{"id":148007,"date":"2026-07-09T09:50:26","date_gmt":"2026-07-09T09:50:26","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=148007"},"modified":"2026-07-09T09:50:37","modified_gmt":"2026-07-09T09:50:37","slug":"cara-ne-pe-ekonomia-shqiptare-ne-krize-qeveria-nuk-garanton-konkurrencen-dhe-funksionimin-normal","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/07\/09\/cara-ne-pe-ekonomia-shqiptare-ne-krize-qeveria-nuk-garanton-konkurrencen-dhe-funksionimin-normal\/","title":{"rendered":"Cara n\u00eb PE: Ekonomia shqiptare n\u00eb kriz\u00eb! Qeveria nuk garanton konkurrenc\u00ebn dhe funksionimin normal"},"content":{"rendered":"<div id=\"rekl-49\">\n<p>Po zhvillohet mbledhja Stabilizim Asocimin Shqip\u00ebri-BE. Deputeti i PD, Igli Cara gjta\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb tij tha se, ekonomia shqiptare n\u00eb kriz\u00eb. Ai theksoi se, qeveria nuk garanton, konkurrenc\u00ebn dhe funksionimin normal.<\/p>\n<\/div>\n<div class=\"readmore-text-here\">\n<p><strong>Fjala e mbajtur n\u00eb takimin e p\u00ebrbashk\u00ebt BE\u2013Shqip\u00ebri<\/strong><\/p>\n<p>T\u00eb nderuar An\u00ebtar\u00eb t\u00eb Parlamentit Europian,<\/p>\n<p>T\u00eb nderuar koleg\u00eb,<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb nder p\u00ebr mua t\u00eb marr pjes\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb mbledhje t\u00eb Komitetit Parlamentar t\u00eb Stabilizim-Asociimit p\u00ebr t\u00eb diskutuar mbi zhvillimet politike dhe ekonomike n\u00eb Shqip\u00ebri dhe mbi rrug\u00ebtimin e vendit tim drejt an\u00ebtar\u00ebsimit n\u00eb Bashkimin Europian. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye d\u00ebshiroj ta nis me nj\u00eb mesazh shum\u00eb t\u00eb qart\u00eb &#8211; Shqip\u00ebria e ka vendin n\u00eb Bashkimin Europian.<\/p>\n<p>Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb projekt komb\u00ebtar, nj\u00eb aspirat\u00eb e qytetar\u00ebve shqiptar\u00eb dhe nj\u00eb objektiv strategjik q\u00eb ne e mb\u00ebshtesim plot\u00ebsisht. An\u00ebtar\u00ebsimi yn\u00eb n\u00eb Bashkimin Europian duhet t\u00eb jet\u00eb rezultat i merit\u00ebs, i reformave reale dhe i respektimit t\u00eb plot\u00eb t\u00eb vlerave europiane.<\/p>\n<p>T\u00eb nderuar koleg\u00eb,<\/p>\n<p>Sot zhvillimi kryesor n\u00eb Shqip\u00ebri \u00ebsht\u00eb Revolucioni i Flamingove, i cili ka mbushur jo vet\u00ebm sheshin kryesor t\u00eb Tiran\u00ebs dhe rrug\u00ebt e saj. Shqiptar\u00ebt po protestojn\u00eb dhe n\u00eb t\u00eb gjitha sheshet n\u00eb bot\u00eb. Ajo protest\u00eb q\u00eb nisi p\u00ebr shkat\u00ebrrimin e zon\u00ebs s\u00eb mbrojtur n\u00eb Nart\u00eb, sot \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb nj\u00eb protest\u00eb p\u00ebr nj\u00eb shqip\u00ebri m\u00eb t\u00eb mir\u00eb. Protestohet p\u00ebr varf\u00ebrin\u00eb, korrupsionin, munges\u00ebn e sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb dhe arsimit dinjitoz.<\/p>\n<p>D\u00ebshiroj t\u00eb ndalem tek ekonomia shqiptare, nj\u00eb nd\u00ebr arsyet kryesore p\u00ebrse bashkombasit e mi kan\u00eb mbushur at\u00eb shesh p\u00ebr dit\u00ebn e 39 rradhazi.