{"id":147879,"date":"2026-07-08T09:45:46","date_gmt":"2026-07-08T09:45:46","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=147879"},"modified":"2026-07-08T09:45:46","modified_gmt":"2026-07-08T09:45:46","slug":"kasmi-rama-e-konsideron-shtetin-si-prone-te-tij-te-gjitha-aferat-te-cojne-tek-ai","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/07\/08\/kasmi-rama-e-konsideron-shtetin-si-prone-te-tij-te-gjitha-aferat-te-cojne-tek-ai\/","title":{"rendered":"Kasmi: Rama e konsideron shtetin si pron\u00eb t\u00eb tij, t\u00eb gjitha aferat t\u00eb \u00e7ojn\u00eb tek ai!"},"content":{"rendered":"<p>Nj\u00eb platform\u00eb e re online ka trazuar uj\u00ebrat e politik\u00ebs shqiptare, duke nxjerr\u00eb n\u00eb drit\u00eb akuza t\u00eb r\u00ebnda p\u00ebr korrupsion dhe lidhje me krimin e organizuar ndaj drejtuesve m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb qeveris\u00eb. Ky zhvillim i fundit nuk po shihet thjesht si nj\u00eb denoncim i radh\u00ebs, por si nj\u00eb akuz\u00eb penale e jasht\u00ebzakonshme q\u00eb po t\u00ebrheq v\u00ebmendjen e faktorit nd\u00ebrkomb\u00ebtar.<\/p>\n<p>Sipas gazetarit Bledi Kasmi q\u00eb ishte i ftuar n\u00eb \u201cKafe Shqeto\u201d n\u00eb Syri tv n\u00eb nj\u00eb bised\u00eb m\u00eb moderatorin Flavio Qarri, kjo dosje synon t\u00eb ekspozoj\u00eb mekanizmat e nd\u00ebrlikuar dhe sekret\u00eb t\u00eb aferave mafioze, t\u00eb cilat dyshohet se e mbajn\u00eb shtetin t\u00eb gjunj\u00ebzuar p\u00ebrpara krimit t\u00eb organizuar. Publikimi i k\u00ebtyre dokumenteve e vendos institucionin e posa\u00e7\u00ebm t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb p\u00ebrpara nj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsie historike. Deri m\u00eb tani, heshtja e institucioneve p\u00ebrball\u00eb dyshimeve p\u00ebr pastrim parash dhe korrupsion madhor, ka rritur perceptimin n\u00eb publik se vet\u00eb drejt\u00ebsia ndodhet n\u00ebn thundr\u00ebn e pushtetit.<\/p>\n<p><strong>Bledi Kasmi:<\/strong> At\u00ebher\u00eb, n\u00eb lidhje me faqen e re q\u00eb ju cituat m\u00eb lart, un\u00eb jam plot\u00ebsisht dakord me at\u00eb q\u00eb tha dhe Genti, q\u00eb t\u00eb gjitha jan\u00eb th\u00ebn\u00eb. T\u00eb gjitha jan\u00eb t\u00eb deklaruara m\u00eb p\u00ebrpara.<\/p>\n<p>Flavio Qarri: Po, por kjo vlen p\u00ebr publikun shqiptar. Kam p\u00ebrshtypjen se ediramafiles.org nuk i drejtohet publikut shqiptar.<\/p>\n<p>Bledi Kasimi: Pik\u00ebrisht, k\u00ebt\u00eb do t\u00eb thoja tani. Q\u00eb tashm\u00eb, e para, Rama, ne nuk i dim\u00eb t\u00eb gjitha aferat korruptive t\u00eb Ram\u00ebs, sepse ai vepron n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb shum\u00eb sekrete, e konsideron shtetin si pron\u00eb t\u00eb tij, e konsideron veten si sundimtar t\u00eb vendit, dhe \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb q\u00eb t\u00eb zbardhen t\u00eb gjitha aferat korruptive t\u00eb Ram\u00ebs. Sepse jan\u00eb mekanizma shum\u00eb t\u00eb nd\u00ebrlikuar t\u00eb korrupsionit dhe t\u00eb aferave mafioze. Por kjo dosje, ose kjo faqe q\u00eb ju that\u00eb, ka dy vlera t\u00eb ve\u00e7anta p\u00ebr mendimin tim.<\/p>\n<p>E para, vendos p\u00ebrpara p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb SPAK-un. Sepse nuk mund t\u00eb thot\u00eb m\u00eb q\u00eb nuk ka dokumenta, nuk jan\u00eb k\u00ebto dokumenta, nuk ekzistojn\u00eb k\u00ebto afera. Aty jan\u00eb t\u00eb gjith\u00eb dokumentacionet q\u00eb do vendosen n\u00eb lidhje me aferat korruptive t\u00eb Ram\u00ebs dhe kjo e vendos p\u00ebrpara p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb SPAK-un n\u00ebse do t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb hesht\u00eb, apo do ta marr\u00eb Ram\u00ebn si t\u00eb pandehur, apo do ta marr\u00eb t\u00eb zbardh\u00eb t\u00eb gjith\u00eb k\u00ebto afera. Sepse, me gjith\u00eb k\u00ebt\u00eb mal korrupsioni, me gjith\u00eb k\u00ebt\u00eb mal krimi, me gjith\u00eb k\u00ebt\u00eb mal pastrimi parash q\u00eb b\u00ebhet sot n\u00eb Shqip\u00ebri, ne nuk kemi d\u00ebgjuar asnj\u00ebher\u00eb t\u00eb vetme q\u00eb Rama t\u00eb th\u00ebrritet n\u00eb SPAK.