{"id":148546,"date":"2026-07-17T05:54:32","date_gmt":"2026-07-17T05:54:32","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=148546"},"modified":"2026-07-17T05:54:32","modified_gmt":"2026-07-17T05:54:32","slug":"49-vjet-nga-pushkatimi-i-dy-poeteve","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/07\/17\/49-vjet-nga-pushkatimi-i-dy-poeteve\/","title":{"rendered":"49 vjet nga pushkatimi i dy poet\u00ebve"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga Rexhep POLISI<\/strong><\/p>\n<p>49 vjet m\u00eb par\u00eb, m\u00eb 17 korrikut 1977, u pushkatuan nga regjimi komunist dy poet\u00ebt, Genc Leka dhe Vilson Blloshmi, pas nj\u00eb gjyqi politik me prova t\u00eb montuara.<\/p>\n<p>Vilsoni dhe Genci ishin kush\u00ebrinj dhe lind\u00ebn t\u00eb dy n\u00eb muajin Mars n\u00eb B\u00ebrzesht\u00eb t\u00eb Librazhdit. Ashtu si\u00e7 kishin lindur n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin muaj, ata pat\u00ebn edhe vrasjen tragjike n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn nat\u00eb.<\/p>\n<p>Genci dhe Vilsoni u pushkatuan mesnat\u00ebn e err\u00ebt t\u00eb 17 korrikut 1977, rreth 6 km n\u00eb larg\u00ebsi t\u00eb Librazhdit, n\u00eb nj\u00eb humner\u00eb q\u00eb quhet &#8220;P\u00ebrroi i Firarit&#8221;, nj\u00eb toponim i \u00e7uditsh\u00ebm. Pasi u ekzekutuan u hodh\u00ebn n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn grop\u00eb. Jeta e tyre u pre n\u00eb mes nga plumbat vet\u00ebm pse kishin lindur poet\u00eb.<\/p>\n<p>Vilson Blloshmi ndoqi Shkoll\u00ebn e Mesme Pedagogjike n\u00eb Elbasan dhe pas mbarimit t\u00eb saj edhe pse me rezultate t\u00eb shk\u00eblqyera nuk u lejua t\u00eb vazhdonte shkoll\u00ebn e lart\u00eb.<\/p>\n<p>Pas diplomimit n\u00eb Elbasan punoi si bujk dhe minator. Gjat\u00eb k\u00ebsaj kohe iu p\u00ebrkushtua shkrimit dhe p\u00ebrkthimit, por pa pasur mund\u00ebsi t\u2019i botoj\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb t\u00eb qenit pjes\u00ebtar i nj\u00eb familje \u201ckulak\u00ebsh\u201d. Vilson Blloshmi fliste fr\u00ebngjisht n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb shk\u00eblqyer. Shkruante poezi, por edhe p\u00ebrkthente poet\u00ebt m\u00eb n\u00eb z\u00eb francez\u00eb. Duke qen\u00eb me biografi t\u00eb \u201ckeqe\u201d, Vilson Blloshmi p\u00ebrndiqej nga Sigurimi i Shtetit. U arrestua n\u00eb vitin 1977 me akuz\u00ebn \u201csabotim n\u00eb ekonomi dhe agjitacion e propagand\u00eb\u201d. Ditar\u00ebt, p\u00ebrkthimet dhe poezit\u00eb iu sekuestruan dhe iu n\u00ebnshtruan hetimit n\u00eb detaje. Let\u00ebrsia e tij do t\u00eb p\u00ebrbente rrezik p\u00ebr regjimin komunist shqiptar.<\/p>\n<p>Genc Leka pasi mbaroi Shkoll\u00ebn Pedagogjike n\u00eb Elbasan punoi disa vite si m\u00ebsues, por pasi kreu sh\u00ebrbimin e detyruesh\u00ebm ushtarak, nuk u lejua t\u00eb kthehej n\u00eb m\u00ebsimdh\u00ebnie dhe u d\u00ebrgua t\u00eb punonte n\u00eb bujq\u00ebsi deri kur ai u arrestua n\u00eb gusht 1976.<\/p>\n<p><strong>P\u00ebrndjekja nga Sigurimi i Shtetit<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebrndjekja e tyre nga Sigurimi i Shtetit kishte nisur qyshse kishin lindur p\u00ebr shkak t\u00eb prejardhjes familjare. Vilson Blloshmi rridhte nga nj\u00eb familje patriotike.<\/p>\n<p>Blloshm\u00ebt ishin fisi m\u00eb i njohur n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb kontributit n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen komb\u00ebtare dhe nacionaliste. Shum\u00eb emra t\u00eb familjes Blloshmi kishin mbaruar studimet n\u00eb SHBA, Austri e Fanc\u00eb dhe kishin dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb kontribut t\u00eb \u00e7muar p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen komb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Edhe Genc Leka p\u00ebrndiqej dhe survejohej sepse babai i tij, Bardho Leka ishte arratisur. Genci ishte m\u00ebsues, por p\u00ebr probleme t\u00eb biografis\u00eb e \u00e7uan t\u00eb punoj\u00eb n\u00eb nd\u00ebrtim.