{"id":148401,"date":"2026-07-15T08:56:00","date_gmt":"2026-07-15T08:56:00","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=148401"},"modified":"2026-07-15T08:56:00","modified_gmt":"2026-07-15T08:56:00","slug":"aeroporti-i-vlores-peng-pacolli-thirrje-spak-hetoni-askush-te-mos-perjashtohet","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/07\/15\/aeroporti-i-vlores-peng-pacolli-thirrje-spak-hetoni-askush-te-mos-perjashtohet\/","title":{"rendered":"Aeroporti i Vlor\u00ebs peng, Pacolli thirrje SPAK: Hetoni, askush t\u00eb mos p\u00ebrjashtohet!"},"content":{"rendered":"<p>Prej muajsh tashm\u00eb Aeroporti Nd\u00ebrkomb\u00ebtar i Vlor\u00ebs mbahet i bllokuar, bashk\u00eb me investimin me ekspozim financiar mbi 320 milion\u00eb euro, pasoj\u00eb e nj\u00eb betej\u00eb juridike q\u00eb, sipas biznesmenit Behgjet Pacollit, shkon p\u00ebrtej nj\u00eb konflikti t\u00eb thjesht\u00eb mes ortak\u00ebsh. N\u00ebn heshtjen e institucioneve shqiptare, punimet dhe v\u00ebnia n\u00eb operim e aeroportit jan\u00eb penguar, nd\u00ebrsa Pacolli flet tashm\u00eb hapur p\u00ebr \u201cnj\u00eb presion t\u00eb jasht\u00ebligjsh\u00ebm dhe t\u00eb vazhduesh\u00ebm juridik, me pasoja jasht\u00ebzakonisht t\u00eb r\u00ebnda\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb reagim n\u00eb rrjetet sociale, biznesmeni rendit akuza q\u00eb shkojn\u00eb p\u00ebrtej nj\u00eb mosmarr\u00ebveshjeje tregtare: \u201cmashtrime, falsifikim dokumentesh, notifikim t\u00eb jasht\u00ebligjsh\u00ebm t\u00eb dokumenteve, p\u00ebrdorim t\u00eb dokumenteve t\u00eb falsifikuara\u201d dhe deri te \u201cnd\u00ebrhyrje t\u00eb paligjshme n\u00eb procese gjyq\u00ebsore\u201d. N\u00eb qend\u00ebr t\u00eb p\u00ebrplasjes ai vendos edhe vendimin e gjyqtares Miranda Nakaj, t\u00eb cilin MABCO e konsideron shkakun kryesor t\u00eb bllokimit t\u00eb punimeve n\u00eb aeroport, duke k\u00ebrkuar hetimin e rrethanave n\u00eb t\u00eb cilat \u00ebsht\u00eb marr\u00eb dhe t\u00eb \u00e7do ndikimi t\u00eb mundsh\u00ebm t\u00eb paligjsh\u00ebm.<\/p>\n<p>P\u00ebr Pacollin, \u00e7\u00ebshtja e Aeroportit t\u00eb Vlor\u00ebs \u00ebsht\u00eb \u201cnj\u00eb nga rastet m\u00eb serioze t\u00eb cenimit t\u00eb siguris\u00eb juridike dhe t\u00eb ABUZIMIT me investimet e huaja n\u00eb Shqip\u00ebri\u201d. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, ai i b\u00ebn s\u00ebrish thirrje SPAK-ut t\u00eb nd\u00ebrhyj\u00eb me \u201cnj\u00eb hetim t\u00eb plot\u00eb, t\u00eb pavarur dhe t\u00eb gjithansh\u00ebm\u201d dhe k\u00ebrkon q\u00eb, n\u00ebse provohen shkeljet, t\u00eb vendoset para p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb \u201c\u00e7do person p\u00ebrgjegj\u00ebs, pa asnj\u00eb p\u00ebrjashtim\u201d.<\/p>\n<p><strong>Mesazhi i plot\u00eb i Behgjet Pacollit n\u00eb rrjetet sociale<\/strong><\/p>\n<p>Aeroporti Nd\u00ebrkomb\u00ebtar i Vlor\u00ebs, projekti m\u00eb i madh i realizuar n\u00eb form\u00ebn e Partneritetit Publik-Privat (PPP) n\u00eb Shqip\u00ebri, ku MABCO Construction S.A., si investitori i huaj dhe financuesi kryesor i projektit, ka investuar mjete t\u00eb konsiderueshme financiare dhe profesionale, vazhdon t\u00eb mbetet n\u00eb nj\u00eb situat\u00eb t\u00eb papranueshme juridike dhe faktike.