{"id":148486,"date":"2026-07-16T09:36:53","date_gmt":"2026-07-16T09:36:53","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=148486"},"modified":"2026-07-16T09:36:53","modified_gmt":"2026-07-16T09:36:53","slug":"agroturizem-me-fondet-ipard-dhe-skeme-5d-spak-fal-kryebashkiakun-e-rames-per-hetimin-pasuror","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/07\/16\/agroturizem-me-fondet-ipard-dhe-skeme-5d-spak-fal-kryebashkiakun-e-rames-per-hetimin-pasuror\/","title":{"rendered":"Agroturiz\u00ebm me fondet IPARD dhe skem\u00eb 5D\/ SPAK fal kryebashkiakun e Ram\u00ebs p\u00ebr hetimin pasuror"},"content":{"rendered":"<p>Kall\u00ebzimi p\u00ebr k\u00ebt\u00eb afer\u00eb ka 5 vite n\u00eb sirtar\u00ebt e SPAK. Shum\u00eb prej fakteve t\u00eb afer\u00ebs, u b\u00ebn\u00eb publike edhe nga investigimet e emisionit Plug. Sot, shum\u00eb zyrtar\u00eb bashk\u00eb me kryebashkiakun Erion Isai, q\u00eb vijon t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb n\u00eb detyr\u00eb duhet t\u00eb ulen n\u00eb bank\u00ebn e t\u00eb akuzuarve. Shqet\u00ebsues \u00ebsht\u00eb fakti, se jo vet\u00ebm q\u00eb qindra-milion\u00eb euro u dizbursuan, teksa SPAK hetonte, por sot prokuror\u00ebt e kan\u00eb ndalur hetimin se ku kan\u00eb p\u00ebrkfunduar k\u00ebto para. E n\u00ebse do t\u00eb heqim paralele me dosjet e ngjashme n\u00eb Bashkin\u00eb e Tiran\u00ebs, deri m\u00eb tani nuk ka asnj\u00eb indicie se ku p\u00ebrfunduan k\u00ebto miliona euro dhe n\u00ebse pasuria e personazheve t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb u shtua pas k\u00ebtij skandali. P\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtetuar k\u00ebt\u00eb fakt, sicc e parashikon edhe ligji, duhet t\u00eb kishte nj\u00eb hetim t\u00eb thelluar financiar.<\/p>\n<p>Si\u00e7 edhe ju d\u00ebshmuam, akuza e SPAK \u00ebsht\u00eb kufizuar n\u00eb hetimin e rrug\u00ebs Kor\u00e7\u00eb-Ersek\u00eb, duke anashkaluar hetimin pasuror por edhe procedura t\u00eb tjera tenderuese n\u00eb k\u00ebt\u00eb bashki, t\u00eb cilat jan\u00eb denoncuar nga Plug. Nj\u00eb prej tyre, \u00ebsht\u00eb tenderi p\u00ebr rikonstruksionin e Rezevuaritt \u00eb Gjon\u00e7it. Kjo procedur\u00eb e zhvilluar n\u00eb vitin 2023, I hapi rrug\u00eb Plug t\u00eb hetonte dhe zbulonte nj\u00eb skem\u00eb 5D n\u00eb bashkin\u00eb e Kolonj\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb dat\u00ebn 6 dhjetor 2023, pra vet\u00ebm tre jav\u00eb larg nga fundi i atij viti, Erion Isai tenderoi rikonstruksionin e dig\u00ebs s\u00eb Rezervuarit t\u00eb Gjon\u00e7it dhe nd\u00ebrtim prita Malore n\u00eb fshatrat e Bashkis\u00eb Kolonj\u00eb. Vlera e tenderit ishte 240 mij\u00eb euro. kompanit\u00eb fituese t\u00eb k\u00ebtij tenderi ishin kompania REHOVARI SHPK dhe B93 II shpk. Sipas tenderit, brenda kat\u00ebr muajve nga n\u00ebnshkrmi kontrat\u00ebs, pra nga data data 6 dhjetor 2023 deri n\u00eb dat\u00ebn 6 prill 2024, kompanit\u00eb duhet t\u00eb kishin p\u00ebrfunduar punimet p\u00ebr rikonstruksionin e dig\u00ebs s\u00eb Rezervuarit t\u00eb Gjon\u00e7it.