{"id":147813,"date":"2026-07-07T16:56:08","date_gmt":"2026-07-07T16:56:08","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=147813"},"modified":"2026-07-07T16:56:08","modified_gmt":"2026-07-07T16:56:08","slug":"birn-qeveria-jep-4-milione-euro-nga-fondi-i-emergjences-per-koncertin-e-kanye-west","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/07\/07\/birn-qeveria-jep-4-milione-euro-nga-fondi-i-emergjences-per-koncertin-e-kanye-west\/","title":{"rendered":"BIRN: Qeveria jep 4 milion\u00eb euro nga fondi i emergjenc\u00ebs p\u00ebr koncertin e Kanye West"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb nj\u00eb video t\u00eb xhiruar mes skelave dhe pluhurit t\u00eb kantierit n\u00eb aren\u00ebn e p\u00ebrkohshme \u201cEagle Stadium\u201d n\u00eb Kashar, kryeministri Edi Rama dhe ministri i Ekonomis\u00eb, Kultur\u00ebs dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, u shfaq\u00ebn t\u00eb entuziazmuar teksa inspektonin punimet e ngritjes s\u00eb stadiumit p\u00ebr koncertin e reperit kontrovers amerikan, Kanye West.<\/p>\n<p>Nga ai terren, kreu i qeveris\u00eb, edhe pse k\u00ebmb\u00ebnguli se b\u00ebhej fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb event t\u00eb \u201corganizuar t\u00ebr\u00ebsisht nga grupi privat\u201d, deklaroi se \u201cshteti shqiptar \u00ebsht\u00eb detyruar t\u00eb nd\u00ebrhyj\u00eb\u201d duke paguar 4 milion\u00eb euro.<\/p>\n<p>Rama e justifikoi financimin prej 400 milion\u00eb lek\u00ebsh [4.2 milion\u00eb euro] duke pretenduar se \u201cn\u00ebse (koncerti) mbetej i parealizuar do ishte nj\u00eb mund\u00ebsi m\u00eb pak p\u00ebr ekonomin\u00eb e qytetit\u201d.<\/p>\n<p>Parat\u00eb nd\u00ebrkoh\u00eb u kaluan p\u00ebrmes nj\u00eb Akti Normativ t\u00eb miratuar n\u00eb dat\u00ebn 6 korrik dhe t\u00eb publikuar n\u00eb Fletoren Zyrtare me dat\u00eb 7 korrik, i cili citon si baz\u00eb ligjore Nenin 101 t\u00eb Kushtetut\u00ebs p\u00ebr nevoja urgjente. Nj\u00eb nen q\u00eb, referuar vendimeve t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese, mund t\u00eb p\u00ebrdoret vet\u00ebm n\u00eb raste emergjencash t\u00eb argumentuara dhe provuara mir\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas relacionit shpjegues q\u00eb shoq\u00ebron Aktin Normativ, qeveria e justifikon nevoj\u00ebn e angazhimit t\u00eb fondeve publike me argumentin se gjendet p\u00ebrball\u00eb nj\u00eb eventi artistik me \u201cp\u00ebrmasa t\u00eb tilla q\u00eb ndikon n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb theksuar n\u00eb imazhin e vendit\u201d.<\/p>\n<p>Qeveria rreket gjithashtu q\u00eb ta justifikoj\u00eb kriterin e urgjenc\u00ebs p\u00ebr Aktin Normativ me faktin se koha normale e procesit ligjv\u00ebn\u00ebs nuk do t\u00eb zgjidhte dot \u201cproblemin e menj\u00ebhersh\u00ebm t\u00eb rrezikut q\u00eb koncerti i Kanye West t\u00eb mos zhvillohet\u201d.<\/p>\n<p>Koncerti i West nga ana tjet\u00ebr ishte lajm\u00ebruar nga vet\u00eb Rama muaj m\u00eb par\u00eb, n\u00eb fund t\u00eb prillit, dhe deri s\u00eb fundmi, qeveria shqiptare, p\u00ebrfshir\u00eb Ministrin\u00eb e Turizmit, Kultur\u00ebs dhe Sportit mohuan kategorikisht p\u00ebrdorimin e parave publike.