{"id":147870,"date":"2026-07-08T08:25:10","date_gmt":"2026-07-08T08:25:10","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=147870"},"modified":"2026-07-08T08:32:31","modified_gmt":"2026-07-08T08:32:31","slug":"4-miliarde-leke-per-nje-koncert-privat-alimehmeti-vendi-perballet-me-zjarre-emergjencat-mbeten-pa-fonde","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/07\/08\/4-miliarde-leke-per-nje-koncert-privat-alimehmeti-vendi-perballet-me-zjarre-emergjencat-mbeten-pa-fonde\/","title":{"rendered":"4 miliard\u00eb lek\u00eb p\u00ebr nj\u00eb koncert privat\/ Alimehmeti: Emergjencat mbeten pa fonde, kush do t&#8217;i shuaj zjarret?"},"content":{"rendered":"<p>An\u00ebtari i Kryesis\u00eb s\u00eb PD, Ilir Alimehmeti, akuzoi qeverin\u00eb e Edi Ram\u00ebs se po p\u00ebrdor fondet publike p\u00ebr t\u00eb financuar nj\u00eb koncert privat, duke e cil\u00ebsuar vendimin si abuzim me parat\u00eb e taksapaguesve.<\/p>\n<p>Sipas Alimehmetit, nj\u00eb aktivitet privat duhet t\u00eb mbaj\u00eb vet\u00eb riskun financiar dhe jo t\u00eb mb\u00ebshtetet nga shteti. Ai kritikoi vendimin p\u00ebr t\u00eb alokuar 4 miliard\u00eb lek\u00eb nga fondi i emergjencave, nd\u00ebrsa vendi p\u00ebrballet me zjarre, familje t\u00eb pastreha nga t\u00ebrmeti dhe probleme t\u00eb tjera t\u00eb pazgjidhura.<\/p>\n<p>Alimehmeti u shpreh se Edi Rama nuk qeveris me logjik\u00ebn e interesit publik, por me synimin p\u00ebr t\u00eb prodhuar nj\u00eb dit\u00eb publicitet nd\u00ebrkomb\u00ebtar, nd\u00ebrsa fatur\u00ebn ua l\u00eb shqiptar\u00ebve. Sipas tij, fondet publike duhet t\u00eb shkojn\u00eb p\u00ebr emergjencat dhe nevojat e qytetar\u00ebve, jo p\u00ebr t\u00eb mbuluar riskun e nj\u00eb biznesi privat.<\/p>\n<p><strong>Alimehmeti:<\/strong> Po, t\u00eb jemi t\u00eb sinqert\u00eb. N\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb, n\u00eb qoft\u00eb se \u00ebsht\u00eb nj\u00eb koncert, shum\u00eb mir\u00eb, koncertet le t\u00eb b\u00ebhen, nuk ka asnj\u00eb gj\u00eb t\u00eb keqe. P\u00ebr sa koh\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb aktivitet privat, p\u00ebr sa koh\u00eb disa njer\u00ebz marrin p\u00ebrsip\u00ebr t\u00eb organizojn\u00eb.. Po, biznesi risk ka. Pra do t\u00eb b\u00ebsh biznes, \u00ebsht\u00eb aktivitet privat nd\u00ebrkomb\u00ebtar, do t\u00eb marr\u00ebsh k\u00ebt\u00eb risk t\u00eb vish t\u00eb b\u00ebsh nj\u00eb koncert, mund t\u00eb dal\u00ebsh edhe mund t\u00eb d\u00ebshtosh. Biznesi k\u00ebto i ka. Pra, i b\u00ebre llogarit\u00eb mir\u00eb, del mir\u00eb, s&#8217;i b\u00ebre llogarit\u00eb mir\u00eb&#8230;<\/p>\n<p>Kaq, shum\u00eb e thjesht\u00eb. Un\u00eb tashti nuk e di a jan\u00eb fansat e Kanye West-it kaq shum\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri saq\u00eb t\u00eb konsiderohet nj\u00eb num\u00ebr biletash 40 mij\u00eb, shitje q\u00eb baraz q\u00eb ia vlen&#8230;<\/p>\n<p>40 mij\u00eb ishte e kalkuluar q\u00eb del fit dhe