{"id":147924,"date":"2026-07-08T17:27:46","date_gmt":"2026-07-08T17:27:46","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=147924"},"modified":"2026-07-08T17:27:46","modified_gmt":"2026-07-08T17:27:46","slug":"kaso-shqiperia-po-perballet-me-nje-krize-te-thelle-demokratike-vendi-ka-nevoje-per-zgjedhje-te-lira-dhe-te-ndershme","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/07\/08\/kaso-shqiperia-po-perballet-me-nje-krize-te-thelle-demokratike-vendi-ka-nevoje-per-zgjedhje-te-lira-dhe-te-ndershme\/","title":{"rendered":"Kaso: Shqip\u00ebria po p\u00ebrballet me nj\u00eb kriz\u00eb t\u00eb thell\u00eb demokratike, vendi ka nevoj\u00eb p\u00ebr zgjedhje t\u00eb lira dhe t\u00eb ndershme!"},"content":{"rendered":"<p>Deputeti i PD, Ivi Kaso, ka ngritur shqet\u00ebsimin p\u00ebr situat\u00ebn politike n\u00eb Shqip\u00ebri n\u00eb nj\u00eb diskutim n\u00eb Parlamentin Europian, ku ka denoncuar at\u00eb q\u00eb e cil\u00ebsoi si \u201ckapje t\u00eb shtetit\u201d, p\u00ebrdorim t\u00eb institucioneve dhe cenim t\u00eb standardeve demokratike.<\/p>\n<p>N\u00eb fjal\u00ebn e tij para eurodeputet\u00ebve, Kaso fal\u00ebnderoi Parlamentin Europian p\u00ebr mb\u00ebshtetjen ndaj Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb procesin e integrimit, duke theksuar se qytetar\u00ebt shqiptar\u00eb mbeten nd\u00ebr m\u00eb pro-europian\u00ebt n\u00eb rajon.<\/p>\n<p>Sipas deputetit demokrat, Shqip\u00ebria po p\u00ebrballet me nj\u00eb kriz\u00eb t\u00eb thell\u00eb demokratike, e cila \u00ebsht\u00eb reflektuar edhe n\u00eb raportet e institucioneve nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Ai u ndal ve\u00e7an\u00ebrisht te zgjedhjet parlamentare t\u00eb 11 majit 2025, duke pretenduar se ato u zhvilluan n\u00eb kushte t\u00eb pabarabarta mes mazhoranc\u00ebs dhe opozit\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>Fjala e plot\u00eb e deputetit t\u00eb PD, Ivi Kaso<\/strong><\/p>\n<p>Faleminderit, Bashk\u00ebkryetar\u00eb,<\/p>\n<p>T\u00eb nderuar koleg\u00eb t\u00eb Parlamentit Europian,<\/p>\n<p>S\u00eb pari, d\u00ebshiroj t\u00eb fal\u00ebnderoj Parlamentin Evropian p\u00ebr mb\u00ebshtetjen e vazhdueshme ndaj Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Vendi yn\u00eb mbetet nj\u00eb nga m\u00eb pro-evropian\u00ebt, ku mbi 92% e qytetar\u00ebve mb\u00ebshtesin an\u00ebtar\u00ebsimin n\u00eb BE, sepse p\u00ebr ne Europa p\u00ebrfaq\u00ebson demokracin\u00eb, lirin\u00eb dhe shtetin e s\u00eb drejt\u00ebs.<\/p>\n<p>Partia Demokratike ka mb\u00ebshtetur gjithmon\u00eb integrimin, duke besuar se zgjerimi duhet t\u00eb bazohet rrept\u00ebsisht n\u00eb merit\u00eb.<\/p>\n<p>BE-ja ka pranuar vende me sfida ekonomike e sociale, por kurr\u00eb nj\u00eb vend ku standardet demokratike minohen n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb sistematike.<\/p>\n<p>Sot, r\u00ebnia demokratike, kapja e shtetit dhe korrupsioni kan\u00eb nxjerr\u00eb n\u00eb protest\u00eb paq\u00ebsore dhjet\u00ebra mij\u00ebra qytetar\u00eb p\u00ebr 38 dit\u00eb. K\u00ebto shqet\u00ebsime pasqyrohen qart\u00eb n\u00eb Raportin e ODIHR-it, Rezolut\u00ebn e Parlamentit Evropian t\u00eb 17 qershorit 2026, Raportin V-Dem dhe gjetjet e Misionit Faktmbledh\u00ebs t\u00eb PPE-s\u00eb.