{"id":148101,"date":"2026-07-09T20:58:35","date_gmt":"2026-07-09T20:58:35","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=148101"},"modified":"2026-07-09T20:59:23","modified_gmt":"2026-07-09T20:59:23","slug":"shteti-ne-skene-si-perfunduan-4-milione-euro-per-koncertin-e-kanye-west-ne-tirane","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/07\/09\/shteti-ne-skene-si-perfunduan-4-milione-euro-per-koncertin-e-kanye-west-ne-tirane\/","title":{"rendered":"Shteti n\u00eb sken\u00eb\/ Si p\u00ebrfunduan 4 milion\u00eb euro p\u00ebr koncertin e Kanye West n\u00eb Tiran\u00eb?"},"content":{"rendered":"<p>Nga nj\u00eb koncert privat n\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje shteti.<\/p>\n<p>Koncerti i reperit amerikan, Kanye West, i planifikuar p\u00ebr 11 korrik n\u00eb Tiran\u00eb, u prezantua fillimisht si nj\u00eb organizim privat.<\/p>\n<p>Por, vet\u00ebm pak dit\u00eb para mbajtjes s\u00eb tij, ai u shnd\u00ebrrua n\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje shtet\u00ebrore.<\/p>\n<p>M\u00eb 6 korrik, Qeveria e Shqip\u00ebris\u00eb miratoi nj\u00eb Akt Normativ q\u00eb i hap rrug\u00eb financimit t\u00eb koncertit me rreth 4 milion\u00eb euro nga fondi rezerv\u00eb i buxhetit.<\/p>\n<p>Vendimi u botua menj\u00ebher\u00eb n\u00eb Fletoren Zyrtare dhe hyri n\u00eb fuqi po at\u00eb dit\u00eb.<\/p>\n<p>Qeveria argumentoi se nd\u00ebrhyrja ishte e domosdoshme p\u00ebr t\u00eb shmangur anulimin e koncertit dhe humbjen e p\u00ebrfitimeve ekonomike e turistike q\u00eb, sipas saj, pritet t\u2019i sjell\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, ajo nuk tha se \u00e7far\u00eb e vuri koncertin n\u00eb rrezik t\u00eb d\u00ebshtimit dhe p\u00ebr \u00e7far\u00eb konkretisht do t\u00eb p\u00ebrdoren rreth 4 milion\u00eb euro.<\/p>\n<p>Radio Evropa e Lir\u00eb i k\u00ebrkoi sqarime Ministris\u00eb s\u00eb Kultur\u00ebs p\u00ebr k\u00ebto \u00e7\u00ebshtje, por, deri n\u00eb publikimin e k\u00ebtij artikulli, nuk mori p\u00ebrgjigje.<\/p>\n<p>REL-i kontaktoi edhe kompanin\u00eb shqiptare RedCloud, e cila ka marr\u00eb p\u00ebrsip\u00ebr organizimin e koncertit, por as prej saj nuk mori p\u00ebrgjigje.<\/p>\n<p>Nj\u00eb dit\u00eb pas miratimit t\u00eb Aktit Normativ, kryeministri Edi Rama mbrojti vendimin, duke th\u00ebn\u00eb se shteti ishte i detyruar t\u00eb nd\u00ebrhynte p\u00ebr t\u00eb shmangur anulimin e nj\u00eb eventi q\u00eb, sipas tij, do t&#8217;i sjell\u00eb vendit p\u00ebrfitime t\u00eb konsiderueshme ekonomike dhe promovuese.<\/p>\n<p>Vendimi ka ndar\u00eb opinionin publik.<\/p>\n<p>Derisa Qeveria e paraqet financimin si nj\u00eb investim n\u00eb turiz\u00ebm dhe imazhin e Shqip\u00ebris\u00eb, opozita dhe p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb civile e konsiderojn\u00eb si nj\u00eb p\u00ebrdorim t\u00eb pajustifikuar t\u00eb fondeve publike dhe v\u00ebn\u00eb n\u00eb pik\u00ebpyetje baz\u00ebn ligjore t\u00eb nd\u00ebrhyrjes.<\/p>\n<p>Debati zhvillohet n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur kryeministri Rama po p\u00ebrballet prej jav\u00ebsh\u00a0<a href=\"https:\/\/www.evropaelire.org\/a\/irani-protestat-ne-shqiperi\/33792096.html\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\"><strong>me protesta<\/strong><\/a>, t\u00eb cilat jan\u00eb fokusuar, mes tjerash, n\u00eb akuzat p\u00ebr keqmenaxhim t\u00eb fondeve publike dhe korrupsion.<\/p>\n<p><strong>Pse Qeveria vendosi t\u00eb nd\u00ebrhynte?<\/strong><\/p>\n<p>Sipas kryeministrit Rama, koncerti nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb aktivitet muzikor, por nj\u00eb investim me ndikim t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb n\u00eb ekonomi dhe turiz\u00ebm.