koncerti mund t\u00eb b\u00ebhet. Pra \u00ebsht\u00eb i realizuesh\u00ebm nga pik\u00ebpamja financiare. Pastaj se sa shesin ekstra pastaj hyjn\u00eb tek fitimet e tyre. K\u00ebto jan\u00eb kalkulimet e tyre. Nuk duhet t\u00eb merremi neve. Neve n\u00eb qoft\u00eb se na p\u00eblqen, blejm\u00eb bilet\u00ebn dhe shkojm\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb qoft\u00eb se nuk na p\u00eblqen, nuk shkojm\u00eb dhe kaq. Nga ky aspekt ky ishte drejtimi i duhur q\u00eb si duhet t\u00eb konsiderohet nj\u00eb aktivitet, nj\u00eb koncert \u00e7far\u00ebdo lloj tipi. Pastaj kujt i p\u00eblqen ka fansa, mbledh nga e gjith\u00eb bota i sjell k\u00ebtu, pun\u00ebt e atij.<\/p>\n<p>Pra, q\u00ebndrimi i qeveris\u00eb deri n\u00eb fillim t\u00eb qershorit ishte ai q\u00eb neve nuk hedhim para publike, nuk kemi shpenzuar asgj\u00eb k\u00ebtu, jan\u00eb k\u00ebta q\u00eb po e b\u00ebjn\u00eb, ne i kemi dh\u00ebn\u00eb vet\u00ebm disa leje&#8230;<\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb mund ta diskutojm\u00eb neve nga fillimi deri n\u00eb fund. Po deri n\u00eb momentin q\u00eb ti nuk po hedh para publike, ne jemi relativisht t\u00eb qet\u00eb. Tani vjen situata dhe ju besoj i keni par\u00eb se ne i kemi diskutuar, mbledhjet e kryesis\u00eb s\u00eb Partis\u00eb Socialiste, ku shqet\u00ebsimi nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ishte demonstrata, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb protesta aty jasht\u00eb bulevardit, shqet\u00ebsimi i ministres s\u00eb Kultur\u00ebs ishte: nuk po shiten mjaftuesh\u00ebm biletat e Kanye West-it. \u00c7&#8217;pun\u00eb ka nj\u00eb minist\u00ebr t\u00eb shqet\u00ebsohet, shiten apo s&#8217;shiten biletat e nj\u00eb biznesi privat?<\/p>\n<p>Realiteti \u00ebsht\u00eb q\u00eb ka mendime q\u00eb aty edhe ato bileta q\u00eb jan\u00eb shitur do shohim nj\u00eb grupmosh\u00eb q\u00eb nuk jan\u00eb ndjek\u00ebs t\u00eb asaj rryme, po jan\u00eb nj\u00eb grupmosh\u00eb patronazhist\u00ebsh e me radh\u00eb q\u00eb i kan\u00eb detyruar t\u00eb blejn\u00eb nga disa bileta e t\u00eb shkojn\u00eb aty.<\/p>\n<p>Po e i kan\u00eb detyruar se kjo ishte \u00e7\u00ebshtja e tyre. Dhe n\u00eb fund fare tashti as ata s&#8217;dol\u00ebn, se patjet\u00ebr nuk i kan\u00eb 60 mij\u00eb. E at\u00ebher\u00eb hyn ky akti normativ q\u00eb i merr nga parat\u00eb tona tashti, del kryeministri i Shqip\u00ebris\u00eb, pas nj\u00eb lloj shqet\u00ebsimi thot\u00eb do shpenzojm\u00eb 4.2 milion\u00eb euro, ose 4 miliard\u00eb lek\u00eb se k\u00ebshtu e kuptojm\u00eb ne \u00e7ik m\u00eb mir\u00eb neve shqiptar\u00ebt&#8230;<\/p>\n<p>4 miliard\u00eb lek\u00eb, e kupton sa jan\u00eb 4 miliard\u00eb lek\u00eb? Dometh\u00ebn\u00eb si ka par\u00eb njeri ti shohi \u00e7far\u00eb jan\u00eb 4 miliard\u00eb lek\u00eb pa asnj\u00eb problem, do t&#8217;i shpenzojm\u00eb neve p\u00ebr nj\u00eb aktivitet t\u00eb vet\u00ebm. Tashti sa