{"id":148677,"date":"2026-07-20T08:33:16","date_gmt":"2026-07-20T08:33:16","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=148677"},"modified":"2026-07-20T08:33:16","modified_gmt":"2026-07-20T08:33:16","slug":"shtet-i-se-drejtes-apo-bande-e-madhe-plackitesish","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/07\/20\/shtet-i-se-drejtes-apo-bande-e-madhe-plackitesish\/","title":{"rendered":"Shtet i s\u00eb drejt\u00ebs apo band\u00eb e madhe pla\u00e7kit\u00ebsish"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga Fatos LUBONJA<\/strong><\/p>\n<p>Zonja dhe Zot\u00ebrinj t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb,<\/p>\n<p>Po e filloj duke ju rikujtuar nj\u00eb anekdot\u00eb q\u00eb vjen nga antikiteti e q\u00eb shpresoj se shum\u00eb nga ju mund ta ken\u00eb hasur n\u00eb tekstet e studimeve p\u00ebr drejt\u00ebsi:<\/p>\n<p>Flota e nj\u00eb mbreti t\u00eb fuqish\u00ebm kapi n\u00eb det nj\u00eb anije pirate dhe e \u00e7oi kryepiratin t\u00eb gjykohej para mbretit. Ishte nj\u00eb koh\u00eb kur mbreti kishte pushtet absolut d.m.th. b\u00ebnte edhe ligjv\u00ebn\u00ebsin edhe gjykat\u00ebsin. \u201cMe \u00e7\u2018t\u00eb drejt\u00eb e zapton ti detin dhe pla\u00e7kit n\u00eb t\u00eb?\u201d \u2013 e pyeti mbreti piratin. Ky, duke u ndjer\u00eb i pashpres\u00eb, mori guximin dhe i tha: \u201cMe t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn t\u00eb drejt\u00eb q\u00eb zapton dhe pla\u00e7kit ti, por un\u00eb e b\u00ebj vet\u00ebm me nj\u00eb anije dhe quhem pla\u00e7kit\u00ebs kurse ti e b\u00ebn me nj\u00eb flot\u00eb t\u00eb madhe dhe quhesh mbret.\u201d<\/p>\n<p>Sikurse shpresoj ta dini kjo anekdot\u00eb ngre nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje themelore lidhur me t\u00eb drejt\u00ebn. Sh\u00ebn Agostini e ka formuluar n\u00eb form\u00ebn e pyetjes: \u00e7far\u00eb do t\u00eb ishte nj\u00eb shtet pa t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebrve\u00e7se nj\u00eb band\u00eb e madhe pla\u00e7kit\u00ebsish? Ose ndryshe: pa t\u00eb drejt\u00ebn nj\u00eb band\u00eb pla\u00e7kit\u00ebsish a nuk do t\u00eb ishte ve\u00e7se embrioni i nj\u00eb shteti?<\/p>\n<p>Besoj se nuk \u00ebsht\u00eb nevoja t\u00eb zgjatem me ju p\u00ebrsa i p\u00ebrket kuptimit ligjor, politik e moral t\u00eb k\u00ebsaj anekdote. Por nuk mund t\u00eb rri pa ju kujtuar historin\u00eb ton\u00eb. Kam parasysh band\u00ebn e madhe t\u00eb Enver Hoxh\u00ebs q\u00eb u b\u00eb shtet dhe i shkaktoi p\u00ebr afro gjysm\u00eb shekulli popullit shqiptar krime me pasoja t\u00eb pariparueshme duke u pla\u00e7kitur deri dhe jet\u00ebn, dinjitetin dhe lirin\u00eb dhe se, n\u00eb prizmin e anekdot\u00ebs n\u00eb fjal\u00eb, nuk mund t\u00eb mos kujtojm\u00eb se nj\u00eb nga instrumentet kryesore q\u00eb p\u00ebrdori kjo band\u00eb kan\u00eb qen\u00eb pik\u00ebrisht organet e drejt\u00ebsis\u00eb: hetuesit, prokuror\u00ebt dhe gjyqtar\u00ebt.