{"id":148573,"date":"2026-07-17T17:22:03","date_gmt":"2026-07-17T17:22:03","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=148573"},"modified":"2026-07-17T17:26:11","modified_gmt":"2026-07-17T17:26:11","slug":"ndikimi-politik-korrupsioni-dhe-kapja-e-drejtesise-raporti-i-brukselit-nxin-ramen","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/07\/17\/ndikimi-politik-korrupsioni-dhe-kapja-e-drejtesise-raporti-i-brukselit-nxin-ramen\/","title":{"rendered":"Ndikimi politik, korrupsioni dhe kapja e drejt\u00ebsis\u00eb\/ Raporti i KE nxin Ram\u00ebn"},"content":{"rendered":"<p>Komisioni Evropian ka publikuar k\u00ebt\u00eb t\u00eb premte (17 korrik 2026) raportin p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb, duke vendosur n\u00eb fokus disa nga problemet kryesore t\u00eb qeverisjes: korrupsionin e lart\u00eb, ndikimin politik mbi institucionet e pavarura dhe shqet\u00ebsimet p\u00ebr funksionimin e shtetit t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb bilancin e Brukselit,\u00a0<strong>lufta kund\u00ebr korrupsionit<\/strong>\u00a0mbetet\u00a0<strong>nj\u00eb nga sfidat kryesore p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb<\/strong>. Pavar\u00ebsisht ndryshimeve ligjore dhe krijimit t\u00eb mekanizmave t\u00eb rinj institucional\u00eb, Komisioni vler\u00ebson se zbatimi efektiv i kuadrit kund\u00ebr korrupsionit vazhdon t\u00eb mbetet problematik.<\/p>\n<p>Komisioni Evropian identifikon disa sektor\u00eb q\u00eb vazhdojn\u00eb t\u00eb jen\u00eb ve\u00e7an\u00ebrisht t\u00eb ekspozuar ndaj korrupsionit:\u00a0<strong>sh\u00ebndet\u00ebsia, arsimi, prokurimet publike, gjyq\u00ebsori, administrata tatimore dhe doganat.<\/strong><\/p>\n<p>Raporti n\u00ebnvizon se transparenca n\u00eb prokurimet publike, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb partneritetet publik-private dhe n\u00eb dh\u00ebnien e statusit t\u00eb investitorit strategjik, mbetet e kufizuar.<\/p>\n<p><em>\u201cTransparenca n\u00eb procedurat e prokurimeve publike, sidomos n\u00eb partneritetet publik-private dhe n\u00eb dh\u00ebnien e statusit t\u00eb investitorit strategjik, vazhdon t\u00eb jet\u00eb e kufizuar.\u00a0Ndikimi politik n\u00eb administrat\u00eb mbetet i p\u00ebrhapur dhe k\u00ebrkon mekanizma m\u00eb t\u00eb fort\u00eb mbrojt\u00ebs.<\/em><\/p>\n<p><em>Strategjia e re Kund\u00ebr Korrupsionit fokusohet n\u00eb sektor\u00ebt m\u00eb t\u00eb rrezikuar, si infrastruktura publike, kadastra dhe t\u00eb drejtat e pron\u00ebsis\u00eb, doganat, administrata tatimore, arsimi, sh\u00ebndet\u00ebsia dhe prokurimet publike. Edhe pse \u00ebsht\u00eb miratuar nj\u00eb metodologji e strukturuar p\u00ebr vler\u00ebsimin e rrezikut t\u00eb korrupsionit dhe ajo \u00ebsht\u00eb zbatuar n\u00eb disa sektor\u00eb me risk t\u00eb lart\u00eb, nevojiten masa t\u00eb tjera parandaluese m\u00eb t\u00eb fokusuara\u201d,-<\/em>\u00a0thekson raporti.<\/p>\n<p>Brukseli thekson se rreziqe t\u00eb ve\u00e7anta korrupsioni ekzistojn\u00eb edhe n\u00eb nd\u00ebrmarrjet shtet\u00ebrore ose me kapital pjes\u00ebrisht shtet\u00ebror, t\u00eb cilat kan\u00eb marr\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme publike n\u00eb fusha si infrastruktura dhe digjitalizimi.