<\/p>\n<p>Projekti parashikon rikonstruksion dhe punime t\u00eb ndryshme p\u00ebr riparimin e dig\u00ebs s\u00eb rezervuarit t\u00eb Gjon\u00e7it, duke p\u00ebrfshir\u00eb punime si prerje bimesh, rrafshim skarpate, riparim kalldr\u00ebmi, punime n\u00eb kuror\u00ebn e dig\u00ebs si nd\u00ebrtimi i parapetit B\/a, shtres\u00eb \u00e7ak\u00eblli, shtres\u00eb stabilizanti, punime p\u00ebr riparimin e uj\u00ebl\u00ebshuesit, punime p\u00ebr riparimin e shkarkuesit katastrofik duke p\u00ebrfshir\u00eb edhe nj\u00eb ur\u00eb 4 m mbi t\u00eb. N\u00eb dig\u00eb ka punime te tjera si vendosje reperash topografik, vendosje pajisjesh pjezometrike p\u00ebr matjen e nivelit t\u00eb ujit, vendosje pajisje inklinomet\u00ebr vertikal p\u00ebr monitorimin e devijimit t\u00eb mundsh\u00ebm n\u00eb drejtimin vertikal t\u00eb dig\u00ebs, mbjellje skarpat\u00ebs s\u00eb poshtme etj.<\/p>\n<p>Financimi p\u00ebr k\u00ebt\u00eb projekt, u b\u00eb nga buxheti i shtetit, konkretisht nga Agjencia Komb\u00ebtare e Mbrojtjes civile. Sipas nj\u00eb raporti t\u00eb Kontrollit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Shtetit, shoq\u00ebria REHOVARI SHPK do t\u00eb kryente 18.63 % t\u00eb punimeve nd\u00ebrsa shoq\u00ebria tjet\u00ebr, B93 II shpk do t\u00eb kryente mbi 80 % t\u00eb punimeve. Nga kqyrja e faqes s\u00eb spendingdata, rezulton se kompania REHOVARI SHPK, tre jav\u00eb pasi n\u00ebnshkroi kontrat\u00ebn me bashkin\u00eb Kolonj\u00eb p\u00ebr rikonstruksionin e rezervuarit t\u00eb Gjon\u00e7it, ka marr\u00eb n\u00eb dat\u00ebn 29 dhjetor 2023 nj\u00eb pages\u00eb n\u00eb vler\u00ebn e 210 mij\u00eb eurosh nga Bashkia Kolonj\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas kontrat\u00ebs, kontraktori do t\u00eb paguhet p\u00ebr sasin\u00eb e pun\u00ebs s\u00eb realizuar, me tarif\u00ebn n\u00eb preventivin n\u00eb nj\u00ebsi p\u00ebr secilin z\u00eb punimesh, pra th\u00ebn\u00eb ndryshe, pagesat p\u00ebr k\u00ebt\u00eb tender ndaj kompanive q\u00eb do t\u00eb kryenin punimet, do t\u00eb disbursoheshin pasi t\u00eb ishin dor\u00ebzuar situacionet e kryerjes s\u00eb punimeve. Dhe m\u00eb tej, kontrata parashikonte se mbik\u00ebqyr\u00ebsi i punimeve duhet t\u00eb kontrolloj\u00eb punimet e ekzekutuara nga kontraktori dhe duhet t\u00eb verifikoj\u00eb shum\u00ebn q\u00eb duhet t\u2019i paguhet kontraktorit, brenda 20 dit\u00ebve pune nga data q\u00eb kontraktori paraqet komunikat\u00ebn e tij 134 tek drejtuesi i projektit. Nd\u00ebrsa nj\u00eb tjet\u00ebr pik\u00eb e kontrat\u00ebs, parashikonte q\u00eb n\u00ebse Autoriteti Kontraktor gjat\u00eb zbatimit t\u00eb