{"id":147890,"date":"2026-07-08T10:05:43","date_gmt":"2026-07-08T10:05:43","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=147890"},"modified":"2026-07-08T10:05:43","modified_gmt":"2026-07-08T10:05:43","slug":"koncerti-i-kanye-west-zhupa-financimi-me-fondin-e-emergjencave-shkel-kushtetuten","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/07\/08\/koncerti-i-kanye-west-zhupa-financimi-me-fondin-e-emergjencave-shkel-kushtetuten\/","title":{"rendered":"Koncerti i Kanye West, Zhupa: Financimi me fondin e emergjencave shkel Kushtetut\u00ebn!"},"content":{"rendered":"<p>Deputetja e PD, Ina Zhupa, ka kund\u00ebrshtuar vendimin e qeveris\u00eb p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrdorur 4.2 milion\u00eb euro nga fondi rezerv\u00eb i emergjencave p\u00ebr koncertin e Kanye West.<\/p>\n<p>Zhupa deklaroi se ardhja e artist\u00ebve nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri nuk \u00ebsht\u00eb problem, por sipas saj nj\u00eb aktivitet privat duhet t\u00eb financohet nga organizator\u00ebt p\u00ebrmes biletave, sponsor\u00ebve dhe investimeve private.<\/p>\n<p>Sipas deputetes demokrate, qeveria dhe institucionet shtet\u00ebrore jan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb promovimin e koncertit, nd\u00ebrsa pas interesit t\u00eb ul\u00ebt nga publiku \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrhyr\u00eb me fonde publike.<\/p>\n<p>Zhupa e cil\u00ebsoi aktin normativ p\u00ebr financimin e koncertit si nj\u00eb shkelje t\u00eb q\u00ebllimit t\u00eb fondit rezerv\u00eb dhe t\u00eb nenit 101 t\u00eb Kushtetut\u00ebs, duke argumentuar se aktet normative duhet t\u00eb p\u00ebrdoren vet\u00ebm n\u00eb raste urgjente.<\/p>\n<p>\u201cFondi i emergjencave ekziston p\u00ebr t\u00ebrmete, p\u00ebrmbytje, zjarre dhe fatkeq\u00ebsi q\u00eb rrezikojn\u00eb jet\u00ebn e qytetar\u00ebve, jo p\u00ebr t\u00eb mbuluar kostot e nj\u00eb koncerti privat\u201d, deklaroi ajo.<\/p>\n<p>Ajo ngriti shqet\u00ebsimin se Shqip\u00ebria vijon t\u00eb ket\u00eb mungesa n\u00eb mbrojtjen civile, sh\u00ebrbimet sh\u00ebndet\u00ebsore dhe sektor\u00eb t\u00eb tjer\u00eb publik\u00eb, ku k\u00ebto fonde, sipas saj, do t\u00eb ishin m\u00eb t\u00eb nevojshme.<\/p>\n<p>Zhupa i b\u00ebri thirrje Kuvendit t\u00eb mos miratoj\u00eb aktin normativ, duke e cil\u00ebsuar at\u00eb si nj\u00eb precedent t\u00eb rreziksh\u00ebm p\u00ebr p\u00ebrdorimin e parave t\u00eb taksapaguesve.<\/p>\n<p>\u201cKoncerti i Kanye West na u paraqit se ishte nj\u00eb investim privat. Askush nuk ishte kund\u00ebr organizimit t\u00eb koncerteve apo ardhjes s\u00eb artist\u00ebve nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri. N\u00ebse nj\u00eb aktivitet \u00ebsht\u00eb privat, ai duhet t\u00eb financohet nga organizator\u00ebt, p\u00ebrmes shitjes s\u00eb biletave, sponsor\u00ebve dhe investimeve t\u00eb tyre. Kjo \u00ebsht\u00eb logjika e ekonomis\u00eb s\u00eb tregut.<\/p>\n<p>Prej jav\u00ebsh pam\u00eb t\u00eb gjith\u00eb aparatin shtet\u00ebror t\u00eb angazhuar n\u00eb promovimin e tij. Qeveria, deputet\u00ebt e mazhoranc\u00ebs, institucionet shtet\u00ebrore u kthyen n\u00eb nj\u00eb makineri marketingu p\u00ebr shitjen e biletave por shqiptar\u00ebt me shum\u00eb halle dhe n\u00eb protest\u00eb e bojkotuan masivisht.<\/p>\n<p>Dhe k\u00ebtu nis kandali i v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb Akti Normativ.<\/p>\n<p>Qeveria ka vendosur t\u00eb p\u00ebrdor\u00eb 4.2 milion\u00eb euro nga fondi rezerv\u00eb i emergjencave, me akt normativ pik\u00ebrisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb koncert. Nj\u00eb fond q\u00eb n\u00eb total \u00ebsht\u00eb rreth 10 milion\u00eb euro, pra pothuajse gjysm\u00ebn e tij, p\u00ebr t\u00eb financuar nj\u00eb koncert q\u00eb u prezantua si aktivitet privat.