{"id":147921,"date":"2026-07-08T17:16:21","date_gmt":"2026-07-08T17:16:21","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=147921"},"modified":"2026-07-08T17:16:21","modified_gmt":"2026-07-08T17:16:21","slug":"kellici-ne-pe-shqiptaret-ne-shesh-nuk-i-ka-nxjerre-as-moska-e-as-irani-por-korrupsioni-i-qeverise","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/07\/08\/kellici-ne-pe-shqiptaret-ne-shesh-nuk-i-ka-nxjerre-as-moska-e-as-irani-por-korrupsioni-i-qeverise\/","title":{"rendered":"K\u00eblli\u00e7i n\u00eb PE: Shqiptar\u00ebt n\u00eb shesh nuk i ka nxjerr\u00eb as Moska e as Irani, por korrupsioni i qeveris\u00eb!"},"content":{"rendered":"<p>Deputeti i PD, Belind K\u00eblli\u00e7i, ka mbajtur nj\u00eb fjalim n\u00eb mbledhjen e Komitetit Parlamentar t\u00eb Stabilizim-Asociimit Shqip\u00ebri\u2013Bashkimi Europian, ku ka ngritur shqet\u00ebsime p\u00ebr situat\u00ebn politike n\u00eb vend, protestat qytetare dhe at\u00eb q\u00eb e cil\u00ebsoi si model t\u00eb korruptuar t\u00eb qeverisjes s\u00eb kryeministrit Edi Rama.<\/p>\n<p>N\u00eb fjal\u00ebn e tij, K\u00eblli\u00e7i u ndal fillimisht te protesta qytetare q\u00eb po zhvillohet prej m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb muaji n\u00eb Tiran\u00eb, duke e cil\u00ebsuar at\u00eb si ngjarjen m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb postkomuniste.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim t\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb tij, ai prezantoi para eurodeputet\u00ebve librin \u2018The Albanian Files\u2019, t\u00eb cilin e cil\u00ebsoi si nj\u00eb dokumentim t\u00eb m\u00ebnyr\u00ebs s\u00eb funksionimit t\u00eb modelit t\u00eb qeverisjes s\u00eb Edi Ram\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>Fjala e plot\u00eb e deputetit t\u00eb PD, Belind K\u00eblli\u00e7i<\/strong><\/p>\n<p>T\u00eb nderuar Eurodeputet\u00eb,<\/p>\n<p>T\u00eb nderuar an\u00ebtar\u00eb t\u00eb k\u00ebtij Komiteti,<\/p>\n<p>Q\u00eb nga takimi yn\u00eb i fundit n\u00eb Tiran\u00eb, kan\u00eb ndodhur shum\u00eb ngjarje q\u00eb duhen mbajtur sh\u00ebnim n\u00eb k\u00ebt\u00eb komitet t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt t\u00eb stabilizim asocimit.<\/p>\n<p>Para se t\u00eb flas vet\u00ebm p\u00ebr rendin e dit\u00ebs, duhet t\u00eb flas p\u00ebr di\u00e7ka q\u00eb i tejkalon t\u00eb gjitha k\u00ebto: sheshin.<\/p>\n<p>Prej m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb muaji, 38 dit\u00eb, dhjet\u00ebra mij\u00ebra qytetar\u00eb shqiptar\u00eb dalin \u00e7do dit\u00eb n\u00eb rrug\u00ebt e Tiran\u00ebs, n\u00eb at\u00eb protest\u00eb \u00e7ka tashm\u00eb quhet \u2018Revolucioni i Flamingove\u2019. Dhe un\u00eb ju them sot, pa asnj\u00eb ekzagjerim: kjo \u00ebsht\u00eb ngjarja m\u00eb e bukur dhe m\u00eb e fuqishmja n\u00eb historin\u00eb postkomuniste t\u00eb vendit tim.<\/p>\n<p>Sepse p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb q\u00eb prej rr\u00ebzimit t\u00eb diktatur\u00ebs, sheshi shqiptar nuk i p\u00ebrket m\u00eb asnj\u00eb partie politike, por \u00e7do qytetari q\u00eb k\u00ebrkon ndryshim. \u00c7do kauz\u00eb q\u00eb opozita ka ngritur vite me radh\u00eb, nga shteti i kapur, tek manipulimi zgjedhor, kriminalizimi i ekonomis\u00eb, sh\u00ebndet\u00ebsia, arsimi, varf\u00ebria, shpopullimi, e deri tek mbytja e z\u00ebrit qytetar, sot nuk jan\u00eb m\u00eb vet\u00ebm \u2018\u00e7\u00ebshtje t\u00eb opozit\u00ebs\u2019.<\/p>\n<p>Jan\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb sheshit, t\u00eb shqiptar\u00ebve t\u00eb mir\u00eb e t\u00eb ndersh\u00ebm, t\u00eb rinis\u00eb q\u00eb ka zgjuar shpres\u00ebn duke i dal\u00eb zot vetes dhe vendit. Dhe kur nj\u00eb popull p\u00ebrqafon t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, asnj\u00eb propagand\u00eb qeveritare dhe asnj\u00eb teori komploti, nuk mund ta z\u00ebvend\u00ebsoj\u00eb apo tjet\u00ebrsoj\u00eb m\u00eb at\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb.<\/p>\n<p>Dijeni se kjo protest\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb e nxitur nga Moska, nga Irani apo nga \u00e7do \u2018armik i jasht\u00ebm\u2019 si\u00e7 ka tentuar ta paraqes\u00eb qeveria shqiptare. \u00cbsht\u00eb reagim demokratik, paq\u00ebsor q\u00eb u rikthehet vlerave themelore per\u00ebndimore, pik\u00ebrisht ajo lloj energjie qytetare q\u00eb Bashkimi Europian duhet ta mbroj\u00eb, me vendosm\u00ebri absolute. Kur qeveria n\u00eb Tiran\u00eb p\u00ebrpiqet ta kriminalizoj\u00eb protest\u00ebn, \u00ebsht\u00eb detyra jon\u00eb si deputet\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsues, por edhe e k\u00ebtij forumi t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt q\u00eb t\u00eb mos hesht\u00eb.<\/p>\n<p>Tani do t\u2019ju njoh me zhvillimin m\u00eb t\u00eb ri, librin \u2018The Albanian Files\u2019, d\u00ebshmia m\u00eb flagrante e modelit t\u00eb qeverisjes s\u00eb Edi Ram\u00ebs; p\u00ebrmes ligjeve speciale, tjet\u00ebrsimit t\u00eb tokave publike, falsifikimit t\u00eb regjistrave kadastrale, vendimeve t\u00eb manipuluara gjyq\u00ebsore, pastrimit t\u00eb parave, kriminalizimit t\u00eb ekonomis\u00eb, duke i shitur k\u00ebto si model zhvillimi.<\/p>\n<p>Libri dokumenton 523 projekte arkitekturore t\u00eb zhvilluara ose t\u00eb planifikuara n\u00eb Shqip\u00ebri, t\u00eb hartuara nga disa arkitekt\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb t\u00eb p\u00ebrzgjedhur personalisht nga kryeministri, si\u00e7 pohojn\u00eb vet\u00eb ata n\u00eb k\u00ebt\u00eb lib\u00ebr. N\u00eb \u00e7do projekt shfaqet i nj\u00ebjti em\u00ebr: Edi Rama.<\/p>\n<p>Ai paraqitet si promotori, nd\u00ebrmjet\u00ebsi dhe garantuesi politik i tyre. Kjo e faktuar edhe nga p\u00ebrgjimet Sky, EncroChat, t\u00eb sjella n\u00eb Shqip\u00ebri nga partner\u00ebt europian\u00eb. N\u00eb k\u00ebto p\u00ebrgjime grupet kriminale diskutojn\u00eb se jan\u00eb takuar me Kryeministrin, jan\u00eb dakord\u00ebsuar p\u00ebr lejet e nd\u00ebrtimit, por presin emrin e arkitektit t\u00eb huaj q\u00eb do p\u00ebrcaktoj\u00eb ai. K\u00ebto jan\u00eb pjes\u00eb e dosjeve hetimore t\u00eb SPAK, t\u00eb b\u00ebra publike nga vet\u00eb institucioni, ku mes tyre \u2018shk\u00eblqen\u2019 dosja Aruba.<\/p>\n<p>Edi Rama ka v\u00ebn\u00eb n\u00eb dispozicion pron\u00ebn publike, ka ndryshuar planet territoriale, ka miratuar leje nd\u00ebrtimi dhe, kur ka qen\u00eb e nevojshme, ka ndryshuar edhe vet\u00eb ligjet.<\/p>\n<p>Libri dokumenton projekte n\u00eb zona q\u00eb, n\u00eb momentin kur jan\u00eb projektuar, ishin t\u00eb mbrojtura me ligj. P\u00ebr shum\u00eb prej tyre rezulton se projektimi ka nisur 2\u20133 vite p\u00ebrpara se mazhoranca socialiste t\u00eb ndryshonte me votat e saj ligjin p\u00ebr zonat e mbrojtura, n\u00eb vitin 2024. Me fjal\u00eb t\u00eb tjera, nuk ishin investitor\u00ebt q\u00eb iu p\u00ebrshtat\u00ebn ligjit; ishte ligji q\u00eb iu p\u00ebrshtat investitor\u00ebve.<\/p>\n<p>Projektet e dokumentuara n\u00eb lib\u00ebr shtrihen n\u00eb disa nga pasurit\u00eb m\u00eb t\u00eb \u00e7muara dhe t\u00eb lakmuara t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb: bregdetin e Jugut, Lagun\u00ebn e Nart\u00ebs, Karavastas\u00eb, Ran\u00ebn e Hedhun, Talen dhe zona t\u00eb tjera me r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb jasht\u00ebzakonshme mjedisore dhe ekonomike, aty ku vlera e tok\u00ebs \u00ebsht\u00eb m\u00eb e lart\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebrfitoj nga rasti t\u00eb p\u00ebrsh\u00ebndes Parlamentin Europian q\u00eb i ka trajtuar k\u00ebto shqet\u00ebsime t\u00eb ngritura nga Partia Demokratike, p\u00ebrfshir\u00eb p\u00ebr ligjet klienteliste si ligji p\u00ebr investimet strategjike, ndryshimet n\u00eb ligjin p\u00ebr zonat e mbrojtura, ligjin p\u00ebr portet, p\u00ebr Portin e Durr\u00ebsit, p\u00ebr Teatrin Komb\u00ebtar, p\u00ebr Duran\u00ebn, p\u00ebr Korporat\u00ebn e Investimeve Shqiptare dhe akte t\u00eb tjera t\u00eb ngjashme, q\u00eb jan\u00eb miratuar me forc\u00ebn e kartonave nga mazhoranca socialiste.