<\/p>\n<p>\u201c\u00cbsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb theksohet se p\u00ebr k\u00ebt\u00eb projekt nuk ka fonde buxhetore t\u00eb angazhuara shtes\u00eb,\u201d thuhej n\u00eb p\u00ebrgjigjen zyrtare q\u00eb MTKRS i d\u00ebrgoi BIRN m\u00eb 23 qershor.<\/p>\n<p>Zef Pre\u00e7i, drejtor i Qendr\u00ebs Shqiptare p\u00ebr K\u00ebrkime Ekonomike e kritikoi ashp\u00ebr aktin si shkelje t\u00eb ligjit, duke e cil\u00ebsuar at\u00eb nul dhe pa vler\u00eb. \u201cNj\u00eb Kuvend legjitim nuk do ta miratonte kurr\u00eb k\u00ebt\u00eb Akt Normativ,\u201d tha Pre\u00e7i p\u00ebr BIRN.<\/p>\n<p>Edhe Rigels Xhemollari nga Q\u00ebndresa Qytetare i tha BIRN se akti n\u00eb fjal\u00eb ishte n\u00eb shkelje t\u00eb Kushtetut\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cSigurisht q\u00eb po keqp\u00ebrdoret Kushtetuta\u201d, tha Xhemollari, duke v\u00ebn\u00eb n\u00eb dukje se shuma e shpenzuar pa transparenc\u00ebn qoft\u00eb minimale, tregonte se qeveria nuk kishte reflektuar ndaj protestave q\u00eb zhvillohen prej mbi 37 dit\u00ebsh n\u00eb kryeqytet.<\/p>\n<p>I pyetur nga BIRN p\u00ebrmes nj\u00eb mesazhi n\u00eb aplikacionin WhatsApp, ministri Gonxhja refuzoi t\u00eb p\u00ebrgjigjej.<\/p>\n<p>\u201c\u00c7far\u00eb jam un\u00eb, sekretari juaj?!\u201d, tha Gonxhja, duke i k\u00ebrkuar medias t\u00eb \u201czbatonte ligjin\u201d, edhe pse nuk ka ndonj\u00eb ligj q\u00eb rregullon k\u00ebrkesat p\u00ebr koment.<\/p>\n<p><strong>Keqp\u00ebrdorimi i konceptit t\u00eb emergjenc\u00ebs<\/strong><\/p>\n<p>Zgjedhja e qeveris\u00eb shqiptare p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebshtetur financiarisht koncertin e reperit vjen n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur artisti \u00ebsht\u00eb nj\u00eb figur\u00eb tejet kontraverse n\u00eb aren\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Gjat\u00eb viteve t\u00eb fundit, ai \u00ebsht\u00eb p\u00ebrballur me kritika t\u00eb ashpra dhe nj\u00eb bojkot t\u00eb gjer\u00eb pas nj\u00eb s\u00ebr\u00eb deklaratash publike me p\u00ebrmbajtje antisemite, ndarjes s\u00eb teorive konspirative dhe gjuh\u00ebs s\u00eb urrejtjes.<\/p>\n<p>S\u00eb fundmi atij iu ndalua t\u00eb hyj\u00eb n\u00eb Mbret\u00ebrin\u00eb e Bashkuar p\u00ebr shkak t\u00eb komenteve antisemitike dhe nj\u00eb k\u00ebnge q\u00eb publikoi me titull \u201cHeil Hitler\u201d; paraqitja e tij e planifikuar n\u00eb nj\u00eb festival n\u00eb Lond\u00ebr u anulua dhe po ashtu u anuluan koncerte t\u00eb ngjashme p\u00ebrfshi nj\u00eb t\u00eb till\u00eb t\u00eb planifikuar n\u00eb Itali.<\/p>\n<p>Deri s\u00ebfundmi, Rama dhe vart\u00ebsit e tij u jan\u00eb p\u00ebrgjigjur kritikave p\u00ebr mb\u00ebshtetjen e West dhe q\u00ebndrimeve t\u00eb tij duke k\u00ebmb\u00ebngulur se eventi ishte privat. Por vendimi i qeveris\u00eb dhe p\u00ebrdorimi i fondit t\u00eb emergjenc\u00ebs ngre pik\u00ebpyetje p\u00ebr mb\u00ebshtetjen.