kontrat\u00ebs, ka informacion p\u00ebr veprime korruptive informon organet kopetente. Nga kjo e fundit, kuptohet q\u00eb ishte detyr\u00eb e Bashkis\u00eb Kolonj\u00eb dhe kryetarit t\u00eb saj Erion Isai, q\u00eb jo vet\u00ebm t\u00eb mos paguante para pa p\u00ebrfunduar punimet, por n\u00ebse konstatonte se kompanit\u00eb nuk kishin kryer punime dhe kishin dor\u00ebzuar situacione t\u00eb rreme, bashkia duhet t`i d\u00ebrgonte p\u00ebr hetim n\u00eb Prokurori.<\/p>\n<p>N\u00eb faqen e Prokurimeve Publike, rezulton se bashkia Kolonj\u00eb ka anuluar procedur\u00ebn p\u00ebr mbikqyrjen e punimeve, nd\u00ebrsa sipas nj\u00eb raporti t\u00eb KLSH, Erion Isai ka n\u00ebnshkruar kontrat\u00eb me nj\u00eb kompani q\u00eb identifikohet vet\u00ebm me g\u00ebrm\u00ebn e par\u00eb t\u00eb saj \u201cV\u201d shpk dhe p\u00ebrfaq\u00ebsues ligjor shtetasin me inicialet M.S. Nga verifikimet e Plug, rezulton se kompania me incialet \u201cV\u201d \u00ebsht\u00eb Viking Enginneering, nd\u00ebrsa edhe incialet M.S, p\u00ebrputhen me ato t\u00eb administratorit t\u00eb kompanis\u00eb, Shtetasit Marvi Shamat. Nj\u00eb tjet\u00ebr detaj q\u00eb konfirmon k\u00ebt\u00eb fakt \u00ebsht\u00eb se bashkia Kolonj\u00eb ka anuluar tenderin e mbikqyrjes, nd\u00ebrsa KLSH ka gjetur gjithashtu se p\u00ebr kontrat\u00ebn prej rreth 5 mij\u00eb eurosh nuk jan\u00eb kryer pagesa nga bashkia kolonj\u00eb p\u00ebr mbikqyrsin e punimeve. Sipas kontrat\u00ebs, mbikqyr\u00ebsi i punimeve, \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr fondin e vepr\u00ebs. Situacionet e paraqitura nga kontraktori pas kryerjes s\u00eb punimeve n\u00eb faza t\u00eb ndryshme mund t\u00eb paguhen nga Investitori vet\u00ebm pasi t\u00eb jen\u00eb shqyrtuar dhe firmosur nga mbik\u00ebqyr\u00ebsi i punimeve; Pika 20. Kur v\u00ebrehen shkelje t\u00eb dispozitave ligjore Investitori ka t\u00eb drejt\u00eb t\u2019i urdh\u00ebroj\u00eb mbik\u00ebqyr\u00ebsit pezullimin e punimeve dhe i lind e drejta t\u00eb kryej prishjen e kontrat\u00ebs duke k\u00ebrkuar d\u00ebmshp\u00ebrblim mbik\u00ebqyr\u00ebsit. Vlera e sh\u00ebrbimit t\u00eb mbik\u00ebqyrjes \u00ebsht\u00eb 486,235 lek\u00eb pa TVSH, e cila nuk \u00ebsht\u00eb likuiduar nga Bashkia Kolonj\u00eb. Por n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, rezulton se kontrata mes bashkis\u00eb Kolonj\u00eb dhe Mbikqyr\u00ebsit t\u00eb punimeve ka qen\u00eb fiktive.