<\/p>\n<p>M\u00eb lejoni t\u00eb ndalem n\u00eb dy \u00e7\u00ebshtje: zgjedhjet dhe drejt\u00ebsia.<\/p>\n<p>S\u00eb pari, Zgjedhjet dhe standardet demokratike.<\/p>\n<p>Zgjedhjet parlamentare t\u00eb 11 majit 2025 mbeten nj\u00eb nga sfidat m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha akoma p\u00ebr t\u2019u adresuar. ODIHR, Parlamenti Evropian dhe BE-ja arrit\u00ebn n\u00eb p\u00ebrfundimin se zgjedhjet u zhvilluan n\u00eb nj\u00eb &#8220;fush\u00eb loje thell\u00ebsisht t\u00eb pabarabart\u00eb&#8221; n\u00eb favor t\u00eb shumic\u00ebs qeveris\u00ebse. Raportet evidentojn\u00eb keqp\u00ebrdorimin e burimeve shtet\u00ebrore, presionin ndaj administrat\u00ebs, blerjen e vot\u00ebs dhe ndikimin e krimit t\u00eb organizuar. Gjat\u00eb vitit elektoral, drejtuesit e opozit\u00ebs u p\u00ebrball\u00ebn me arrestime dhe procedime penale, duke cenuar r\u00ebnd\u00eb pluralizmin.<\/p>\n<p>Fenomeni m\u00eb i r\u00ebnd\u00eb ishte rrjeti komb\u00ebtar i patronazhist\u00ebve. Grumbullimi i paligjsh\u00ebm i t\u00eb dh\u00ebnave personale p\u00ebrmes infrastruktur\u00ebs shtet\u00ebrore e shnd\u00ebrroi administrat\u00ebn n\u00eb nj\u00eb makineri elektorale. Qytetar\u00ebt u profilizuan dhe u monitoruan, duke p\u00ebrdorur sh\u00ebrbimet publike si instrument kontrolli politik.<\/p>\n<p>ODIHR i referohet gjithashtu rolit t\u00eb zyrtar\u00ebve t\u00eb lart\u00eb n\u00eb ushtrimin e ndikimit n\u00eb fushat\u00eb. Ndaj ish-Z\u00ebvend\u00ebskryeministres Belinda Balluku, SPAK ka ngritur akuza p\u00ebr abuzim me tenderat dhe jan\u00eb depozituar kall\u00ebzime p\u00ebr rrjetin e patronazhist\u00ebve n\u00eb Fier, por deri m\u00eb sot nuk ka asnj\u00eb hetim p\u00ebr k\u00ebt\u00eb sistem. Vet\u00eb prokuroria ka pranuar se Kodi Penal nuk ofron baz\u00eb t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr ndjekjen e patronazhist\u00ebve\u2014nj\u00eb boshll\u00ebk q\u00eb duhet plot\u00ebsuar urgjentisht dhe q\u00eb reforma zgjedhore, ashtu si edhe shum\u00eb c\u00ebshtje t\u00eb tjera t\u00eb mprehta q\u00eb jan\u00eb problemet e v\u00ebrteta t\u00eb zgjedhjeve nuk ka mundur t\u2019i adresoj\u00eb akoma. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, raporti i PD-s\u00eb, &#8220;The Big Fat Farce&#8221;, dokumenton 2,543 shkelje zgjedhore, duke d\u00ebshmuar se k\u00ebto praktika jan\u00eb nj\u00eb fenomen sistemik. Shqip\u00ebria ka nevoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb reform\u00eb t\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb zgjedhore, jo vet\u00ebm ndryshime formale.<\/p>\n<p>S\u00eb dyti, Drejt\u00ebsia.