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, edhe akti normativ q\u00eb financon koncertin ngre pik\u00ebpyetje serioze mbi m\u00ebnyr\u00ebn se si qeveria i interpreton \u201cemergjencat\u201d. Zef Pre\u00e7i thekson se asnj\u00eb jurist apo ekonomist nuk mund ta justifikoj\u00eb brenda korniz\u00ebs ligjore financimin e nj\u00eb aktiviteti komercial.<\/p>\n<p>Ai sakt\u00ebson se fondi rezerv\u00eb \u00ebsht\u00eb dizajnuar ekskluzivisht p\u00ebr situata t\u00eb jasht\u00ebzakonshme: katastrofa natyrore, rreziqe t\u00eb siguris\u00eb komb\u00ebtare, apo emergjenca t\u00eb papritura t\u00eb sh\u00ebndetit publik.<\/p>\n<p>\u201cFondi nuk p\u00ebrdoret p\u00ebr shpenzime rutin\u00eb ose politika afatgjata zhvillimi,\u201d argumenton Pre\u00e7i, duke v\u00ebn\u00eb n\u00eb dukje se rasti i koncertit bie ndesh me \u00e7do kufizim q\u00eb legjislacioni shqiptar i vendos p\u00ebrdorimit t\u00eb k\u00ebtyre parave.<\/p>\n<p>Nga ana e tij, Xhemollari ngre shqet\u00ebsimin se parat\u00eb po shp\u00ebrdoroheshin. Duke u ndalur tek fatura prej 4.2 milion\u00eb eurosh, aktivisti Rigels Xhemollari v\u00ebren se kjo shum\u00eb mund t\u00eb ishte p\u00ebrkthyer n\u00eb investime jetike publike, si nj\u00eb shkoll\u00eb e re, nj\u00eb spital, ose blerja e 30 autobus\u00ebve elektrik\u00eb p\u00ebr Tiran\u00ebn \u2013 qytetin me transportin publik nd\u00ebr m\u00eb t\u00eb vjet\u00ebruarit n\u00eb Europ\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr Xhemollarin, justifikimi i kryeministrit ngre dyshime se e vetmja \u201cemergjenc\u00eb\u201d reale pas k\u00ebtij akti ishte d\u00ebshtimi n\u00eb shitjen e biletave dhe fushata e dob\u00ebt e marketingut. Sipas tij, n\u00eb munges\u00eb t\u00eb nj\u00eb preventivi transparent nga institucionet, kjo grop\u00eb financiare e organizator\u00ebve po kompensohet me taksat e qytetar\u00ebve, duke e vendosur kryeministrin thjesht n\u00eb \u201crolin e kontraktorit t\u00eb Kanye West\u201d.\/ Reporter.al\/<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb nj\u00eb video t\u00eb xhiruar mes skelave dhe pluhurit t\u00eb kantierit n\u00eb aren\u00ebn e p\u00ebrkohshme \u201cEagle Stadium\u201d n\u00eb Kashar, kryeministri Edi Rama dhe ministri i Ekonomis\u00eb, Kultur\u00ebs dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, u shfaq\u00ebn t\u00eb entuziazmuar teksa inspektonin punimet e ngritjes s\u00eb stadiumit p\u00ebr koncertin e reperit kontrovers amerikan, Kanye West. Nga ai terren, kreu i &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":147814,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-147813","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/147813","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=147813"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/147813\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":147815,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/147813\/revisions\/147815"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/147814"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=147813"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=147813"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=147813"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}