<\/p>\n<p>Kompania q\u00eb fituese e k\u00ebtij tenderi, Rehovari SHPK, ngre dyshime serioze se \u00ebsht\u00eb nj\u00eb version \u201c5D\u201d i Erion Isait n\u00eb bashkin\u00eb e Kolonj\u00ebs. Kompania \u00ebsht\u00eb krijuar n\u00eb 1 mars 2017 nga shtetasi Spiro Zoto, nd\u00ebrsa selia e kompanis\u00eb ishte pik\u00ebrisht fshati Rehov\u00eb, aty ku Erion Isai ka p\u00ebrq\u00ebndruar vitet e fundit t\u00eb gjitha investimet e bashkis\u00eb. Objekti i aktivitetit t\u00eb kompanis\u00eb ishte fusha e nd\u00ebrtimeve publike dhe civile, nd\u00ebrsa kapitali i kompanis\u00eb ishte 1 milion lek\u00eb. Nga viti 2017 deri n\u00eb vitin 2022, kompania nuk dor\u00ebzon asnj\u00eb bilanc n\u00eb qendr\u00ebn komb\u00ebtare t\u00eb biznesit, duke ndon\u00ebse menj\u00ebher\u00eb pas themelimit t\u00eb saj, shoq\u00ebria Rehovari p\u00ebrfitoi dy tendera, nj\u00eb n\u00eb 2 qershor 2017 p\u00ebr rikonstruksionin e linj\u00ebs s\u00eb uj\u00ebsjell\u00ebsit Kronjza n\u00eb Leksovik dhe nj\u00eb vit m\u00eb von\u00eb p\u00ebrs\u00ebri nga bashkia Kolonj\u00eb fitoi s\u00ebrish nj\u00eb tnder me t\u00eb nj\u00ebjtin objekt, rikonstruksion i linj\u00ebs s\u00eb uj\u00ebsjell\u00ebsit Kronjza n\u00eb Leskovik. T\u00eb dy tenderat jan\u00eb sh\u00ebnuar me flamur t\u00eb kuq.<\/p>\n<p>N\u00eb vittin 2023, kompania dor\u00ebzon p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb bilance n\u00eb QKB pes\u00eb vjet pasi ishte krijuar. P\u00ebr vitin 2022 kompania deklaron 27 milion\u00eb lek\u00eb apo rreth 270 mij\u00eb euro xhiro, nd\u00ebrsa p\u00ebr vitin 2021, kompania deklaron rreth 200 mij\u00eb euro t\u00eb ardhura. N\u00ebvitin 2022 kompania deklaron gjithashtu nj\u00eb fitim t\u00eb pashp\u00ebrndar\u00eb n\u00eb vler\u00ebn e 14 mij\u00eb eurove. N\u00eb balance, p\u00ebr vitin 2022, Rehovari me pronar Spiro Zoton, deklaron llogari t\u00eb ark\u00ebtueshme, nga disa biznese, p\u00ebrfshi shoq\u00ebrin\u00eb Zeqillari shpk n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb Adriatik Zeqillarit, nj\u00eb tjet\u00ebr personazh q\u00eb ka marr\u00eb tendera t\u00eb shumt\u00eb nga Erion Isai, Qendr\u00ebn Sh\u00ebndet\u00ebsore \u00c7lirim n\u00eb bashkin\u00eb Erse\u00eb, AMU shpk. N\u00eb total, Zeqillari deklaron se ka p\u00ebr t\u00eb mbledhur nj\u00eb shum\u00eb prej 42 mij\u00eb eurosh. Nj\u00eb detaj tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb fakti se kompania REHOVARI shpk, edhe pse gjeneron t\u00eb ardhura t\u00eb konsiderueshme, dekalron se nuk ka asnj\u00eb lloj pasurie t\u00eb regjistruar n\u00eb aktivet e saj, nd\u00ebrsa numri i punonj\u00ebsve \u00ebsht\u00eb mesatarisht 4 punonj\u00ebs n\u00eb vit.<\/p>\n<p>Ndon\u00ebse nj\u00eb kompani q\u00eb gjeneronte t\u00eb ardhura dhe kishte fitime t\u00eb pashp\u00ebrndara, n\u00eb dat\u00ebn 4 tetor 2023, Spiro Zoto vendos \u00e7udit\u00ebrisht t\u00eb dhuroj\u00eb kompanin\u00eb te nj\u00eb bashk\u00ebqytetar i tij, shtetasi Euljon Kasko, banues n\u00eb fshatin Starje t\u00eb Kolonj\u00ebs.