<\/p>\n<p><strong>Drejt\u00ebsia n\u00ebn presion nga politika<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, raporti jep nj\u00eb paralajm\u00ebrim t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb, zyrtar\u00eb dhe politikan\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb nivelet m\u00eb t\u00eb larta, kan\u00eb vijuar p\u00ebrpjekjet p\u00ebr ndikim t\u00eb padrejt\u00eb ndaj institucioneve t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb dhe sulmet personale ndaj magjistrat\u00ebve, p\u00ebrfshir\u00eb SPAK-un.<\/p>\n<p>Raporti p\u00ebrmend\u00a0<strong>rastin e Belinda Ballukut<\/strong>, dhe nd\u00ebrhyrjen e Ram\u00ebs n\u00eb drejt\u00ebsi p\u00ebr ta shp\u00ebtuar nga prangat, duke theksuar se \u00ebsht\u00eb ushtruar presion mbi prokuror\u00ebt dhe gjyqtar\u00ebt.<\/p>\n<p><em>\u201cGjat\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb raportimit kan\u00eb vazhduar p\u00ebrpjekjet e zyrtar\u00ebve publik\u00eb dhe politikan\u00ebve, p\u00ebrfshir\u00eb edhe n\u00eb nivelet m\u00eb t\u00eb larta t\u00eb pushtetit, p\u00ebr t\u00eb ushtruar ndikim t\u00eb pap\u00ebrshtatsh\u00ebm mbi institucionet e drejt\u00ebsis\u00eb, si edhe sulmet personale ndaj magjistrat\u00ebve, p\u00ebrfshir\u00eb prokuror\u00ebt e Struktur\u00ebs s\u00eb Posa\u00e7me Kund\u00ebr Korrupsionit dhe Krimit t\u00eb Organizuar (SPAK).<\/em><\/p>\n<p><em>Jan\u00eb regjistruar disa raste k\u00ebrc\u00ebnimesh fizike ndaj prokuror\u00ebve t\u00eb sistemit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb prokuror\u00eb t\u00eb SPAK-ut, drejtues prokurorish, prokuror\u00eb n\u00eb detyr\u00eb, ish-prokuror\u00eb dhe ish-kryetarin e K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Prokuroris\u00eb. P\u00ebr shkak t\u00eb k\u00ebtyre rreziqeve, tet\u00eb magjistrat\u00eb jan\u00eb vendosur n\u00ebn mbrojtje, nd\u00ebr ta dy gjyqtar\u00eb dhe gjasht\u00eb prokuror\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>P\u00ebrpjekjet e zyrtar\u00ebve publik\u00eb dhe politikan\u00ebve, p\u00ebrfshir\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb niveleve m\u00eb t\u00eb larta shtet\u00ebrore, p\u00ebr t\u00eb ushtruar publikisht presion ndaj institucioneve t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb dhe sulmet verbale ndaj magjistrat\u00ebve kan\u00eb vazhduar gjat\u00eb gjith\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb raportimit.<\/em><\/p>\n<p><em>Pezullimi nga detyra i nj\u00eb zyrtari t\u00eb lart\u00eb, i urdh\u00ebruar nga Gjykata e Posa\u00e7me me k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb SPAK-ut n\u00eb p\u00ebrputhje me Kodin e Procedur\u00ebs Penale, si edhe k\u00ebrkesa e SPAK-ut drejtuar Kuvendit p\u00ebr heqjen e imunitetit parlamentar t\u00eb k\u00ebtij zyrtari, shkaktuan reagime t\u00eb forta negative nga p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb pushtetit ekzekutiv dhe atij legjislativ, duke p\u00ebrfshir\u00eb sulme t\u00eb drejtp\u00ebrdrejta ndaj SPAK-ut dhe institucioneve t\u00eb tjera t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb\u201d,-\u00a0<\/em>thekson raporti.