{"id":148356,"date":"2026-07-14T16:41:16","date_gmt":"2026-07-14T16:41:16","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=148356"},"modified":"2026-07-14T16:41:16","modified_gmt":"2026-07-14T16:41:16","slug":"kengetari-i-njohur-arroganca-dhe-dhuna-e-rames-ndaj-protestuesve-tregon-panik-per-humbjen-e-pushtetit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/07\/14\/kengetari-i-njohur-arroganca-dhe-dhuna-e-rames-ndaj-protestuesve-tregon-panik-per-humbjen-e-pushtetit\/","title":{"rendered":"K\u00ebng\u00ebtari i njohur: Arroganca dhe dhuna e Ram\u00ebs ndaj protestuesve, tregon panik p\u00ebr humbjen e pushtetit"},"content":{"rendered":"<p>K\u00ebng\u00ebtari Robert Aliaj ka kritikuar ashp\u00ebr p\u00ebrfshirjen e qeveris\u00eb n\u00eb organizimin e koncertit t\u00eb Kanye West, duke e cil\u00ebsuar financimin me 4.2 milion\u00eb euro nga fondi i emergjenc\u00ebs si t\u00eb pajustifikuar dhe propagandistik.<\/p>\n<p>Sipas tij, qeverit\u00eb nuk duhet t\u00eb organizojn\u00eb koncerte private dhe p\u00ebrdorimi i artistit p\u00ebr promovim politik ishte i papranuesh\u00ebm.<\/p>\n<p>Aliaj hodhi posht\u00eb pretendimet se koncerti i sh\u00ebrbeu turizmit kulturor, duke theksuar se Shqip\u00ebria nuk ofron ende kushtet dhe infrastruktur\u00ebn e nevojshme p\u00ebr k\u00ebt\u00eb lloj turizmi. Ai kritikoi gjithashtu zhvillimin urban t\u00eb Tiran\u00ebs, t\u00eb cil\u00ebn e quajti nj\u00eb qytet q\u00eb ka humbur identitetin e tij.<\/p>\n<p>N\u00eb intervist\u00eb, artisti u ndal edhe te situata politike, duke akuzuar kryeministrin Edi Rama p\u00ebr arroganc\u00eb ndaj protestuesve dhe duke e interpretuar k\u00ebt\u00eb si shenj\u00eb t\u00eb frik\u00ebs p\u00ebr humbjen e pushtetit.<\/p>\n<p>Ai e cil\u00ebsoi Partin\u00eb Socialiste si \u201cn\u00eb gjendje kome\u201d, nd\u00ebrsa u b\u00ebri thirrje qytetar\u00ebve t\u00eb mb\u00ebshtesin protestat dhe t\u00eb mos q\u00ebndrojn\u00eb indiferent\u00eb. Sipas Aliajt, Shqip\u00ebria vazhdon t\u00eb perceptohet si nj\u00eb vend me nivel t\u00eb lart\u00eb korrupsioni dhe me probleme serioze n\u00eb funksionimin e demokracis\u00eb dhe institucioneve.<\/p>\n<p><strong>Pjes\u00eb nga fjala e k\u00ebng\u00ebtarit Robert Aliaj:<\/strong><\/p>\n<p>\u201cDuket se kryeministri duket se ka nevoj\u00eb t\u00eb jet\u00eb i n\u00ebnshtruar, si\u00e7 n\u00ebnshtron shtresat e vogla. Si\u00e7 duket edhe ajo turm\u00eb q\u00eb ndjek kryeministrin, PS \u00ebsht\u00eb n\u00eb gjendje kome, pasi nuk e di n\u00ebse ekziston. Aty ka kok\u00ebbosh\u00eb. Do t\u00eb doja njer\u00ebz t\u00eb nd\u00ebrgjegjsh\u00ebm. Nj\u00eb parlament \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuesi im dhe jo i kryeministrit. Nuk \u00ebsht\u00eb aty p\u00ebr t\u00eb plot\u00ebsuar tekat dhe t\u00eb realizoj\u00eb \u00e7far\u00eb do kryeministri. Ky propozon at\u00eb sistem skllav\u00ebrues, q\u00eb ata socialist\u00eb e meritojn\u00eb. Ata kan\u00eb nevoj\u00eb m\u00eb shum\u00eb t\u00eb rrin\u00eb se t\u00eb l\u00ebvizin.<\/p>\n<p>M\u00eb duket qesharake ajo shifra 100 mij\u00eb euro q\u00eb do t\u00eb vinte nga koncerti apo q\u00eb do t\u00eb sh\u00ebrbente p\u00ebr turizmin. Ata q\u00eb erdh\u00ebn n\u00eb konvert, gjoja ata 35 mij\u00eb persona. K\u00ebt\u00eb her\u00eb u p\u00ebrdor propagand\u00eb, IA. Edhe Ramiz Alia nuk e p\u00ebrdori faktin q\u00eb solli Albanon n\u00eb Shqip\u00ebri, nuk e tregoi k\u00ebt\u00eb fakt, nd\u00ebrsa ky si zorraxhi. Ky nuk \u00ebsht\u00eb turiz\u00ebm kulturor. Shqip\u00ebria njihet shum\u00eb keq dhe pak, se det ka kudo. E di se kam b\u00ebr\u00eb nja 3 udh\u00ebtime me t\u00eb huaj n\u00eb Shqip\u00ebri, mes tyre dhe prokuror\u00eb belg. N\u00eb nj\u00eb event ku pat\u00ebm ne, takova nj\u00eb nga k\u00ebta prokuror\u00eb. Ata m\u00eb than\u00eb; Tirana \u00ebsht\u00eb qytet pa idenitet. Sikur \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar brenda nj\u00eb dite. Kurse n\u00eb jug, ishin tmerruar q\u00eb nat\u00ebn e par\u00eb. Kishin ikur n\u00eb Korfuz. U g\u00ebnjyem than\u00eb. Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb impakt i nj\u00eb kategorie q\u00eb nuk plaset si bretkos\u00eb n\u00eb diell.<\/p>\n<p>Turizmi n\u00eb gjith\u00eb vendin, duhet t\u00eb prmovoj\u00eb trash\u00ebgimin\u00eb kulturore. Nuk \u00ebsht\u00eb se ka ndonj\u00eb opinion solid pa e vizituar Shqip\u00ebrin\u00eb, por karikatur\u00ebn e korrupsionit t\u00eb gjitha k\u00ebto i din\u00eb teorikisht. Pra Shqip\u00ebria akoma vazhdon n\u00eb opinionin publik tek njer\u00ebzit t\u00eb jet\u00eb ai vendi shum\u00eb i korruptuar, dometh\u00ebn\u00eb gangster\u00ebsh e politik\u00eb. Dometh\u00ebn\u00eb kjo gj\u00eb nuk mohohet dot edhe ne vet\u00eb s\u2019kemi si ta mbrojm\u00eb dot Shqip\u00ebrin\u00eb nga kjo gj\u00eb sepse \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e dukshme.<\/p>\n<p>Un\u00eb kam miq p\u00ebr shembull, nj\u00eb mik shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb Komisionin Europian q\u00eb m\u00eb ka th\u00ebn\u00eb disa her\u00eb q\u00eb: \u201cRobert, ne i japim shum\u00eb para Shqip\u00ebris\u00eb\u201d. Dometh\u00ebn\u00eb ka qen\u00eb nj\u00eb bised\u00eb e tensionuar, kam shum\u00eb miq familjar\u00eb, edhe ka qen\u00eb biseda e fundit q\u00eb kemi b\u00ebr\u00eb shum\u00eb e tensionuar nga ankesat q\u00eb kisha un\u00eb n\u00eb lidhje me Komisionin Europian, me Parlamentin Europian, edhe dometh\u00ebn\u00eb me karikatur\u00ebn e k\u00ebtyre komisioner\u00ebve q\u00eb vijn\u00eb k\u00ebtu edhe tregojn\u00eb g\u00ebnjeshtra p\u00ebr arsye simpatie personale ose p\u00ebr arsye se ka nj\u00eb p\u00ebrfitim aty.<\/p>\n<p>Se askush nuk e merr p\u00ebrsip\u00ebr k\u00ebt\u00eb gj\u00eb pa pasur nj\u00eb arsye se pse k\u00ebta e b\u00ebjn\u00eb k\u00ebt\u00eb gj\u00eb, sepse e dim\u00eb shum\u00eb bukur se ku \u00ebsht\u00eb Shqip\u00ebria sot e k\u00ebsaj dite, dometh\u00ebn\u00eb kur vjen puna n\u00eb aplikimin e proceseve demokratike n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb spektrin e aktiviteteve, q\u00eb nga liria deri tek mjedisi e klima, \u00ebsht\u00eb katastrof\u00eb.<\/p>\n<p>Pra t\u00eb gjitha k\u00ebto mohohen k\u00ebtu kur i d\u00ebgjon n\u00ebp\u00ebr k\u00ebto qarqe dhe nuk njihen sepse nuk jan\u00eb, si t\u00eb them, \u00e7\u00ebshtje topike q\u00eb mund t\u2019i flas\u00ebsh me njer\u00ebz t\u00eb thjesht\u00eb. K\u00ebto jan\u00eb \u00e7\u00ebshtje nd\u00ebrqeveritare, sepse ata i kan\u00eb edhe t\u00eb dh\u00ebnat, statistikat e t\u00eb gjitha, dhe ka shum\u00eb abuzim. K\u00ebshtu q\u00eb e v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb q\u00eb njer\u00ebzit k\u00ebtu e duan Shqip\u00ebrin\u00eb, ka nj\u00eb pozitivitet p\u00ebr shqiptar\u00ebt, po ndryshon shum\u00eb trendi, po thon\u00eb jan\u00eb njer\u00ebz shum\u00eb mikprit\u00ebs, por ama ka shum\u00eb ankesa p\u00ebr shum\u00eb gj\u00ebra t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>Pra sh\u00ebrbimet q\u00eb nuk vijn\u00eb dot, edhe t\u00eb tjerat dometh\u00ebn\u00eb kur vjen puna te korrupsioni, tek problemet e tjera. Do thuash ti q\u00eb turist\u00ebt nuk p\u00ebrballen me korrupsionin; \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb, por korrupsioni ka nj\u00eb impakt tek mikprit\u00ebsi, tek un\u00eb, tek m\u00ebnyra se si un\u00eb sillem me at\u00eb tipin, n\u00eb \u00e7far\u00eb rrjete merimange m\u00eb ka futur mua vet\u00eb edhe biznesin, se si kontrollohen bizneset, se si taksohen, e t\u00eb gjitha k\u00ebto kan\u00eb impaktin e tyre n\u00eb sh\u00ebrbime.