<\/p>\n<p>Qeveria paraqet nj\u00eb rritje ekonomike prej rreth 3.3% si d\u00ebshmi t\u00eb suksesit ekonomik. Por pyetja q\u00eb duhet t&#8217;i b\u00ebjm\u00eb vetes \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e thjesht\u00eb: A \u00ebsht\u00eb kjo nj\u00eb rritje e q\u00ebndrueshme? P\u00ebrgjigjja \u00ebsht\u00eb Jo.<\/p>\n<p>Kjo rritje mb\u00ebshtetet kryesisht tek sektori i nd\u00ebrtimit dhe i pasurive t\u00eb paluajtshme, dhe jo tek sektor\u00ebt q\u00eb krijojn\u00eb produktivitet, vende pune afatgjata dhe konkurrueshm\u00ebri.<\/p>\n<p>Sot nd\u00ebrtimi p\u00ebrfaq\u00ebson rreth 25% t\u00eb ekonomis\u00eb, nd\u00ebrsa bujq\u00ebsia ka r\u00ebn\u00eb nga mbi 20% n\u00eb rreth 15% t\u00eb PBB-s\u00eb, industria p\u00ebrpunuese po humbet terren dhe eksportuesit shqiptar\u00eb po p\u00ebrballen \u00e7do dit\u00eb me v\u00ebshtir\u00ebsi m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha. Shqip\u00ebria vazhdon t\u00eb ket\u00eb produktivitetin m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt n\u00eb rajon.<\/p>\n<p>Zhvler\u00ebsimi i Euros me rreth 33% n\u00eb 5 vitet e fundit, paraqitet nga qeveria si sukses ekonomik, por n\u00eb realitet \u00ebsht\u00eb fatura q\u00eb po paguajm si lavatri\u00e7e e parave t\u00eb krimit t\u00eb organizuar.<\/p>\n<p>N\u00eb realitet ky fenomen, ka goditur eksportet, ka ulur vler\u00ebn reale t\u00eb remitancave, q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb mbi 10% t\u00eb PBB-s\u00eb, dhe ka d\u00ebmtuar konkurrueshm\u00ebrin\u00eb e sektorit t\u00eb turizmit.<\/p>\n<p>Zhvleresimi i Euros i pakrahasueshem me vendet e BE, apo edhe me ndonj\u00eb vend tjet\u00ebr n\u00eb bot\u00eb, pranuar kjo edhe nga institucioni kryesor i politik\u00ebs monetare, Banka Q\u00ebndrore, n\u00eb raportimin e saj t\u00eb fundit n\u00eb Kuvend.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, \u00e7mimet e banesave jan\u00eb rritur n\u00eb nivele t\u00eb pap\u00ebrballueshme. Sot nj\u00eb familjeje shqiptare i duhen rreth 19 paga vjetore p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb nj\u00eb apartament dhe jo sepse k\u00ebt\u00eb e vetndos tregu por sepse ky treg tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00ebn kthetrat e grupeve kriminale, faktuar kjo edhe nga hetimet e fundit t\u00eb Struktur\u00ebs s\u00eb Posa\u00e7me.<\/p>\n<p>Por problemi nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm ekonomik.<\/p>\n<p>Problemi \u00ebsht\u00eb modeli i qeverisjes.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb viteve t\u00eb fundit \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar nj\u00eb arkitektur\u00eb ligjore dhe institucionale q\u00eb ka ngritur shqet\u00ebsime serioze p\u00ebr transparenc\u00ebn, konkurrenc\u00ebn dhe funksionimin normal t\u00eb ekonomis\u00eb s\u00eb tregut.<\/p>\n<p>Ligji p\u00ebr Investimet Strategjike, ndryshimet n\u00eb legjislacionin p\u00ebr Zonat e Mbrojtura, Paketa e Maleve , Ligji i Porteve \u00a0si dhe ligje t\u00eb posa\u00e7me q\u00eb kan\u00eb mund\u00ebsuar transferimin e aseteve publike strategjike , p\u00ebrfshir\u00eb projektin e Portit t\u00eb Durr\u00ebsit, jane qartesisht kunder parimeve t\u00eb konkurrenc\u00ebs s\u00eb lir\u00eb, transparenc\u00ebs dhe trajtimit t\u00eb barabart\u00eb t\u00eb investitor\u00ebve.