<\/p>\n<p>Sh\u00ebrbimi i Sigurimit t\u00eb Shtetit, i frikshmi Sigurimi, kreu nj\u00eb hetim dhe zbuloi se poezit\u00eb q\u00eb t\u00eb dy po shkruanin \u2013 t\u00eb cilat u botuan vet\u00ebm pas vdekjes s\u00eb tyre \u2013 ishin shum\u00eb t\u00eb trishtueshme dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye nuk p\u00ebrfaq\u00ebsonin \u201crealitetin\u201d.<\/p>\n<p>T\u00eb dy u akuzuan p\u00ebr \u201csabotim t\u00eb ekonomis\u00eb\u201d dhe \u201cagjitacion dhe propagand\u00eb\u201d kund\u00ebr regjimit komunist.<\/p>\n<p><strong>Gjyqi politik<\/strong><\/p>\n<p>Gjyqi ndaj poet\u00ebve vazhdoi pes\u00eb dit\u00eb me dyer t\u00eb mbyllura n\u00eb sall\u00ebn e kinemas\u00eb t\u00eb qytetit Librazhd. Brenda n\u00eb sall\u00eb ishin mbi 20 polic\u00eb, dy nga k\u00ebta rrinin tek dera me automatik n\u00eb dor\u00eb, nd\u00ebrsa nga jasht\u00eb dukej turma e njer\u00ebzve q\u00eb prisnin tek dera. Dhe n\u00eb bulevard kishte shum\u00eb njer\u00ebz q\u00eb prisnin se \u00e7do t\u00eb ndodhte. Seanc\u00ebn e drejtonte jo kryetarja e Gjykat\u00ebs, por gjykat\u00ebsi Subi Sul\u00e7e me prokuror Qani Lavdarin. Pran\u00eb trupit gjykues ishte edhe nj\u00eb civil i ardhur nga Tirana, i cili bisedonte shpesh vesh m\u00eb vesh me Subi Sul\u00e7en. Asnj\u00eb nga t\u00eb af\u00ebrmit e t\u00eb akuzuarve nuk ishin lejuar t\u00eb vinin n\u00eb sall\u00ebn e kinemas\u00eb ku po zhvillohej gjyqi. N\u00eb sall\u00eb jan\u00eb aparat\u00e7ik\u00ebt e administrat\u00ebs s\u00eb rrethit, hetues, nx\u00ebn\u00ebs, m\u00ebsues, ushtarak\u00eb, njer\u00ebz t\u00eb zgjedhur nga B\u00ebrzeshta, vendlindja e dy poet\u00ebve dhe nga gjith\u00eb krahinat e tjera t\u00eb rrethit Librazhd.<\/p>\n<p>Menj\u00ebher\u00eb pas njoftimit t\u00eb atyre q\u00eb do ta drejtojn\u00eb k\u00ebt\u00eb gjyq, e marrin fjal\u00ebn njer\u00ebzit e p\u00ebrgatitur nga salla. Lexojn\u00eb n\u00eb let\u00ebr ato q\u00eb u jan\u00eb p\u00ebrgatitur p\u00ebr t&#8217;i lexuar n\u00eb sall\u00ebn e gjyqit. I pari flet nj\u00eb m\u00ebsues pensionist nga B\u00ebrzeshta. &#8220;Shok\u00eb gjyqtar, un\u00eb i njoh mir\u00eb k\u00ebta pinjoll\u00eb t\u00eb familjeve reaksionare. Un\u00eb mendoj q\u00eb ju t\u00eb mos harxhoni boj\u00eb dhe let\u00ebr kot p\u00ebr k\u00ebta njer\u00ebz. Partia ka b\u00ebr\u00eb gabim q\u00eb u ka dh\u00ebn\u00eb arsim dhe k\u00ebta e kan\u00eb vendin n\u00eb litar, n\u00eb shesh, q\u00eb t&#8217;i shoh\u00eb edhe populli. Nuk e duam t\u00eb birin e Bardho Lek\u00ebs. Nuk duam t\u00eb na ngjallet edhe nj\u00eb her\u00eb mbi kal\u00eb t\u00eb bardh\u00eb Bardho Leka&#8221;, tha m\u00ebsuesi pensionist n\u00eb sall\u00ebn e gjyqit.<\/p>\n<p>Pastaj foli kryetari i kooperativ\u00ebs s\u00eb Lunikut, Todi Bardhi, i cili fliste nj\u00eblloj si prokurori. Pas tij foli nj\u00eb ushtarak i quajtur Isa Kopa\u00e7i, i cili fliste p\u00ebr mbrojtjen e atdheut dhe p\u00ebr sabotimin e bunkerit. Ai thoshte: &#8220;Un\u00eb kam dyshim se k\u00ebta kan\u00eb qen\u00eb n\u00eb zbor dhe kan\u00eb punuar p\u00ebr nd\u00ebrtimin e bunker\u00ebve dhe kam dyshim se k\u00ebta i kan\u00eb sabotuar&#8221;. M\u00eb von\u00eb u prezantua nj\u00eb nx\u00ebn\u00ebse, e cila tha se jam e gjimnazit t\u00eb Librazhdit. Pasi lexoi dy faqe letre, ajo tha se &#8220;ne kemi besim se Partia do ta vler\u00ebsoj\u00eb drejt krimin e kryer nga k\u00ebta dy poet\u00eb dhe t&#8217;u jap\u00eb d\u00ebnimin e merituar&#8221;.