<\/p>\n<p>Diaspora solli nj\u00eb shpres\u00eb aty sepse energjia, m\u00ebnyra si erdh\u00ebn mbi t\u00eb gjitha, shpreh at\u00eb energjin\u00eb q\u00eb ata transmetojn\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet asaj d\u00ebshire. Se t\u00eb shkosh nga diaspora e t\u00eb vish n\u00eb Shqip\u00ebri p\u00ebr k\u00ebt\u00eb gj\u00eb, do kurajo, do edhe vullnet, dhe t\u00eb kesh brenda at\u00eb d\u00ebshir\u00ebn p\u00ebr vendin t\u00ebnd. T\u00eb gjitha k\u00ebto aty u deklaruan n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb shum\u00eb demonstrative dhe ishte shum\u00eb energjike, edhe kur e shihje n\u00eb ekran. Kishte entuziaz\u00ebm shum\u00eb t\u00eb madh, por mbi t\u00eb gjitha sepse jan\u00eb t\u00eb lidhura gj\u00ebrat edhe me mbijetes\u00ebn e shqiptar\u00ebve.<\/p>\n<p>Diaspora ka nj\u00eb pesh\u00eb n\u00eb ekonomin\u00eb e vendit atje sepse njer\u00ebzit, duam s\u2019duam ne, ndihmojn\u00eb familjet e tyre. Pra kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb arsye e fort\u00eb q\u00eb e b\u00ebn diaspor\u00ebn t\u00eb ket\u00eb autoritet tek t\u00eb gjith\u00eb, sepse n\u00eb fund t\u00eb fundit, \u00e7do familje q\u00eb ka nj\u00eb djal\u00eb ose nj\u00eb prind q\u00eb \u00ebsht\u00eb jasht\u00eb dhe q\u00eb mban familjen k\u00ebtu n\u00eb t\u00eb gjitha format e marr\u00ebdh\u00ebnieve, ndihma ekonomike n\u00eb Shqip\u00ebri \u2013 n\u00eb at\u00eb mjerim q\u00eb jan\u00eb familjet e thjeshta \u2013 \u00ebsht\u00eb aj\u00ebr, \u00ebsht\u00eb uji q\u00eb u mungon, \u00ebsht\u00eb gjith\u00e7ka. Ka shum\u00eb familje q\u00eb mbahen nga kjo ndihm\u00eb.<\/p>\n<p>Po aq m\u00eb tep\u00ebr pastaj entuziazmi q\u00eb u dha edhe njer\u00ebzve q\u00eb nuk kan\u00eb lidhje direkte me diaspor\u00ebn, por e shohin diaspor\u00ebn si nj\u00eb zgjidhje. Zgjidhje sepse diaspora vjen me njer\u00ebz me nj\u00eb vizion t\u00eb ndrysh\u00ebm nga shqiptar\u00ebt q\u00eb kan\u00eb kaluar vitet k\u00ebtu. Vitet jasht\u00eb kan\u00eb funksionuar n\u00eb formimin e mendimit t\u00eb k\u00ebtyre njer\u00ebzve p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb m\u00eb tolerant\u00eb, m\u00eb t\u00eb v\u00ebmendsh\u00ebm dhe jo indiferent\u00eb me hallet e t\u00eb tjer\u00ebve. Sepse Evropa ka nj\u00eb dimension social t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm (n\u00eb kuptimin pozitiv) q\u00eb t\u00eb b\u00ebn pak a shum\u00eb njeri, t\u00eb b\u00ebn t\u00eb mendosh pak edhe p\u00ebr hallin e tjetrit ose t\u00eb mendosh p\u00ebr mjedisin \u2013 gj\u00eb q\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri nuk ke koh\u00eb ta b\u00ebsh sepse \u00ebsht\u00eb mbijetesa. Prandaj diaspora e meriton at\u00eb vend sepse jan\u00eb bijt\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb, dhe fakti q\u00eb erdh\u00ebn treguam q\u00eb kan\u00eb nj\u00eb kujdes, v\u00ebmendje dhe dashuri p\u00ebr at\u00eb vend.