{"id":148260,"date":"2026-07-13T09:24:21","date_gmt":"2026-07-13T09:24:21","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=148260"},"modified":"2026-07-13T09:24:21","modified_gmt":"2026-07-13T09:24:21","slug":"4-2-milione-euro-per-kanye-west-pd-kallezon-ne-spak-edi-ramen-dhe-blendi-goxhen","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/07\/13\/4-2-milione-euro-per-kanye-west-pd-kallezon-ne-spak-edi-ramen-dhe-blendi-goxhen\/","title":{"rendered":"4.2 milion\u00eb euro p\u00ebr Kanye West, PD kall\u00ebzon n\u00eb SPAK Edi Ram\u00ebn dhe Blendi Goxhen"},"content":{"rendered":"<div id=\"rekl-49\">Grupi parlamentar i PD ka depozituar nj\u00eb kall\u00ebzim n\u00eb Prokurorin\u00eb e Posa\u00e7me (SPAK) ndaj kryeministrit Edi Rama dhe Blendi Goxhes, lidhur me financimin prej 4.2 milion\u00eb eurosh t\u00eb eventit ku ishte i ftuar artisti Kanye West.<\/div>\n<div class=\"readmore-text-here\">\n<p>Kall\u00ebzimi lidhet me dyshimet p\u00ebr kryerjen e veprave penale \u201cshp\u00ebrdorim i detyr\u00ebs\u201d dhe \u201cshkelje e barazis\u00eb s\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebsve n\u00eb tendera apo ankande publike\u201d, t\u00eb kryera n\u00eb bashk\u00ebpunim.<\/p>\n<p>N\u00eb njoftimin e saj, Partia Demokratike thekson se\u00a0fondet publike t\u00eb p\u00ebrdorura p\u00ebr financimin e aktivitetit jan\u00eb administruar n\u00eb kund\u00ebrshtim me ligjin dhe k\u00ebrkon nga SPAK verifikimin e p\u00ebrgjegj\u00ebsive t\u00eb personave t\u00eb kall\u00ebzuar.<\/p>\n<p>Kall\u00ebzimi vjen pas debateve publike lidhur me shum\u00ebn prej 4.2 milion\u00eb eurosh t\u00eb alokuara p\u00ebr organizimin e eventit me pjes\u00ebmarrjen e Kanye West, me opozit\u00ebn q\u00eb ka k\u00ebrkuar sqarime mbi procedurat e ndjekura dhe p\u00ebrdorimin e fondeve publike.<\/p>\n<p>SPAK pritet t\u00eb vler\u00ebsoj\u00eb materialin e depozituar dhe t\u00eb vendos\u00eb n\u00ebse do t\u00eb nis\u00eb hetime p\u00ebr pretendimet e ngritura n\u00eb kall\u00ebzim.<\/p>\n<p><strong>NJOFTIM P\u00cbR SHTYP<\/strong><\/p>\n<blockquote><p>Grupi Parlamentar i Partis\u00eb Demokratike, p\u00ebrfaq\u00ebsuar nga Kryetari i Grupit Parlamentar z. Gazment Bardhi, ka depozituar sot n\u00eb SPAK kall\u00ebzimin penal kund\u00ebr Kryeministrit Edi Rama dhe Ministrit Blendi Gonxhja, p\u00ebr veprat penale t\u00eb\u201cShp\u00ebrdorimi i detyr\u00ebs\u201d dhe \u201cShkelja e barazis\u00eb s\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebsve n\u00eb tendera apo ankande publike\u201d, p\u00ebr propozimin dhe miratimin e financimit t\u00eb 4.2 milion euro t\u00eb nj\u00eb eventi privat t\u00eb k\u00ebng\u00ebtarit Kanye West.<\/p>\n<p>Me Aktin Normativ Nr. 3, dat\u00eb 06.07.2026, me propozimin e Ministrit t\u00eb Turizmit, Kultur\u00ebs dhe Sportit, shtetasit Blendi Gonxhja, K\u00ebshilli i Ministrave ka vendosur financimin e pjessh\u00ebm t\u00eb organizimit dhe mbar\u00ebvajtjes s\u00eb nj\u00eb aktiviteti kulturor-artistik, me ndikim n\u00eb promovimin e turizmit dhe imazhit t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, koncerti i artistit t\u00eb njohur nd\u00ebrkomb\u00ebtar, Kanye West (YE), q\u00eb do t\u00eb zhvillohet n\u00eb Tiran\u00eb, n\u00eb dat\u00ebn 11 korrik 2026, n\u00eb mas\u00ebn 400.000.000 Lek\u00eb ose 4.2 milion\u00eb Euro.