{"id":147985,"date":"2026-07-09T09:00:35","date_gmt":"2026-07-09T09:00:35","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=147985"},"modified":"2026-07-09T09:00:35","modified_gmt":"2026-07-09T09:00:35","slug":"fondi-rezerve-nuk-eshte-per-spektakle-private-autokrati-rama","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/07\/09\/fondi-rezerve-nuk-eshte-per-spektakle-private-autokrati-rama\/","title":{"rendered":"Fondi Rezerv\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebr spektakle private, autokrati Rama!"},"content":{"rendered":"<p><strong><em>Nga Bujar Leskaj<\/em><\/strong><\/p>\n<p>Me Aktin Normativ t\u00eb dat\u00ebs 6 korrik 2026, publikuar n\u00eb Fletoren Zyrtare me dat\u00eb 7 korrik 2026, p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb nga fondi rezerv\u00eb i Buxhetit t\u00eb Shtetit koncertit t\u00eb k\u00ebng\u00ebtarit nd\u00ebrkomb\u00ebtar Kanye West n\u00eb Tiran\u00eb 4.2 milion\u00eb euro nga parat\u00eb e taksapaguesve shqiptar\u00eb, sekti Rama vulosi pap\u00ebrgjegjshm\u00ebrin\u00eb e tij ekstreme dhe aventur\u00eb m\u00eb t\u00eb pamend, n\u00eb p\u00ebrdorimin e fondeve publike gjat\u00eb k\u00ebtyre 14 viteve.<br \/>\nKushtetuta n\u00eb Nenin 101 t\u00eb saj, e ka p\u00ebrcaktuar p\u00ebrdorimin e Aktit Normativ, duke prekur fondin rezerv\u00eb t\u00eb Buxhetit t\u00eb Shtetit p\u00ebr nj\u00eb vit ushtrimor, si fond q\u00eb mund t\u00eb p\u00ebrdoret ekskluzivisht p\u00ebr situata t\u00eb jasht\u00ebzakonshme, kur kemi katastrofa natyrore, rreziqe t\u00eb siguris\u00eb komb\u00ebtare, apo emergjenca t\u00eb papritura t\u00eb sh\u00ebndetit publik.<\/p>\n<p><em><strong>Vija e kuqe e p\u00ebrdorimit t\u00eb parav\u00eb t\u00eb shqiptar\u00ebve<\/strong><\/em><\/p>\n<p>Ka nj\u00eb vij\u00eb t\u00eb kuqe q\u00eb asnj\u00eb qeveri nuk duhet ta kaloj\u00eb. Ajo quhet respekt p\u00ebr parat\u00eb e taksapaguesve.<br \/>\nFondi Rezerv\u00eb i Buxhetit t\u00eb Shtetit nuk \u00ebsht\u00eb krijuar p\u00ebr t\u00eb sponsorizuar koncerte, festivale apo spektakle, sado t\u00eb famsh\u00ebm t\u00eb jen\u00eb artist\u00ebt q\u00eb ngjiten n\u00eb sken\u00eb. Ai nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb &#8220;portofol sekret&#8221; i qeveris\u00eb p\u00ebr t\u00eb financuar projekte q\u00eb nuk kalojn\u00eb filtrin normal t\u00eb planifikimit buxhetor. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb mekaniz\u00ebm i jasht\u00ebzakonsh\u00ebm p\u00ebr situata t\u00eb jasht\u00ebzakonshme.<br \/>\nNj\u00eb koncert nuk \u00ebsht\u00eb t\u00ebrmet. Nj\u00eb koncert nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrmbytje. Nj\u00eb koncert nuk \u00ebsht\u00eb pandemi.<br \/>\nNj\u00eb koncert nuk \u00ebsht\u00eb kriz\u00eb komb\u00ebtare. At\u00ebher\u00eb, me \u00e7far\u00eb logjike mund t\u00eb justifikohet p\u00ebrdorimi i nj\u00eb fondi q\u00eb ekziston pik\u00ebrisht p\u00ebr emergjenca?<br \/>\nN\u00ebse sot Fondi Rezerv\u00eb p\u00ebrdoret p\u00ebr nj\u00eb aktivitet artistik, nes\u00ebr mund t\u00eb p\u00ebrdoret p\u00ebr nj\u00eb festival privat, pasnes\u00ebr p\u00ebr nj\u00eb fushat\u00eb marketingu dhe m\u00eb von\u00eb p\u00ebr \u00e7do projekt q\u00eb qeveria nuk ka pasur guximin ose shumic\u00ebn politike ta planifikoj\u00eb n\u00eb buxhet. K\u00ebshtu nuk nd\u00ebrtohet nj\u00eb shtet modern; k\u00ebshtu nd\u00ebrtohet dhe betonohet arbitrariteti dhe autokracia e Edi Ram\u00ebs!