<\/p>\n<p>Protesta ka nevoj\u00eb q\u00eb ajo l\u00ebvizje t\u00eb mb\u00ebshtetet fuqimisht. Dhe \u00ebsht\u00eb nj\u00eb gj\u00eb e tmerrshme q\u00eb shqiptar\u00ebt, edhe pse jan\u00eb n\u00eb mjerim e me v\u00ebshtir\u00ebsi ekonomike, prap\u00ebseprap\u00eb zgjedhin t\u00eb jen\u00eb asnj\u00eban\u00ebs ose thon\u00eb se kan\u00eb frik\u00eb sepse kan\u00eb njer\u00ebz t\u00eb familjes q\u00eb punojn\u00eb n\u00eb administrat\u00eb, ose tregojn\u00eb indiferenc\u00eb. Nuk ka m\u00eb vend p\u00ebr indiferenc\u00eb! Shqiptar\u00ebt duhet t\u00eb kuptojn\u00eb se ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb moment historik ku po ndodh nj\u00eb gj\u00eb e jasht\u00ebzakonshme. Po t\u00eb them, e jasht\u00ebzakonshme. Un\u00eb nuk dua t\u2019i futem shum\u00eb m\u00eb thell\u00eb, por energjia q\u00eb shoh n\u00eb at\u00eb shesh, d\u00ebshira p\u00ebr t\u00eb krijuar nj\u00eb shoq\u00ebri m\u00eb t\u00eb sh\u00ebndetshme, m\u00eb tolerante, m\u00eb demokratike, m\u00eb t\u00eb barabart\u00eb (sepse s\u2019ka barazi), t\u00eb gjitha k\u00ebto gj\u00ebra nuk mund t\u00eb injorohen nga shqiptar\u00ebt. Shqiptar\u00ebt duhet t\u00eb tregojn\u00eb q\u00eb jan\u00eb njer\u00ebz dhe nuk kan\u00eb mbetur mbeturina t\u00eb nj\u00eb periudhe t\u00eb vdekur q\u00eb i sh\u00ebrbejn\u00eb nj\u00eb sistemi tani.<\/p>\n<p>Nuk \u00ebsht\u00eb larg, p\u00ebr arsye se ajo fabula e integrimit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb Evrop\u00eb \u00ebsht\u00eb akoma si t\u00eb thuash qesharake, n\u00eb kuptimin e pretendimeve t\u00eb kryeministrit. Sepse po g\u00ebzohet sot p\u00ebr shembull me gj\u00ebrat q\u00eb do t\u00eb ndodhin sot, mir\u00ebpo harron n\u00eb fakt \u00e7\u00ebshtje dhe kapituj ekstremisht t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm si\u00e7 jan\u00eb prokurimet publike, politika e konkurrenc\u00ebs, drejt\u00ebsia, liria, siguria, mjedisi dhe klima. Si\u00e7 thash\u00eb, jan\u00eb kapituj q\u00eb duhet t\u00eb plot\u00ebsohen n\u00eb vijim, dhe p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt \u00ebsht\u00eb tep\u00ebr e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb flas\u00eb nj\u00eb kryeminist\u00ebr i zhytur n\u00eb\u2026 m\u00eb fal p\u00ebr shprehjen, edhe n\u00eb krim, t\u00eb flas\u00eb p\u00ebr luft\u00ebn kund\u00ebr korrupsionit dhe krimit t\u00eb organizuar, q\u00eb \u00ebsht\u00eb kapitulli 24 p\u00ebr shembull\u201d.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>K\u00ebng\u00ebtari Robert Aliaj ka kritikuar ashp\u00ebr p\u00ebrfshirjen e qeveris\u00eb n\u00eb organizimin e koncertit t\u00eb Kanye West, duke e cil\u00ebsuar financimin me 4.2 milion\u00eb euro nga fondi i emergjenc\u00ebs si t\u00eb pajustifikuar dhe propagandistik. Sipas tij, qeverit\u00eb nuk duhet t\u00eb organizojn\u00eb koncerte private dhe p\u00ebrdorimi i artistit p\u00ebr promovim politik ishte i papranuesh\u00ebm. Aliaj hodhi posht\u00eb &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":147293,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-148356","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/148356","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=148356"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/148356\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":148357,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/148356\/revisions\/148357"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/147293"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=148356"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=148356"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=148356"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}