<\/p>\n<p>Pra Spiro Zoto vendos t\u00eb fal\u00eb nj\u00eb kompani me kapital 1 milion lek\u00eb, dhe me nj\u00eb fitim t\u00eb pashp\u00ebrndar\u00eb prej 190 mij\u00eb eurosh, nd\u00ebrsa deri n\u00eb 1 janar 2024, fitimi i pashp\u00ebrndar\u00eb rezulton n\u00eb vler\u00ebn e 210 mij\u00eb eurosh. Plug ka siguruar nj\u00eb dokument, q\u00eb d\u00ebshmon se Spiro Zoto deri n\u00eb tetor 2023, ka qen\u00eb Kryeplak i fshatit Rehov\u00eb, nd\u00ebrsa n\u00eb tetor 2023, Spiro Zoto do t\u00eb em\u00ebrohet Kryetar i Nj\u00ebsis\u00eb Administrative Qend\u00ebr n\u00eb bashkin\u00eb Kolonj\u00eb. Dy muaj m\u00eb von\u00eb, Erion Isai do t\u00eb firmoste p\u00ebr kompanin\u00eb e Spiro Zotos, q\u00eb ia dhuroi Euljon Haskos, edhe tenderin p\u00ebr rezervuarin e Gjon\u00e7it duke i paguar paradh\u00ebnie 210 mij\u00eb euro pa kryer asnj\u00eb pun\u00eb. Plug ka siguruar gjithashtu nj\u00eb dokument q\u00eb tregon se edhe Euljon Hasko \u00ebsht\u00eb nj\u00eb funskionar n\u00eb bashkin\u00eb e Kolonj\u00ebs, pasi rezulton se \u00ebsht\u00eb kryeplak i fshatit Starje. Tashm\u00eb i mbetet SPAK t\u00eb v\u00ebrtetoj\u00eb se ku shkojn\u00eb parat\u00eb e dy prestanomeve t\u00eb kompanis\u00eb Rehovari, t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb njer\u00ebzit e besuar t\u00eb Erion Isait. Fiktivitetin e kompanis\u00eb REHOVARI SHPK, e d\u00ebshmojn\u00eb edhe bilancet vitit 2024. Nga t\u00eb dh\u00ebnat e bilanceve, shtat\u00eb vjet pas themelimit, kompania e Spiro Zotos dhe Euljon Kaskos, rezulton se nuk ka n\u00eb pron\u00ebsi asnj\u00eb tok\u00eb, asnj\u00eb nd\u00ebrtes\u00eb, asnj\u00eb pajisje, asnj\u00eb kompjuter, apo asnj\u00eb zyr\u00eb. E vetmja pasuri e kompanis\u00eb q\u00eb merr tendera nga Erion Isai, \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb makin\u00eb me vler\u00eb 240 mij\u00eb lek\u00eb t\u00eb rinj.<\/p>\n<p>Por, jo vet\u00ebm Spiro Zoto, pjes\u00eb e k\u00ebsaj skeme \u00ebsht\u00eb dhe drejtori I Erion Isait Armand Tafili, I cili \u00ebsht\u00eb marr\u00eb I pandehur s\u00eb bashku me shefin e tij p\u00ebr afer\u00ebn e rrug\u00ebs Kor\u00e7\u00eb-Ersek\u00eb. Dhe duket se p\u00ebr sh\u00ebrbimet q\u00eb i ka b\u00ebr\u00eb shefit t\u00eb tij, Erion Isai, Armand Tafili u shp\u00ebrblye, duke p\u00ebrfituar nj\u00eb grant prej 234 mij\u00eb eurosh nga IPARD, p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar nj\u00eb agro turiz\u00ebm. Plug, po risjell\u00eb p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb kujtes\u00eb sesi Armand Tafili, ky n\u00ebpun\u00ebs i thjesht\u00eb i bashkis\u00eb s\u00eb Kolonj\u00ebs, u b\u00eb papritmas biznesmen\u00eb me fondet e IPARD, n\u00eb konflikt t\u00eb hapur interesi.