<\/p>\n<p>E pra, zonja dhe zot\u00ebrinj t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb, kan\u00eb kaluar 36 vjet nga r\u00ebnia e atij regjimi dhe populli shqiptar \u00ebsht\u00eb ngritur n\u00eb nj\u00eb protest\u00eb masive q\u00eb e mori nism\u00ebn ngaq\u00eb rojet e nj\u00eb oligarku t\u00eb qeveris\u00eb t\u00ebrhoq\u00ebn zharg nj\u00eb qytetar q\u00eb protestonte p\u00ebr shkak se po i pla\u00e7kitnin pron\u00ebn \u2013 dhe e gjitha kjo n\u00eb syt\u00eb pasiv\u00eb t\u00eb policis\u00eb s\u00eb shtetit. Ashtu si\u00e7 e kuptoj un\u00eb empatia e ndaj k\u00ebtij protestuesi, q\u00eb i ngriti shqiptar\u00ebt n\u00eb k\u00ebmb\u00eb, e ka burimin tek fakti se ata vazhdojn\u00eb t\u00eb vuajn\u00eb si dikur n\u00ebn sundimin e nj\u00eb shteti band\u00eb e madhe pla\u00e7kit\u00ebsish q\u00eb me krimet dhe padrejt\u00ebsit\u00eb e tij po ua b\u00ebn vendin gjithnj\u00eb e m\u00eb t\u00eb pajtuesh\u00ebm.<\/p>\n<p>Zonja dhe Zot\u00ebrinj t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb, sikurse mund t\u2019i keni d\u00ebgjuar, kambanat e k\u00ebsaj proteste nuk bien vet\u00ebm p\u00ebr Edi Ram\u00ebn, ministrat, parlamentar\u00ebt, qeveris\u00ebsit dhe pla\u00e7kit\u00ebsit e tij, ato bien edhe p\u00ebr ju. Pyetja q\u00eb ngrihet sot nga njer\u00ebzit n\u00eb proteste \u00ebsht\u00eb: a jeni ju n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb asaj drejt\u00ebsie p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn flet Agostini q\u00eb n\u00eb shekullin e IV e q\u00eb n\u00eb Kushtetut\u00ebn ton\u00eb formulohet n\u00eb trajt\u00ebn: \u201cE drejta p\u00ebrb\u00ebn baz\u00ebn dhe kufijt\u00eb e veprimtaris\u00eb s\u00eb shtetit.\u201d apo, si n\u00eb koh\u00ebn e Enver Hoxh\u00ebs, jeni n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb band\u00ebs s\u00eb pla\u00e7kit\u00ebsve q\u00eb e shkel p\u00ebrdit\u00eb kufirin e s\u00eb drejt\u00ebs?<\/p>\n<p>Personalisht, kur ma kan\u00eb ngritur k\u00ebt\u00eb pyetje jam p\u00ebrgjigjur se me hir dhe me pahir anija e drejt\u00ebsis\u00eb vazhdon t\u00eb lundroj\u00eb n\u00eb krah dhe jo kund\u00ebr anijeve t\u00eb pla\u00e7kit\u00ebsve, pra jasht\u00eb kufirit t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs, madje se me p\u00ebrqendrimin gjithnj\u00eb e m\u00eb t\u00eb madh t\u00eb pushtetin n\u00eb duart e Edi Ram\u00ebs kap\u00ebrcimi i k\u00ebtij kufiri po b\u00ebhet gjithnj\u00eb e m\u00eb skandaloz. Argumentet e mija i kam shprehur duke ngritur pyetjet: A do t\u00eb kishte ndodhur kjo protest\u00eb sikur drejt\u00ebsia t\u00eb kishte pas b\u00ebr\u00eb pun\u00ebn e vet? JO, madje edhe vet\u00eb ngjarja e Zv\u00ebrnecit nuk do t\u00eb kishte ndodhur pasi t\u00eb dh\u00ebnat p\u00ebr padrejt\u00ebsit\u00eb e pla\u00e7kit\u00ebsve t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb aty ka vite q\u00eb jan\u00eb b\u00ebr\u00eb publike ashtu sikurse edhe natyra kriminale e k\u00ebsaj qeverie dhe e klient\u00ebve t\u00eb saj.<\/p>\n<p>Po ashtu, sikur t\u00eb mos e kishte anijen e drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb an\u00ebn e vet, a do t\u00eb guxonte kryeministri t\u00eb jepte leje grata\u00e7ielash e resortesh p\u00ebr pastrimin e parave t\u00eb drog\u00ebs (sipas projektit Aruba) dhe t\u00eb sfidonte pastaj protestuesit duke u th\u00ebn\u00eb se \u00ebsht\u00eb detyra e tyre t\u00eb provojn\u00eb se \u00ebsht\u00eb ai kumbari? A do t\u00eb guxonte ai q\u00eb, n\u00eb val\u00ebn e protest\u00ebs, t\u00eb shkelte Kushtetut\u00ebn duke derdhur 4 milion Euro nga fondi rezerv\u00eb p\u00ebr t\u00eb sponsorizuar nj\u00eb antiprotest\u00eb? Jo q\u00eb jo! Prandaj, personalisht, q\u00eb n\u00eb dit\u00ebn e par\u00eb t\u00eb protest\u00ebs kam b\u00ebr\u00eb thirrje q\u00eb ajo t\u00eb drejtohet edhe p\u00ebr nga selia e SPAK-ut.