<\/p>\n<p>Ai tha se rreth 25 mij\u00eb persona nga m\u00eb shum\u00eb se 80 vende kan\u00eb bler\u00eb bileta p\u00ebr koncertin dhe se anulimi i tij do t\u00eb d\u00ebmtonte jo vet\u00ebm bizneset lokale, por edhe imazhin e Shqip\u00ebris\u00eb si destinacion p\u00ebr evente nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>\u201cEvente t\u00eb tilla jan\u00eb investime p\u00ebr nj\u00eb Shqip\u00ebri tjet\u00ebr, q\u00eb nuk kthehet mbrapa. Llogarisim jo m\u00eb pak se 100 milion\u00eb euro t\u00eb ardhura\u201d, tha Rama n\u00eb nj\u00eb mesazh t\u00eb publikuar n\u00eb Facebook.<\/p>\n<p>Edhe relacioni q\u00eb shoq\u00ebron Aktin Normativ e mb\u00ebshtet k\u00ebt\u00eb argument.<\/p>\n<p>Sipas tij, mb\u00ebshtetja financiare ishte e nevojshme p\u00ebr t\u00eb mbrojtur interesin publik, pasi koncerti pritet t\u00eb sjell\u00eb p\u00ebrfitime ekonomike, turistike, kulturore dhe promovuese, nd\u00ebrsa d\u00ebshtimi i tij do t\u00eb kishte pasoja m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha sesa kostoja e financimit.<\/p>\n<p>N\u00eb dokument thuhet se organizator\u00ebt e njoftuan Qeverin\u00eb vet\u00ebm m\u00eb 3 korrik se koncerti rrezikonte t\u00eb anulohej, por nuk jepen detaje p\u00ebr arsyet.<\/p>\n<p>Me eventin t\u00eb planifikuar vet\u00ebm tet\u00eb dit\u00eb m\u00eb von\u00eb, Qeveria tha se nuk kishte koh\u00eb t\u00eb ndiqte procedurat e zakonshme parlamentare dhe, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, vendosi t\u00eb nd\u00ebrhynte p\u00ebrmes nj\u00eb Akti Normativ.<\/p>\n<p><strong>A justifikohet financimi me para publike?<\/strong><\/p>\n<p>Thelbi i argumentit t\u00eb Qeveris\u00eb \u00ebsht\u00eb se koncerti nuk duhet par\u00eb vet\u00ebm si nj\u00eb aktivitet artistik, por si nj\u00eb investim q\u00eb pritet t\u00eb sjell\u00eb p\u00ebrfitime ekonomike p\u00ebr vendin.<\/p>\n<p>Opozita dhe ekspert\u00eb t\u00eb turizmit e kund\u00ebrshtojn\u00eb k\u00ebt\u00eb logjik\u00eb, duke th\u00ebn\u00eb se ndikimi ekonomik i nj\u00eb eventi t\u00eb vet\u00ebm nuk mund t\u00eb justifikoj\u00eb p\u00ebrdorimin e fondit rezerv\u00eb t\u00eb buxhetit.<\/p>\n<p>P\u00ebr deputeten demokrate, Ina Zhupa, vendimi rrezikon t\u2019i b\u00ebj\u00eb m\u00eb shum\u00eb d\u00ebm sesa dobi imazhit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cKy turiz\u00ebm nj\u00ebditor me \u00e7ant\u00eb n\u00eb krah nuk do t\u2019i sillte ndonj\u00eb p\u00ebrfitim t\u00eb madh vendit. Nuk jan\u00eb d\u00ebmtuar n\u00eb turiz\u00ebm shtete si Franca, Italia, Zvicra, Australia, Mbret\u00ebria e Bashkuar apo SHBA-ja, q\u00eb kan\u00eb anuluar koncertet e Kanye West p\u00ebr shkak t\u00eb retorik\u00ebs s\u00eb tij antisemitike. Prandaj, ky argument nuk q\u00ebndron\u201d, thot\u00eb Zhupa p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn linj\u00eb \u00ebsht\u00eb edhe ekspertja e turizmit, Flora Xhemani Baba.<\/p>\n<p>Sipas saj, zhvillimi i turizmit nuk varet nga organizimi i nj\u00eb koncerti t\u00eb vet\u00ebm, por nga investimet afatgjata n\u00eb infrastruktur\u00eb, sh\u00ebrbime dhe cil\u00ebsi t\u00eb ofert\u00ebs turistike.<\/p>\n<p>\u201cNj\u00eb turist nuk zgjedh nj\u00eb vend vet\u00ebm p\u00ebr nj\u00eb koncert. Ai zgjedh nj\u00eb destinacion sepse i ofron nj\u00eb p\u00ebrvoj\u00eb t\u00eb plot\u00eb. Nj\u00eb event mund t\u00eb ndihmoj\u00eb n\u00eb promovimin e vendit, por nuk z\u00ebvend\u00ebson politikat q\u00eb e b\u00ebjn\u00eb nj\u00eb turist t\u00eb vij\u00eb, t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb m\u00eb gjat\u00eb dhe t\u00eb rikthehet\u201d, thot\u00eb ajo p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr Xhemani Bab\u00ebn, p\u00ebrdorimi i parave publike p\u00ebr nj\u00eb aktivitet t\u00eb till\u00eb krijon edhe nj\u00eb precedent t\u00eb rreziksh\u00ebm.