{"id":148788,"date":"2026-07-21T08:19:27","date_gmt":"2026-07-21T08:19:27","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=148788"},"modified":"2026-07-21T08:19:27","modified_gmt":"2026-07-21T08:19:27","slug":"protesta-qytetare-ne-diten-e-51-te-dhe-maxhoranca-ende-nuk-reagon","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/07\/21\/protesta-qytetare-ne-diten-e-51-te-dhe-maxhoranca-ende-nuk-reagon\/","title":{"rendered":"Protesta qytetare n\u00eb dit\u00ebn e 51-t\u00eb dhe maxhoranca ende nuk reagon!?"},"content":{"rendered":"<p><em><strong>Nga Bujar Leskaj<\/strong><\/em><\/p>\n<p>Protesta qytetare sot ka hyr\u00eb n\u00eb dit\u00ebn e saj t\u00eb 51-t\u00eb rradhazi. N\u00eb \u00e7do demokraci parlamentare, nj\u00eb protest\u00eb q\u00eb zgjat 51 dit\u00eb p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb zhvillim par\u00ebsor politik dhe shoq\u00ebror, q\u00eb meriton v\u00ebmendje institucionale, n\u00eb rradhe t\u00eb par\u00eb, nga Parlamenti, q\u00eb mendohet se funksionon si p\u00ebrfaq\u00ebsues i qytetar\u00ebve.<br \/>\nKuvendi \u00ebsht\u00eb institucioni ku duhet t\u00eb d\u00ebgjohet z\u00ebri i qytetar\u00ebve. Ai \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar p\u00ebr debat, p\u00ebrballje argumentesh dhe kontroll ndaj qeveris\u00eb. Kur nj\u00eb protest\u00eb qytetare vazhdon p\u00ebr 51 dit\u00eb radhazi, si \u00ebsht\u00eb e mundur t\u00eb rrij\u00eb Kuvendi i Shqip\u00ebris\u00eb i pagoj\u00eb. Si ka mund\u00ebsi t\u00eb mos reagoj\u00eb ky Kuvend, n\u00eb p\u00ebrputhje me rolin e tij kushtetues?<br \/>\nNj\u00eb parlament nuk matet vet\u00ebm nga numri i ligjeve q\u00eb miraton. Ai matet edhe nga aft\u00ebsia p\u00ebr t\u00eb trajtuar \u00e7\u00ebshtjet q\u00eb dominojn\u00eb interesin dhe debatin publik. Dhe protesta qytetare ka 51 dit\u00eb q\u00eb po e dominon axhend\u00ebn politike t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Kur nj\u00eb protest\u00eb e zgjatur b\u00ebhet pjes\u00eb e jet\u00ebs politike dhe shoq\u00ebrore t\u00eb vendit, qytetar\u00ebt presin q\u00eb Kuvendi t\u00eb krijoj\u00eb hap\u00ebsir\u00eb p\u00ebr diskutim institucional.<\/p>\n<p><strong><em>Parlamenti nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb makin\u00eb votimi!<\/em><\/strong><\/p>\n<p>Kuvendi nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb makineri votimi t\u00eb projektligjeve t\u00eb sjella nga qeveria! Sipas Kushtetut\u00ebs, ai ka tre funksione themelore: p\u00ebrfaq\u00ebsimin e qytetar\u00ebve, miratimin e ligjeve dhe kontrollin parlamentar ndaj qeveris\u00eb.<br \/>\nFunksioni i tret\u00eb \u00ebsht\u00eb ve\u00e7an\u00ebrisht i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm, n\u00eb situata kur ngjarje me ndikim publik zgjasin n\u00eb koh\u00eb. N\u00eb k\u00ebto raste, deputet\u00ebt kan\u00eb n\u00eb dispozicion instrumente si pyetjet parlamentare, interpelancat, seancat d\u00ebgjimore dhe debatet parlamentare p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar sqarime ose p\u00ebr t\u00eb diskutuar \u00e7\u00ebshtjet e ngritura n\u00eb opinionin publik.