<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo v\u00eb re se nd\u00ebr protestuesit, ve\u00e7an\u00ebrisht t\u00eb rinjt\u00eb, vazhdon t\u00eb mbizot\u00ebroj\u00eb shpresa dhe besimi se ju do t\u00eb veproni n\u00eb em\u00ebr t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs dhe jo n\u00eb interes t\u00eb pla\u00e7kit\u00ebsve.<\/p>\n<p>Do t\u00eb doja shum\u00eb t\u00eb jem gabim dhe ata t\u00eb ken\u00eb t\u00eb drejt\u00eb. Koha do ta provoj\u00eb. Megjithat\u00eb, duke ju kujtuar se drejt\u00ebsia e vonuar \u00ebsht\u00eb drejt\u00ebsi e mohuar dhe n\u00eb respekt t\u00eb shpres\u00ebs e besimit t\u00eb tyre, desha t\u2019ju ve n\u00eb dukje se kjo koh\u00eb, q\u00eb p\u00ebr mua ka kaluar, sot ka ardhur edhe p\u00ebr ta dhe po ul\u00ebret. Momenti historik n\u00eb t\u00eb cilin po jetojn\u00eb njer\u00ebzit e ve\u00e7an\u00ebrisht rinia n\u00eb protest\u00eb do t\u00eb p\u00ebrcaktoj\u00eb qart\u00eb fizionomin\u00eb ligjore, politike dhe morale t\u00eb veprimeve dhe mosveprimet tuaja duke u treguar shqiptar\u00ebve n\u00ebse anija e drejt\u00ebsis\u00eb shqiptare noton brenda kufijve t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs apo jasht\u00eb tyre s\u00eb bashku me band\u00ebn e madhe t\u00eb pla\u00e7kit\u00ebsve.<\/p>\n<p><strong>Fatos Lubonja<\/strong><br \/>\n<strong>Shkrimtar, gazetar, ish i d\u00ebnuar pa t\u00eb drejt\u00eb nga dy gjykata t\u00eb regjimit t\u00eb Enver Hoxh\u00ebs<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Fatos LUBONJA Zonja dhe Zot\u00ebrinj t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb, Po e filloj duke ju rikujtuar nj\u00eb anekdot\u00eb q\u00eb vjen nga antikiteti e q\u00eb shpresoj se shum\u00eb nga ju mund ta ken\u00eb hasur n\u00eb tekstet e studimeve p\u00ebr drejt\u00ebsi: Flota e nj\u00eb mbreti t\u00eb fuqish\u00ebm kapi n\u00eb det nj\u00eb anije pirate dhe e \u00e7oi kryepiratin t\u00eb gjykohej &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":51028,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[44],"tags":[],"class_list":["post-148677","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-editorial"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/148677","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=148677"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/148677\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":148679,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/148677\/revisions\/148679"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/51028"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=148677"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=148677"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=148677"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}