<\/p>\n<p>Por sot, nuk jemi vet\u00ebm ne. Nga protesta e qytetar\u00ebve n\u00eb shesh, kan\u00eb dal\u00eb po t\u00eb nj\u00ebjtat k\u00ebrkesa: ato nisin me dor\u00ebheqjen e kryeministrit Rama dhe t\u00eb gjith\u00eb qeveris\u00eb. Vendosjen e nj\u00eb qeverie kujdestare me mandat t\u00eb qart\u00eb p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrgatitur vendin p\u00ebr zgjedhje t\u00eb lira dhe t\u00eb barabarta. Shfuqizimin e ligjeve t\u00eb investimeve strategjike, ndryshimeve ligjore p\u00ebr zonat e mbrojtura, paketa e maleve, dhe ndryshimeve ligjore q\u00eb lidhen me mbrojtjen e trash\u00ebgimis\u00eb kulturore. Partia demokratike i ka propozuar n\u00eb kuvend menj\u00ebher\u00eb k\u00ebto ndryshime, por ato jan\u00eb refuzuar nga mazhoranca socialiste q\u00eb ka forc\u00ebn dhe arroganc\u00ebn e kartonave.<\/p>\n<p>Un\u00eb ju b\u00ebj thirrje: S\u00eb pari, insistoni q\u00eb \u00e7do hap drejt an\u00ebtar\u00ebsimit t\u00eb lidhet ngusht\u00eb me zbatimin e plot\u00eb dhe jo selektiv te ligjeve dhe standardeve europiane.<\/p>\n<p>S\u00eb dyti, d\u00ebgjoni z\u00ebrin e qytetar\u00ebve n\u00eb sheshe. Ata nuk k\u00ebrkojn\u00eb p\u00ebrjashtimin e Shqip\u00ebris\u00eb nga Europa, p\u00ebrkundrazi, jan\u00eb forca m\u00eb europiane q\u00eb ka sot vendi yn\u00eb, sepse k\u00ebrkojn\u00eb nj\u00eb Shqip\u00ebri q\u00eb nd\u00ebrtohet mbi vlerat europiane dhe jo mbi \u00e7mimin q\u00eb paguan klienti m\u00eb i pasur.<\/p>\n<p>S\u00eb treti, partia demokratike n\u00eb Shqip\u00ebri mbetet plot\u00ebsisht e p\u00ebrkushtuar ndaj rrug\u00ebs europiane. P\u00ebrkushtimi yn\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebr integrim t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, t\u00eb bazuar mbi pun\u00eb t\u00eb mira p\u00ebr vendin dhe vlerat q\u00eb na bashkojn\u00eb, pra ajo q\u00eb ju e quani Merit Based Process.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria po ju shikon, dhe Europa e v\u00ebrtet\u00eb sot gjendet n\u00eb sheshet e Tiran\u00ebs.<\/p>\n<p>Faleminderit p\u00ebr v\u00ebmendjen tuaj.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Deputeti i PD, Belind K\u00eblli\u00e7i, ka mbajtur nj\u00eb fjalim n\u00eb mbledhjen e Komitetit Parlamentar t\u00eb Stabilizim-Asociimit Shqip\u00ebri\u2013Bashkimi Europian, ku ka ngritur shqet\u00ebsime p\u00ebr situat\u00ebn politike n\u00eb vend, protestat qytetare dhe at\u00eb q\u00eb e cil\u00ebsoi si model t\u00eb korruptuar t\u00eb qeverisjes s\u00eb kryeministrit Edi Rama. N\u00eb fjal\u00ebn e tij, K\u00eblli\u00e7i u ndal fillimisht te protesta qytetare &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":147922,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-147921","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/147921","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=147921"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/147921\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":147923,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/147921\/revisions\/147923"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/147922"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=147921"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=147921"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=147921"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}