p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb krahasim t\u00eb vog\u00ebl: Ministria, n\u00eb total p\u00ebr t\u00eb gjitha aktivitetet kulturore dhe turistike, n\u00eb total p\u00ebr gjith\u00eb vitin 2026 ka 1.9 miliard\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb buxhetin e vitit 2026. Kaq ka gjithsej Ministria p\u00ebr aktivitetet kulturore dhe turistike bashk\u00eb. S&#8217;ka as gjysm\u00ebn e atyre parave. Normalisht pra shteti shqiptar kur mendon p\u00ebr kultur\u00ebn dhe turizmin i jep 1.9 miliard\u00eb lek\u00eb p\u00ebr gjith\u00eb vitin 2026. Kur mendon p\u00ebr nj\u00eb tek aktivitet privat, nj\u00eb nat\u00eb t\u00eb vetme, p\u00ebr interesat e tyre, p\u00ebr marketingun politik nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb Edi Ram\u00ebs, shkon e merr nga xhepi&#8230; se na i merr neve, nuk \u00ebsht\u00eb se i kushton shum\u00eb. Na i merr neve nga xhepi&#8230;<\/p>\n<p>4 miliard\u00eb lek\u00eb dhe ia hedh aty. Dhe m\u00eb e bukura, i merr nga fondet e emergjenc\u00ebs. Nga krahu tjet\u00ebr kan\u00eb r\u00ebn\u00eb zjarret&#8230;<\/p>\n<p>Dhe po shohim tashti q\u00eb ato zjarret q\u00eb duan ato fondet e emergjenc\u00ebs s\u00ebrish u kthyen te deg\u00ebt e pem\u00ebve p\u00ebr t&#8217;i fikur.<\/p>\n<p>Pra&#8230; ku kemi neve, nuk dua t\u00eb them at\u00eb shprehjen e famshme t\u00eb fshatit q\u00eb digjet&#8230;ky ve syze t\u00eb kuqe&#8230;<\/p>\n<p>Por n\u00eb k\u00ebt\u00eb realitet jemi. Pra, p\u00ebr sa koh\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb aktivitet privat, shum\u00eb mir\u00eb, le t\u00eb b\u00ebhet aktiviteti privat. N\u00ebse pastaj k\u00ebtu na fut fonde publike, neve kemi t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr t\u00eb folur&#8230;<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb kund\u00ebrshtuar, p\u00ebr t\u00eb protestuar. M\u00eb pas, nga ku i alokon k\u00ebto fonde \u00ebsht\u00eb akoma dhe m\u00eb keq, se ia merr nga emergjencat tona. Pra po t\u00eb ndodhi nj\u00eb emergjenc\u00eb, ka 4 miliard\u00eb lek\u00eb m\u00eb pak sot shteti shqiptar p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrballuar nj\u00eb p\u00ebrmbytje, nj\u00eb rr\u00ebshqitje dheu, nj\u00eb tragjedi biologjike&#8230;<\/p>\n<p>Nj\u00eb plasje teknologjike n\u00eb ndonj\u00eb fabrik\u00eb larg qoft\u00eb. Po p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00ebsht\u00eb fondi, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb merret parasysh. Sot ka 4 miliard\u00eb lek\u00eb m\u00eb pak dhe nj\u00eb koncert t\u00eb nj\u00eb reperi m\u00eb shum\u00eb. Tashti, populli shqiptar k\u00ebto duhet t&#8217;i v\u00ebr\u00eb n\u00eb balanc\u00eb. I duhet m\u00eb shum\u00eb kjo apo ajo? Un\u00eb vazhdoj mendoj, sa koh\u00eb \u00ebsht\u00eb biznes, biznesi le t\u00eb vazhdoj\u00eb vet\u00eb sipas kontrat\u00ebs dhe asaj t\u00eb vler\u00ebsimit t\u00eb riskut q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb vet\u00eb. E drejta e tyre, shum\u00eb mir\u00eb, ka fansa le ta shohin ata. N\u00ebse s&#8217;i del mir\u00eb, pse \u00ebsht\u00eb shteti shqiptar q\u00eb merr riskun k\u00ebtu p\u00ebrsip\u00ebr gjithmon\u00eb? Se e v\u00ebm\u00eb re k\u00ebt\u00eb gjithmon\u00eb. E v\u00ebm\u00eb re dhe te kompanit\u00eb e tjera, jo vet\u00ebm te k\u00ebto koncerte.