{"id":148658,"date":"2026-07-18T17:01:39","date_gmt":"2026-07-18T17:01:39","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=148658"},"modified":"2026-07-18T17:01:39","modified_gmt":"2026-07-18T17:01:39","slug":"qesh-mire-kush-qesh-i-fundit-zonja-ministre","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/07\/18\/qesh-mire-kush-qesh-i-fundit-zonja-ministre\/","title":{"rendered":"Qesh mir\u00eb kush qesh i fundit, zonja ministre!"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga Lutfi DERVISHI<\/strong><\/p>\n<p>Zonja ministre e Ekonomis\u00eb dhe Inovacionit m\u00eb paska p\u00ebrmendur sot dhe ka shtuar se ka qeshur shum\u00eb.<\/p>\n<p>Mir\u00eb ka b\u00ebr\u00eb. E qeshura \u00ebsht\u00eb sh\u00ebndet, sidomos kur pyetjet jan\u00eb t\u00eb thjeshta. M\u00eb mir\u00eb t\u00eb qeshim se t\u00eb qajm\u00eb.<\/p>\n<p>Por aritmetika juaj e nderuar ministre, x + x + x = 3x, nuk i jep p\u00ebrgjigje pyetjes se pse leku \u00ebsht\u00eb mbi\u00e7muar n\u00eb k\u00ebto p\u00ebrmasa, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb eksportet, prodhimi dhe fuqia bler\u00ebse nuk po shfaqin t\u00eb nj\u00ebjtin muskul.<\/p>\n<p>Prandaj pyetja ime mbetet fare e thjesht\u00eb, mund ta quash edhe naive: a shpjegohet mbi\u00e7mimi shum\u00ebvje\u00e7ar i lekut vet\u00ebm me turizmin, remitancat dhe investimet e huaja, apo n\u00eb treg qarkullojn\u00eb edhe euro q\u00eb statistikat zyrtare nuk i kapin dot?<\/p>\n<p>Nuk mbaj mend kush e ka th\u00ebn\u00eb, por m\u00eb ka mbetur si nj\u00eb nga p\u00ebrkufizimet m\u00eb t\u00eb bukura t\u00eb ekonomis\u00eb: \u2018p\u00ebrtej nd\u00ebrlikimit t\u00eb shifrave, kalkulimeve, doktrinave dhe modeleve, ekonomia \u00ebsht\u00eb shkenca m\u00eb e thjesht\u00eb dhe m\u00eb praktike. Ajo matet n\u00eb tryez\u00ebn e pun\u00ebtorit dhe t\u00eb pensionistit\u2019.<\/p>\n<p>Makina llogarit\u00ebse \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e sakt\u00eb n\u00eb mbledhje, por ja q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb makin\u00eb lar\u00ebse dhe, mbi t\u00eb gjitha, nuk ta shpjegon dot vet\u00eb zhytjen e euros.<\/p>\n<p>Kam edhe disa pyetje serioze p\u00ebr ju zonja ministre, k\u00ebsaj radhe jo p\u00ebr humor.<\/p>\n<p>Sa kompani de jure t\u00eb huaja, t\u00eb regjistruara dhe t\u00eb raportuara si kapital apo investim i huaj direkt, kan\u00eb pronar\u00eb de facto shqiptar\u00eb, kapital shqiptar dhe investim shqiptar?<\/p>\n<p>A mjafton q\u00eb nj\u00eb kompani t\u00eb regjistrohet n\u00eb Ishujt Kajman, Qipro, Holand\u00eb, Malt\u00eb apo Delaware q\u00eb t\u2019i ndryshoj\u00eb automatikisht flamuri pronarit, kapitalit dhe investimit?<\/p>\n<p>Sa kompani q\u00eb operojn\u00eb n\u00eb hidrokarbure dhe naft\u00eb, n\u00eb koncesione e PPP, n\u00eb tregtin\u00eb farmaceutike, nd\u00ebrtim, infrastruktur\u00eb, investime strategjike dhe resorte jan\u00eb n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb kompani \u2018postbox\u2019, pra kan\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb adres\u00eb jasht\u00eb, por pron\u00ebsin\u00eb, kapitalin dhe kontrollin real e kan\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri?<\/p>\n<p>Sa prej k\u00ebtyre parave q\u00eb statistikat i regjistrojn\u00eb si investim t\u00eb huaj jan\u00eb, n\u00eb fakt, kapital shqiptar q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb xhiro turistike n\u00ebp\u00ebr parajsa fiskale dhe \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb atdhe me pasaport\u00eb t\u00eb huaj?