<br \/>\nM\u00eb shqet\u00ebsuese se vet\u00eb shuma \u00ebsht\u00eb filozofia q\u00eb fshihet pas saj. \u00cbsht\u00eb filozofia, sipas s\u00eb cil\u00ebs, sekti Rama n\u00eb pushtet sillet sikur fondet publike jan\u00eb pron\u00eb e tij dhe jo pron\u00eb e qytetar\u00ebve. \u00cbsht\u00eb filozofia, sipas s\u00eb cil\u00ebs aktet normative mund t\u00eb p\u00ebrdoren p\u00ebr t\u00eb shmangur debatin parlamentar. \u00cbsht\u00eb filozofia sipas s\u00eb cil\u00ebs spektakli vlen m\u00eb shum\u00eb se rregulli.<br \/>\nPor pik\u00ebrisht rregulli \u00ebsht\u00eb ai q\u00eb mban n\u00eb k\u00ebmb\u00eb financat publike. Fondi Rezerv\u00eb n\u00eb nj\u00eb demokraci t\u00eb p\u00ebrgjegjshme dhe jo autokraci, \u00ebsht\u00eb &#8220;airbag-u&#8221; i Shtetit. Askush nuk e \u00e7monton airbag-un, p\u00ebr t\u00eb instaluar nj\u00eb sistem muzikor m\u00eb t\u00eb fuqish\u00ebm n\u00eb makin\u00eb! Sepse kur ndodh aksidenti, mbrojtja nuk ekziston m\u00eb.<br \/>\nEdhe shteti funksionon me t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn logjik\u00eb. N\u00ebse fondi rezerv\u00eb shnd\u00ebrrohet n\u00eb nj\u00eb instrument p\u00ebr shpenzime t\u00eb planifikueshme, ai pushon s\u00eb qeni fond rezerv\u00eb. Ai b\u00ebhet nj\u00eb buxhet paralel, jasht\u00eb logjik\u00ebs normale t\u00eb kontrollit dhe prioriteteve publike.<\/p>\n<p><strong><em>Fondi Rezerv\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebr emergjenca natyrore dhe sh\u00ebndet\u00ebsore, jo p\u00ebr spektakle!<\/em><\/strong><\/p>\n<p>Fondi Rezerv\u00eb i Buxhetit t\u00eb Shtetit p\u00ebrfaq\u00ebson nj\u00eb nga instrumentet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb siguris\u00eb financiare t\u00eb vendit. Q\u00ebllimi i tij \u00ebsht\u00eb krejt\u00ebsisht tjet\u00ebr: p\u00ebrballimi i situatave t\u00eb paparashikuara, emergjencave civile, fatkeq\u00ebsive natyrore, krizave sh\u00ebndet\u00ebsore apo nevojave t\u00eb jasht\u00ebzakonshme q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb reagim t\u00eb menj\u00ebhersh\u00ebm.<br \/>\nFondi Rezerv\u00eb nuk mund t\u00eb preket kurrsesi p\u00ebr shpenzime rutin\u00eb, apo p\u00ebr politika afatgjata zhvillimi. Financimi me miliona euro nga Buxheti i Shtetit i nj\u00eb aktiviteti privat muzikor t\u00eb k\u00ebng\u00ebtarit reper Kanye West n\u00eb Tiran\u00eb, p\u00ebrfaq\u00ebson nj\u00eb rast t\u00eb pashembullt shkeljeje t\u00eb Kushtetut\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, pap\u00ebrgjegjshm\u00ebrie totale ndaj disiplin\u00ebs s\u00eb p\u00ebrdorimit t\u00eb fondeve publike dhe aventurizmi financiar.<br \/>\nPik\u00ebrisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, \u00e7do p\u00ebrdorim i Fondit Rezerv\u00eb duhet t\u00eb jet\u00eb i jasht\u00ebzakonsh\u00ebm, i argumentuar dhe i mb\u00ebshtetur mbi interesin publik.<br \/>\nNj\u00eb aktivitet artistik, sado i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm t\u00eb konsiderohet p\u00ebr promovimin e vendit, nuk p\u00ebrb\u00ebn emergjenc\u00eb komb\u00ebtare. Ai mund t\u00eb planifikohet me muaj ose vite p\u00ebrpara dhe, n\u00ebse shteti vendos ta mb\u00ebshtes\u00eb, financimi duhet t\u00eb kaloj\u00eb p\u00ebrmes procedurave t\u00eb zakonshme t\u00eb hartimit dhe miratimit t\u00eb buxhetit, me transparenc\u00eb t\u00eb plot\u00eb dhe kontroll parlamentar.