<\/p>\n<p>Po ashtu raporti thekson se aksesi n\u00eb drejt\u00ebsi n\u00eb Shqip\u00ebri vijon t\u00eb p\u00ebrballet me probleme n\u00eb ndihm\u00ebn juridike, infrastruktur\u00ebn gjyq\u00ebsore dhe sigurin\u00eb e gjykatave. Vrasja e gjyqtarit t\u00eb Apelit t\u00eb Tiran\u00ebs gjat\u00eb nj\u00eb seance gjyq\u00ebsore, si\u00e7 thekson raporti, nxori n\u00eb pah mang\u00ebsit\u00eb serioze n\u00eb mbrojtjen e magjistrat\u00ebve dhe nevoj\u00ebn p\u00ebr masa m\u00eb t\u00eb forta sigurie.<\/p>\n<p><em>\u201cMang\u00ebsit\u00eb e evidentuara m\u00eb par\u00eb n\u00eb lidhje me aksesin n\u00eb drejt\u00ebsi vazhdojn\u00eb t\u00eb mbeten, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb fush\u00ebn e ndihm\u00ebs juridike, infrastruktur\u00ebs s\u00eb gjykatave dhe siguris\u00eb s\u00eb tyre.<\/em><\/p>\n<p><em>Projekti pilot p\u00ebr komunikimin elektronik nd\u00ebrmjet Gjykat\u00ebs s\u00eb Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb t\u00eb Juridiksionit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm Tiran\u00eb dhe avokat\u00ebve ka vazhduar, por ky sistem ende nuk \u00ebsht\u00eb shtrir\u00eb n\u00eb t\u00eb gjitha gjykatat e vendit. Nd\u00ebrkoh\u00eb, edhe pse Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit t\u00eb Juridiksionit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm i jan\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb dispozicion ambiente t\u00eb p\u00ebrkohshme, cil\u00ebsia e p\u00ebrgjithshme e infrastruktur\u00ebs gjyq\u00ebsore mbetet e dob\u00ebt.<\/em><\/p>\n<p><em>Numri i \u00e7\u00ebshtjeve q\u00eb kan\u00eb p\u00ebrfituar ndihm\u00eb juridike par\u00ebsore ka r\u00ebn\u00eb nga 6 220 n\u00eb vitin 2024 n\u00eb 5 863 gjat\u00eb vitit 2025. N\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt, numri i \u00e7\u00ebshtjeve q\u00eb kan\u00eb p\u00ebrfituar ndihm\u00eb juridike dyt\u00ebsore \u00ebsht\u00eb rritur nga 904 n\u00eb vitin 2024 n\u00eb 924 gjat\u00eb vitit 2025.<\/em><\/p>\n<p><em>Vrasja me arm\u00eb zjarri e nj\u00eb gjyqtari t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit t\u00eb Tiran\u00ebs gjat\u00eb zhvillimit t\u00eb nj\u00eb seance gjyq\u00ebsore ka nxjerr\u00eb edhe nj\u00eb her\u00eb n\u00eb pah problemet serioze t\u00eb siguris\u00eb n\u00eb gjykata dhe nevoj\u00ebn p\u00ebr marrjen e masave m\u00eb efektive p\u00ebr mbrojtjen e magjistrat\u00ebve\u201d,-<\/em>\u00a0thekson raporti.<\/p>\n<p><strong>Media: transparenc\u00eb m\u00eb e madhe, por ndikimi politik mbetet<\/strong><\/p>\n<p>Raporti njeh ndryshimet ligjore p\u00ebr transparenc\u00ebn e pron\u00ebsis\u00eb s\u00eb mediave audiovizive, por thekson se p\u00ebrqendrimi i tregut dhe dep\u00ebrtimi i grupeve t\u00eb biznesit me lidhje politike mbeten shqet\u00ebsim serioz.<\/p>\n<p>Pavar\u00ebsia e AMA-s dhe e transmetuesit publik RTSH vazhdon t\u00eb vihet n\u00eb pik\u00ebpyetje, nd\u00ebrsa rregullat p\u00ebr ndarjen e reklamave shtet\u00ebrore konsiderohen ende t\u00eb paqarta dhe t\u00eb ekspozuara ndaj ndikimit politik.<\/p>\n<p><em>\u201cEdhe e drejta p\u00ebr informim mbetet problematike, sidomos p\u00ebr prokurimet publike, investimet e m\u00ebdha dhe reformat q\u00eb lidhen me integrimin n\u00eb BE.