<\/p>\n<p>Reforma n\u00eb drejt\u00ebsi e vitit 2016 solli ndryshime, por sot sistemi p\u00ebrballet me mbi 200 mij\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb prapambetura, ku qytetar\u00ebt presin deri n\u00eb 16 vjet p\u00ebr drejt\u00ebsi. Testi i v\u00ebrtet\u00eb i saj \u00ebsht\u00eb nd\u00ebshkueshm\u00ebria n\u00eb nivelet m\u00eb t\u00eb larta. N\u00eb rastin e ish-Z\u00ebvend\u00ebskryeministres Balluku, n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb lejonte drejt\u00ebsin\u00eb t\u00eb vepronte, Kryeministri Rama e mbrojti at\u00eb publikisht, duke p\u00ebrdorur 82 deputet\u00eb si mburoj\u00eb politike. Drejt\u00ebsia nuk mund t\u00eb jet\u00eb selektive, mburoj\u00eb p\u00ebr pushtetin apo arm\u00eb kund\u00ebr opozit\u00ebs.<\/p>\n<p>T\u00eb nderuar koleg\u00eb,<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria po rr\u00ebshqet drejt nj\u00eb modeli autoritar. Prandaj, i b\u00ebjm\u00eb thirrje Bashkimit Evropian:<\/p>\n<p>T\u00eb mbaj\u00eb procesin e an\u00ebtar\u00ebsimit rrept\u00ebsisht t\u00eb bazuar n\u00eb merit\u00eb.<\/p>\n<p>Ta kusht\u00ebzoj\u00eb progresin me reforma reale p\u00ebr zgjedhje t\u00eb lira dhe shtet t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs.<\/p>\n<p>T\u00eb angazhohet drejtp\u00ebrdrejt me opozit\u00ebn dhe shoq\u00ebrin\u00eb civile.<\/p>\n<p>Qytetar\u00ebt n\u00eb protesta k\u00ebrkojn\u00eb dor\u00ebheqjen e Kryeministrit dhe nj\u00eb qeveri kujdestare p\u00ebr t\u00eb garantuar zgjedhje t\u00eb ndershme. Duke qen\u00eb se raportet nd\u00ebrkomb\u00ebtare konfirmojn\u00eb se nga viti 2013 zgjedhjet nuk jan\u00eb t\u00eb barabarta, qeveria kujdestare \u00ebsht\u00eb nj\u00eb domosdoshm\u00ebri demokratike.<\/p>\n<p>Pa zgjedhje t\u00eb lira nuk ka shtet t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs. Pa drejt\u00ebsi t\u00eb pavarur nuk ka demokraci. Dhe pa demokraci nuk mund t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb t\u00eb ardhme europiane.<\/p>\n<p>Ju faleminderit!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Deputeti i PD, Ivi Kaso, ka ngritur shqet\u00ebsimin p\u00ebr situat\u00ebn politike n\u00eb Shqip\u00ebri n\u00eb nj\u00eb diskutim n\u00eb Parlamentin Europian, ku ka denoncuar at\u00eb q\u00eb e cil\u00ebsoi si \u201ckapje t\u00eb shtetit\u201d, p\u00ebrdorim t\u00eb institucioneve dhe cenim t\u00eb standardeve demokratike. N\u00eb fjal\u00ebn e tij para eurodeputet\u00ebve, Kaso fal\u00ebnderoi Parlamentin Europian p\u00ebr mb\u00ebshtetjen ndaj Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb procesin e &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":147925,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-147924","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/147924","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=147924"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/147924\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":147927,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/147924\/revisions\/147927"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/147925"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=147924"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=147924"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=147924"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}