<\/p>\n<p>Thene ndryshe ligje me porosi per miqte e Rames.<\/p>\n<p>Por sot dua t\u00eb ndalem pak m\u00eb gjat\u00eb n\u00eb rastin e Portit t\u00eb Durr\u00ebsit, asetit m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm publike t\u00eb vendit.<\/p>\n<p>Me nj\u00eb ligj special sot nuk kemi m\u00eb nj\u00eb port por kulla.<\/p>\n<p>Ky projekt u zhvillua pa nj\u00eb gar\u00eb t\u00eb hapur nd\u00ebrkomb\u00ebtare, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb Marr\u00ebveshja e Stabilizim-Asociimit dhe parimet e tregut europian mb\u00ebshteten pik\u00ebrisht mbi konkurrenc\u00ebn e lir\u00eb, transparenc\u00ebn dhe mosdiskriminimin.<\/p>\n<p>Behet fjale per faljen e \u00a0nje Porti ku pervecse Strategjik &#8211; kombetar \u00a0dhe Rajonal \u00a0ka dhe \u00a0nje vlere \u00a0mbi \u00a03 Miliard euro ,<\/p>\n<p>Sot qe flasim 1\/3 e Portit eshte ne ndertim e siper per apartamente.<\/p>\n<p>Pas disa vitesh Shqiperia nuk do te kete me nje Port shteteror duke humbur avantazhin strategjik ne Rajon, duke I dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb goditje fatale ekonomis\u00eb son\u00eb.<\/p>\n<p>Pyetja qe kam p\u00ebr ju eshte ?<\/p>\n<p>A mund te ndodhe kjo ne nje vend qe ka firmosur MSA, ku qartesisht eshte sanksionuar qe cdo aset publik nuk mund te jepet pa gare ?<\/p>\n<p>A ka ndonje rast i tille ne ndonje vend te BE ?<\/p>\n<p>A duhet qe kjo shkelje e MSA te shprehet ne rezolute ?<\/p>\n<p>N\u00ebse mendoni se ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb rast sporadik, GABOHENI.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb kuptuar sesi ka funksionuar qeveria RAMA n\u00eb dekad\u00ebn e fundit mjafton t\u00eb lexoni librin, &#8220;Albania Files&#8221;, sipas t\u00eb cilit rezultojn\u00eb 523 projekte resortesh dhe zhvillimesh nd\u00ebrtimoret\u00eb koordinuara nga Zyra e Kryeministrit. Eshte ky i fundit q\u00eb jo vet\u00ebm miraton lejet, por p\u00ebrzgjedh investitorin dhe arkitektin p\u00ebr \u00e7do projekt.<\/p>\n<p>Ky lib\u00ebr \u00ebsht\u00eb prova se zonat e mbrojtura jan\u00eb parashikuar t\u00eb shkat\u00ebrrohen vite para se ligji t\u00eb ndryshonte n\u00eb vitin 2024.<\/p>\n<p>E theksoj qe te gjitha projektet miratohen nga K.K.T (AZHT)organ qe drejtohet nga K.M Rama duke anashkaluar Bashkite ..<\/p>\n<p>Kushtetuta jone por dhe MSA percakton qarte qe ne demokraci pushtetet jane te ndara ..<\/p>\n<p>A ndodh ne ndonje vend te BE qe Kryeministri merr dhe kompetencat e pushtetit vendor ?<\/p>\n<p>(Sot Rama nuk eshte vetem Kryeminister por edhe kryebashkiak I Shqiperise)<\/p>\n<p>Por \u00a0nuk mbaron me kaq ,<\/p>\n<p>Se fundmi u miratua dhe \u00a0ligji per Portet turistike ku qartesisht te drejten per percaktimin e investitoreve strategjike e ka KM-Rama..<\/p>\n<p>Kemi nderhyrje te forte \u00a0ne pavar\u00ebsin\u00eb e institucioneve t\u00eb planifikimit territorial dhe funksionimin e ekonomis\u00eb s\u00eb tregut.<\/p>\n<p>Prandaj nuk duhet t\u00eb habitemi q\u00eb mij\u00ebra qytetar\u00eb kan\u00eb zgjedhur t\u00eb protestojn\u00eb n\u00ebn simbolin e &#8220;Flamingo Revolution&#8221;.