<\/p>\n<p>Kjo nuk \u00ebsht\u00eb thjesht nj\u00eb zgjedhje e gabuar politike dhe nj\u00eb shp\u00ebrdorim i parave t\u00eb buxhetit. Por kjo bie ndesh me q\u00ebllimin e nenit 101 t\u00eb Kushtetut\u00ebs, i cili lejon nxjerrjen e akteve normative vet\u00ebm n\u00eb raste nevoje dhe urgjence. Emergjencat p\u00ebr t\u00eb cilat ekziston ky fond jan\u00eb t\u00ebrmetet, p\u00ebrmbytjet, zjarret dhe fatkeq\u00ebsit\u00eb q\u00eb rrezikojn\u00eb jet\u00ebn, pron\u00ebn dhe sigurin\u00eb e qytetar\u00ebve, jo financimi i nj\u00eb koncerti.<\/p>\n<p>Cila \u00ebsht\u00eb urgjenca n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast? Mosshitja e biletave? V\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb financiare t\u00eb organizator\u00ebve? Asnj\u00ebra prej tyre nuk p\u00ebrb\u00ebn emergjenc\u00eb kushtetuese dhe nuk justifikon p\u00ebrdorimin e fondit rezerv\u00eb t\u00eb shtetit.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria vazhdon t\u00eb mos ket\u00eb kapacitete t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr mbrojtjen civile. Vet\u00ebm k\u00ebt\u00eb fundjav\u00eb u dogj\u00ebn qindra hektar\u00eb ullishte, pem\u00ebtore dhe pyje, nd\u00ebrsa zjarrfik\u00ebsit luftonin flak\u00ebt me mjete t\u00eb pamjaftueshme. Ende nuk kemi kapacitetet q\u00eb duhet t\u00eb kemi p\u00ebr nd\u00ebrhyrje nga ajri. Gjat\u00eb t\u00ebrmetit tragjik t\u00eb vitit 2019, Shqip\u00ebria u mb\u00ebshtet edhe te ekipet dhe qent\u00eb e k\u00ebrkim-shp\u00ebtimit t\u00eb ardhur nga Kosova dhe vendet partnere. Pik\u00ebrisht p\u00ebr situata t\u00eb tilla ekziston fondi i emergjencave.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, spitalet p\u00ebrballen me mungesa t\u00eb pajisjeve dhe sh\u00ebrbimeve jetike, arsimi n\u00eb dit\u00ebn m\u00eb t\u00eb keqe, bujq\u00ebsia, pensionet, kudo mund t\u00eb ishin m\u00eb t\u00eb dobishme sesa p\u00ebr nje koncert privat.<\/p>\n<p>Akti Normativ nuk mund t\u00eb p\u00ebrdoret si mekaniz\u00ebm p\u00ebr t\u00eb anashkaluar kontrollin parlamentar sa her\u00eb q\u00eb qeveria d\u00ebshiron t\u00eb financoj\u00eb nj\u00eb shpenzim t\u00eb pajustifikuar. N\u00ebse pranohet ky precedent, nes\u00ebr \u00e7do interes privat mund t\u00eb shpallet \u201curgjenc\u00eb\u201d dhe t\u00eb paguhet nga taksat e qytetar\u00ebve.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, Kuvendi ka detyrimin kushtetues t\u00eb mos e miratoj\u00eb k\u00ebt\u00eb Akt Normativ. Deputet\u00ebt nuk duhet t\u00eb b\u00ebhen noter\u00eb t\u00eb nj\u00eb vendimi q\u00eb shkel nenin 101 t\u00eb Kushtetut\u00ebs dhe cenon vet\u00eb kuptimin e fondit t\u00eb emergjencave.<\/p>\n<p>Shteti nuk mund t\u00eb trajtoj\u00eb si emergjenc\u00eb nj\u00eb koncert privat, se k\u00ebshtu ka d\u00ebshir\u00eb Edi Rama. Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb test p\u00ebr respektimin e Kushtetut\u00ebs dhe p\u00ebr p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb ndaj parave t\u00eb shqiptar\u00ebve\u201d, tha ajo.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Deputetja e PD, Ina Zhupa, ka kund\u00ebrshtuar vendimin e qeveris\u00eb p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrdorur 4.2 milion\u00eb euro nga fondi rezerv\u00eb i emergjencave p\u00ebr koncertin e Kanye West. Zhupa deklaroi se ardhja e artist\u00ebve nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri nuk \u00ebsht\u00eb problem, por sipas saj nj\u00eb aktivitet privat duhet t\u00eb financohet nga organizator\u00ebt p\u00ebrmes biletave, sponsor\u00ebve dhe investimeve private. &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":147891,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-147890","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/147890","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=147890"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/147890\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":147892,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/147890\/revisions\/147892"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/147891"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=147890"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=147890"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=147890"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}