<\/p>\n<p>E v\u00ebm\u00eb re te transporti. U rrit \u00e7mimi i naft\u00ebs? Pra nj\u00eb kompani transporti riskun k\u00ebt\u00eb e ka, t\u00eb vetmin shpenzim q\u00eb ka naft\u00ebn ka. Futet shteti shqiptar, do japim ne lek\u00eb tashti ta subvencionojm\u00eb autobusin sepse i ka shkuar risku lart. Po mir\u00eb kjo \u00ebsht\u00eb kompani private, k\u00ebt\u00eb risk ka, kur ke b\u00ebr\u00eb nj\u00eb kontrat\u00eb t\u00eb caktuar k\u00ebt\u00eb e ke marr\u00eb parasysh, apo jo?<\/p>\n<p>E k\u00ebshtu \u00ebsht\u00eb e&#8230; pra t\u00eb jemi korrekt\u00eb. Dhe i ka b\u00ebr\u00eb \u00e7mimet dhe m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta se \u00e7&#8217;e kishte marr\u00eb p\u00ebrpara. Se ku ik\u00ebn ato para dhe \u00e7far\u00eb fituan qytetet p\u00ebrkat\u00ebse q\u00eb e b\u00ebn\u00eb k\u00ebt\u00eb, nuk u tha asnj\u00eb fjal\u00eb. Pra realiteti \u00ebsht\u00eb q\u00eb t\u00eb kuptojm\u00eb: shteti \u00ebsht\u00eb rregullator. Biznesi merr p\u00ebrsip\u00ebr riskun dhe ka edhe fitimin. N\u00ebse del me fitim. N\u00ebse risku s&#8217;e ka kalkuluar mir\u00eb, d\u00ebshton. Pra nuk \u00ebsht\u00eb ky problemi i shtetit po apo jo. Aq m\u00eb tep\u00ebr kur b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr biznes t\u00eb huaj. Q\u00eb vjen k\u00ebtu, se k\u00ebto para ikin jasht\u00eb. Nuk \u00ebsht\u00eb se na vijn\u00eb neve&#8230;<\/p>\n<p>Rama s&#8217;ka asnj\u00eb lloj tabuje, s&#8217;ka asnj\u00eb lloj freni, nuk ka asnj\u00eb lloj shqet\u00ebsimi nga ky drejtim. Vet\u00eb thot\u00eb, vet\u00eb e mohon, vet\u00eb thot\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn t\u00eb mbrap\u00ebn, nuk e ka asnj\u00eb lloj problemi k\u00ebt\u00eb. N\u00eb qoft\u00eb se mendoni shtet, kush \u00ebsht\u00eb shteti? I ka t\u00eb gjitha mekanizmat t\u00eb kapura ai n\u00eb nj\u00eb dor\u00eb. Shteti ai e konsideron si pron\u00eb t\u00eb veten k\u00ebt\u00eb. Si pron\u00eb t\u00eb veten e ka z\u00ebn\u00eb, tashti b\u00ebj \u00e7far\u00eb dua juve, nda\u00e7i b\u00ebni, nda\u00e7i pranoni, nda\u00e7i mos e pranoni. Ky \u00ebsht\u00eb mentaliteti q\u00eb ka Edi Rama, mos kujtojm\u00eb ne q\u00eb ka Edi Rama ndonj\u00eb mentalitet q\u00eb duhet t\u00eb jap\u00eb nj\u00eb llogari, t\u00eb marr\u00eb nj\u00eb mendim, t&#8217;u ofroj\u00eb njer\u00ebzve ata q\u00eb u nevojitet q\u00eb familjet e tyre t\u00eb ecin p\u00ebrpara. Fare mo.