{"id":148472,"date":"2026-07-16T08:27:59","date_gmt":"2026-07-16T08:27:59","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=148472"},"modified":"2026-07-16T08:28:16","modified_gmt":"2026-07-16T08:28:16","slug":"brukseli-rrit-presionin-per-zonat-e-mbrojtura-por-kuvendi-i-mban-draftet-ne-sirtar","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/07\/16\/brukseli-rrit-presionin-per-zonat-e-mbrojtura-por-kuvendi-i-mban-draftet-ne-sirtar\/","title":{"rendered":"BIRN: Brukseli rrit presionin p\u00ebr Zonat e Mbrojtura, por Kuvendi i mban draftet n\u00eb sirtar"},"content":{"rendered":"<h4 class=\"jeg_post_subtitle\">Komisioni Europian k\u00ebrkoi nga qeveria shqiptare anulimin e ndryshimeve ligjore t\u00eb vitit 2024 q\u00eb prekin Zonat e Mbrojtura dhe shfuqizimin e ligjit p\u00ebr Investimet Strategjike, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb n\u00eb Kuvend, mazhoranca bllokon nismat e opozit\u00ebs p\u00ebr shfuqizimin e tyre.<\/h4>\n<p>Komisionerja Europiane p\u00ebr Zgjerimin, Marta Kos i k\u00ebrkoi t\u00eb mart\u00ebn kryeministrit Edi Rama q\u00eb t\u00eb shfuqizoj\u00eb ligjin p\u00ebr Investimet Strategjike dhe amendimet e vitit 2024 t\u00eb ligjit p\u00ebr Zonat e Mbrojtura, duke rritur presionin ndaj qeveris\u00eb shqiptare p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb n\u00eb linj\u00eb me standardet europiane, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb protestat e p\u00ebrditshme n\u00eb Shqip\u00ebri kan\u00eb hyr\u00eb n\u00eb muajin e dyt\u00eb t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>E pyetur p\u00ebr projektin specifik n\u00eb zon\u00ebn e mbrojtur t\u00eb Zv\u00ebrnecit q\u00eb ndezi protestat popullore, komisionerja Kos tha se: \u201cmbrojtja mjedisore \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e kritereve t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimit n\u00eb BE, kritere shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme dhe aktualisht ka nj\u00eb s\u00ebr\u00eb ligjesh q\u00eb duhen ndryshuar p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmbushur k\u00ebt\u00eb kriter\u201d.<\/p>\n<p>\u201cPo edhe p\u00ebrpara sesa t\u00eb nisnin k\u00ebto protesta, kishim r\u00ebn\u00eb dakord me Shqip\u00ebrin\u00eb q\u00eb gjat\u00eb k\u00ebtij viti do t\u00eb shfuqizoheshin amendamentet e vitit 2024 t\u00eb ligjit p\u00ebr Zonat e Mbrojtura,\u201d theksoi ajo.<\/p>\n<p>Kos i b\u00ebri deklaratat n\u00eb nj\u00eb konferenc\u00eb p\u00ebr shtyp me kryeministrin Edi Rama pas konferenc\u00ebs s\u00eb IX nd\u00ebrqeveritare Shqip\u00ebri- BE, ku u zyrtarizua mbyllja e tre kapitujve negociues. Vet\u00eb Rama dha nj\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb paqart\u00eb p\u00ebr k\u00ebrkes\u00ebn q\u00eb lidhet me ligjin p\u00ebr Zonat e Mbrojtura, nd\u00ebrsa p\u00ebrs\u00ebriti se projekti turistik n\u00eb Zv\u00ebrnec do t\u00eb b\u00ebhet.<\/p>\n<p>\u201cShfuqizimi n\u00ebnkupton anulim dhe ligji p\u00ebr Investimet Strategjike do t\u00eb shfuqizohet dhe anulohet, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ligji p\u00ebr Zonat e Mbrojtura, q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga ligjet m\u00eb t\u00eb mira q\u00eb kemi, do t\u00eb p\u00ebrshtatet derisa t\u00eb arrij\u00eb 100% standardet europiane,\u201d tha Rama.