{"id":147816,"date":"2026-07-07T17:12:59","date_gmt":"2026-07-07T17:12:59","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=147816"},"modified":"2026-07-07T17:49:10","modified_gmt":"2026-07-07T17:49:10","slug":"i-prangosen-duart-por-jo-ndergjegjen-motra-e-nuredin-skraparit-krimet-e-diktatures-nuk-duhen-harruar","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/07\/07\/i-prangosen-duart-por-jo-ndergjegjen-motra-e-nuredin-skraparit-krimet-e-diktatures-nuk-duhen-harruar\/","title":{"rendered":"\u201cI prangos\u00ebn duart, por jo nd\u00ebrgjegjen\u201d, motra e Nuredin Skraparit: Krimet e diktatur\u00ebs nuk duhen harruar"},"content":{"rendered":"<p>Persekutimi i intelektual\u00ebve shqiptar\u00eb gjat\u00eb regjimit komunist dhe fati i specialist\u00ebve t\u00eb naft\u00ebs u rikthye n\u00eb v\u00ebmendje n\u00eb nj\u00eb aktivitet t\u00eb organizuar sot nga Partia Demokratike, ku ishte i pranish\u00ebm edhe Kreu i PD, Sali Berisha.<\/p>\n<p>P\u00ebrmes d\u00ebshmis\u00eb s\u00eb motr\u00ebs s\u00eb inxhinierit t\u00eb njohur Nuredin Skrapari, u soll n\u00eb kujtes\u00eb kalvari i vuajtjeve t\u00eb nj\u00eb prej figurave t\u00eb specialist\u00ebve s\u00eb naft\u00ebs, por edhe goditja q\u00eb regjimi komunist i dha nj\u00eb brezi t\u00eb t\u00ebr\u00eb profesionist\u00ebsh.<\/p>\n<p>Motra e Nuredin Skraparit rr\u00ebfeu tre arrestimet, d\u00ebnimet e nj\u00ebpasnj\u00ebshme n\u00eb burgjet m\u00eb fam\u00ebkeqe t\u00eb diktatur\u00ebs dhe p\u00ebrndjekjen ndaj atyre q\u00eb, sipas saj, u d\u00ebnuan jo p\u00ebr munges\u00eb profesionalizmi, por p\u00ebr shkak t\u00eb mendimit t\u00eb lir\u00eb dhe refuzimit p\u00ebr t\u2019iu n\u00ebnshtruar diktatur\u00ebs.<\/p>\n<p>Nuredin Skrapari, nj\u00eb prej inxhinier\u00ebve m\u00eb t\u00eb njohur t\u00eb naft\u00ebs shqiptare, bashk\u00ebautor i hartave gjeologjike p\u00ebr zonat Finiq, Delvin\u00eb dhe \u00c7arkan, p\u00ebrfundoi n\u00eb Spa\u00e7, Qaf\u00eb-Bari dhe Burrel, ku vuajti vite t\u00eb t\u00ebra burgimi. Sipas d\u00ebshmis\u00eb s\u00eb motr\u00ebs s\u00eb tij, ai u d\u00ebnua n\u00eb vitin 1974 me 10 vite burg p\u00ebr agjitacion e propagand\u00eb, n\u00eb vitin 1976 me 20 vite si pjes\u00eb e t\u00eb ashtuquajturit &#8220;grup i sabotator\u00ebve t\u00eb naft\u00ebs&#8221;, nd\u00ebrsa n\u00eb vitin 1979 mori nj\u00eb tjet\u00ebr d\u00ebnim me 18 vite burg.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb revolt\u00ebs s\u00eb Qaf\u00eb-Barit ai u dhunua barbarisht nga regjimi, duke p\u00ebsuar thyerje t\u00eb dh\u00ebmb\u00ebve dhe brinj\u00ebve, por arriti t\u00eb mbijetoj\u00eb deri n\u00eb daljen nga burgu n\u00eb vitin 1990. Historia e tij u soll si d\u00ebshmi e nj\u00eb prej kapitujve m\u00eb t\u00eb err\u00ebt t\u00eb diktatur\u00ebs, ku sipas familjar\u00ebve u godit\u00ebn njer\u00ebz t\u00eb shkenc\u00ebs, dijes dhe profesionit vet\u00ebm p\u00ebr shkak t\u00eb bindjeve t\u00eb tyre.<\/p>\n<p><strong>Fjala e plot\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>T\u00eb nderuar miq, koleg\u00eb dhe bashk\u00ebvuajt\u00ebs t\u00eb tim v\u00ebllai.<br \/>\nI nderuar kryetar i Partis\u00eb Demokratike, Profesor Doktor Sali Berisha.