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb arsyetimit t\u00eb nevoj\u00ebs, n\u00eb relacion thuhet se n\u00eb rastin konkret nevoja identifikohet s\u00eb pari n\u00eb planin praktik me faktin q\u00eb organizimi i k\u00ebtij eventi k\u00ebrkon mb\u00ebshtetjen prej 400 000 000 (kat\u00ebrqind milion\u00eb) lek\u00ebsh, pa t\u00eb cil\u00ebn evenimenti\/koncerti rrezikon t\u00eb d\u00ebshtoj\u00eb, bazuar n\u00eb komunikimet e zhvilluara mes p\u00ebrfaq\u00ebsuesve t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Turizmit, Kultur\u00ebs dhe Sportit dhe organizator\u00ebve t\u00eb koncertit dhe s\u00eb dyti n\u00eb planin juridik, p\u00ebr shkak t\u00eb faktit se n\u00eb legjislacioni n\u00eb fuqi nuk ka nj\u00eb baz\u00eb ligjore, nj\u00eb dispozit\u00eb autorizuese ligjore, p\u00ebr nxjerrjen e nj\u00eb akti n\u00ebnligjor, q\u00eb t\u00eb lejoj\u00eb dh\u00ebnien e nj\u00eb mb\u00ebshtetjeje t\u00eb till\u00eb, n\u00eb kushte t\u00eb tilla p\u00ebr nj\u00eb eveniment muzikor\/artistik\/kulturor me efekt t\u00eb theksuar turistik. Theksojm\u00eb se qoft\u00eb sipas ligjit nr. 10 352, dat\u00eb 18.11.2010, \u00abP\u00ebr artin dhe kultur\u00ebn\u00bb, t\u00eb ndryshuar, qoft\u00eb sipas ligjit nr. 93\/2015, \u00abP\u00ebr turizmin\u00bb, t\u00eb ndryshuar, \u00ebsht\u00eb e pamundur t\u00eb miratohet akt n\u00ebnligjor p\u00ebr mb\u00ebshtetjen e k\u00ebtij evenimenti n\u00eb kushtet konkrete.<\/p>\n<p>N\u00eb kall\u00ebzimin penal t\u00eb depozituar nga grupi parlamentar i PD theksohet se \u201ckuadri ligjor n\u00eb fuqi ka sanksionuar detyrimin e autoriteteve shtet\u00ebrore q\u00eb, n\u00eb ushtrimin e kompetencave dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsive t\u00eb tyre, t\u00eb p\u00ebrdorin me eficenc\u00eb dhe efektivtet burimet financiare shtet\u00ebrore, duke respektuar parimet e q\u00ebndrueshm\u00ebris\u00eb s\u00eb financave publike, barazis\u00eb para ligjit dhe konkurrenc\u00ebs s\u00eb lir\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim, Kushtetuta, Marr\u00ebveshja e Stabilizim-Asociimit, ashtu si dhe ligjet e dala n\u00eb zbatim t\u00eb tyre, kan\u00eb sanksionuar ndalimin e \u00e7do sjellje apo veprimi t\u00eb institucioneve shtet\u00ebrore, t\u00eb cilat c\u00ebnojn\u00eb n\u00eb vetvete Buxhetin e Shtetit, lirin\u00eb e pjes\u00ebmarrjes dhe barazin\u00eb e pal\u00ebve n\u00eb ofrimin e mallrave dhe sh\u00ebrbimeve, pavar\u00ebsisht n\u00ebse p\u00ebrdoren ose jo p\u00ebr q\u00ebllime publike. Rezulton se mbi baz\u00ebn e nj\u00eb operatori ekonomik privat, shtetasi Blendi Gonxhja, me detyr\u00eb Minist\u00ebr i Turizmit, Kultur\u00ebs dhe Sportit ka iniciuar procedur\u00ebn p\u00ebr miratimin e aktit normativ, me q\u00ebllim q\u00eb k\u00ebtij operatori t\u2019i akordohej nj\u00eb fond prej 4.2 milion\u00eb Euro, duke shfryt\u00ebzuar fondin rezerv\u00eb t\u00eb Buxhetit t\u00eb Shtetit. Ky i fundit, referuar dispozitave ligjore t\u00eb m\u00ebsip\u00ebrme, mund t\u00eb p\u00ebrdoret vet\u00ebm p\u00ebr shpenzime t\u00eb cilat nuk njihen dhe jan\u00eb t\u00eb pamundura t\u00eb parashikohen, si\u00e7 mund t\u00eb jen\u00eb rastet e fatkeq\u00ebsive natyrore, p\u00ebrmbytjeve, t\u00ebrmeteve, epidemive dhe emergjencave civile. N\u00eb rastin konkret, nuk jemi p\u00ebrpara asnj\u00ebrit prej k\u00ebtyre rasteve, pasi koncerti muzikor ishte nj\u00eb ngjarje e planifikuar n\u00eb koh\u00eb, dhe operatori ekonomik privat kishte mund\u00ebsi q\u00eb t\u00eb aplikonte me p\u00ebrpara p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfituar nj\u00eb fond t\u00eb caktuar p\u00ebr realizimin e k\u00ebtij aktiviteti, n\u00eb p\u00ebrputhje me procedurat ligjore. Duke vepruar k\u00ebshtu, shtetasit Edi Rama