<\/p>\n<p>\u201cQeveria po p\u00ebrdor para nga fondi rezerv\u00eb, i cili nuk \u00ebsht\u00eb zhbllokuar as pas t\u00ebrmetit dhe as gjat\u00eb p\u00ebrmbytjeve. Sot, praktikisht, \u00e7do shqiptar paguan p\u00ebr nj\u00eb koncert, pavar\u00ebsisht n\u00ebse do t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb apo jo\u201d, thot\u00eb ajo.<\/p>\n<p><strong>Debati shtrihet edhe te ligjshm\u00ebria e vendimit<\/strong><\/p>\n<p>Polemikat nuk lidhen vet\u00ebm me shum\u00ebn prej 4 milion\u00eb eurosh, por edhe me m\u00ebnyr\u00ebn se si u miratua financimi.<\/p>\n<p>Qeveria e mb\u00ebshteti vendimin n\u00eb nenin 101 t\u00eb Kushtetut\u00ebs, i cili i lejon K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave t\u00eb nxjerr\u00eb akte normative me fuqin\u00eb e ligjit n\u00eb raste nevoje dhe urgjence.<\/p>\n<p>Sipas Kushtetut\u00ebs, k\u00ebto akte duhet t\u2019i d\u00ebrgohen menj\u00ebher\u00eb Kuvendit p\u00ebr shqyrtim.<\/p>\n<p>Derisa Qeveria tha se urgjenca lidhej me rrezikun e anulimit t\u00eb koncertit dhe me munges\u00ebn e koh\u00ebs p\u00ebr t\u00eb ndjekur procedurat e zakonshme ligjore, p\u00ebr opozit\u00ebn k\u00ebto argumente nuk q\u00ebndrojn\u00eb.<\/p>\n<p>Zhupa e quan vendimin antikushtetues dhe thot\u00eb se fondi rezerv\u00eb duhet t\u00eb p\u00ebrdoret vet\u00ebm n\u00eb raste t\u00eb jasht\u00ebzakonshme q\u00eb lidhen me interesin jetik t\u00eb qytetar\u00ebve.<\/p>\n<p>\u201cNj\u00eb vendim i till\u00eb merret p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje urgjence dhe nevoje t\u00eb qytetar\u00ebve, jo p\u00ebr d\u00ebshirat e kryeministrit. Shqip\u00ebria ka nevoja t\u00eb jasht\u00ebzakonshme: zjarre, p\u00ebrmbytje, munges\u00eb ila\u00e7esh n\u00eb spitale, shkolla q\u00eb ende ngrohen me dru. N\u00eb k\u00ebto kushte, 4 milion\u00eb euro nuk mund t\u00eb shkojn\u00eb p\u00ebr nj\u00eb koncert\u201d, thot\u00eb ajo.<\/p>\n<p><strong>P\u00ebrgatitjet vazhdojn\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Pavar\u00ebsisht debatit politik dhe publik, p\u00ebrgatitjet p\u00ebr koncertin e Kanye West kan\u00eb hyr\u00eb n\u00eb faz\u00ebn p\u00ebrfundimtare.<\/p>\n<p>N\u00eb Kashar, p\u00ebrgjat\u00eb aksit Tiran\u00eb-Durr\u00ebs, po nd\u00ebrtohet nj\u00eb stadium i p\u00ebrkohsh\u00ebm me kapacitet prej rreth 60 mij\u00eb spektator\u00ebsh.<\/p>\n<p>Sipas Qeveris\u00eb, n\u00eb nd\u00ebrtimin e tij jan\u00eb angazhuar rreth 3.500 punonj\u00ebs, nd\u00ebrsa punimet kan\u00eb vijuar pa nd\u00ebrprerje n\u00eb dit\u00ebt e fundit.<\/p>\n<p>Struktura modulare, e quajtur \u201cEagle Stadium\u201d, \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar posa\u00e7\u00ebrisht p\u00ebr koncertin dhe pritet t\u00eb \u00e7montohet menj\u00ebher\u00eb pas p\u00ebrfundimit t\u00eb tij.<\/p>\n<p>Biletat shiten p\u00ebrmes nj\u00eb platforme online, me \u00e7mime q\u00eb variojn\u00eb nga 177 deri n\u00eb 339 euro.<\/p>\n<p>n\u00eb af\u00ebrsi t\u00eb stadiumit n\u00eb Tbilisi ku Kanye West mbajti koncert m\u00eb 12 qershor 2026.<\/p>\n<p>Deri n\u00eb publikimin e k\u00ebtij artikulli, n\u00eb platform\u00eb vazhdonin t\u00eb ishin t\u00eb disponueshme kategori t\u00eb ndryshme biletash, nd\u00ebrsa organizator\u00ebt nuk kan\u00eb b\u00ebr\u00eb publik numrin e biletave t\u00eb shitura.