<\/p>\n<p>P\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb, veprime dhe mosveprime q\u00eb MABCO i konsideron t\u00eb kund\u00ebrligjshme kan\u00eb penguar vazhdimisht p\u00ebrfundimin e punimeve, procesin e certifikimit dhe v\u00ebnien n\u00eb operim t\u00eb aeroportit. Q\u00eb nga dita e par\u00eb e angazhimit t\u00eb saj, MABCO ka disponuar dhe vazhdon t\u00eb disponoj\u00eb t\u00eb gjitha kapacitetet teknike, financiare, profesionale dhe organizative p\u00ebr ta p\u00ebrfunduar projektin n\u00eb p\u00ebrputhje me standardet m\u00eb t\u00eb larta nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Fatkeq\u00ebsisht, n\u00eb prani t\u00eb institucioneve p\u00ebrgjegj\u00ebse dhe pa nd\u00ebrhyrjen efektive t\u00eb tyre, MABCO vler\u00ebson se ndaj saj \u00ebsht\u00eb ushtruar nj\u00eb presion i jashtligj\u00ebshem dhe i vazhduesh\u00ebm juridik, me pasoja jasht\u00ebzakonisht t\u00eb r\u00ebnda. Pasojat e k\u00ebsaj situate nuk i p\u00ebrballon vet\u00ebm MABCO, e cila ka nj\u00eb ekspozim financiar q\u00eb tejkalon 320 milion\u00eb euro, por edhe qytetar\u00ebt shqiptar\u00eb, ekonomia e vendit, investitor\u00ebt e huaj potencial\u00eb dhe vet\u00eb reputacioni nd\u00ebrkomb\u00ebtar i Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb si destinacion p\u00ebr investime.<\/p>\n<p>MABCO i b\u00ebn edhe nj\u00eb her\u00eb thirrje SPAK-ut q\u00eb, n\u00eb p\u00ebrputhje me kompetencat kushtetuese dhe ligjore, t\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb nj\u00eb hetim t\u00eb plot\u00eb, t\u00eb pavarur dhe t\u00eb gjithansh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb identifikuar dhe mbajtur p\u00ebrgjegj\u00ebs \u00e7do person q\u00eb mund t\u00eb ket\u00eb kontribuar n\u00eb krijimin e k\u00ebsaj situate.<\/p>\n<p>Sipas q\u00ebndrimit t\u00eb MABCO-s, kjo situat\u00eb ka ardhur si pasoj\u00eb e nj\u00eb s\u00ebr\u00eb veprimesh dhe mosveprimesh, t\u00eb cilat p\u00ebrfshijn\u00eb, nd\u00ebr t\u00eb tjera, mashtrime, falsifikim dokumentesh, notifikim t\u00eb jasht\u00ebligjeshem t\u00eb dokumenteve, p\u00ebrdorim t\u00eb dokumenteve t\u00eb falsifikuara, nd\u00ebrhyrje t\u00eb paligjshme n\u00eb procese gjyq\u00ebsore, nxjerrje t\u00eb vendimeve gjyq\u00ebsore q\u00eb m\u00eb pas jan\u00eb konstatuar si t\u00eb paligjshme nga Gjykata e Lart\u00eb, moszbatim ose kund\u00ebrshtim t\u00eb efekteve juridike t\u00eb vendimeve t\u00eb k\u00ebsaj gjykate, si dhe veprime apo mosveprime institucionale q\u00eb kan\u00eb mund\u00ebsuar vazhdimin e k\u00ebsaj gjendjeje.<\/p>\n<p>K\u00ebto pretendime rezultojn\u00eb t\u00eb bazuara, dhe b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb nga rastet m\u00eb serioze t\u00eb cenimit t\u00eb siguris\u00eb juridike dhe t\u00eb ABUZIMIT me investimet e huaja n\u00eb Shqip\u00ebri, me pasoja t\u00eb drejtp\u00ebrdrejta p\u00ebr sundimin e ligjit, besimin e investitor\u00ebve dhe interesin publik.<\/p>\n<p>MABCO mbetet e vendosur q\u00eb ta p\u00ebrfundoj\u00eb k\u00ebt\u00eb projekt n\u00eb p\u00ebrputhje me kontrat\u00ebn, ligjin dhe standardet m\u00eb t\u00eb larta profesionale, duke besuar se institucionet e drejt\u00ebsis\u00eb do t\u00eb veprojn\u00eb me pavar\u00ebsi, paanshm\u00ebri dhe n\u00eb p\u00ebrputhje me Kushtetut\u00ebn dhe ligjin.