<\/p>\n<p>Dit\u00ebn e pest\u00eb t\u00eb gjyqit, m\u00eb 13 qershor 1977 prokurori Qani Lavdari dha pretenc\u00ebn, Gjykata e Rrethit Librazhd dha vendimin p\u00ebr poet\u00ebt:<\/p>\n<p>Genc Bardho Leka, vdekje, pushkatim.<\/p>\n<p>Vilson Sami Blloshmi, vdekje pushaktim.<\/p>\n<p>Bedri Sami Blloshmi, vdekje, pushkatim., (p\u00ebr shkak se ishin dy v\u00ebllez\u00ebr me pushkatim u d\u00ebnua me 25 vjet burg).<\/p>\n<p>Mbasi u dha pretenca, i lidhin dhe i hedhin n\u00eb gazin e zbuluar t\u00eb Deg\u00ebs dhe i \u00e7ojn\u00eb n\u00ebp\u00ebr biruca.<\/p>\n<p>P\u00ebrjet\u00ebsimi i dy poet\u00ebve<\/p>\n<p>Pas ardhjes s\u00eb Demokarics\u00eb eshtrat e dy martir\u00ebve u gjet\u00ebn dhe u \u00e7\u2019gropos\u00ebn nga v\u00ebllai i Vilsonit, Bedri Blloshmi pas k\u00ebrkimeve t\u00eb vazhdueshme.<\/p>\n<p>Dit\u00ebn q\u00eb u b\u00eb zhvarrimi i trupave t\u00eb dy poet\u00ebve, v\u00ebllai i Vilsonit, Bedri Blloshmi tregon se, gjeti plumbin midis trupave t\u00eb tyre. Plumbi kishte filluar t\u00eb g\u00ebrryhej, nd\u00ebrsa trupat e t\u00eb ndier\u00ebve i kishin mbuluar rr\u00ebnj\u00ebt e drur\u00ebve q\u00eb kishin mbir\u00eb m\u00eb pas. Si\u00e7 duket, i mbanin mbuluar nga ndonj\u00eb rrezik tjet\u00ebr si ai i diktatur\u00ebs, q\u00eb t\u00eb zhduknin \u00e7do gjurm\u00eb mbas krimit.<\/p>\n<p>Ishte p\u00ebrkushtimi dhe k\u00ebmb\u00ebngulja e paepur e Bedri Blloshmit q\u00eb b\u00ebri t\u00eb mundur zbulimin e krijimeve poetike q\u00eb i kishte z\u00ebn\u00eb pluhuri n\u00eb arkivat e Sigurimit t\u00eb Shtetit, si dhe botimin e veprave t\u00eb tyre dhe t\u00eb disa librave t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb shoq\u00ebruar edhe me faksimile dokumentash. Pa kontributin e Bedriut, Vilsoni dhe Genci nuk do t\u00eb njiheshin kurr\u00eb si poet\u00eb.<\/p>\n<p>Diktatura komuniste i groposi, por dy poet\u00ebt shkruan pavdeksin\u00eb e tyre me poezit\u00eb brilante. Poezia \u201cSaharja\u201d e Vilson Blloshmit dhe \u201cOxhaku\u201d i Genc Lek\u00ebs, por edhe mjaft poezi t\u00eb tjera t\u00eb tyre, jan\u00eb poezi me vlera artistike t\u00eb jasht\u00ebzakonshme, por faktkeq\u00ebsisht k\u00ebto krijime nuk jan\u00eb futur n\u00eb tekstet shkollore.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb qeveris\u00eb demokratike dy poet\u00ebt u p\u00ebrjet\u00ebsuan n\u00eb nj\u00eb memorial n\u00eb qytetin e Librazhdit, nj\u00eb vep\u00ebr arti me p\u00ebrmasa bot\u00ebrore punuar nga skulptori i njohur, Sadik Spahija.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Rexhep POLISI 49 vjet m\u00eb par\u00eb, m\u00eb 17 korrikut 1977, u pushkatuan nga regjimi komunist dy poet\u00ebt, Genc Leka dhe Vilson Blloshmi, pas nj\u00eb gjyqi politik me prova t\u00eb montuara. Vilsoni dhe Genci ishin kush\u00ebrinj dhe lind\u00ebn t\u00eb dy n\u00eb muajin Mars n\u00eb B\u00ebrzesht\u00eb t\u00eb Librazhdit. Ashtu si\u00e7 kishin lindur n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin muaj, &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":148547,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-148546","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/148546","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=148546"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/148546\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":148549,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/148546\/revisions\/148549"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/148547"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=148546"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=148546"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=148546"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}