dhe Blendi Gonxhja nga nj\u00ebra an\u00eb ka c\u00ebnuar fondin rezerv\u00eb, q\u00eb p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb grupeve kryesore t\u00eb shpenzimeve t\u00eb Buxhetit t\u00eb Shtetit, ashtu si edhe ka c\u00ebnuar parimet e konkurrenc\u00ebs s\u00eb lir\u00eb dhe mosdiskriminimit, pasi nj\u00eb mund\u00ebsi e till\u00eb nuk ka qen\u00eb e parashikuar p\u00ebr operator\u00ebt e tjer\u00eb ekonomik\u00eb, q\u00eb po ashtu mund t\u00eb aplikonin p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfituar mb\u00ebshtetje financiare p\u00ebr realizimin e k\u00ebtij koncerti apo t\u00eb ngjash\u00ebm me t\u00eb.\u201d.<\/p>\n<p>\u201cNga sa m\u00eb sip\u00ebr, \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb se shtetasi Edi Rama, me detyr\u00eb Kryeminist\u00ebr i Shqip\u00ebris\u00eb, dhe shtetasi Blendi Gonxhja, me detyr\u00eb Minist\u00ebr i Turizmit, Kultur\u00ebs dhe Sportit, n\u00eb bashk\u00ebpunim me nj\u00ebri-tjetrin, kan\u00eb vepruar n\u00eb kund\u00ebrshtim me ligjin sa i p\u00ebrket shfryt\u00ebzimit t\u00eb fondit rezerv\u00eb p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebshtetur nj\u00eb aktivitet muzikor privat, duke d\u00ebmtuar interesat e ligjshme t\u00eb shtetit, e n\u00eb k\u00ebt\u00eb kuptim veprimet e tyre p\u00ebrmbushin elementin e an\u00ebs objektive t\u00eb vepr\u00ebs penale t\u00eb \u201cShp\u00ebrdorimit t\u00eb detyr\u00ebs\u201d, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal. Nga ana tjet\u00ebr, t\u00eb dy k\u00ebta shtetas, n\u00eb bashk\u00ebpunim me nj\u00ebri-tjetrin, kan\u00eb shkelur rregullat sa i p\u00ebrket liris\u00eb s\u00eb pjes\u00ebmarrjes dhe realizimit t\u00eb barazis\u00eb s\u00eb shtetasve n\u00eb tendera publik, me q\u00ebllim krijimin e avantazheve dhe privilegjeve t\u00eb padrejta p\u00ebr nj\u00eb operatori ekonomik t\u00eb caktuar, duke p\u00ebrmbushur k\u00ebshtu elementin e an\u00ebs objektive t\u00eb vepr\u00ebs penale t\u00eb \u201cShkeljes s\u00eb barazis\u00eb s\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebsve n\u00eb tendera apo ankande publike\u201d, parashikuar neni 258 i Kodit Penal.\u201d \u2013 thuhet n\u00eb kall\u00ebzimin e depozituar n\u00eb SPAK.<\/p><\/blockquote>\n<\/div>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Grupi parlamentar i PD ka depozituar nj\u00eb kall\u00ebzim n\u00eb Prokurorin\u00eb e Posa\u00e7me (SPAK) ndaj kryeministrit Edi Rama dhe Blendi Goxhes, lidhur me financimin prej 4.2 milion\u00eb eurosh t\u00eb eventit ku ishte i ftuar artisti Kanye West. Kall\u00ebzimi lidhet me dyshimet p\u00ebr kryerjen e veprave penale \u201cshp\u00ebrdorim i detyr\u00ebs\u201d dhe \u201cshkelje e barazis\u00eb s\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebsve n\u00eb &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":148063,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-148260","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/148260","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=148260"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/148260\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":148261,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/148260\/revisions\/148261"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/148063"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=148260"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=148260"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=148260"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}