<br \/>\nBehgjet Pacolli<\/p>\n<p>Gjyqtarja<br \/>\nMIRANDA NAKAJ<\/p>\n<p>Sipas vler\u00ebsimit t\u00eb MABCO-s, vendimi i gjyqtares Miranda Nakaj, i cili m\u00eb pas u b\u00eb objekt kund\u00ebrshtimi n\u00eb rrug\u00ebt ligjore, ka qen\u00eb shkaku kryesor q\u00eb \u00e7oi n\u00eb bllokimin e punimeve n\u00eb Aeroportin Nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb Vlor\u00ebs dhe n\u00eb krijimin e pasojave t\u00eb r\u00ebnda ekonomike, teknike dhe juridike p\u00ebr projektin.<br \/>\nN\u00ebse provohet se ky vendim \u00ebsht\u00eb marr\u00eb n\u00eb kund\u00ebrshtim me ligjin ose si rezultat i ndikimeve t\u00eb jashtme t\u00eb paligjshme, at\u00ebher\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsia nuk mund t\u00eb mbetet vet\u00ebm n\u00eb planin procedural, por duhet t\u00eb shtrihet edhe n\u00eb planin disiplinor, civil dhe penal, sipas legjislacionit n\u00eb fuqi.<br \/>\nN\u00eb nj\u00eb shtet t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs, \u00e7do gjyqtar, pavar\u00ebsisht funksionit q\u00eb ushtron, g\u00ebzon pavar\u00ebsi n\u00eb vendimmarrje, por nj\u00ebkoh\u00ebsisht mban p\u00ebrgjegj\u00ebsi p\u00ebr \u00e7do shkelje t\u00eb q\u00ebllimshme ose t\u00eb r\u00ebnd\u00eb t\u00eb ligjit q\u00eb i shkakton d\u00ebm pal\u00ebve ose cenon besimin e publikut n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, k\u00ebrkojm\u00eb q\u00eb organet kompetente t\u00eb kryejn\u00eb nj\u00eb hetim t\u00eb plot\u00eb, t\u00eb pavarur dhe t\u00eb paansh\u00ebm mbi t\u00eb gjitha rrethanat q\u00eb lidhen me k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje dhe, n\u00ebse konstatohen shkelje, t\u00eb vendosin para p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb \u00e7do person p\u00ebrgjegj\u00ebs, pa asnj\u00eb p\u00ebrjashtim.\/Lapsi.al<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Prej muajsh tashm\u00eb Aeroporti Nd\u00ebrkomb\u00ebtar i Vlor\u00ebs mbahet i bllokuar, bashk\u00eb me investimin me ekspozim financiar mbi 320 milion\u00eb euro, pasoj\u00eb e nj\u00eb betej\u00eb juridike q\u00eb, sipas biznesmenit Behgjet Pacollit, shkon p\u00ebrtej nj\u00eb konflikti t\u00eb thjesht\u00eb mes ortak\u00ebsh. N\u00ebn heshtjen e institucioneve shqiptare, punimet dhe v\u00ebnia n\u00eb operim e aeroportit jan\u00eb penguar, nd\u00ebrsa Pacolli flet &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":131954,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-148401","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/148401","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=148401"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/148401\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":148402,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/148401\/revisions\/148402"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/131954"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=148401"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=148401"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=148401"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}