<\/p>\n<p>Megjith\u00ebse, Rama del kudo dhe n\u00eb t\u00eb gjitha dosjet q\u00eb jan\u00eb n\u00eb lidhje me korrupsionin, krimin, kartelet e drog\u00ebs dhe pastrimin e parave. Pra, kjo faqe n\u00eb nj\u00eb far\u00eb m\u00ebnyre e vendos p\u00ebrpara p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb publike SPAK-un, dhe nga ana tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb nj\u00eb sh\u00ebrbim q\u00eb i b\u00ebhet edhe komunitetit dhe partner\u00ebve tan\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb. Tashm\u00eb Rama nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb thjesht dhe vet\u00ebm nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje shqiptare. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje, korrupsioni dhe krimi i organizuar, i cili po c\u00ebnon edhe sigurin\u00eb si t\u00eb vendeve europiane dhe t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara.<\/p>\n<p>Jo m\u00eb larg se disa dit\u00eb m\u00eb p\u00ebrpara, ne e kemi transmetuar, ju e keni transmetuar, ne t\u00eb gjith\u00eb e dim\u00eb, q\u00eb nj\u00eb kongresmen ka depozituar zyrtarisht n\u00eb Kongresin Amerikan nj\u00eb amendament p\u00ebr hetimin e lidhjeve t\u00eb Ram\u00ebs me trafikun e drog\u00ebs, dhe se deri ku shkojn\u00eb k\u00ebto lidhje, si dhe p\u00ebr represionin politik n\u00eb Shqip\u00ebri. Prandaj, Rama nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb thjesht dhe vet\u00ebm nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje shqiptare. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje q\u00eb po kthehet n\u00eb nj\u00eb problem serioz edhe me partner\u00ebt tan\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb priz\u00ebm, \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsia e par\u00eb duhet k\u00ebrkuar te SPAK. N\u00ebse hetohet, ose do t\u00eb hetohet nga Shtetet e Bashkuara, n\u00ebse ka nj\u00eb amendament n\u00eb Kongresin Amerikan, i cili provon ose n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb indirekte provon lidhjet e Ram\u00ebs me trafikun e drog\u00ebs, dhe n\u00eb Shqip\u00ebri ti nuk ke absolutisht asnj\u00eb hetim ndaj Ram\u00ebs, at\u00ebher\u00eb k\u00ebtu duhet t\u00eb k\u00ebrkojm\u00eb, duhet t\u00eb shikojm\u00eb nj\u00eb problem q\u00eb \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i madh, te drejt\u00ebsia shqiptare.<\/p>\n<p>Kjo drejt\u00ebsi nuk \u00ebsht\u00eb. Kjo drejt\u00ebsi \u00ebsht\u00eb n\u00ebn thundr\u00ebn e Ram\u00ebs. Dhe ky \u00ebsht\u00eb problemi m\u00eb i madh q\u00eb kan\u00eb nxjerr\u00eb ata njer\u00ebz sot n\u00eb rrug\u00eb. Njer\u00ebzit kan\u00eb dal\u00eb n\u00eb rrug\u00eb jo se nuk i din\u00eb aferat korruptive dhe kriminale t\u00eb Ram\u00ebs. Njer\u00ebzit kan\u00eb dal\u00eb n\u00eb rrug\u00eb sepse k\u00ebtu nuk ka drejt\u00ebsi dhe nuk mban kush p\u00ebrgjegj\u00ebsi p\u00ebr k\u00ebto afera. Njer\u00ebzit m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm sot t\u00eb krimit t\u00eb organizuar bredhin t\u00eb lirsh\u00ebm n\u00ebp\u00ebr rrug\u00ebt e Tiran\u00ebs. Policia nuk i arreston. Pra, ne kemi nj\u00eb gjunj\u00ebzim t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb shtetit p\u00ebrpara nj\u00eb organizate kriminale e cila drejtohet nga nj\u00eb kryeminist\u00ebr.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nj\u00eb platform\u00eb e re online ka trazuar uj\u00ebrat e politik\u00ebs shqiptare, duke nxjerr\u00eb n\u00eb drit\u00eb akuza t\u00eb r\u00ebnda p\u00ebr korrupsion dhe lidhje me krimin e organizuar ndaj drejtuesve m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb qeveris\u00eb. Ky zhvillim i fundit nuk po shihet thjesht si nj\u00eb denoncim i radh\u00ebs, por si nj\u00eb akuz\u00eb penale e jasht\u00ebzakonshme q\u00eb po &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":146443,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-147879","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/147879","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=147879"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/147879\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":147880,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/147879\/revisions\/147880"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/146443"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=147879"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=147879"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=147879"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}