioni Evropian l\u00eb t\u00eb kuptohet se procesi i an\u00ebtar\u00ebsimit nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb negociat\u00eb teknike mes Tiran\u00ebs dhe Brukselit, por nj\u00eb vler\u00ebsim i vazhduesh\u00ebm i m\u00ebnyr\u00ebs se si ushtrohet pushteti, si zbatohen ligjet dhe si respektohen t\u00eb drejtat e qytetar\u00ebve.<\/p>\n<p>P\u00ebr Bashkimin Evropian, progresi nuk matet vet\u00ebm me hapjen e grupkapitujve apo me ritmin e negociatave, por mbi t\u00eb gjitha me m\u00ebnyr\u00ebn se si funksionon shteti i s\u00eb drejt\u00ebs, si respektohen procedurat ligjore, si p\u00ebrfshihet shoq\u00ebria civile n\u00eb vendimmarrje dhe si garantohen t\u00eb drejtat themelore t\u00eb qytetar\u00ebve.<\/p>\n<p>Komisioni Evropian, n\u00eb nj\u00eb p\u00ebrgjigje zyrtare &#8220;on the record&#8221;, q\u00eb i atribuohet z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsit t\u00eb Komisionit Evropian, u shpreh si m\u00eb posht\u00eb:<\/p>\n<p><strong>Pyetje (Alba Kepi): A ka ky rast ndonj\u00eb ndikim n\u00eb negociatat e an\u00ebtar\u00ebsimit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb Bashkimin Evropian, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb kapitujt q\u00eb lidhen me mjedisin dhe zhvillimin e q\u00ebndruesh\u00ebm?<\/strong><\/p>\n<p><strong>P\u00ebrgjigje (Z\u00ebdh\u00ebn\u00ebs i Komisionit Evropian):<\/strong>\u00a0Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga vendet m\u00eb t\u00eb avancuara n\u00eb procesin e zgjerimit dhe ka b\u00ebr\u00eb progres n\u00eb mbrojtjen e mjedisit. Ky progres \u00ebsht\u00eb i vlefsh\u00ebm dhe duhet t\u00eb njihet e t\u00eb mbrohet. N\u00eb nj\u00eb situat\u00eb si kjo, \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb mb\u00ebshtetemi te faktet.<\/p>\n<p>Sa i p\u00ebrket projektit n\u00eb fjal\u00eb, si\u00e7 ndodh me t\u00eb gjitha projektet n\u00eb zhvillim n\u00eb Shqip\u00ebri, ai duhet t\u00eb jet\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje me kriteret e p\u00ebrcaktuara n\u00eb Kapitullin 27 p\u00ebr mjedisin, n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb procesit t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimit. Ky kapitull \u00ebsht\u00eb aktualisht i hapur. P\u00ebrpara se ai t\u00eb mund t\u00eb mbyllet, situata duhet t\u00eb jet\u00eb plot\u00ebsisht e qart\u00ebsuar. Roli yn\u00eb do t\u00eb jet\u00eb t\u00eb verifikojm\u00eb n\u00ebse kriteret p\u00ebrkat\u00ebse jan\u00eb p\u00ebrmbushur.<\/p>\n<p><strong>Pyetje (Alba Kepi): Si e monitoron Bashkimi Evropian zbatimin e projekteve t\u00eb m\u00ebdha zhvillimore q\u00eb prekin zona t\u00eb mbrojtura natyrore n\u00eb vende kandidate si Shqip\u00ebria?<\/strong><\/p>\n<p><strong>P\u00ebrgjigje (Z\u00ebdh\u00ebn\u00ebs i Komisionit Evropian):\u00a0<\/strong>Komisioni Evropian \u00ebsht\u00eb n\u00eb kontakt t\u00eb vazhduesh\u00ebm me autoritetet shqiptare dhe me shoq\u00ebrin\u00eb civile.<\/p>\n<p>Ne i inkurajojm\u00eb autoritetet shqiptare t\u00eb vazhdojn\u00eb t\u00eb nd\u00ebrmarrin hapat q\u00eb mb\u00ebshtesin p\u00ebrmbushjen e kritereve p\u00ebr mbylljen e Kapitullit 27 dhe e ndihmojn\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb t\u00eb ec\u00eb p\u00ebrpara n\u00eb rrug\u00ebn e saj evropiane.<\/p>\n<p>Ne kemi marr\u00eb garanci nga qeveria shqiptare se do t\u00eb kryhet nj\u00eb vler\u00ebsim i plot\u00eb i ndikimit n\u00eb mjedis dhe se do t\u00eb respektohen standardet evropiane p\u00ebr mbrojtjen e mjedisit.<\/p>\n<p><strong>Pyetje (Alba Kepi): A ka mekanizma o instrumente q\u00eb Bashkimi Evropian mund t\u00eb p\u00ebrdor\u00eb n\u00eb rastet kur konstatohet se standardet ose detyrimet mjedisore jan\u00eb shkelur?<\/strong><\/p>\n<p><strong>P\u00ebrgjigje (Z\u00ebdh\u00ebn\u00ebs i Komisionit Evropian):\u00a0<\/strong>Sa i p\u00ebrket projektit n\u00eb fjal\u00eb, ashtu si edhe p\u00ebr \u00e7do projekt tjet\u00ebr n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb procesit t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimit, ai duhet t\u00eb jet\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje me kriteret e p\u00ebrcaktuara n\u00eb Kapitullin 27 p\u00ebr mjedisin. Ky kapitull \u00ebsht\u00eb aktualisht i hapur. P\u00ebrpara se ai t\u00eb mund t\u00eb mbyllet, situata duhet t\u00eb jet\u00eb plot\u00ebsisht e qart\u00ebsuar. Roli yn\u00eb do t\u00eb jet\u00eb t\u00eb verifikojm\u00eb n\u00ebse kriteret p\u00ebrkat\u00ebse jan\u00eb p\u00ebrmbushur. Ne vler\u00ebsojm\u00eb autoritetet shqiptare dhe Policin\u00eb e Shtetit p\u00ebr garantimin e s\u00eb drejt\u00ebs p\u00ebr protest\u00eb paq\u00ebsore n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb sigurt dhe t\u00eb rregullt. Tubimi paq\u00ebsor dhe liria e shprehjes jan\u00eb t\u00eb drejta themelore demokratike dhe vlera baz\u00eb t\u00eb Bashkimit Evropian.<\/p>\n<\/div>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Alba KEPI Nd\u00ebrsa qeveria shqiptare vijon ta paraqes\u00eb procesin e negociatave me Bashkimin Evropian si historin\u00eb e suksesit t\u00eb mandatit t\u00eb saj, protesta mbi nj\u00eb muaj e popullit shqiptar ka zhvendosur debatin nga retorika politike te respektimi konkret i standardeve evropiane. \u00c7far\u00eb po ndodh prek m\u00ebnyr\u00ebn se si zbatohen detyrimet q\u00eb burojn\u00eb nga procesi &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":135615,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-147747","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/147747","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=147747"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/147747\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":147748,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/147747\/revisions\/147748"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/135615"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=147747"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=147747"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=147747"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}