{"id":148012,"date":"2026-07-09T09:53:26","date_gmt":"2026-07-09T09:53:26","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=148012"},"modified":"2026-07-09T09:53:26","modified_gmt":"2026-07-09T09:53:26","slug":"bardhi-ne-pe-ne-shqiperi-eshte-zhbere-shteti-ligjor-rama-bashkepunon-me-krimin-e-organizuar","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/07\/09\/bardhi-ne-pe-ne-shqiperi-eshte-zhbere-shteti-ligjor-rama-bashkepunon-me-krimin-e-organizuar\/","title":{"rendered":"Bardhi n\u00eb PE: N\u00eb Shqip\u00ebri \u00ebsht\u00eb zhb\u00ebr\u00eb shteti ligjor! Rama bashk\u00ebpunon me krimin e organizuar"},"content":{"rendered":"<div id=\"rekl-49\">Kryetari i grupit parlamentar t\u00eb PD, Gazment Bardhi, gjat\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb tij p\u00ebrpara eurodeputet\u00ebve n\u00eb Parlamentin Europian, ngriti shqet\u00ebsime p\u00ebr korrupsionin, krimin e organizuar dhe zbatimin e shtetit t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/div>\n<div class=\"readmore-text-here\">\n<p>Bardhi deklaroi se \u201cprova e v\u00ebrtet\u00eb e ligjit vjen kur ai duhet t\u00eb veproj\u00eb ndaj vet\u00eb pushtetit\u201d, duke akuzuar mazhoranc\u00ebn se p\u00ebrdor shumic\u00ebn parlamentare p\u00ebr t\u00eb mbrojtur zyrtar\u00eb t\u00eb lart\u00eb.<\/p>\n<p>Ai solli si shembull rastin e hetimeve ndaj zv.kryeministres Belinda Balluku, duke pretenduar se shumica parlamentare ka penguar veprimin e drejt\u00ebsis\u00eb, si dhe ngriti akuza p\u00ebr mos-ekzekutimin e urdh\u00ebr-arresteve ndaj personave t\u00eb dyshuar p\u00ebr lidhje me krimin e organizuar.<\/p>\n<p>Sipas Bardhit, Shqip\u00ebria ende nuk e ka kaluar \u201cprov\u00ebn m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb shtetit t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs\u201d, q\u00eb ligji t\u00eb jet\u00eb i barabart\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb dhe t\u00eb mos ndalet p\u00ebrball\u00eb pushtetit.<\/p>\n<p><strong>Fjala e plot\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>T\u00eb nderuar koleg\u00eb,<\/p>\n<p>Kur flasim p\u00ebr t\u00eb drejtat themelore, shtetin e s\u00eb drejt\u00ebs, luft\u00ebn kund\u00ebr korrupsionit dhe krimit t\u00eb organizuar, n\u00eb fakt po p\u00ebrpiqemi t&#8217;i japim p\u00ebrgjigje nj\u00eb pyetjeje themelore:<\/p>\n<p>A \u00ebsht\u00eb ligji m\u00eb i fort\u00eb se pushteti?<\/p>\n<p>Ligjet mund t\u00eb shkruhen mir\u00eb. Por prova e tyre e v\u00ebrtet\u00eb vjen n\u00eb momentin kur duhet t\u00eb veprojn\u00eb ndaj vet\u00eb pushtetit. Pik\u00ebrisht aty kuptohet n\u00ebse shteti i s\u00eb drejt\u00ebs \u00ebsht\u00eb real, apo vet\u00ebm formal.<\/p>\n<p>Po ju sjell dy raste konkrete q\u00eb tregojn\u00eb se \u00e7far\u00eb ndodh n\u00eb Shqip\u00ebri kur ligji p\u00ebrballet me pushtetin.<br \/>\nI pari lidhet me luft\u00ebn kund\u00ebr korrupsionit.<\/p>\n<p>Kur SPAK k\u00ebrkoi autorizimin e Kuvendit p\u00ebr t\u00eb vijuar procedurat ndaj nj\u00eb prej zyrtar\u00ebve m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb qeveris\u00eb shqiptare, z\u00ebvend\u00ebskryeministres Belinda balluku, shumica parlamentare p\u00ebrdori vot\u00ebn si mburoj\u00eb politike. Kryeministri urdh\u00ebroi shumic\u00ebn p\u00ebr t\u00eb mbrojtur krahun e tij t\u00eb djatht\u00eb, edhe pasi vet\u00eb SPAK deklaroi publikisht se mungesa e mas\u00ebs s\u00eb sigurimit d\u00ebmtonte hetimin.<\/p>\n<p>Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb moment q\u00eb ngre nj\u00eb pyetje themelore: a p\u00ebrdoret shumica parlamentare p\u00ebr t\u00eb mbrojtur institucionet apo p\u00ebr t\u00eb mbrojtur pushtetin nga veprimi i ligjit?<\/p>\n<p>Rasti Balluku nuk ishte vet\u00ebm nj\u00eb debat i brendsh\u00ebm politik. Ai ekspozoi nj\u00eb problem q\u00eb sot \u00ebsht\u00eb reflektuar edhe n\u00eb kriteret (benchmarks) e Bashkimit Europian p\u00ebr mbylljen e Grupkapitullit t\u00eb Themeloreve: nevoj\u00ebn q\u00eb ekzekutivi dhe legjislativi t\u00eb mos nd\u00ebrhyjn\u00eb n\u00eb drejt\u00ebsi dhe q\u00eb vendimet p\u00ebr imunitetin t\u00eb udh\u00ebhiqen nga standardet e Komisionit t\u00eb Venecias.<\/p>\n<p>Rasti i dyt\u00eb lidhet me luft\u00ebn kund\u00ebr krimit t\u00eb organizuar dhe pastrimit t\u00eb parave.