<\/p>\n<p>Nuk e ka fare k\u00ebt\u00eb problem. P\u00ebr sa koh\u00eb i p\u00eblqen imazhi i tij, pra sheh at\u00eb PR-in e vet, b\u00ebn at\u00eb marketingun nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb vetin q\u00eb ja \u00e7far\u00eb po organizojm\u00eb neve e t\u00eb tjer\u00eb e t\u00eb tjer\u00eb. At\u00ebher\u00eb kaq i duhet. B\u00ebn lajm nj\u00eb dit\u00eb. Ai interesohet p\u00ebr nj\u00eb lajm nj\u00eb dit\u00eb, nuk e ka problem 4 milion\u00eb euro t\u00eb tona. Vet\u00ebm p\u00ebr lajmin e nj\u00eb dite. Kush \u00ebsht\u00eb lajmi i nj\u00eb dite? Po nd\u00ebrtohet nj\u00eb stadium vet\u00ebm p\u00ebr nj\u00eb koncert. Kaq. Po pse, harruat ju diellin?<\/p>\n<p>P\u00ebr lajm nj\u00eb dit\u00eb. Asnj\u00eb lloj efekti, asnj\u00eb lloj shqet\u00ebsimi e t&#8217;i marrim t\u00eb gjitha me radh\u00eb tashti ai vet\u00ebm p\u00ebr nj\u00eb lajm nj\u00eb dit\u00eb. Kaq mendon ai. Nuk mendon p\u00ebr shtet, nuk mendon p\u00ebr njer\u00ebz, nuk mendon p\u00ebr t\u00eb ardhme. Se do t\u00eb kishte nj\u00eb lloj raporti, do t\u00eb kishte nj\u00eb lloj vler\u00ebsimi m\u00eb t\u00eb madh, do t\u00eb kishte nj\u00eb kuantifikim. Pra, kjo b\u00ebhet, kjo fitohet, kjo \u00ebsht\u00eb e mira, kjo \u00ebsht\u00eb e keqja. Jo, nuk kishte. Pra, n\u00eb qoft\u00eb se kjo ishte p\u00ebr imazhin e mir\u00eb t\u00eb vendit, po ky imazhi i mir\u00eb i vendit n\u00eb fillim t\u00eb qershorit nuk ishte llogaritur? E kan\u00eb llogaritur vet\u00ebm n\u00eb fillim t\u00eb korrikut? Apo tashti do p\u00ebrdoret edhe si nj\u00eb lloj anti-mitingu ky? Sepse do t&#8217;i shohim nj\u00eb \u00e7ik\u00eb rezultatet. Pra, ndoshta po t\u00eb mos kishte masivitet k\u00ebtu dhe ka masivitet n\u00eb shesh&#8230;<\/p>\n<p>Pra, do ta shohim nj\u00eb \u00e7ik\u00eb hallin e Edi Ram\u00ebs ku e ka. Halli i Edi Ram\u00ebs \u00ebsht\u00eb drejt fundit e at\u00ebher\u00eb tashti q\u00eb \u00ebsht\u00eb drejt fundit mundohet t\u00eb tregoj\u00eb q\u00eb b\u00ebn gj\u00ebra t\u00eb bukura, q\u00eb ka shum\u00eb njer\u00ebz, po me parat\u00eb tona si gjithmon\u00eb. Nuk jep gj\u00eb. K\u00ebshtu q\u00eb jo, nuk e mendoj q\u00eb \u00ebsht\u00eb ky halli i vet. Nuk e ka menduar asnj\u00ebher\u00eb k\u00ebt\u00eb problem se po t\u00eb kishte qen\u00eb k\u00ebshtu, kishte mund\u00ebsi t&#8217;i shpenzonte parat\u00eb n\u00eb favor t\u00eb njer\u00ebzve shum\u00eb her\u00eb m\u00eb shum\u00eb. Po pse do ket\u00eb, pse ka protesta?<\/p>\n<p>Protesta ka se njer\u00ebzit s&#8217;jan\u00eb t\u00eb k\u00ebnaqur. Po t\u00eb kishin qen\u00eb njer\u00ebzit e k\u00ebnaqur do t\u00eb kishte pasur protest\u00eb? Logjikisht jo, patjet\u00ebr. Pra n\u00eb qoft\u00eb se parat\u00eb do t&#8217;i shpenzonte aty, njer\u00ebzit do t\u00eb shtoheshin, do t\u00eb rrinin n\u00eb Shqip\u00ebri, do t\u00eb jetonin k\u00ebtu, do t\u00eb ecnin p\u00ebrpara. Nuk do iknin. Tashti n\u00eb qoft\u00eb se neve e kemi parimin q\u00eb parat\u00eb ne i shpenzojm\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr ca t\u00eb huaj, kur t\u00eb vijn\u00eb ca t\u00eb huaj k\u00ebtu dhe k\u00ebto t\u00eb marrin ca thela, t\u00eb ikin atje dhe un\u00eb t\u00eb dal me nj\u00eb PR t\u00eb mir\u00eb un\u00eb personalisht dhe askush tjet\u00ebr, at\u00ebher\u00eb ky nuk \u00ebsht\u00eb mendimi i nj\u00eb burri shteti. Ky \u00ebsht\u00eb mendimi i nj\u00eb q\u00eb e ka kapur shtetin dhe mundohet ta mjel\u00eb n\u00eb \u00e7do qeliz\u00eb t\u00eb vet dhe t\u00eb marr\u00eb \u00e7do p\u00ebrfitim vet\u00eb.