<\/p>\n<p>Ju fal\u00ebnderoj p\u00ebr gjith\u00eb mb\u00ebshtetjen dhe vler\u00ebsimin q\u00eb i keni dh\u00ebn\u00eb shtres\u00ebs son\u00eb dhe, n\u00eb ve\u00e7anti, p\u00ebr respektin e ve\u00e7ant\u00eb ndaj shtres\u00ebs s\u00eb intelektual\u00ebve t\u00eb masakruar nga diktatura hoxhiste.<\/p>\n<p>Sot q\u00ebndroj para jush jo vet\u00ebm si motra e Nuredin Skraparit, por si z\u00ebri i nj\u00eb familjeje q\u00eb pati fatin t\u00eb rritej pran\u00eb nj\u00eb njeriu t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm dhe, nj\u00ebkoh\u00ebsisht, p\u00ebrjetoi dhimbjen ta shihte at\u00eb t\u00eb paguante \u00e7mimin m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb vet\u00ebm sepse nuk pranoi t\u00eb mohonte t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn.<\/p>\n<p>P\u00ebr ne ai ishte v\u00ebllai, biri, familjari. P\u00ebr ku\u00e7ovar\u00ebt ai ishte djali model, nx\u00ebn\u00ebsi shembullor, kapiteni i ekipit t\u00eb volejbollit, fizarmoni\u00e7isti, aktori dhe m\u00eb von\u00eb inxhinieri karizmatik, shum\u00eb njer\u00ebzor dhe human me t\u00eb gjith\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb ai ishte nj\u00eb inxhinier i shk\u00eblqyer i naft\u00ebs. Nj\u00eb mendje e ndritur q\u00eb i kushtoi dijen dhe energjit\u00eb zhvillimit t\u00eb vendit. Punoi me pasion p\u00ebr t\u00eb zbuluar pasurit\u00eb e n\u00ebntok\u00ebs shqiptare, duke l\u00ebn\u00eb gjurm\u00eb n\u00eb k\u00ebrkimet gjeologjike dhe n\u00eb zhvillimin e industris\u00eb s\u00eb naft\u00ebs.<\/p>\n<p>Ai besonte se shkenc\u00ebtari i sh\u00ebrben atdheut me pun\u00ebn e tij dhe se e v\u00ebrteta shkencore nuk mund t\u00eb p\u00ebrkulet p\u00ebrball\u00eb interesave t\u00eb pushtetit.<\/p>\n<p>Ai ishte p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr rilevimin, n\u00eb mosh\u00eb shum\u00eb t\u00eb re, t\u00eb zon\u00ebs Vurg-Delvin\u00eb dhe, nj\u00ebkoh\u00ebsisht, bashkautor i hartave gjeologjike t\u00eb naft\u00ebs p\u00ebr zonat Finiq, Delvin\u00eb dhe \u00c7arkan.<\/p>\n<p>Por diktatura nuk i fali njer\u00ebzit q\u00eb mendonin ndryshe. Ajo e rr\u00ebmbeu nga puna, nga familja, nga \u00ebndrrat dhe e hodhi n\u00eb burgjet m\u00eb t\u00eb tmerrshme t\u00eb diktatur\u00ebs.<\/p>\n<p>Spa\u00e7i, Qaf\u00eb-Bari dhe Burreli nuk ishin vet\u00ebm vende vuajtjeje; ato ishin vende ku regjimi p\u00ebrpiqej t\u00eb shkat\u00ebrronte shpirtin e njeriut.<\/p>\n<p>E torturuan dhe e d\u00ebnuan vazhdimisht, sepse ai pati guximin t\u00eb thoshte at\u00eb q\u00eb shum\u00eb e mendonin, por pak e shprehnin. Megjithat\u00eb, nuk ia dol\u00ebn. I prangos\u00ebn duart, por jo nd\u00ebrgjegjen.<\/p>\n<p>E mbyll\u00ebn tri her\u00eb n\u00eb qeli, e d\u00ebnuan tri her\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 1974 u d\u00ebnua p\u00ebr agjitacion e propagand\u00eb dhe p\u00ebr thyerjen e portretit t\u00eb diktatorit me 10 vite burg.<br \/>\nRiarrestohet n\u00eb vitin 1976 me grupin e sabotator\u00ebve t\u00eb naft\u00ebs dhe d\u00ebnohet m\u00eb 17 qershor t\u00eb vitit 1976 me 20 vite burg.<\/p>\n<p>Riarrestohet p\u00ebrs\u00ebri, duke qen\u00eb ende n\u00eb burg, n\u00eb vitin 1979, me akuz\u00ebn e pjes\u00ebmarrjes n\u00eb nj\u00eb organizat\u00eb kund\u00ebrrevolucionare, revizioniste sipas tyre, p\u00ebr p\u00ebrmbysjen e pushtetit popullor. Nuk e di se nga do t\u00eb p\u00ebrmbysej pushteti popullor nga burgu. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb akuz\u00eb u d\u00ebnua me 18 vite burg.<\/p>\n<p>Riarrestohet dhe rrihet barbarisht, duke i thyer dh\u00ebmb\u00ebt dhe brinj\u00ebt, gjat\u00eb revolt\u00ebs s\u00eb Qaf\u00eb-Barit. Zoti e shp\u00ebtoi q\u00eb doli gjall\u00eb n\u00eb vitin 1990.<\/p>\n<p>Por nuk mund\u00ebn ta detyronin q\u00eb t\u00eb hiqte dor\u00eb nga e v\u00ebrteta.<\/p>\n<p>Ai pati fatin e madh q\u00eb punoi, m\u00ebsoi, u hetua nga Sigurimi dhe u d\u00ebnua n\u00eb gjyq bashk\u00eb me koleg\u00ebt e naft\u00ebs, korifenjt\u00eb e naft\u00ebs: Lipe Nashi, Ko\u00e7o Plaku, Milto Gjikopulli, Beqir Alia, Prokop Murati, Dhimit\u00ebr Stefa, Jani Konomi.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, titulli &#8220;Pishtar i Demokracis\u00eb&#8221;, i dh\u00ebn\u00eb nga Presidenti, zoti Sali Berisha, m\u00eb 14 n\u00ebntor 1995, n\u00eb 30-vjetorin e krijimit t\u00eb Institutit t\u00eb Naft\u00ebs dhe Gazit, me motivacionin: &#8220;Dha nj\u00eb kontribut t\u00eb \u00e7muar, shum\u00eb t\u00eb \u00e7muar, si specialist me aft\u00ebsi t\u00eb ve\u00e7anta n\u00eb fush\u00ebn e gjeologjis\u00eb s\u00eb naft\u00ebs, i d\u00ebnuar nga diktatura&#8221;, nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb dekorat\u00eb. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb simbol i jet\u00ebs s\u00eb tij.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb drita q\u00eb ai mbajti ndezur n\u00eb vitet m\u00eb t\u00eb err\u00ebta t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, kur shum\u00eb njer\u00ebz humbisnin shpres\u00ebn.<\/p>\n<p>N\u00eb 40-vjetorin e gjyqit fam\u00ebkeq t\u00eb grupit t\u00eb sabotator\u00ebve t\u00eb naft\u00ebs, Nuredini, si i fundit i mohikan\u00ebve, botoi librin amanet &#8220;Tragjedia e inteligjenc\u00ebs s\u00eb naft\u00ebs&#8221;.<\/p>\n<p>Po citoj librin:<\/p>\n<p>&#8220;P\u00ebr t\u00eb hedhur drit\u00eb mbi ato ngjarje drit\u00eb-hije, rr\u00ebqeth\u00ebse dhe serioze q\u00eb soll\u00ebn kob p\u00ebr inteligjenc\u00ebn e naft\u00ebs, n\u00eb ve\u00e7anti p\u00ebr korifenjt\u00eb e gjeologjis\u00eb shqiptare, t\u00eb martirizuar me ardhjen n\u00eb pushtet t\u00eb regjimit komunist. Nisa t\u00eb shkruaj, t\u00eb shkarkoj nga kujtesa ime k\u00ebt\u00eb pesh\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb e t\u00eb dhimbshme nj\u00ebherazi, t\u00eb l\u00eb di\u00e7ka t\u00eb shkruar p\u00ebr tragjedin\u00eb e inteligjenc\u00ebs s\u00eb naft\u00ebs, si nj\u00eb akt drejt\u00ebsie.<\/p>\n<p>Ata njer\u00ebz t\u00eb m\u00ebdhenj m\u00eb p\u00ebrcoll\u00ebn vlerat m\u00eb t\u00eb mira t\u00eb tyre, por edhe kujtimet e hidhura, vuajtjet dhe nd\u00ebshkimet e pamerituara nga regjimi i dhunsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Nxitja m\u00eb e fort\u00eb q\u00eb m\u00eb uli t\u00eb shkruaj p\u00ebr ta qe dhimbja q\u00eb m\u00eb shkaktuan thyerjet dhe posht\u00ebrimet e personalitetit t\u00eb tyre nga hetuesit.<\/p>\n<p>Dhimbjen e kam p\u00ebrjetuar gjat\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebs q\u00eb shkruaja &#8220;Tragjedin\u00eb e Inteligjenc\u00ebs s\u00eb Naft\u00ebs&#8221;.