<\/p>\n<p>Ky shtetas nuk ka pasur asnj\u00eb lidhje me bujq\u00ebsin\u00eb, pasi s\u00eb paku nga t\u00eb dh\u00ebnat publike nuk rezulton se \u00ebsht\u00eb nj\u00eb fermer. Prov\u00eb \u00ebsht\u00eb edhe fakti se Armand Tafili u regjsitruar me nipt si person fizik n\u00eb 7 prill t\u00eb vitit 2021. \u00cbsht\u00eb e qart\u00eb, se q\u00ebllimi i regjistrimit t\u00eb k\u00ebtij nipti ka qen\u00eb p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfituar plot\u00eb 234 mij\u00eb euro nga fondet IPARD me q\u00ebllim nd\u00ebrtimin e Agro Turiz\u00ebm Rohan. Dhe si\u00e7 shihet nga foto, ky agroturiz\u00ebm \u00ebsht\u00eb vatra e zyrtar\u00ebve socialist\u00eb t\u00eb juglindjes p\u00ebr t\u00eb ngr\u00ebn\u00eb dreka e darka n\u00eb nj\u00eb biznes t\u00eb nd\u00ebrtuar me parat\u00eb q\u00eb duhet t`i merrnin fermer\u00ebt shqiptar\u00eb.<\/p>\n<p>Si\u00e7 paralajm\u00ebroi Plug, ka vijuar investigimin p\u00ebr Armand Tafilin. Ky shtetas, ka regjistruar nipt si person fizik n\u00eb dat\u00ebn 7 prill 2021. N\u00eb Qendr\u00ebn Komb\u00ebtare t\u00eb Biznesit, Armand Tafili ka regjistruar emailin e tij dhe t\u00eb bashk\u00ebshortes Matilda Tafil. Kjo e fundit, rezulton gjithashtu t\u00eb jet\u00eb punonj\u00ebse n\u00eb Bashkin\u00eb Kolonj\u00ebs, si edukatore n\u00eb nj\u00eb nga kopshtet e qytetit. Nga themelimi i k\u00ebtij biznesi e deri m\u00eb sot, Armand Tafili nuk ka regjistruar asnj\u00ebher\u00eb bilance n\u00eb qendr\u00ebn komb\u00ebtare t\u00eb biznesit.<\/p>\n<p>Nga nj\u00eb hetim i Kontrollit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Shtetit, rezulton se Erion Isai miratoi leje nd\u00ebrtimi p\u00ebr vart\u00ebsin e tij drejtor, Armand Tafili, duke shkelur disa ligje. Sipas KLSH, Erion Isai miratoi certifikat\u00ebn e p\u00ebrdorimit jo n\u00eb p\u00ebrputhshm\u00ebri me legjislacionin n\u00eb fuqi p\u00ebr lejen e nd\u00ebrtimit, duke gjetur t\u00eb pakt\u00ebn tet\u00eb shkelje t\u00eb r\u00ebnda ligjore, t\u00eb cilat do t\u00eb mjaftonin p\u00ebr t\u00eb d\u00ebrguar para drejt\u00ebsis\u00eb Erion Isain dhe disa vart\u00ebs s\u00eb tij.<\/p>\n<p>Nga auditimi i procedur\u00ebs s\u00eb miratimit t\u00eb \u00e7ertifikat\u00ebs s\u00eb p\u00ebrdorimit, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn \u00ebsht\u00eb marr\u00eb vendimi p\u00ebr miratim t\u00eb Kryetarit t\u00eb Bashkis\u00eb Kolonj\u00ebp\u00ebr objektin \u201cNd\u00ebrtim objekte n\u00eb funksion t\u00eb agroturizmit\u201d, me adres\u00eb n\u00eb Ersek\u00eb, Bashkia Kolonj\u00eb, paraqitur nga zhvilluesi Armand Tafaili u konstatua tet\u00eb shjkelje t\u00eb r\u00ebnda. P\u00ebr miratimin e \u00e7ertifikat\u00ebs s\u00eb p\u00ebrdorimit n\u00eb kund\u00ebrshtim me p\u00ebrcaktimet ligjore t\u00eb sip\u00ebrcituara, ngarkohen me p\u00ebrgjegj\u00ebsi tre zyrtar\u00eb t\u00eb bashkis\u00eb Kolonj\u00eb dhe kryebashkiaku, Erion ISai, q\u00eb sipas KLSH, ka b\u00ebr\u00eb vendimarrje t\u00eb jasht\u00ebligjshme.