{"id":148023,"date":"2026-07-09T10:44:54","date_gmt":"2026-07-09T10:44:54","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=148023"},"modified":"2026-07-09T10:46:30","modified_gmt":"2026-07-09T10:46:30","slug":"spahia-ne-pe-krimi-dhe-korrupsioni-po-e-zbrazin-shqiperine-problem-edhe-per-sigurine-e-be","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/07\/09\/spahia-ne-pe-krimi-dhe-korrupsioni-po-e-zbrazin-shqiperine-problem-edhe-per-sigurine-e-be\/","title":{"rendered":"Spahia n\u00eb PE: Krimi dhe korrupsioni po e zbrazin Shqip\u00ebrin\u00eb! Qeveria e lidhur me krimin e organizuar!"},"content":{"rendered":"<div id=\"rekl-49\">Deputeti i PD, Bardh Spahia, n\u00eb takimin e p\u00ebrbashk\u00ebt BE\u2013Shqip\u00ebri n\u00eb Parlamentin Europian, ngriti shqet\u00ebsime p\u00ebr zhvillimin social, emigracionin masiv dhe situat\u00ebn ekonomike n\u00eb vend.<\/div>\n<div class=\"readmore-text-here\">\n<p>Spahia deklaroi se plakja e popullsis\u00eb, largimi i t\u00eb rinjve dhe rritja e varf\u00ebris\u00eb jan\u00eb nd\u00ebr problemet kryesore me t\u00eb cilat p\u00ebrballet Shqip\u00ebria. Ai tha se mij\u00ebra t\u00eb rinj largohen \u00e7do vit nga vendi p\u00ebr shkak t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb perspektiv\u00ebs dhe akuzoi qeverin\u00eb p\u00ebr krijimin e nj\u00eb modeli t\u00eb lidhur me korrupsionin dhe krimin e organizuar.<\/p>\n<p>Spahia u ndal edhe te protestat e zhvilluara n\u00eb Tiran\u00eb, duke i cil\u00ebsuar ato si nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr demokraci, sundim ligji dhe zgjedhje t\u00eb lira e t\u00eb ndershme. Ai deklaroi se PD do t\u00eb vijoj\u00eb t\u00eb mb\u00ebshtes\u00eb k\u00ebrkesat e protestuesve.<\/p>\n<p><strong>Fjala e tij<\/strong><\/p>\n<p>T\u00eb nderuar an\u00ebtare t\u00eb Asambles\u00eb Parlamentare,<br \/>\nT\u00eb nderuar zonja dhe zot\u00ebrinj,<\/p>\n<p>Kur flasim p\u00ebr zhvillim t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm dhe turiz\u00ebm nukmund t\u00eb l\u00ebm\u00eb jasht\u00eb v\u00ebmendjes edhe \u00e7\u00ebshtje me r\u00ebnd\u00ebsijetike p\u00ebr nj\u00eb shoq\u00ebri demokratike, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb zhvillimisocial apo edhe emigracioni masiv.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb viteve t\u00eb fundit, Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb p\u00ebrballur me ndryshime t\u00eb shpejta t\u00eb struktur\u00ebs demografike t\u00ebpopullsis\u00eb, e cila ka ardhur si pasoj\u00eb e uljes s\u00eb lindshm\u00ebris\u00ebdhe emigracionit t\u00eb vazhduesh\u00ebm t\u00eb grupmosh\u00ebs m\u00eb aktivet\u00eb pun\u00ebs. Sipas t\u00eb dh\u00ebnave, popullsia mbi 65 vje\u00e7 z\u00eb tashm\u00eb20% t\u00eb popullsis\u00eb, krahasuar me vitin 2019, q\u00eb ishte me 14%, e nd\u00ebrsa n\u00eb vitin 2001 ishte vet\u00ebm 7.5%. Kjo prirjeshoq\u00ebrohet me tkurrjen e popullsis\u00eb aktive dhe rritjen e k\u00ebrkes\u00ebs p\u00ebr sh\u00ebrbime sociale dhe sh\u00ebndet\u00ebsore afatgjata.<\/p>\n<p>Privimi social dhe rreziku i varf\u00ebris\u00eb ekstreme prek m\u00ebshum\u00eb se 1\/3 e popullis\u00eb, e cila vler\u00ebsohet t\u00eb jetoj\u00eb n\u00ebnpragun e minimumit jetik. P\u00ebr familjet me t\u00eb ardhura t\u00ebul\u00ebta, mbi 90% e t\u00eb ardhurave p\u00ebrdoren p\u00ebr shpenzimeushqimore. N\u00eb nivel komb\u00ebtar, shpenzimet p\u00ebr ushqimetbaz\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb rreth 40% t\u00eb shpenzimeve mujorefamiljare, nivel af\u00ebrsisht kat\u00ebr her\u00eb m\u00eb i lart\u00eb krahasuar me mesataren e vendeve t\u00eb Bashkimit Europian.