<\/p>\n<p>N\u00eb dit\u00ebt e fundit jan\u00eb shtuar edhe pretendimet p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn se si po tentohet t\u00eb rritet pjes\u00ebmarrja n\u00eb koncert.<\/p>\n<p>Opozita ka akuzuar Qeverin\u00eb se po ushtron presion mbi administrat\u00ebn publike dhe shkollat p\u00ebr t\u00eb siguruar pjes\u00ebmarr\u00ebs, nd\u00ebrsa n\u00eb rrjetet sociale kan\u00eb qarkulluar mesazhe ku m\u00ebsuesve u k\u00ebrkohet t\u00eb shoq\u00ebrojn\u00eb nx\u00ebn\u00ebs me rezultate t\u00eb larta, si dhe pretendime p\u00ebr organizimin e lotarive me bileta falas n\u00eb institucione t\u00eb ndryshme.<\/p>\n<p>Sipas relacionit q\u00eb shoq\u00ebron Aktin Normativ, organizatori ka shprehur gatishm\u00ebrin\u00eb t\u00eb siguroj\u00eb bileta falas p\u00ebr kategori t\u00eb caktuara, p\u00ebrfshir\u00eb familjet n\u00eb nevoj\u00eb, personat me aft\u00ebsi t\u00eb kufizuara dhe f\u00ebmij\u00ebt dhe t\u00eb rinjt\u00eb n\u00eb kujdes institucional.<\/p>\n<p>Qeveria tha se kjo synon t&#8217;i jap\u00eb koncertit edhe nj\u00eb dimension social, p\u00ebrtej ndikimit ekonomik dhe turistik.<\/p>\n<p><strong>Pse Kanye West \u00ebsht\u00eb figur\u00eb kontroverse?<\/strong><\/p>\n<p>Debati p\u00ebr koncertin n\u00eb Shqip\u00ebri nuk lidhet vet\u00ebm me financimin e tij.<\/p>\n<p>Kanye West, i njohur edhe me emrin Ye, konsiderohet nj\u00eb nga artist\u00ebt m\u00eb me ndikim n\u00eb muzik\u00ebn moderne, por, viteve t\u00eb fundit, \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb nga figurat m\u00eb t\u00eb debatueshme n\u00eb industrin\u00eb muzikore.<\/p>\n<p>Deklaratat e tij antisemitike, lavd\u00ebrimet publike p\u00ebr Adolf Hitlerin dhe publikimi i k\u00ebng\u00ebs \u201cHeil Hitler\u201d kan\u00eb shkaktuar reagime t\u00eb forta nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>P\u00ebr shkak t\u00eb k\u00ebtyre q\u00ebndrimeve, disa koncerte dhe bashk\u00ebpunime me t\u00eb jan\u00eb anuluar ose refuzuar, nd\u00ebrsa autoritetet dhe organizator\u00ebt n\u00eb vende t\u00eb ndryshme kan\u00eb shprehur shqet\u00ebsime p\u00ebr gjuh\u00ebn e urrejtjes dhe ndikimin publik t\u00eb deklaratave t\u00eb tij.<\/p>\n<p>Reagime t\u00eb tilla jan\u00eb raportuar n\u00eb Gjermani, Zvic\u00ebr, Poloni, Franc\u00eb, Itali, Mbret\u00ebri t\u00eb Bashkuar dhe Australi.\/ REL<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga nj\u00eb koncert privat n\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje shteti. Koncerti i reperit amerikan, Kanye West, i planifikuar p\u00ebr 11 korrik n\u00eb Tiran\u00eb, u prezantua fillimisht si nj\u00eb organizim privat. Por, vet\u00ebm pak dit\u00eb para mbajtjes s\u00eb tij, ai u shnd\u00ebrrua n\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje shtet\u00ebrore. M\u00eb 6 korrik, Qeveria e Shqip\u00ebris\u00eb miratoi nj\u00eb Akt Normativ q\u00eb i &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":3,"featured_media":148102,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-148101","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/148101","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/3"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=148101"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/148101\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":148104,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/148101\/revisions\/148104"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/148102"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=148101"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=148101"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=148101"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}