<br \/>\nP\u00ebrdorimi i fondeve rezerv\u00eb p\u00ebr aktivitete q\u00eb nuk kan\u00eb karakter t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm dob\u00ebson disiplin\u00ebn fiskale. Fondi rezerv\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb krijuar p\u00ebr t\u00eb anashkaluar planifikimin buxhetor. Ai ekziston, pik\u00ebrisht sepse askush nuk mund t\u00eb parashikoj\u00eb t\u00ebrmete, p\u00ebrmbytje, epidemi apo kriza t\u00eb tjera t\u00eb papritura.<br \/>\nN\u00ebse ai p\u00ebrdoret p\u00ebr aktivitete t\u00eb planifikueshme, at\u00ebher\u00eb humbet vet\u00eb arsyeja e ekzistenc\u00ebs s\u00eb tij.<br \/>\nNj\u00eb praktik\u00eb e till\u00eb krijon nj\u00eb precedent t\u00eb rreziksh\u00ebm. N\u00ebse sot financohet nj\u00eb koncert privat me fondet rezerv\u00eb, \u00e7far\u00eb do ta pengoj\u00eb nes\u00ebr p\u00ebrdorimin e t\u00eb nj\u00ebjtit mekaniz\u00ebm p\u00ebr festivale, panaire, fushata promovuese apo aktivitete t\u00eb tjera q\u00eb nuk kan\u00eb lidhje me emergjencat?<br \/>\nNj\u00eb shtet serioz nuk mund t\u00eb funksionoj\u00eb mbi logjik\u00ebn e p\u00ebrjashtimit t\u00eb p\u00ebrhersh\u00ebm. P\u00ebrjashtimi duhet t\u00eb mbetet p\u00ebrjashtim.<br \/>\nDisiplina n\u00eb administrimin e financave publike lidhet me parimet e ligjshm\u00ebris\u00eb, transparenc\u00ebs, p\u00ebrgjegjshm\u00ebris\u00eb dhe kontrollit parlamentar. N\u00ebse fondet publike p\u00ebrdoren jasht\u00eb q\u00ebllimit p\u00ebr t\u00eb cilin jan\u00eb krijuar, ose duke anashkaluar procedurat e parashikuara n\u00eb legjislacionin p\u00ebr menaxhimin e financave publike, kemi vet\u00ebm dhe thjesht abuzim, aventuriz\u00ebm dhe pap\u00ebrgjegjshm\u00ebri ekstreme.<br \/>\nP\u00ebrtej aspektit juridik, ekziston edhe dimensioni moral. \u00c7do euro e Buxhetit t\u00eb Shtetit buron nga taksat e qytetar\u00ebve. N\u00eb nj\u00eb vend si Shqip\u00ebria, ku vazhdojn\u00eb t\u00eb ekzistojn\u00eb nevoja t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb sh\u00ebndet\u00ebsi, arsim, uj\u00ebsjell\u00ebs, mbrojtje civile, infrastruktur\u00eb vendore dhe mb\u00ebshtetje sociale, \u00e7do shpenzim i jasht\u00ebzakonsh\u00ebm duhet t\u00eb justifikohet me standardin m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb interesit publik.<\/p>\n<p><strong><em>Sekti Rama nuk \u00ebsht\u00eb pronar i Buxhetit t\u00eb Shtetit!<\/em><\/strong><\/p>\n<p>Qeveria e sektit Rama nuk \u00ebsht\u00eb pronare e buxhetit t\u00eb Shtetit. Ajo \u00ebsht\u00eb administratore e tij.<br \/>\nPronar\u00eb jan\u00eb qytetar\u00ebt shqiptar\u00eb. Jan\u00eb pensionist\u00ebt q\u00eb num\u00ebrojn\u00eb lek\u00ebt n\u00eb fund t\u00eb muajit. Jan\u00eb mjek\u00ebt dhe infermier\u00ebt q\u00eb punojn\u00eb me mungesa. Jan\u00eb shkollat q\u00eb presin investime. Jan\u00eb fermer\u00ebt q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb mb\u00ebshtetje. Jan\u00eb familjet q\u00eb paguajn\u00eb taksa, me bindjen se parat\u00eb e tyre do t\u00eb p\u00ebrdoren me p\u00ebrgjegj\u00ebsi.<br \/>\n\u00c7do euro q\u00eb sekti Rama po shp\u00ebrdoron sot p\u00ebr nj\u00eb koncert \u00ebsht\u00eb nj\u00eb euro e marr\u00eb nga nj\u00eb nevoj\u00eb reale e qytetar\u00ebve.