<\/p>\n<p>Dy nga urdh\u00ebr-arrestet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr krimin e organizuar n\u00eb Shqip\u00ebri , ai ndaj drejtuesit t\u00eb band\u00ebs s\u00eb Elbasanit dhe ai ndaj personit q\u00eb konsiderohej koordinatori jozyrtar i Kryeministrit, mbeten ende t\u00eb paekzekutuara. Vendndodhja e tyre \u00ebsht\u00eb prej koh\u00ebsh sekret publik n\u00eb zem\u00ebr t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, por policia nuk i gjen. Kjo \u00ebsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb shpjegohet me munges\u00eb informacioni. Ajo ushqen bindjen se ligji ndalet aty ku fillon interesi politik i pushtetit.<\/p>\n<p>Po aq shqet\u00ebsues \u00ebsht\u00eb fenomeni i pastrimit t\u00eb parave. Hetimet e autoriteteve ligjzbatuese n\u00eb Belgjik\u00eb, Holland\u00eb, Itali, Gjermani dhe Franc\u00eb kan\u00eb zbuluar organizata shqiptare t\u00eb trafikut nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb kokain\u00ebs q\u00eb investojn\u00eb fitimet e tyre n\u00eb Shqip\u00ebri, p\u00ebrmes projekteve n\u00eb nd\u00ebrtim dhe turiz\u00ebm. Investime q\u00eb nuk mund t\u00eb realizohen pa vendimmarrjen dhe miratimin e qeveris\u00eb shqiptare.<\/p>\n<p>Po citoj dosjen m\u00eb t\u00eb fundit t\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Posa\u00e7me \u00e7hqiptare kunder krimit te organizuar, SPAK: provat e ardhura nga autoritetet belge kan\u00eb dokumentuar me pamje filmike takime t\u00eb funksionar\u00ebve t\u00eb lart\u00eb shtet\u00ebror\u00eb shqiptare me persona t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb trafik nd\u00ebrkomb\u00ebtar droge. Sipas s\u00eb nj\u00ebjt\u00ebs dosje, n\u00eb k\u00ebto takime diskutohet p\u00ebrdorimi i pasurive t\u00eb paluajtshme dhe investimeve n\u00eb nd\u00ebrtim e turiz\u00ebm p\u00ebr pastrimin e t\u00eb ardhurave nga trafiku i kokain\u00ebs.<\/p>\n<p>Edhe p\u00ebrpara se ky fakt trondit\u00ebs t\u00eb b\u00ebhej publik, opozita kishte k\u00ebrkuar interpelanc\u00eb me Kryeministrin p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e pastrimit t\u00eb parave nga krimi i organi\u00e7uar dhe korrupsioni n\u00eb nd\u00ebrtim dhe turiz\u00ebm. Kryeministri refuzoi t\u00eb paraqitej n\u00eb Parlament.<\/p>\n<p>K\u00ebrkuam ngritjen e nj\u00eb komisioni hetimor parlamentar.<br \/>\nEdhe ai u refuzua.<\/p>\n<p>T\u00eb gjitha k\u00ebto raste \u00e7ojn\u00eb te e nj\u00ebjta pyetje: a zbatohet ligji nj\u00ebsoj edhe ndaj pushtetit, apo pik\u00ebrisht aty ai pushon s\u00eb vepruari? Sepse kjo \u00ebsht\u00eb prova e v\u00ebrtet\u00eb e shtetit t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs.<\/p>\n<p>T\u00eb nderuar koleg\u00eb,<\/p>\n<p>Fatkeq\u00ebsisht, Shqip\u00ebria ende nuk e ka kaluar plot\u00ebsisht prov\u00ebn m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb shtetit t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs: q\u00eb ligji t\u00eb jet\u00eb nj\u00ebsoj i fort\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb dhe t\u00eb mos b\u00ebhet m\u00eb i dob\u00ebt sa her\u00eb q\u00eb p\u00ebrballet me pushtetin.<\/p>\n<p>Ju faleminderit!<\/p>\n<\/div>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryetari i grupit parlamentar t\u00eb PD, Gazment Bardhi, gjat\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb tij p\u00ebrpara eurodeputet\u00ebve n\u00eb Parlamentin Europian, ngriti shqet\u00ebsime p\u00ebr korrupsionin, krimin e organizuar dhe zbatimin e shtetit t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs n\u00eb Shqip\u00ebri. Bardhi deklaroi se \u201cprova e v\u00ebrtet\u00eb e ligjit vjen kur ai duhet t\u00eb veproj\u00eb ndaj vet\u00eb pushtetit\u201d, duke akuzuar mazhoranc\u00ebn se p\u00ebrdor &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":148013,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-148012","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/148012","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=148012"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/148012\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":148015,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/148012\/revisions\/148015"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/148013"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=148012"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=148012"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=148012"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}