{"id":147954,"date":"2026-07-08T19:11:17","date_gmt":"2026-07-08T19:11:17","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=147954"},"modified":"2026-07-08T19:11:17","modified_gmt":"2026-07-08T19:11:17","slug":"rama-jepe-doreheqjen-emigranti-na-moret-pronat-dhe-na-larguat-nga-vendi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/07\/08\/rama-jepe-doreheqjen-emigranti-na-moret-pronat-dhe-na-larguat-nga-vendi\/","title":{"rendered":"Rama jepe dor\u00ebheqjen\/ Emigranti: Na mor\u00ebt pronat dhe na larguat nga vendi!"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb dit\u00ebn e 39-t\u00eb t\u00eb protest\u00ebs, nj\u00eb i ri nga diaspora i \u00ebsht\u00eb bashkuar revolt\u00ebs qytetare kund\u00ebr qeveris\u00eb Rama, me akuza t\u00eb forta p\u00ebr ligjin 21\/2024 dhe politikat q\u00eb po prekin pron\u00ebn, natyr\u00ebn dhe t\u00eb ardhmen e shqiptar\u00ebve.<\/p>\n<p>Nj\u00eb qytetar i ardhur nga emigrimi deklaroi nga sheshi se sistemi aktual e detyroi t\u00eb largohej nga vendi, pavar\u00ebsisht formimit t\u00eb tij si inxhinier fizik. Ai akuzoi qeverin\u00eb se po humbet brezin e ri, nd\u00ebrsa vendimmarrjet p\u00ebr pronat dhe zonat e mbrojtura po krijojn\u00eb pasiguri p\u00ebr shqiptar\u00ebt brenda dhe jasht\u00eb vendit.<\/p>\n<p>N\u00eb fjal\u00ebn e tij, ai e krahasoi ligjin 21\/2024 me ligjin 7501, duke e cil\u00ebsuar si nj\u00eb tjet\u00ebr goditje ndaj pron\u00ebsis\u00eb dhe interesit komb\u00ebtar. Sipas tij, mbrojtja e natyr\u00ebs dhe pron\u00ebs s\u00eb shqiptar\u00ebve \u00ebsht\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje q\u00eb lidhet drejtp\u00ebrdrejt me t\u00eb ardhmen e vendit.<\/p>\n<p><strong>Fjala e tij<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebrsh\u00ebndetje shqiptar\u00eb!<\/p>\n<p>Dua t\u00eb them se diaspora \u00ebsht\u00eb me ju dhe e mb\u00ebshtet protest\u00ebn tuaj. K\u00ebtij sistemi i ka ardhur fundi.<\/p>\n<p>Me ligjin 21\/2024, me k\u00ebt\u00eb antishqiptariz\u00ebm, po u shiten pronat shqiptar\u00ebve dhe po largohen njer\u00ebzit nga vendi. Po preken ato prona q\u00eb i kemi mbrojtur ne dhe q\u00eb i kan\u00eb mbrojtur gjysh\u00ebrit tan\u00eb.<\/p>\n<p>Vijn\u00eb pas vitesh, koh\u00eb pas kohe, dhe vijn\u00eb k\u00ebta p\u00ebr t\u2019i shitur me letra, duke larguar shqiptar\u00ebt nj\u00ebsoj si\u00e7 b\u00ebjn\u00eb armiqt\u00eb tan\u00eb. Duke luftuar bijt\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb. T\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gj\u00eb po b\u00ebjn\u00eb edhe k\u00ebta: po na largojn\u00eb nga vendi yn\u00eb.<\/p>\n<p>Un\u00eb jam nj\u00eb nd\u00ebr ta. Kam gjasht\u00eb vite q\u00eb kam ikur n\u00eb Gjermani. Kam studiuar inxhinieri fizike, por sistemi nuk ma dha mund\u00ebsin\u00eb q\u00eb t\u00eb punoja k\u00ebtu. M\u00eb detyroi t\u00eb punoj n\u00eb nj\u00eb vend tjet\u00ebr, si nj\u00eb i huaj, dhe n\u00eb vendin tim t\u00eb ndihem po ashtu i huaj.<\/p>\n<p>Prandaj them se k\u00ebtij sistemi i ka ardhur fundi me k\u00ebt\u00eb ligj 21\/2024. Do t\u00eb jap nj\u00eb shembull: kjo \u00ebsht\u00eb prova q\u00eb k\u00ebtij sistemi do t\u2019i vij\u00eb fundi.<\/p>\n<p>Kjo ka filluar q\u00eb n\u00eb vitet kur erdhi komunizmi. Ishte vet\u00ebm nj\u00eb prov\u00eb dhe nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb se si popullit shqiptar mund t\u2019i merrej prona. Sepse e provuan armiqt\u00eb tan\u00eb me luft\u00eb dhe nuk e mor\u00ebn dot.<\/p>\n<p>Pastaj b\u00ebn\u00eb ligjin 7501, p\u00ebr t\u00eb cilin t\u00eb gjith\u00eb jeni koshient\u00eb se u b\u00eb duke mbivendosur pronat dhe duke i futur njer\u00ebzit n\u00eb konflikt me nj\u00ebri-tjetrin.<\/p>\n<p>Tani b\u00ebhet ligji 21\/2024, ku po na marrin pronat dhe ku po nd\u00ebrtohet n\u00eb zonat e mbrojtura.<\/p>\n<p>Nuk dua t\u00eb zgjatem shum\u00eb, por n\u00eb nder t\u00eb t\u00eb gjitha fjalimeve q\u00eb jan\u00eb mbajtur k\u00ebtu p\u00ebr kaq dit\u00eb dhe n\u00eb vazhdim, dua t\u00eb b\u00ebj nj\u00eb simbol q\u00eb p\u00ebrmbledh k\u00ebt\u00eb protest\u00eb, q\u00eb simbolizon t\u00eb gjitha k\u00ebto dit\u00eb: simbolin e flamingos.