<\/p>\n<p>K\u00ebtu nuk mjafton aritmetika, duhen edhe pak njohuri nga kimia. Ndonj\u00eb i paditur,\u00a0 si un\u00eb, mund t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb edhe transparenc\u00eb mbi pronarin p\u00ebrfitues, burimin e kapitalit dhe origjin\u00ebn reale t\u00eb investimit.<\/p>\n<p>P\u00ebrgjigjja juaj mund t\u00eb jet\u00eb serioze ose edhe me humor. Mjafton t\u00eb jet\u00eb me shifra.<\/p>\n<p>Si\u00e7, \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb e qart\u00eb publikisht, un\u00eb nuk jam ekspert ekonomie. Por si njeri i lir\u00eb, kam t\u00eb drejt\u00ebn t\u00eb mos jem dakord me ju, kur m\u00eb 25 mars 2022 deklaronit se \u2018nj\u00eb shqiptari i mjaftojn\u00eb 140 euro n\u00eb muaj p\u00ebr t\u00eb mos u konsideruar i varf\u00ebr.\u2019<\/p>\n<p>At\u00ebher\u00eb ato 140 euro ishin 16 867 lek\u00eb. Sot, me lekun \u2018super t\u00eb fort\u00eb\u2019, jan\u00eb rreth 13 100 lek\u00eb.<\/p>\n<p>Nuk di a e kuptoni q\u00eb vet\u00ebm ky shembull mjafton q\u00eb \u2018kori i zeqineve\u2019 t\u00eb duket si Akademi Shkencash?<\/p>\n<p>Meq\u00eb se fundmi \u00ebsht\u00eb hapur debati p\u00ebr leximin dhe diturin\u00eb, p\u00ebr k\u00ebto pushime verore do t\u2019u sugjeroja nj\u00eb lexim m\u00eb pak \u00e7lodh\u00ebs, por ndoshta m\u00eb t\u00eb dobish\u00ebm: t\u00eb dh\u00ebnat e SPAK-ut dhe disa dosje hetimore p\u00ebr milionat cash t\u00eb trafikut t\u00eb drog\u00ebs, faturat fiktive, bizneset e p\u00ebrdorura p\u00ebr pastrim parash dhe investimet n\u00eb resorte e nd\u00ebrtime.<\/p>\n<p>N\u00ebse nuk i keni, mund t\u2019ua ofroj, sigurisht falas, q\u00eb t\u00eb mos humbas\u00ebsh koh\u00eb duke i k\u00ebrkuar te \u2018flet\u00eb-rrufet\u00eb\u2019.<\/p>\n<p>Pastaj, n\u00eb vjesht\u00eb, mund t\u00eb rikthehemi te debati, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb ose p\u00ebr \u00e7do tem\u00eb tjet\u00ebr, dhe t\u00eb qeshim s\u00ebrish.<\/p>\n<p>Sepse, si\u00e7 thot\u00eb fjala e vjet\u00ebr, qesh mir\u00eb kush qesh i fundit.<\/p>\n<p>Kaq p\u00ebr sot, p\u00ebr t\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Lutfi DERVISHI Zonja ministre e Ekonomis\u00eb dhe Inovacionit m\u00eb paska p\u00ebrmendur sot dhe ka shtuar se ka qeshur shum\u00eb. Mir\u00eb ka b\u00ebr\u00eb. E qeshura \u00ebsht\u00eb sh\u00ebndet, sidomos kur pyetjet jan\u00eb t\u00eb thjeshta. M\u00eb mir\u00eb t\u00eb qeshim se t\u00eb qajm\u00eb. Por aritmetika juaj e nderuar ministre, x + x + x = 3x, nuk i &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":21097,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[44],"tags":[],"class_list":["post-148658","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-editorial"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/148658","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=148658"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/148658\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":148659,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/148658\/revisions\/148659"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/21097"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=148658"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=148658"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=148658"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}