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu q\u00eb un\u00eb nuk e mendoj fare k\u00ebt\u00eb q\u00eb ai po rri po mendon jo procedura, jo e t\u00eb tjer\u00eb e t\u00eb tjer\u00eb e t\u00eb tjer\u00eb. Thot\u00eb qenkan 4 milion\u00eb euro p\u00ebr t&#8217;u marr\u00eb k\u00ebtu, po i marr dhe kaq. Mos kujtoni, i ka ato t\u00eb m\u00ebngjesit k\u00ebto, se pastaj p\u00ebr drek\u00eb ka 4 milion\u00eb euro t\u00eb tjera. K\u00ebto i ka vet\u00ebm t\u00eb fillimit. K\u00ebshtu q\u00eb mos harxhoni, me k\u00ebt\u00eb mendim nuk duhet t\u00eb harxhojm\u00eb koh\u00eb fare. \u00c7\u00ebshtja k\u00ebtu \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e thjesht\u00eb. K\u00ebtu, ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shtet i cili vet\u00ebm emrin n\u00eb let\u00ebr e ka shtet. N\u00eb sjelljet e veta nuk ka asgj\u00eb si shtet. Se po t\u00eb kishte qen\u00eb k\u00ebshtu, neve shohim se si k\u00ebto para, p\u00ebr shembull, merren nga fondi i emergjenc\u00ebs.<\/p>\n<p>Po a kemi halle t\u00eb tjera neve, meqen\u00ebse jemi te fondi i emergjenc\u00ebs? Po marr t\u00ebrmetin neve. E dini ju q\u00eb kemi akoma nevoj\u00eb neve p\u00ebr&#8230; ka familje q\u00eb aplikojn\u00eb p\u00ebr bonusin e qiras\u00eb s\u00eb t\u00ebrmetit dhe nuk e marrin sot e k\u00ebsaj dite q\u00eb flasim neve? E dini n\u00eb Tiran\u00eb&#8230; n\u00eb mos gaboj un\u00eb \u00ebsht\u00eb 171 milion\u00eb lek\u00eb t\u00eb reja, pra 1 miliard e 710 milion\u00eb lek\u00eb, q\u00eb jep p\u00ebr familjet. Q\u00eb s&#8217;di a jan\u00eb nja 1550 familje. Me k\u00ebto lek\u00eb thuaj ishin shtuar dhe 2350 familje t\u00eb tjera, i kishim mbuluar 3900 familje. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ato as akoma s&#8217;kan\u00eb t\u00eb drejt\u00eb aplikimi, meqen\u00ebse \u00ebsht\u00eb nga fondi i emergjenc\u00ebs. Po marr nj\u00eb emergjenc\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb t\u00ebrmeti. N\u00eb vend q\u00eb t&#8217;u jepet k\u00ebtyre, hajde t&#8217;ia japim se do t\u00eb b\u00ebj\u00eb koncert disa or\u00eb dikush dhe do iki. Dhe k\u00ebto lek\u00eb do i marri me vete. Prandaj thash\u00eb, nj\u00eb kryeminist\u00ebr n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb duhet t\u00eb mendoj\u00eb nj\u00ebher\u00eb p\u00ebr vendin e vet.