{"id":147911,"date":"2026-07-08T16:48:38","date_gmt":"2026-07-08T16:48:38","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=147911"},"modified":"2026-07-08T16:48:38","modified_gmt":"2026-07-08T16:48:38","slug":"bardhi-ne-pe-kuvendi-u-sherben-ligjeve-korruptive-kryeministri-nuk-jep-llogari-per-aktet-qe-kane-firmen-e-tij","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/07\/08\/bardhi-ne-pe-kuvendi-u-sherben-ligjeve-korruptive-kryeministri-nuk-jep-llogari-per-aktet-qe-kane-firmen-e-tij\/","title":{"rendered":"Bardhi n\u00eb PE: Kuvendi u sh\u00ebrben ligjeve korruptive, kryeministri nuk jep llogari p\u00ebr aktet q\u00eb kan\u00eb firm\u00ebn e tij"},"content":{"rendered":"<p>Kreu i Grupit Parlamentar t\u00eb PD, Gazment Bardhi, ka kritikuar n\u00eb Parlamentin Europian m\u00ebnyr\u00ebn e funksionimit t\u00eb Kuvendit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, duke akuzuar mazhoranc\u00ebn se po dob\u00ebson kontrollin parlamentar dhe po pengon procesin e integrimit europian.<\/p>\n<p>Ai solli si shembull refuzimin e mazhoranc\u00ebs p\u00ebr t\u00eb zhvilluar nj\u00eb debat mbi Rezolut\u00ebn e Parlamentit Europian p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb, si dhe moszhvillimin e interpelancave t\u00eb k\u00ebrkuara nga opozita me kryeministrin.<\/p>\n<p>Pjes\u00ebn kryesore t\u00eb kritikave, Bardhi ia kushtoi \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb ish-zv.kryeministres Belinda Balluku, duke akuzuar shumic\u00ebn parlamentare se pengoi heqjen e imunitetit t\u00eb saj pas k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb SPAK.<\/p>\n<p>Sipas deputetit demokrat, vendimi i mazhoranc\u00ebs p\u00ebr t\u00eb mos lejuar procedur\u00ebn ndaj Ballukut p\u00ebrb\u00ebn \u201cmbrojtje politike t\u00eb zyrtar\u00ebve t\u00eb lart\u00eb\u201d dhe d\u00ebmton rrug\u00ebn europiane t\u00eb vendit.<\/p>\n<p><strong>Fjala e plot\u00eb e mbajtur n\u00eb takimin e p\u00ebrbashk\u00ebt BE-Shqip\u00ebri:<\/strong><\/p>\n<p>T\u00eb nderuar koleg\u00eb,<\/p>\n<p>Si shumica prej jush n\u00eb k\u00ebt\u00eb sall\u00eb, edhe un\u00eb besoj se m\u00ebnyra se si funksionon nj\u00eb Parlament nuk p\u00ebrcakton vet\u00ebm cil\u00ebsin\u00eb e procesit t\u00eb integrimit europian. Ajo p\u00ebrcakton cil\u00ebsin\u00eb e vet\u00eb demokracis\u00eb.<\/p>\n<p>Fatkeq\u00ebsisht, n\u00eb Shqip\u00ebri ky raport \u00ebsht\u00eb p\u00ebrkeq\u00ebsuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb vazhdueshme. Parlamenti po largohet \u00e7do dit\u00eb e m\u00eb shum\u00eb nga funksioni i tij kushtetues si institucion kontrolli dhe mbik\u00ebqyrjeje, p\u00ebr t\u2019u reduktuar n\u00eb nj\u00eb noter t\u00eb vendimeve t\u00eb qeveris\u00eb.<\/p>\n<p>Vet\u00ebm pak dit\u00eb m\u00eb par\u00eb, Kuvendi i Shqip\u00ebris\u00eb dha demonstrimin m\u00eb t\u00eb qart\u00eb t\u00eb k\u00ebtij p\u00ebrkeq\u00ebsimi institucional, nj\u00eb zhvillim q\u00eb nuk p\u00ebrputhet me standardet europiane t\u00eb funksionimit t\u00eb institucioneve demokratike.<\/p>\n<p>Me forc\u00ebn e kartonit, shumica parlamentare refuzoi debatin e k\u00ebrkuar nga opozita mbi Rezolut\u00ebn e Parlamentit Europian p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb, q\u00eb ngre edhe shqet\u00ebsime serioze p\u00ebr funksionimin e shtetit t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs dhe t\u00eb institucioneve demokratike.<\/p>\n<p>Sot Parlamenti shqiptar nuk e udh\u00ebheq procesin e integrimit europian, sepse nuk ushtron m\u00eb funksionet kushtetuese p\u00ebr t\u00eb cilat \u00ebsht\u00eb zgjedhur: nuk merr nisma ligjv\u00ebn\u00ebse,<\/p>\n<p>nuk siguron llogaridh\u00ebnie t\u00eb qeveris\u00eb dhe nuk ushtron kontroll e mbik\u00ebqyrje efektive. Por problemi \u00ebsht\u00eb edhe m\u00eb i thell\u00eb. Shumica parlamentare jo vet\u00ebm q\u00eb e ka zhveshur Parlamentin nga k\u00ebto funksione, por i mohon edhe opozit\u00ebs t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr t\u2019i ushtruar ato.<\/p>\n<p>S\u00eb pari, Parlamenti nuk merr n\u00eb shqyrtim nismat e opozit\u00ebs. Pas Rezolut\u00ebs s\u00eb fundit t\u00eb Parlamentit Europian p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb, opozita vendosi t\u2019i kthej\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb rekomandimeve t\u00eb saj n\u00eb nisma konkrete ligjore. Asnj\u00ebra prej tyre nuk p\u00ebrfshihet n\u00eb shqyrtim.<\/p>\n<p>S\u00eb dyti, Parlamenti nuk kontrollon qeverin\u00eb. Instrumenti m\u00eb i drejtp\u00ebrdrejt\u00eb i llogaridh\u00ebnies \u00ebsht\u00eb interpelanca me Kryeministrin.