<br \/>\nShumica parlamentare, p\u00ebr shkak se mb\u00ebshtet qeverin\u00eb dhe ka numrat p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrcaktuar axhend\u00ebn e Kuvendit, mban nj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, p\u00ebr t\u00eb garantuar q\u00eb institucioni i Parlamentit t\u00eb mos perceptohet si i mbyllur ndaj shqet\u00ebsimeve t\u00eb qytetar\u00ebve. Dhe protesta qytetare 51 ditore \u00ebsht\u00eb shqet\u00ebsimi m\u00eb i fuqish\u00ebm i koh\u00ebs s\u00eb sotme.<br \/>\nN\u00ebse ky Kuvendi i pagoj\u00eb nga kjo maxhoranc\u00eb e pap\u00ebrgjegjshme, nuk zhvillon debat mbi nj\u00eb protest\u00eb t\u00eb zgjatur, qytetar\u00ebt kan\u00eb plot\u00ebsisht t\u00eb drejt\u00eb ta konsiderojn\u00eb k\u00ebt\u00eb institucion kushtetues,jo vet\u00ebm si noter t\u00eb r\u00ebndomt\u00eb t\u00eb qeveris\u00eb, por edhe si mos-p\u00ebrmbush\u00ebs i funksionit t\u00eb tret\u00eb themelor t\u00eb tij, si kontrollues dhe llogarik\u00ebrkues i qeveris\u00eb.<br \/>\nMungesa e debatit mbi protest\u00ebn sot provon se Kuvendi ka d\u00ebshtuar n\u00eb detyrat e tij, duke mos e ushtruar, me vet\u00ebdije t\u00eb plot\u00eb, funksioni e tij si p\u00ebrfaq\u00ebsues i shqet\u00ebsimeve t\u00eb qytetar\u00ebve.<br \/>\nN\u00eb demokracit\u00eb parlamentare, diskutimi i \u00e7\u00ebshtjeve me interes t\u00eb gjer\u00eb publik \u00ebsht\u00eb nj\u00eb element i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm i transparenc\u00ebs dhe llogaridh\u00ebnies.<br \/>\nN\u00eb nj\u00eb situat\u00eb t\u00eb till\u00eb, nj\u00eb Kuvend i p\u00ebrgjegjsh\u00ebm duhet urgjent t\u00eb zhvilloj\u00eb debat parlamentar mbi \u00e7\u00ebshtjet e ngritura nga protesta, t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb raportim nga kryeministri p\u00ebr temat q\u00eb lidhen me protest\u00ebn, t\u00eb organizoj\u00eb seanca d\u00ebgjimore me ekspert\u00eb ose p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb grupeve t\u00eb interesit, sipas rregullave parlamentare, si dhe t\u00eb nxis\u00eb dialog politik p\u00ebr t\u00eb ulur tensionet dhe p\u00ebr t\u00eb rritur transparenc\u00ebn.<\/p>\n<p><strong><em>Detyra e sotme madhore e nj\u00eb deputeti<\/em><\/strong><\/p>\n<p>Nj\u00eb nga karakteristikat e demokracis\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuese \u00ebsht\u00eb q\u00eb \u00e7\u00ebshtjet me interes t\u00eb gjer\u00eb publik t\u00eb mos mbeten vet\u00ebm n\u00eb rrug\u00eb, por t\u00eb diskutohen edhe n\u00eb institucionet e zgjedhura.<br \/>\nNj\u00eb Kuvend &#8220;i pagoj\u00eb&#8221; p\u00ebrball\u00eb nj\u00eb proteste qytetare e v\u00eb sot \u00e7do deputet t\u00eb maxhoranc\u00ebs p\u00ebrball\u00eb nj\u00eb zgjedhjeje madhore. Mandati i deputetit nuk kufizohet vet\u00ebm n\u00eb ngritjen e kartonit p\u00ebr t\u00eb votuar projektligje. Ai \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsues i interesit publik dhe ka detyrimin t\u00eb d\u00ebgjoj\u00eb shqet\u00ebsimet e qytetar\u00ebve, edhe kur ato shprehen n\u00eb rrug\u00eb, p\u00ebrmes protestave paq\u00ebsore, dhe t\u00eb shprehet n\u00eb Kuvend p\u00ebr protest\u00ebn.