<\/p>\n<p>Ne u martirizuam p\u00ebr lirin\u00eb e mendimit shkencor.<\/p>\n<p>Kjo sprov\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb homazh p\u00ebr gjeolog\u00ebt e shquar t\u00eb naft\u00ebs, t\u00eb cil\u00ebt n\u00eb historin\u00eb e k\u00ebtij vendi do t\u00eb shk\u00eblqejn\u00eb si nj\u00eb komet\u00eb plot drit\u00eb p\u00ebr kontributin e dh\u00ebn\u00eb.<\/p>\n<p>Ata na nderuan dhe lan\u00eb pas drit\u00eb e pasuri p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb dhe shqiptar\u00ebt.&#8221;<\/p>\n<p>Ky ishte citimi nga libri i tij.<\/p>\n<p>Sot dua t\u00eb p\u00ebrulem me nderim edhe para gjith\u00eb t\u00eb burgosurve politik\u00eb shqiptar\u00eb. Ata ishin bijt\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Ata sakrifikuan rinin\u00eb, familjet, profesionet dhe jet\u00ebn p\u00ebr t\u00eb mbajtur gjall\u00eb \u00ebndrr\u00ebn e liris\u00eb.<\/p>\n<p>Ne u detyrohemi atyre jo vet\u00ebm kujtes\u00ebn, por edhe detyrimin q\u00eb t\u00eb nd\u00ebrtojm\u00eb nj\u00eb Shqip\u00ebri ku t\u00eb drejtat dhe dinjiteti njer\u00ebzor t\u00eb jen\u00eb t\u00eb shenjta.<\/p>\n<p>T\u00eb sigurojm\u00eb, p\u00ebrmes d\u00ebshmive tona t\u00eb shkruara dhe kujtes\u00ebs son\u00eb historike, q\u00eb kjo trash\u00ebgimi t\u00eb p\u00ebrcillet te brezat m\u00eb t\u00eb rinj.<\/p>\n<p>Ata nuk jan\u00eb e shkuara jon\u00eb; ata jan\u00eb themeli i liris\u00eb q\u00eb ne g\u00ebzojm\u00eb sot.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u2019ju dh\u00ebn\u00eb atyre dhe t\u00eb v\u00ebrtetave historike vendin q\u00eb meritojn\u00eb, p\u00ebr kontributin e thell\u00eb n\u00eb themelimin e demokracis\u00eb shqiptare dhe t\u00eb liris\u00eb son\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb em\u00ebr t\u00eb familjes sime, i shpreh mir\u00ebnjohje t\u00eb thell\u00eb Partis\u00eb Demokratike p\u00ebr p\u00ebrpjekjen e saj q\u00eb brezat e ardhsh\u00ebm t\u00eb jetonin n\u00eb nj\u00eb vend ku fjala e lir\u00eb t\u00eb mos ishte m\u00eb krim.<\/p>\n<p>Por nj\u00eb nderim t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb dua t\u2019ua shpreh korifenjve t\u00eb inteligjenc\u00ebs s\u00eb naft\u00ebs. Atyre q\u00eb i dhuruan atdheut lumenj nafte dhe q\u00eb diktatura i d\u00ebnoi me pellgje gjaku dhe d\u00ebnime pa fund.<\/p>\n<p>Pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb tyre un\u00eb i kam njohur n\u00eb Ku\u00e7ov\u00eb, sepse jetonin n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn lagje ku jetoja edhe un\u00eb.<\/p>\n<p>Grupi i par\u00eb i intelektual\u00ebve, pionier\u00ebt e nxjerrjes s\u00eb naft\u00ebs pas luft\u00ebs: Stanislav Zuber, Riza Alizoti&#8230; T\u00eb varur dhe t\u00eb pushkatuar, pa pasur sot asnj\u00eb varr ku t\u2019u vendoset nj\u00eb lule.<\/p>\n<p>Inxhinier\u00ebt: Kostaq Stefa, &#8230; Jani, &#8230;<\/p>\n<p>Grupi i dyt\u00eb i korifenjve t\u00eb naft\u00ebs: Ko\u00e7o Plaku, Milto Gjikopulli, t\u00eb dy t\u00eb pushkatuar, t\u00eb cil\u00ebve edhe sot nuk u jan\u00eb gjetur varret.<\/p>\n<p>Lipe Nashi, Beqir Alia, Prokop Murati, Dhimit\u00ebr Stefa, Jani Konomi, Nuredin Skrapari.