<\/p>\n<p>Treguesit e mbrojtjes sociale paraqiten gjithashtu n\u00ebnnivelet e vendeve t\u00eb rajonit dhe t\u00eb Bashkimit Europian. Shpenzimet p\u00ebr mbrojtjen sociale p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb rreth 12% t\u00ebProdhimit t\u00eb Brendsh\u00ebm Bruto, af\u00ebrsisht gjysma e nivelit t\u00ebvendeve t\u00eb rajonit dhe rreth 2.5 her\u00eb m\u00eb pak se mesatarja e Bashkimit Europian. Ndihma ekonomike dhe pagesat p\u00ebrinvaliditetin p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb respektivisht rreth 0.3% dhe0.6% t\u00eb PBB-s\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb fush\u00ebn e pensioneve, Shqip\u00ebria vijon t\u00eb ket\u00eb nivele t\u00ebul\u00ebta p\u00ebrfitimesh n\u00eb krahasim me vendet e rajonit dhe ato t\u00ebBashkimit Europian. Pensioni mesatar mbetet n\u00ebn nivelin200 euro n\u00eb muaj. Evidentohet gjithashtu nj\u00eb diferenc\u00eb e konsiderueshme nd\u00ebrmjet pensioneve t\u00eb pleq\u00ebris\u00eb n\u00eb zonatrurale dhe ato urbane, me mesatare p\u00ebrkat\u00ebsisht rreth 122 euro dhe 203 euro n\u00eb muaj.<\/p>\n<p>Emigracioni vijon t\u00eb ndikoj\u00eb n\u00eb disponueshm\u00ebrin\u00eb e kapitalit njer\u00ebzor. Vler\u00ebsohet se \u00e7do vit largohen nga vendi30 deri n\u00eb 40 mij\u00eb t\u00eb rinj, nd\u00ebrsa sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00ebEurostat, gjat\u00eb dekad\u00ebs s\u00eb fundit afro 1 milion shtetasshqiptar\u00eb kan\u00eb p\u00ebrfituar leje q\u00ebndrimi ose shtet\u00ebsi n\u00eb nj\u00ebnga vendet e Bashkimit Europian.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, n\u00eb tregun e pun\u00ebs evidentohet nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb e shtuar p\u00ebr fuqi pun\u00ebtore, e cila po mb\u00ebshtetet gjithnj\u00eb e m\u00ebshum\u00eb nga pun\u00ebsimi i shtetasve t\u00eb huaj dhe nga pjes\u00ebmarrjan\u00eb pun\u00eb e personave mbi mosh\u00ebn 65 vje\u00e7. Aktualisht, numri i tyre vler\u00ebsohet t\u00eb jet\u00eb mbi 130 mij\u00eb, me nj\u00eb rritjeprej rreth 10% krahasuar me vitin e m\u00ebparsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Sigurisht, arsyeja e k\u00ebsaj plage sociale, e k\u00ebsaj hemorragjiet\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, me t\u00eb cil\u00ebn p\u00ebrballet sot Shqip\u00ebria, nuk \u00ebsht\u00ebthjesht\u00eb d\u00ebshira e shqiptar\u00ebve p\u00ebr t\u00eb l\u00ebn\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb, por\u00ebsht\u00eb rezultati i nj\u00eb modeli qeveris\u00ebs, n\u00ebp\u00ebrmjet t\u00eb cilitmb\u00ebshtetet korrupsioni dhe krimi i organizuar me mbrojtjepolitike dhe ligjore, nd\u00ebrsa qytetar\u00ebt p\u00ebrballen me mohim t\u00ebdrejtash, treg jokonkurrent dhe t\u00eb pabarabart\u00eb, p\u00ebrkeq\u00ebsimt\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs s\u00eb arsimit, reduktim i aksesit n\u00eb Sh\u00ebndet\u00ebsi, n\u00ebkujdes social, n\u00eb zhvillim ekonomik etj.