<\/p>\n<p>E n\u00eb qoft\u00eb se mendon q\u00eb ka prioritet kultur\u00ebn, ka prioritet artin, ka prioritet turizmin, e \u00e7far\u00ebdo lloj gj\u00ebje, t&#8217;ja kishte dh\u00ebn\u00eb at\u00ebher\u00eb buxhetit ministris\u00eb vet. Dometh\u00ebn\u00eb si\u00e7 ju thash\u00eb pak m\u00eb par\u00eb, buxhetin e vet e ka 1.9 miliard\u00eb q\u00eb ia ka dh\u00ebn\u00eb p\u00ebr 2024-\u00ebn. K\u00ebt\u00eb 4 miliard\u00ebshin tjet\u00ebr nuk mund ta justifikoj\u00eb dot sepse e ka prioritet, aq m\u00eb tep\u00ebr kur ky udh\u00ebzim u b\u00eb dit\u00ebt e fundit dhe vet\u00ebm para 10 dit\u00ebve, 12 dit\u00ebve ata dhan\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb zyrtare nga Ministria e Turizmit q\u00eb neve nuk do financojm\u00eb asgj\u00eb dhe s&#8217;kemi financuar asgj\u00eb. Tashti me \u00e7far\u00eb biznes plani ndryshoi ky brenda dit\u00ebs s\u00eb fundit? Pa asnj\u00eb biznes plan.<\/p>\n<p>Thjesht Rama b\u00ebri pes\u00eb llogarit\u00eb e veta, thot\u00eb tashti m\u00eb duhen. Dhe \u00e7ohen me vrap k\u00ebta q\u00eb t&#8217;ja japin. Ku mendojn\u00eb ato me \u00e7far\u00eb procedur\u00eb, cila procedur\u00eb e t\u00eb tjera e t\u00eb tjera. Ato vrapojn\u00eb kush t&#8217;ja jap\u00eb i pari, i thot\u00eb e realizuam.<br \/>\nNd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb kishte nj\u00eb mbledhje kryesie edhe grupi parlamentar q\u00eb diskutonte protestat dhe q\u00ebndrimin ndaj protest\u00ebs, i vetmi shqet\u00ebsim q\u00eb kishte ministrja Gonxhja ishte s&#8217;po shiten biletat e Kanye West-it. Dhe e keni zyrtare n\u00eb minutat e procesverbalit t\u00eb tyre. Ky \u00ebsht\u00eb problemi i tyre! Ose dilte kryetari i grupit parlamentar Balla dhe thonte s&#8217;po shiten biletat, t\u00eb shiten biletat, t\u00eb aktivizohemi k\u00ebtu. Nj\u00eb qeveri q\u00eb aktivizohet t\u00eb shesi bileta koncerti. E kupton tashti? \u00cbsht\u00eb fiks nj\u00eb qeveri tallavaje.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>An\u00ebtari i Kryesis\u00eb s\u00eb PD, Ilir Alimehmeti, akuzoi qeverin\u00eb e Edi Ram\u00ebs se po p\u00ebrdor fondet publike p\u00ebr t\u00eb financuar nj\u00eb koncert privat, duke e cil\u00ebsuar vendimin si abuzim me parat\u00eb e taksapaguesve. Sipas Alimehmetit, nj\u00eb aktivitet privat duhet t\u00eb mbaj\u00eb vet\u00eb riskun financiar dhe jo t\u00eb mb\u00ebshtetet nga shteti. Ai kritikoi vendimin p\u00ebr t\u00eb &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":128041,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-147870","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/147870","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=147870"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/147870\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":147873,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/147870\/revisions\/147873"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/128041"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=147870"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=147870"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=147870"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}