<\/p>\n<p>Vazhdojn\u00eb m\u00eb tej inxhinier\u00eb t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb talentuar: Kadri Rama, Thanas Nasto, Petraq Xha\u00e7ka, Enriko Veizi, Mynyr Rapi, Toni Kristo, Luan K\u00ebllici.<\/p>\n<p>Historia e tyre \u00ebsht\u00eb historia e dashuris\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe p\u00ebr atdheun.<\/p>\n<p>Fatkeq\u00ebsisht, Shqip\u00ebria ende nuk e ka mbyllur plot\u00ebsisht kapitullin e s\u00eb shkuar\u00ebs. Ende kemi nevoj\u00eb p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb drejt\u00ebsi historike, p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb kujtes\u00eb dhe p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb respekt ndaj atyre q\u00eb u flijuan.<\/p>\n<p>Nj\u00eb komb q\u00eb nuk nderon martir\u00ebt dhe heronjt\u00eb e liris\u00eb rrezikon t\u00eb humbas\u00eb busull\u00ebn e s\u00eb ardhmes.<\/p>\n<p>Sot nuk k\u00ebrkojm\u00eb hakmarrje. K\u00ebrkojm\u00eb kujtes\u00eb. Nuk k\u00ebrkojm\u00eb urrejtje. K\u00ebrkojm\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn.<\/p>\n<p>Sepse vet\u00ebm mbi t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn nd\u00ebrtohet demokracia.<\/p>\n<p>Dhe brezat q\u00eb do t\u00eb vijn\u00eb do ta m\u00ebsojn\u00eb t\u00eb gjith\u00eb historin\u00eb, sepse ajo \u00ebsht\u00eb d\u00ebshmi se liria nuk na \u00ebsht\u00eb falur; ajo \u00ebsht\u00eb shp\u00ebtuar nga njer\u00ebz si im v\u00eblla dhe t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb guxuan t\u00eb mos p\u00ebrkuleshin.<\/p>\n<p>Lavdi t\u00eb gjith\u00eb inxhinier\u00ebve t\u00eb naft\u00ebs q\u00eb i sh\u00ebrbyen me ndershm\u00ebri k\u00ebtij vendi.<\/p>\n<p>Lavdi t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb burgosurve politik\u00eb q\u00eb, me vuajtjet dhe sakrificat e tyre, na lan\u00eb trash\u00ebgimin\u00eb m\u00eb t\u00eb \u00e7muar: lirin\u00eb dhe dinjitetin njer\u00ebzor.<\/p>\n<p>Korifenjt\u00eb nuk harrohen.<\/p>\n<p>Ata vlejn\u00eb m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb Nobel.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Persekutimi i intelektual\u00ebve shqiptar\u00eb gjat\u00eb regjimit komunist dhe fati i specialist\u00ebve t\u00eb naft\u00ebs u rikthye n\u00eb v\u00ebmendje n\u00eb nj\u00eb aktivitet t\u00eb organizuar sot nga Partia Demokratike, ku ishte i pranish\u00ebm edhe Kreu i PD, Sali Berisha. P\u00ebrmes d\u00ebshmis\u00eb s\u00eb motr\u00ebs s\u00eb inxhinierit t\u00eb njohur Nuredin Skrapari, u soll n\u00eb kujtes\u00eb kalvari i vuajtjeve t\u00eb nj\u00eb &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":147825,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-147816","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/147816","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=147816"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/147816\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":147818,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/147816\/revisions\/147818"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/147825"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=147816"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=147816"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=147816"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}