<\/em><\/p>\n<p><em>Rastet e k\u00ebrc\u00ebnimeve verbale dhe fizike, fushatave denigruese dhe padive strategjike kund\u00ebr pjes\u00ebmarrjes publike (SLAPP) ndaj gazetar\u00ebve vazhduan edhe gjat\u00eb periudh\u00ebs raportuese.<\/em><\/p>\n<p><em>N\u00eb janar 2026, Shqip\u00ebria dekriminalizoi pjes\u00ebrisht shpifjen p\u00ebr gazetar\u00ebt e regjistruar, n\u00eb kushte t\u00eb caktuara. Megjithat\u00eb, vendi \u00ebsht\u00eb angazhuar t\u00eb realizoj\u00eb dekriminalizimin e plot\u00eb t\u00eb shpifjes.<\/em><\/p>\n<p><em>Ndryshimet n\u00eb Kodin Penal forcuan mbrojtjen e gazetar\u00ebve kund\u00ebr dhun\u00ebs dhe k\u00ebrc\u00ebnimeve serioze, duke parashikuar d\u00ebnime m\u00eb t\u00eb ashpra p\u00ebr sulmet ndaj tyre.<\/em><\/p>\n<p><em>Nj\u00ebkoh\u00ebsisht, ka nisur puna p\u00ebr p\u00ebrafrimin e legjislacionit shqiptar me acquis-in e Bashkimit Evropian kund\u00ebr padive SLAPP, me synimin p\u00ebr t\u00eb krijuar garanci procedurale m\u00eb efektive.<\/em><\/p>\n<p><em>Megjithat\u00eb, gazetar\u00ebt vazhdojn\u00eb t\u00eb ken\u00eb qasje t\u00eb kufizuar n\u00eb ndihm\u00ebn juridike dhe mungon nj\u00eb monitorim sistematik i proceseve gjyq\u00ebsore ku ata jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>Sipas Rrjetit Safe Journalists, gjat\u00eb vitit 2025 u regjistruan 42 raste k\u00ebrc\u00ebnimesh, presionesh dhe sulmesh ndaj gazetar\u00ebve dhe organizatave mediatike, nd\u00ebrsa gjat\u00eb vitit 2026 u raportuan edhe 9 incidente t\u00eb tjera\u201d,-\u00a0<\/em>thekson raporti.<\/p>\n<p><strong>Deklarimi i pasuris\u00eb dhe konflikti i interesit\u00a0<\/strong><\/p>\n<p>Raporti thekson se ILDKPKI ka p\u00ebrmir\u00ebsuar transparenc\u00ebn dhe kontrollin e deklarimit t\u00eb pasurive, por verifikimet mbeten ende t\u00eb kufizuara krahasuar me volumin total t\u00eb deklaratave.<\/p>\n<p>Brukseli k\u00ebrkon forcim t\u00eb metodave t\u00eb kontrollit p\u00ebr t\u00eb zbuluar m\u00eb efektivisht pasurit\u00eb e padeklaruara dhe konfliktet e interesit.<\/p>\n<p><em>\u201cEdhe pse jan\u00eb sh\u00ebnuar p\u00ebrmir\u00ebsime n\u00eb efektivitetin dhe transparenc\u00ebn e verifikimit t\u00eb deklaratave t\u00eb pasuris\u00eb dhe interesave, ende ekzistojn\u00eb mang\u00ebsi. Inspektorati i Lart\u00eb i Deklarimit dhe Kontrollit t\u00eb Pasurive dhe Konfliktit t\u00eb Interesit (ILDKPKI) publikoi deklaratat e pasuris\u00eb s\u00eb afro 300 zyrtar\u00ebve, p\u00ebrfshir\u00eb deputet\u00eb, an\u00ebtar\u00eb t\u00eb qeveris\u00eb, p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb institucioneve t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb dhe kryetar\u00eb bashkish, duke rritur transparenc\u00ebn dhe kontrollin publik. Megjithat\u00eb, ky num\u00ebr mbetet i kufizuar krahasuar me numrin total t\u00eb deklaratave q\u00eb p\u00ebrpunohen nga institucioni. Gjat\u00eb vitit 2025, ILDKPKI kreu verifikime t\u00eb plota p\u00ebr 177 kandidat\u00eb p\u00ebr pozicione n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb dhe p\u00ebr 19 punonj\u00ebs t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit, Gard\u00ebs s\u00eb Republik\u00ebs dhe Agjencis\u00eb s\u00eb Mbik\u00ebqyrjes Policore.