<br \/>\nProtesta nuk duhet par\u00eb si armik i institucioneve t\u00eb Shtetit, sikurse po e shohin deputet\u00ebt e maxhoranc\u00ebs. N\u00eb demokracit\u00eb europiane, protestat konsiderohen pjes\u00eb normale e jet\u00ebs demokratike. Ato shpesh sh\u00ebrbejn\u00eb si nj\u00eb mekaniz\u00ebm p\u00ebr t\u00eb sinjalizuar pak\u00ebnaq\u00ebsi q\u00eb nuk jan\u00eb adresuar nga institucionet. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, p\u00ebrgjigjja institucionale nuk \u00ebsht\u00eb heshtja dhe injorimi, por d\u00ebgjimi i k\u00ebrkesave, zhvillimi i debatit parlamentar, thirrja e seancave d\u00ebgjimore, kur \u00ebsht\u00eb e nevojshme dhe ushtrimi i kontrollit mbi veprimtarin\u00eb e qeveris\u00eb, n\u00eb lidhje me shqet\u00ebsimet e protestuesve.<br \/>\nDeputet\u00ebt kan\u00eb instrumente parlamentare p\u00ebr t\u00eb adresuar shqet\u00ebsimet publike, si pyetje parlamentare drejtuar ministrave, interpelanca, ngritja e komisioneve hetimore parlamentare, sipas procedurave ligjore, k\u00ebrkesa p\u00ebr debate parlamentare dhe organizimi i d\u00ebgjesave me grupet e interesit dhe me p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb civile.<\/p>\n<p><strong><em>Protesta dhe k\u00ebmbanat p\u00ebr institucionet e Drejt\u00ebsis\u00eb s\u00eb Re<\/em><\/strong><\/p>\n<p>Kur nj\u00eb protest\u00eb qytetare arrin dit\u00ebn e saj t\u00eb 51-t\u00eb radhazi, ajo pushon s\u00eb qeni vet\u00ebm nj\u00eb ngjarje e rrug\u00ebs dhe kthehet n\u00eb nj\u00eb prov\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjitha institucionet e shtetit: qeverin\u00eb, Kuvendin, policin\u00eb dhe, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, institucionet e Drejt\u00ebsis\u00eb s\u00eb re\u201d.<br \/>\nReforma n\u00eb drejt\u00ebsi u nd\u00ebrtua mbi nj\u00eb premtim t\u00eb madh: pavar\u00ebsi nga politika, barazi para ligjit dhe rikthim t\u00eb besimit t\u00eb qytetar\u00ebve tek shteti i s\u00eb drejt\u00ebs. Pik\u00ebrisht n\u00eb momente tensioni shoq\u00ebror, matet n\u00ebse Drejt\u00ebsia e Re po e p\u00ebrmbush k\u00ebt\u00eb mision.<br \/>\nN\u00eb letren e tij t\u00eb djeshme, drejtuar institucioneve t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb s\u00eb Re, shkrimtari, publicisti dhe gazetari i njohur Fatos Lubonja thekson se <em>\u201cZonja dhe Zot\u00ebrinj t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb, sikurse mund t\u2019i keni d\u00ebgjuar, kambanat e k\u00ebsaj proteste nuk bien vet\u00ebm p\u00ebr Edi Ram\u00ebn, ministrat, parlamentar\u00ebt, qeveris\u00ebsit dhe pla\u00e7kit\u00ebsit e tij.<\/em><br \/>\n<em>Ato bien edhe p\u00ebr ju. Pyetja q\u00eb ngrihet sot nga njer\u00ebzit n\u00eb proteste \u00ebsht\u00eb: a jeni ju n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb asaj drejt\u00ebsie p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn flet Agostini q\u00eb n\u00eb shekullin e IV e q\u00eb n\u00eb Kushtetut\u00ebn ton\u00eb formulohet n\u00eb trajt\u00ebn: \u201cE drejta p\u00ebrb\u00ebn baz\u00ebn dhe kufijt\u00eb e veprimtaris\u00eb s\u00eb shtetit.\u201d apo jeni n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb band\u00ebs s\u00eb pla\u00e7kit\u00ebsve q\u00eb e shkel p\u00ebrdit\u00eb kufirin e s\u00eb drejt\u00ebs?