<\/p>\n<p>Ligji kontrovers p\u00ebr Investimet Strategjike, i miratuar n\u00eb vitin 2015 si nj\u00eb ligj i p\u00ebrkohsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb nxitur investimet e huaja n\u00eb sektor\u00eb strategjik\u00eb t\u00eb ekonomis\u00eb, sh\u00ebrbeu n\u00eb fakt si nj\u00eb mekaniz\u00ebm p\u00ebr t\u00eb leht\u00ebsuar nd\u00ebrtimet n\u00eb bregdet t\u00eb biznesmen\u00ebve t\u00eb af\u00ebrt me qeverin\u00eb. Mazhoranca socialiste votoi shtyrjen e efekteve t\u00eb tij gjasht\u00eb her\u00eb, edhe pse ishte zotuar p\u00ebr hartimin e nj\u00eb ligji t\u00eb ri p\u00ebr investimet si pjes\u00eb e dokumentit negociues me Bashkimin Europian.<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr, ligji p\u00ebr Zonat e Mbrojtura i vitit 2017 u ndryshua n\u00eb vitin 2024 n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb procesi jotransparent, pa konsultim t\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb dhe me kund\u00ebrshtimin e organizatave mjedisore dhe kritikave t\u00eb BE-s\u00eb, duke hequr barrierat ligjore mbrojt\u00ebse p\u00ebr zonat e mbrojtura natyrore p\u00ebr t\u2019i hapur rrug\u00eb betonizimit t\u00eb tyre me projekte nd\u00ebrtimesh si ai i Zv\u00ebrnecit.<\/p>\n<p>Prej fillimit t\u00eb protestave, Partia Demokratike ka depozituar n\u00eb Kuvend dy nisma ligjore p\u00ebr shfuqizimin e ndryshimeve t\u00eb vitit 2024 n\u00eb ligjin p\u00ebr Zonat e Mbrojtura, por asnj\u00ebra prej tyre nuk \u00ebsht\u00eb futur n\u00eb shqyrtim.<\/p>\n<p>T\u00eb mart\u00ebn, mazhoranca socialiste kund\u00ebrshtoi futjen n\u00eb rendin e dit\u00ebs t\u00eb komisionit parlamentar p\u00ebr Turizmin nj\u00eb nism\u00eb ligjore t\u00eb deputetes Ina Zhupa q\u00eb propozonte shfuqizimin e ndryshimeve ligjore t\u00eb b\u00ebra n\u00eb vitin 2024 n\u00eb ligjin p\u00ebr Zonat e Mbrojtura. Si kryetare e komisionit, ajo propozoi futjen n\u00eb kalendar t\u00eb nism\u00ebs s\u00eb saj t\u00eb depozituar q\u00eb n\u00eb dat\u00ebn 14 maj n\u00eb Kuvend, por n\u00ebnkryetari socialist i Komisionit, Erjon Malaj tha se mazhoranca ishte kund\u00ebr dhe q\u00eb nismat duhej t\u00eb p\u00ebrfshiheshin n\u00eb kalendar pas vendimit t\u00eb Konferenc\u00ebs s\u00eb Kryetar\u00ebve.<\/p>\n<p>Edhe deputeti i L\u00ebvizjes Bashk\u00eb, Redi Mu\u00e7i, ka depozituar po ashtu nisma t\u00eb ngjashme q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb shfuqizimin e atyre q\u00eb konsiderohen si \u201cligje me porosi\u201d, mes t\u00eb cilave dhe dispozitat e ligjit p\u00ebr Zonat e Mbrojtura.<\/p>\n<p>Deputetja e Partis\u00eb Demokratike, Jorida Tabaku vuri n\u00eb dukje t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn gjat\u00eb mbledhjes s\u00eb komisionit parlamentar p\u00ebr t\u00eb Drejtat e Njeriut se asnj\u00eb prej \u2018zotimeve\u2019 t\u00eb Ram\u00ebs nuk ishte reflektuar n\u00eb kalendarin e pun\u00ebs s\u00eb Kuvendit p\u00ebr jav\u00ebt e fundit t\u00eb k\u00ebtij sesioni parlamentar.<\/p>\n<p>\u201cNuk jan\u00eb harresa dhe as gabime t\u00eb qeveris\u00eb, jan\u00eb m\u00ebnyra se si k\u00ebta kan\u00eb funksionuar, si i kan\u00eb ndar\u00eb asetet publike,\u201d tha Tabaku p\u00ebr BIRN, nd\u00ebrsa solli n\u00eb kujtes\u00eb p\u00ebrpjekjet e vazhdueshme t\u00eb opozit\u00ebs kund\u00ebr k\u00ebtyre ligjeve.<\/p>\n<p>Sipas Tabakut, ligji p\u00ebr Investimet Strategjike \u00ebsht\u00eb shtyr\u00eb gjasht\u00eb her\u00eb dhe p\u00ebrgjat\u00eb k\u00ebtyre viteve, ajo thot\u00eb se ka t\u00eb pakt\u00ebn 15 komunikime me Komisionin Europian, me delegacionin dhe Parlamentin Europian, ku theksohet se ky ligj \u00ebsht\u00eb kund\u00ebr marr\u00ebveshjes s\u00eb Asocim-Stabilizimit dhe q\u00eb prek kapitullin 27 t\u00eb integrimit.