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb k\u00ebtij sesioni parlamentar, opozita ka k\u00ebrkuar 11 interpelanca me Kryeministrin. Asnj\u00ebra nuk \u00ebsht\u00eb zhvilluar, sepse kryeminitri refuzon te jap llogari per aktet qe mbajne firmen e tij. Zero n\u00eb 11 interpelanca t\u00eb k\u00ebrkuara.<\/p>\n<p>Pa llogaridh\u00ebnie parlamentare nuk mund t\u00eb ket\u00eb as shtet t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs, as institucione demokratike q\u00eb funksionojn\u00eb sipas standardeve europiane, as integrim n\u00eb Bashkimin Europian.<\/p>\n<p>Por kontrolli parlamentar nuk \u00ebsht\u00eb i vetmi funksion kushtetues q\u00eb \u00ebsht\u00eb dob\u00ebsuar. E nj\u00ebjta gj\u00eb ka ndodhur edhe me funksionin mbik\u00ebqyr\u00ebs t\u00eb Parlamentit, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb procesin e integrimit europian.<\/p>\n<p>Komisioni p\u00ebr Integrimin Europian u bashkua me Komisionin e Politik\u00ebs s\u00eb Jashtme dhe drejtimi iu rikthye shumic\u00ebs.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu u zhduk i vetmi mekaniz\u00ebm institucional q\u00eb garantonte nj\u00eb mbik\u00ebqyrje t\u00eb pavarur parlamentare mbi procesin e negociatave dhe p\u00ebrfshirjen e opozit\u00ebs.<\/p>\n<p>E nj\u00ebjta logjik\u00eb \u00ebsht\u00eb ndjekur edhe ndaj instrumenteve t\u00eb tjera t\u00eb kontrollit.<\/p>\n<p>Pes\u00eb k\u00ebrkesa t\u00eb opozit\u00ebs p\u00ebr komisione hetimore parlamentare jan\u00eb refuzuar t\u00eb gjitha.<\/p>\n<p>N\u00eb vend q\u00eb t\u00eb luaj rol n\u00eb p\u00ebrshpejtimin e procesit t\u00eb integrimit, Parlamenti p\u00ebrmes veprimeve t\u00eb tij po b\u00ebhet penges\u00eb. M\u00eb lejoni tju sjell n\u00eb v\u00ebmendje vendimin e Parlamentit p\u00ebr t\u00eb mos i hequr imunitetin Z\u00ebvend\u00ebskryeministres Belinda Balluku, t\u00eb akuzuar nga SPAK p\u00ebr paracaktim t\u00eb tenderave, korrupsion dhe pastrim parash. Mbrojtja politike e korrupsionit t\u00eb zyratr\u00ebve t\u00eb lart\u00eb, nuk e ndihmon integrimin, por e v\u00ebshtir\u00ebson at\u00eb.<\/p>\n<p>T\u00eb nderuar koleg\u00eb,<\/p>\n<p>Procesi i integrimit europian nuk matet vet\u00ebm me ligjet q\u00eb miratohen apo me kapitujt q\u00eb hapen, diksutohen dhe mbyllen.<\/p>\n<p>Ai matet edhe me m\u00ebnyr\u00ebn se si funksionojn\u00eb institucionet demokratike.<\/p>\n<p>Nj\u00eb Parlament q\u00eb nuk merr nisma, nuk kontrollon qeverin\u00eb dhe nuk ushtron mbik\u00ebqyrje, ai nuk kryen funksionin p\u00ebr t\u00eb cilin \u00ebsht\u00eb zgjedhur.<\/p>\n<p>Mund t\u2019i vendosim shum\u00eb emra k\u00ebtij institucioni: sekretariat i ekzekutivit, zyr\u00eb protokolli apo noter i qeveris\u00eb.<\/p>\n<p>Por nuk mund ta quajm\u00eb Parlament n\u00eb kuptimin europian t\u00eb fjal\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb fillim t\u00eb fjal\u00ebs sime shpreha bindjen se m\u00ebnyra se si funksionon nj\u00eb Parlament p\u00ebrcakton cil\u00ebsin\u00eb e demokracis\u00eb. Pik\u00ebrisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, Shqip\u00ebria nuk ka nevoj\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb kapituj t\u00eb hapur. Ka nevoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb Parlament q\u00eb ushtron plot\u00ebsisht funksionet e tij kushtetuese. Q\u00eb ka rol n\u00eb procesin e integrimit. Sepse vet\u00ebm at\u00ebher\u00eb procesi i integrimit do t\u00eb jet\u00eb jo vet\u00ebm m\u00eb i shpejt\u00eb, por edhe m\u00eb i besuesh\u00ebm.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kreu i Grupit Parlamentar t\u00eb PD, Gazment Bardhi, ka kritikuar n\u00eb Parlamentin Europian m\u00ebnyr\u00ebn e funksionimit t\u00eb Kuvendit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, duke akuzuar mazhoranc\u00ebn se po dob\u00ebson kontrollin parlamentar dhe po pengon procesin e integrimit europian. Ai solli si shembull refuzimin e mazhoranc\u00ebs p\u00ebr t\u00eb zhvilluar nj\u00eb debat mbi Rezolut\u00ebn e Parlamentit Europian p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb, si &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":147912,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-147911","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/147911","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=147911"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/147911\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":147914,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/147911\/revisions\/147914"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/147912"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=147911"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=147911"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=147911"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}