<\/p>\n<p>Gjithashtu, n\u00eb zbatim t\u00eb Ligjit 107\/2014, \u201cP\u00ebr Planifikimin dhe Zhvillimin e Territorit\u201d, i ndryshuar, neni 29, pika a), p\u00ebr vendimmarrjen e jasht\u00ebligjshme lidhur me aplikimin p\u00ebr leje nd\u00ebrtimi n\u00eb territorin administrativ t\u00eb Bashkis\u00eb Kolonj\u00eb, ngarkohet me p\u00ebrgjegj\u00ebsi: Erion Isai., n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e Kryetarit t\u00eb Bashkis\u00eb Kolonj\u00eb.<\/p>\n<p>Plug ka siguruar t\u00eb dh\u00ebna t\u00eb tjera, q\u00eb tregojn\u00eb thellojn\u00eb k\u00ebt\u00eb skandal. Erion Isai edhe pse ishte n\u00eb dijeni t\u00eb plot\u00eb p\u00ebr shkeljet ligjore q\u00eb po kryente, \u00ebsht\u00eb kujdesur personalisht p\u00ebr nd\u00ebrtimin e Agroturiz\u00ebm Rohan, t\u00eb drejtorit t\u00eb tij Armand Tafili, duke e promovuar pa asnj\u00eb droje. N\u00eb 24 tetor 2023, Erion Isai publikon n\u00eb rrjete sociale, ku shfaqet s\u00eb bashku me Armand Tafilin dhe nj\u00eb tjet\u00ebr person, duke inspektuar punimet p\u00ebr nd\u00ebrtimin e kat\u00ebr vilave t\u00eb Agro Turiz\u00ebm Rohan. Madje, kryebashkiaku krenohet me investimin duke shkruar: Nj\u00eb super hap\u00ebsir\u00eb po i vjen Kolonj\u00ebs. Nj\u00eb bujttin\u00eb sharmante n\u00eb shpat t\u00eb Gramozit n\u00eb Starje! Turizmi \u00ebsht\u00eb porta e madhe e k\u00ebsaj krahine q\u00eb vet\u00ebm k\u00ebt\u00eb vit \u00ebsht\u00eb rritur 2,5 her\u00eb nga viti i kaluar. Fal\u00eb mb\u00ebshtetjes se fondeve t\u00eb BE Armandi dhe familja e vet po na shton nj\u00eb mrekulli n\u00eb \u201cgjoks\u201d t\u00eb Gramozit; Starje!<\/p>\n<p>M\u00eb 26 shkurt, Olta Xha\u00e7ka dhe Erion Isai, bujtin n\u00eb agroturizmin e Armand Tafilit, duke b\u00ebr\u00eb p\u00ebrs\u00ebri nj\u00eb inspektim t\u00eb imt\u00ebsish\u00ebm t\u00eb punimeve, p\u00ebr nd\u00ebrtimin e vilave, q\u00eb nd\u00ebrtoheshin pik\u00ebrisht me parat\u00eb q\u00eb duhet t`i merrnin fermer\u00ebt shqiptar\u00eb, por q\u00eb p\u00ebrfunduan n\u00eb xhepin e drejtorit t\u00eb Erion Isait.<\/p>\n<p>Dhe pavar\u00ebsisht k\u00ebtyre shkeljeve ligjore, Ministria e Mjedisit, n\u00eb vitin 2020, ka licensuar Armand Tafilin ME \u201cCERTIFIKAT\u00cb PARAPRAKE P\u00cbR VEPRIMTARI PRIT\u00cbSE T\u00cb CERTIFIKUAR SI AGROTURIZ\u00cbM\u201d. Armand Tafili, rezulton se \u00ebsht\u00eb pun\u00ebsuar n\u00eb Bashkin\u00eb Kolonj\u00eb, n\u00eb vitin 2016, ku Plug ka siguruar nj\u00eb dokument q\u00eb tregon se drejtori i ardhsh\u00ebm i Erion Isait, filloi pun\u00eb n\u00eb zyr\u00ebn e gjendjes civile, duke u kualifikuar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pozicion pune me vet\u00ebm 14 pik\u00eb nga 100 q\u00eb duheshin gjith\u00ebsej nga testimi q\u00eb zhvillohej p\u00ebr pranimin n\u00eb sh\u00ebrbimin civil.