<\/p>\n<p>Dua q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb ta b\u00ebjm\u00eb s\u00eb bashku k\u00ebt\u00eb simbol, si p\u00ebrmbledhje t\u00eb t\u00eb gjitha protestave dhe vazhdimit t\u00eb k\u00ebsaj l\u00ebvizjeje. Ta shp\u00ebrndajm\u00eb n\u00eb nder t\u00eb atyre fjalimeve dhe sakrificave q\u00eb kemi b\u00ebr\u00eb dhe p\u00ebr lindjen e nj\u00eb Shqip\u00ebrie t\u00eb re.<\/p>\n<p>Ky \u00ebsht\u00eb simboli q\u00eb sot bota na njeh. T\u00eb gjitha mediat po flasin. T\u00eb gjith\u00eb eurodeputet\u00ebt po na mb\u00ebshtesin. Ata jan\u00eb b\u00ebr\u00eb z\u00ebri yn\u00eb dhe si t\u00eb mos i mb\u00ebshtesim ne, kur ata po na mb\u00ebshtesin n\u00eb nj\u00eb vend tjet\u00ebr?<\/p>\n<p>Ne duhet t\u00eb vijm\u00eb t\u00eb gjith\u00eb k\u00ebtu n\u00eb shesh, t\u00eb b\u00ebjm\u00eb sakrifica dhe secili prej nesh t\u00eb p\u00ebrpiqet ta shp\u00ebtoj\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb nga k\u00ebta armiq, nga k\u00ebta tradhtar\u00eb.<\/p>\n<p>Hallet e Shqip\u00ebris\u00eb nuk mbarojn\u00eb me protesta. Ato jan\u00eb fillimi i nj\u00eb Shqip\u00ebrie t\u00eb re.<\/p>\n<p>Ajo q\u00eb po ndodh \u00ebsht\u00eb historike. Prandaj ndjehuni krenar\u00eb t\u00eb gjith\u00eb q\u00eb po merrni pjes\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb protest\u00eb. Do t\u00eb jeni krenar\u00eb p\u00ebr vazhdimin e jet\u00ebs suaj dhe do t\u00eb jen\u00eb f\u00ebmij\u00ebt tan\u00eb krenar\u00eb q\u00eb u lam\u00eb brezave pas nj\u00eb natyr\u00eb t\u00eb paprekur.<\/p>\n<p>Korrupsioni mund t\u00eb jet\u00eb aktual, por natyra trash\u00ebgohet brez pas brezi. Dhe kjo \u00ebsht\u00eb krenaria e Shqip\u00ebris\u00eb: t\u00eb trash\u00ebgojm\u00eb natyr\u00ebn ton\u00eb, q\u00eb \u00ebsht\u00eb pasuria e \u00e7do shqiptari q\u00eb krenohet sot n\u00eb vendin ton\u00eb dhe n\u00eb bot\u00eb.<\/p>\n<p>Bota na njeh p\u00ebr natyr\u00ebn ton\u00eb. Nuk kemi nevoj\u00eb t\u00eb shpikim gj\u00ebra t\u00eb reja, mjafton t\u00eb zbatojm\u00eb ligjet dhe standardet europiane.<\/p>\n<p>Sipas tij, ligji 21\/2024 bie ndesh me k\u00ebrkesat europiane p\u00ebr mbrojtjen e zonave t\u00eb mbrojtura dhe duhet t\u00eb anulohet.<\/p>\n<p>Kjo qeveri na ka premtuar se do t\u00eb na fus\u00eb n\u00eb Europ\u00eb, por shqiptar\u00ebt jan\u00eb pjes\u00eb e Europ\u00ebs edhe para k\u00ebsaj qeverie. Ky ligj \u00ebsht\u00eb antieuropian.<\/p>\n<p>N\u00ebse duam an\u00ebtar\u00ebsimin n\u00eb Bashkimin Europian, mjafton t\u00eb shfuqizojm\u00eb k\u00ebt\u00eb ligj dhe kjo qeveri do t\u00eb p\u00ebrfundoj\u00eb dhe do t\u00eb marr\u00eb at\u00eb q\u00eb meriton.<\/p>\n<p>Faleminderit t\u00eb gjith\u00ebve!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb dit\u00ebn e 39-t\u00eb t\u00eb protest\u00ebs, nj\u00eb i ri nga diaspora i \u00ebsht\u00eb bashkuar revolt\u00ebs qytetare kund\u00ebr qeveris\u00eb Rama, me akuza t\u00eb forta p\u00ebr ligjin 21\/2024 dhe politikat q\u00eb po prekin pron\u00ebn, natyr\u00ebn dhe t\u00eb ardhmen e shqiptar\u00ebve. Nj\u00eb qytetar i ardhur nga emigrimi deklaroi nga sheshi se sistemi aktual e detyroi t\u00eb largohej nga &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":147606,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-147954","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/147954","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=147954"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/147954\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":147955,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/147954\/revisions\/147955"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/147606"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=147954"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=147954"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=147954"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}