\u201d<\/em><br \/>\nProtesta qytetare \u00ebsht\u00eb sot test p\u00ebr shtetin e s\u00eb drejt\u00ebs, q\u00eb Drejt\u00ebsia e Re thot\u00eb se do e mbroj\u00eb. Nj\u00eb protest\u00eb e zgjatur nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb akt politik; ajo \u00ebsht\u00eb edhe nj\u00eb ushtrim i t\u00eb drejtave kushtetuese.<br \/>\nReforma n\u00eb drejt\u00ebsi krijoi institucione me kompetenca t\u00eb posa\u00e7me, t\u00eb cilat u paraqit\u00ebn si garancia kryesore kund\u00ebr pand\u00ebshkueshm\u00ebris\u00eb. P\u00ebr shum\u00eb qytetar\u00eb, pritshm\u00ebria \u00ebsht\u00eb q\u00eb k\u00ebto institucione t\u00eb tregojn\u00eb se jan\u00eb t\u00eb pavarura, jo vet\u00ebm kur hetojn\u00eb figura t\u00eb opozit\u00ebs, por edhe kur p\u00ebrballen me pushtetin e radh\u00ebs.<br \/>\nKjo nuk do t\u00eb thot\u00eb se domosdoshm\u00ebrisht protesta qytetare duhet t\u00eb prodhoj\u00eb \u00e7\u00ebshtje penale. Kjo n\u00ebnkupton se institucionet e Drejt\u00ebsis\u00eb s\u00eb Re duhet t\u00eb jen\u00eb t\u00eb gatshme t\u00eb veprojn\u00eb, kur ka indicie t\u00eb bazuara p\u00ebr shkelje t\u00eb ligjit, t\u00eb theksuara dhe nga rastet e denoncuara nga protesta.<br \/>\nN\u00ebse qytetar\u00ebt, protestues ose jo, krijojn\u00eb p\u00ebrshtypjen se mekanizmat e kontrollit dhe hetimit t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb s\u00eb Re nuk funksionojn\u00eb, mosbesimi qytetar thellohet.<br \/>\nRreziku m\u00eb i madh p\u00ebr institucionet e reja t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb sot \u00ebsht\u00eb t\u00eb perceptohen si spektatore pasive t\u00eb krizave publike. Drejt\u00ebsia e Re nuk do t\u00eb gjykohet nga sloganet q\u00eb shoq\u00ebruan reform\u00ebn n\u00eb drejt\u00ebsi, por nga m\u00ebnyra se si sillet n\u00eb raste konkrete. Protesta n\u00eb dit\u00ebn e 51-t\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga ato raste.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Bujar Leskaj Protesta qytetare sot ka hyr\u00eb n\u00eb dit\u00ebn e saj t\u00eb 51-t\u00eb rradhazi. N\u00eb \u00e7do demokraci parlamentare, nj\u00eb protest\u00eb q\u00eb zgjat 51 dit\u00eb p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb zhvillim par\u00ebsor politik dhe shoq\u00ebror, q\u00eb meriton v\u00ebmendje institucionale, n\u00eb rradhe t\u00eb par\u00eb, nga Parlamenti, q\u00eb mendohet se funksionon si p\u00ebrfaq\u00ebsues i qytetar\u00ebve. Kuvendi \u00ebsht\u00eb institucioni ku duhet &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":148789,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[44],"tags":[],"class_list":["post-148788","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-editorial"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/148788","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=148788"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/148788\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":148790,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/148788\/revisions\/148790"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/148789"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=148788"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=148788"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=148788"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}