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, Tabaku i sheh deklaratat e Ram\u00ebs jo si premtime serioze, por si nj\u00eb \u201ckalim radhe\u201d.<\/p>\n<p>\u201cKy \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shqet\u00ebsim jo vet\u00ebm i BE, por p\u00ebr gar\u00ebn n\u00eb vend, sepse k\u00ebto ligje kan\u00eb c\u00ebnuar konkurrenc\u00ebn, kan\u00eb c\u00ebnuar asestet publike duke i ndar\u00eb pa konkurs dhe ka krijuar nj\u00eb precedent t\u00eb rreziksh\u00ebm dhe p\u00ebr t\u00eb ardhmen, sepse k\u00ebto ligje nuk vijn\u00eb ndaras, jan\u00eb pjes\u00eb e nj\u00eb pakete t\u00eb ligjeve me porosi,\u201d tha Tabaku.<\/p>\n<p>Edhe deputeti Redi Mu\u00e7i e pret me mosbesim deklarat\u00ebn e Ram\u00ebs, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb nismat e tij p\u00ebr shfuqizimin e k\u00ebtyre dispozitave ligjore q\u00eb k\u00ebrkohen nga BE rrin\u00eb n\u00eb sirtar\u00ebt e Kuvendit dhe nuk futen n\u00eb shqyrtim.<\/p>\n<p>\u201cNuk fakt m\u00eb duket se Rama \u00ebsht\u00eb detyruar t\u2019i p\u00ebrshtatet narrativ\u00ebs s\u00eb Marta Kos, si dhe rezolut\u00ebs s\u00eb PE, por nuk besoj se do t\u2019i shfuqizoj\u00eb k\u00ebto ndryshime ligjore, sepse dhe m\u00eb par\u00eb ka pasur k\u00ebrkesa nga Brukseli p\u00ebr k\u00ebto ligje problematike,\u201d tha Mu\u00e7i.<\/p>\n<p>Sipas tij, strategjia e qeveris\u00eb shqiptare \u00ebsht\u00eb ajo e \u2018faktit t\u00eb kryer\u2019, si\u00e7 ndodhi me investimin e Zv\u00ebrnecit, \u201cku u rrethua hap\u00ebsira e parashikuar p\u00ebr nd\u00ebrtime dhe nis\u00ebn pun\u00ebt pa pasur asnj\u00eb dokument shtet\u00ebror q\u00eb t\u00eb justifikonte gjith\u00eb k\u00ebt\u00eb nd\u00ebrhyrje\u201d.<\/p>\n<p>Mu\u00e7i paralajm\u00ebron se presioni p\u00ebr t\u00eb shfuqizuar k\u00ebto dispozita ligjore mund t\u00eb sjell\u00eb efektin e kund\u00ebrt.<\/p>\n<p>\u201cKa p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrshpejtuar nd\u00ebrhyrjet n\u00eb Zonat e Mbrojtura, por besoj se do t\u2019a ket\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb nga reagimi i njer\u00ebzve,\u201d tha ai, duke konsideruar protestat si penges\u00eb p\u00ebr planet e qeveris\u00eb, si\u00e7 ndodhi me Zv\u00ebrnecin.\/ BIRN<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Komisioni Europian k\u00ebrkoi nga qeveria shqiptare anulimin e ndryshimeve ligjore t\u00eb vitit 2024 q\u00eb prekin Zonat e Mbrojtura dhe shfuqizimin e ligjit p\u00ebr Investimet Strategjike, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb n\u00eb Kuvend, mazhoranca bllokon nismat e opozit\u00ebs p\u00ebr shfuqizimin e tyre. Komisionerja Europiane p\u00ebr Zgjerimin, Marta Kos i k\u00ebrkoi t\u00eb mart\u00ebn kryeministrit Edi Rama q\u00eb t\u00eb shfuqizoj\u00eb ligjin &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":148473,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-148472","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/148472","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=148472"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/148472\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":148475,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/148472\/revisions\/148475"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/148473"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=148472"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=148472"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=148472"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}