<\/p>\n<p>Por pavar\u00ebsisht njohurive t\u00eb tij t\u00eb dob\u00ebta, sh\u00ebrbimet ndaj Erion Isait, Elisa Spiropalit, Niko Peleshit dhe Olta Xha\u00e7k\u00ebs, duket se e shnd\u00ebrruan k\u00ebt\u00eb personazh n\u00eb jo vet\u00ebm drejtor t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb bashkin\u00eb Ersek\u00eb, por edhe n\u00eb nj\u00eb drejtor \u201c5D\u201d, q\u00eb p\u00ebrfiton leje nd\u00ebrtimi nga shefi i tij dhe mbi t\u00eb gjitha me k\u00ebt\u00eb leje nd\u00ebrtimi t\u00eb paligjshme, p\u00ebrfiton 234 mij\u00eb euro grant nga fondet IPARD p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar nj\u00eb agroturiz\u00ebm.<\/p>\n<p>K\u00ebto fakte, duket se nuk I kan\u00eb r\u00ebn\u00eb n\u00eb sy SPAK. Nj\u00eb skem\u00eb e dyshuar si ajo 5D n\u00eb bashkin\u00eb e Tiran\u00ebs, ku kolegu I \u00c7u\u00e7k\u00ebs, Lali, \u00ebsht\u00eb n\u00eb burg, dhe padyshim fonde nga IPARD p\u00ebr drejtorin e Erion Isait, p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar nj\u00eb agro turiz\u00ebm. Ky I fundit nga t\u00eb dh\u00ebnat rezulton nj\u00eb investim q\u00eb kalon vler\u00ebn e financimit nga IPARD, por SPAK nuk e ka hetuar, jo vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb kuptuar burimin e financimit por edhe pronarin real t\u00eb tij. S\u00eb paku, prokurori I dosjes, nj\u00ebjt\u00eb si n\u00eb rastin Balluku, do t\u00eb duhet q\u00eb paralelisht t\u00eb ndiqte t\u00eb nj\u00ebjtin standard edhe p\u00ebr Erion Isain, t\u00eb hetonte jo vet\u00ebm shkeljen e barazis\u00eb n\u00eb tendera por edhe fshehjen e pasuris\u00eb dhe pastrimin e parave. Pasi drejt\u00ebsia do t\u00eb ishte e vendosur, vet\u00ebm kur parat\u00eb e vjedhura tu kthehen s\u00ebrish shqiptar\u00ebve.\/ Emisioni PLUG<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kall\u00ebzimi p\u00ebr k\u00ebt\u00eb afer\u00eb ka 5 vite n\u00eb sirtar\u00ebt e SPAK. Shum\u00eb prej fakteve t\u00eb afer\u00ebs, u b\u00ebn\u00eb publike edhe nga investigimet e emisionit Plug. Sot, shum\u00eb zyrtar\u00eb bashk\u00eb me kryebashkiakun Erion Isai, q\u00eb vijon t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb n\u00eb detyr\u00eb duhet t\u00eb ulen n\u00eb bank\u00ebn e t\u00eb akuzuarve. Shqet\u00ebsues \u00ebsht\u00eb fakti, se jo vet\u00ebm q\u00eb qindra-milion\u00eb &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":124096,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-148486","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/148486","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=148486"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/148486\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":148487,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/148486\/revisions\/148487"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/124096"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=148486"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=148486"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=148486"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}