<br \/>\nN\u00ebse \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur nj\u00eb akt normativ p\u00ebr t\u00eb mund\u00ebsuar nj\u00eb financim t\u00eb till\u00eb, at\u00ebher\u00eb lind pyetja: a po p\u00ebrdoren instrumentet e jasht\u00ebzakonshme t\u00eb qeverisjes, p\u00ebr t\u00eb anashkaluar kontrollin normal parlamentar?<br \/>\nN\u00eb nj\u00eb demokraci funksionale, akti normativ \u00ebsht\u00eb p\u00ebrjashtim. Por jo n\u00eb shtetin autokrat t\u00eb Ram\u00ebs. Ky sekt i sot\u00ebm n\u00eb qeverisje, aktin normativ t\u00eb qeveris\u00eb, nga p\u00ebrjashtim e ka kthyer n\u00eb rregull!<br \/>\nDhe kur p\u00ebrjashtimi b\u00ebhet rregull, ligji dhe vet\u00eb Kuvendi humbasin kuptimin dhe kthehen n\u00eb vegla t\u00eb autokratit.<\/p>\n<p><em><strong>\u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 xxx<\/strong><\/em><\/p>\n<p>\u00c7\u00ebshtja nuk \u00ebsht\u00eb n\u00ebse nj\u00eb artist nd\u00ebrkomb\u00ebtar duhet apo nuk duhet t\u00eb performoj\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri. \u00c7\u00ebshtja \u00ebsht\u00eb, n\u00ebse parat\u00eb publike administrohen sipas ligjit dhe n\u00eb p\u00ebrputhje me parimet e shtetit t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs.<br \/>\nBesimi i qytetar\u00ebve tek financat publike nd\u00ebrtohet mbi nj\u00eb rregull t\u00eb thjesht\u00eb: fondet e jasht\u00ebzakonshme p\u00ebrdoren vet\u00ebm p\u00ebr situata t\u00eb jasht\u00ebzakonshme. \u00c7do devijim nga ky parim \u00ebsht\u00eb arbitraritet, autokraci dhe pap\u00ebrgjegjshm\u00ebri!<br \/>\nN\u00eb nj\u00eb demokraci funksionale, respektimi i disiplin\u00ebs buxhetore nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb formalitet teknik. Ai \u00ebsht\u00eb nj\u00eb garanci kushtetuese p\u00ebr mbrojtjen e interesit publik dhe t\u00eb paras\u00eb s\u00eb taksapaguesve.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Bujar Leskaj Me Aktin Normativ t\u00eb dat\u00ebs 6 korrik 2026, publikuar n\u00eb Fletoren Zyrtare me dat\u00eb 7 korrik 2026, p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb nga fondi rezerv\u00eb i Buxhetit t\u00eb Shtetit koncertit t\u00eb k\u00ebng\u00ebtarit nd\u00ebrkomb\u00ebtar Kanye West n\u00eb Tiran\u00eb 4.2 milion\u00eb euro nga parat\u00eb e taksapaguesve shqiptar\u00eb, sekti Rama vulosi pap\u00ebrgjegjshm\u00ebrin\u00eb e tij ekstreme dhe aventur\u00eb &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":31036,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[44],"tags":[],"class_list":["post-147985","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-editorial"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/147985","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=147985"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/147985\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":147986,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/147985\/revisions\/147986"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/31036"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=147985"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=147985"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=147985"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}