<\/p>\n<p>Kur ligje t\u00eb ve\u00e7anta p\u00ebrdoren p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrshpejtuar investime strategjike pa gar\u00eb t\u00eb plot\u00eb, kur asetet publike me r\u00ebnd\u00ebsi komb\u00ebtare transferohen p\u00ebrmes procedurave q\u00eb ngjallin debat dhe kur qytetar\u00ebt krijojn\u00eb perceptimin se vendimmarrja ekonomike \u00ebsht\u00eb gjithnj\u00eb e m\u00eb e p\u00ebrqendruar, protesta b\u00ebhet nj\u00eb mjet legjitim demokratik p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar llogaridh\u00ebnie.<\/p>\n<p>Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mesazh q\u00eb meriton t\u00eb d\u00ebgjohet jo vet\u00ebm n\u00eb Tiran\u00eb, por edhe n\u00eb Strasburg.<\/p>\n<p>K\u00ebto shqet\u00ebsime nuk jan\u00eb vet\u00ebm pjes\u00eb e debatit t\u00eb brendsh\u00ebm politik n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Edhe Raporti i Progresit i Komisionit Europian ka theksuar vazhdimisht se Shqip\u00ebria duhet t\u00eb forcoj\u00eb m\u00eb tej sundimin e ligjit, transparenc\u00ebn n\u00eb prokurimet publike, mbik\u00ebqyrjen e partneriteteve publik-private dhe luft\u00ebn kund\u00ebr korrupsionit n\u00eb nivelet e larta.<\/p>\n<p>Raporti n\u00ebnvizon se nevojiten rezultate m\u00eb t\u00eb q\u00ebndrueshme n\u00eb parandalimin e korrupsionit dhe garantimin e nj\u00eb administrate publike profesionale dhe t\u00eb depolitizuar.<\/p>\n<p>Kjo tregon se sfida nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nd\u00ebshkimi i korrupsionit, por nd\u00ebrtimi i institucioneve q\u00eb e parandalojn\u00eb at\u00eb.<\/p>\n<p>Transparency International, n\u00eb Indeksin e Perceptimit t\u00eb Korrupsionit, vazhdon ta rendis\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb nd\u00ebr vendet me perceptim t\u00eb lart\u00eb t\u00eb korrupsionit n\u00eb Europ\u00eb. Kjo tregon se besimi i qytetar\u00ebve dhe i investitor\u00ebve tek institucionet publike mbetet ende i brisht\u00eb. P\u00ebr nj\u00eb vend kandidat p\u00ebr n\u00eb Bashkimin Europian, lufta kund\u00ebr korrupsionit nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb kriter negociues; ajo \u00ebsht\u00eb kusht p\u00ebr zhvillim ekonomik t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm dhe p\u00ebr funksionimin normal t\u00eb ekonomis\u00eb s\u00eb tregut.<\/p>\n<p>Sot 40% e forc\u00ebs aktive t\u00eb pun\u00ebs \u00ebsht\u00eb larguar nga vendi dhe 35% e t\u00eb rinjve deklarojn\u00eb se duan t\u00eb emigrojn\u00eb, kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me nj\u00eb vot\u00eb mosbesimi ndaj modelit aktual t\u00eb zhvillimit. Asnj\u00eb statistik\u00eb makroekonomike nuk mund ta fsheh\u00eb k\u00ebt\u00eb realitet. Largimi i t\u00eb rinjve i kushton ekonomis\u00eb shqiptare rreth 900 milion\u00eb euro \u00e7do vit.<\/p>\n<p>Edhe OECD ka theksuar se Shqip\u00ebria duhet ta zhvendos\u00eb modelin e saj t\u00eb zhvillimit drejt rritjes s\u00eb produktivitetit, inovacionit, kapitalit njer\u00ebzor dhe forcimit t\u00eb institucioneve ekonomike. Rritja afatgjat\u00eb nuk mund t\u00eb mb\u00ebshtetet vet\u00ebm tek konsumi, nd\u00ebrtimi apo turizmi, por k\u00ebrkon investime n\u00eb industri, teknologji, aft\u00ebsi profesionale dhe nj\u00eb klim\u00eb biznesi t\u00eb bazuar n\u00eb konkurrenc\u00eb t\u00eb ndershme, siguri juridike dhe institucione t\u00eb besueshme.