<\/em><\/p>\n<p><em>Po gjat\u00eb k\u00ebtij viti u vendos\u00ebn 75 gjoba administrative. P\u00ebr t\u00eb rritur efektivitetin e kontrollit, ILDKPKI po zhvillon nj\u00eb model t\u00eb ri verifikimi t\u00eb bazuar n\u00eb analiz\u00ebn e riskut, i cili pritet t\u00eb zbatohet deri n\u00eb vitin 2027. Megjithat\u00eb, nevojiten masa t\u00eb m\u00ebtejshme p\u00ebr p\u00ebrmir\u00ebsimin e metodologjis\u00eb dhe procedurave t\u00eb verifikimit, me q\u00ebllim identifikimin m\u00eb efektiv t\u00eb pasurive t\u00eb padeklaruara ose t\u00eb fshehura\u201d,-\u00a0<\/em>thekson raporti.<\/p>\n<p><strong>Polarizmi politik<\/strong><\/p>\n<p>Komisioni Evropian vler\u00ebson se polarizimi politik vijon t\u00eb d\u00ebmtoj\u00eb funksionimin e Kuvendit dhe kontrollin parlamentar ndaj qeveris\u00eb.<\/p>\n<p>Raporti evidenton dob\u00ebsimin e rolit mbik\u00ebqyr\u00ebs t\u00eb opozit\u00ebs, refuzimin e disa komisioneve hetimore dhe shqet\u00ebsimet p\u00ebr politizimin e em\u00ebrimeve n\u00eb institucionet e pavarura.<\/p>\n<p><em>\u201cPolarizimi politik vazhdon t\u00eb ndikoj\u00eb negativisht n\u00eb funksionimin normal t\u00eb Kuvendit. Gjat\u00eb viteve 2025 dhe 2026, disa protesta t\u00eb organizuara nga opozita u shoq\u00ebruan me incidente t\u00eb dhunshme. Kontrolli parlamentar mbi veprimtarin\u00eb e qeveris\u00eb \u00ebsht\u00eb dob\u00ebsuar m\u00eb tej, nd\u00ebrsa disa k\u00ebrkesa t\u00eb opozit\u00ebs p\u00ebr ngritjen e komisioneve hetimore parlamentare jan\u00eb refuzuar. Politizimi i em\u00ebrimeve n\u00eb institucionet kushtetuese dhe ato t\u00eb pavarura mbetet nj\u00eb problem serioz\u201d,-\u00a0<\/em>thekson raporti nd\u00ebr t\u00eb tjera.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Komisioni Evropian ka publikuar k\u00ebt\u00eb t\u00eb premte (17 korrik 2026) raportin p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb, duke vendosur n\u00eb fokus disa nga problemet kryesore t\u00eb qeverisjes: korrupsionin e lart\u00eb, ndikimin politik mbi institucionet e pavarura dhe shqet\u00ebsimet p\u00ebr funksionimin e shtetit t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs. N\u00eb bilancin e Brukselit,\u00a0lufta kund\u00ebr korrupsionit\u00a0mbetet\u00a0nj\u00eb nga sfidat kryesore p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb. Pavar\u00ebsisht ndryshimeve ligjore &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":135372,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-148573","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/148573","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=148573"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/148573\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":148575,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/148573\/revisions\/148575"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/135372"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=148573"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=148573"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=148573"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}