<\/p>\n<p>Shqiptar\u00ebt largohen sepse kan\u00eb humbur shpres\u00ebn teksashohin:<\/p>\n<p>&#8211; Mbrojtjen politike, q\u00eb po i b\u00ebhet zv.kryeministresBalluku t\u00eb akuzuar nga drejt\u00ebsia p\u00ebr korrupsion.<\/p>\n<p>&#8211; Skandalin e AKSHI-t, ku p\u00ebrve\u00e7 grabitjes s\u00eb milionaeurove nga taksat e qytetar\u00ebve \u00ebsht\u00eb d\u00ebmtuar edhesiguria komb\u00ebtare.<\/p>\n<p>&#8211; Afer\u00ebn \u201cAruba\u201d dhe p\u00ebrfshirjen e zyrtar\u00ebve t\u00eb lart\u00ebshtet\u00ebror n\u00eb trafikun nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb drog\u00ebs, q\u00eb e kan\u00ebkthyer vendin n\u00eb nyje t\u00eb krimit t\u00eb organizuar.<\/p>\n<p>Ky nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb k\u00ebrc\u00ebnim vet\u00ebm p\u00ebr vendin ton\u00eb, por edhep\u00ebr sigurin\u00eb e vet\u00eb Bashkimit Europian.<\/p>\n<p>Jan\u00eb k\u00ebto dhe shum\u00eb e shum\u00eb arsye t\u00eb tjera, t\u00eb cilat jo vet\u00ebm detyrojn\u00eb qindra e mij\u00ebra shqiptar\u00eb t\u00eb largohen ngaShqip\u00ebria, por edhe qindra e mij\u00ebra t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb protestojn\u00ebprej gati dy muajsh n\u00eb sheshet dhe rrug\u00ebt e Shqip\u00ebris\u00eb, duke k\u00ebrkuar t\u00eb drejta bazike, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb dor\u00ebheqja e Edi Ram\u00ebs dhe qeveris\u00eb s\u00eb tij, si e vetmja rrug\u00eb p\u00ebr t\u00eb garantuarzgjedhje t\u00eb lira e t\u00eb ndershme.<\/p>\n<p>Ne i kemi mb\u00ebshtetur e do t\u00eb vazhdojm\u00eb t\u2019i mb\u00ebshtetsimk\u00ebrkesat e tyre legjitime dhe d\u00ebnojm\u00eb me forc\u00eb dhun\u00ebn e pajustifikuar t\u00eb ushtruar nga forcat e policis\u00eb me urdh\u00ebrpolitik.<\/p>\n<p>Protestat q\u00eb po zhvillohen tashm\u00eb prej gati dy muajsh n\u00ebrrug\u00ebt dhe sheshet e Tiran\u00ebs, nuk jan\u00eb thjesht\u00eb nj\u00eb reagim ibrendsh\u00ebm politik. Ato jan\u00eb nj\u00eb thirrje e nj\u00eb populli, q\u00eb po lufton p\u00ebr t\u00eb mbrojtur thelbin e vlerave europiane: demokracin\u00eb, sundimin e ligjit dhe t\u00eb drejtat e njeriut.<\/p>\n<\/div>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Deputeti i PD, Bardh Spahia, n\u00eb takimin e p\u00ebrbashk\u00ebt BE\u2013Shqip\u00ebri n\u00eb Parlamentin Europian, ngriti shqet\u00ebsime p\u00ebr zhvillimin social, emigracionin masiv dhe situat\u00ebn ekonomike n\u00eb vend. Spahia deklaroi se plakja e popullsis\u00eb, largimi i t\u00eb rinjve dhe rritja e varf\u00ebris\u00eb jan\u00eb nd\u00ebr problemet kryesore me t\u00eb cilat p\u00ebrballet Shqip\u00ebria. Ai tha se mij\u00ebra t\u00eb rinj largohen &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":148024,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-148023","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/148023","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=148023"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/148023\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":148026,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/148023\/revisions\/148026"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/148024"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=148023"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=148023"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=148023"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}