<\/p>\n<p>T\u00eb nderuar koleg\u00eb,<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria ka nevoj\u00eb p\u00ebr institucione q\u00eb funksionojn\u00eb, p\u00ebr ekonomi t\u00eb lir\u00eb, p\u00ebr konkurrenc\u00eb t\u00eb ndershme dhe p\u00ebr qytetar\u00eb q\u00eb besojn\u00eb se mund t\u00eb nd\u00ebrtojn\u00eb t\u00eb ardhmen e tyre n\u00eb vendin e tyre.<\/p>\n<p>Askush nuk duhet t\u00eb ket\u00eb frik\u00eb nga e v\u00ebrteta. Kritika ndaj qeverisjes nuk \u00ebsht\u00eb kritik\u00eb ndaj Shqip\u00ebris\u00eb, por \u00ebsht\u00eb m\u00ebnyra m\u00eb e mir\u00eb p\u00ebr ta afruar Shqip\u00ebrin\u00eb me standardet europiane.<\/p>\n<p>Miqt\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb nuk jan\u00eb ata q\u00eb mbyllin syt\u00eb p\u00ebrball\u00eb problemeve, por ata q\u00eb ndihmojn\u00eb vendin t&#8217;i zgjidh\u00eb ato.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria ka potencial t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Por ajo nuk mund t\u00eb nd\u00ebrtoj\u00eb t\u00eb ardhmen mbi nj\u00eb ekonomi q\u00eb mb\u00ebshtetet kryesisht tek nd\u00ebrtimi, tek informaliteti dhe tek vendimmarrja e centralizuar.<\/p>\n<p>Ne nuk k\u00ebrkojm\u00eb favore nga Bashkimi Europian. Ne k\u00ebrkojm\u00eb vet\u00ebm q\u00eb procesi i integrimit t\u00eb mb\u00ebshtetet mbi t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn, mbi faktet dhe mbi standardet europiane.<\/p>\n<p>Sepse vet\u00ebm nj\u00eb Shqip\u00ebri me institucione t\u00eb forta, ekonomi konkurruese, sundim t\u00eb ligjit dhe demokraci funksionale do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb an\u00ebtare e denj\u00eb e Bashkimit Europian.<\/p>\n<\/div>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Po zhvillohet mbledhja Stabilizim Asocimin Shqip\u00ebri-BE. Deputeti i PD, Igli Cara gjta\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb tij tha se, ekonomia shqiptare n\u00eb kriz\u00eb. Ai theksoi se, qeveria nuk garanton, konkurrenc\u00ebn dhe funksionimin normal. Fjala e mbajtur n\u00eb takimin e p\u00ebrbashk\u00ebt BE\u2013Shqip\u00ebri T\u00eb nderuar An\u00ebtar\u00eb t\u00eb Parlamentit Europian, T\u00eb nderuar koleg\u00eb, \u00cbsht\u00eb nder p\u00ebr mua t\u00eb marr pjes\u00eb &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":148008,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-148007","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/148007","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=148007"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/148007\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":148011,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/148007\/revisions\/148011"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/148008"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=148007"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=148007"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=148007"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}