{"id":148849,"date":"2026-07-21T11:45:43","date_gmt":"2026-07-21T11:45:43","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=148849"},"modified":"2026-07-21T11:45:43","modified_gmt":"2026-07-21T11:45:43","slug":"ndryshimet-ne-ligjin-e-buxhetit-ndoja-procedura-teresisht-antikushtetuese-por-edhe-objekt-i-vepres-penale","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/07\/21\/ndryshimet-ne-ligjin-e-buxhetit-ndoja-procedura-teresisht-antikushtetuese-por-edhe-objekt-i-vepres-penale\/","title":{"rendered":"Ndryshimet n\u00eb ligjin e buxhetit, Ndoja: Procedura t\u00ebr\u00ebsisht antikushtetuese, por edhe objekt i vepr\u00ebs penale"},"content":{"rendered":"<div id=\"rekl-49\">Nj\u00eb debat i ashp\u00ebr ka shoq\u00ebruar mbledhjen e fundit n\u00eb komisionin parlamentar t\u00eb ligjeve, ku thelbi i p\u00ebrplasjes ka qen\u00eb ndryshimi i buxhetit t\u00eb shtetit p\u00ebrmes nj\u00eb akti normativ. Situata \u00ebsht\u00eb tensionuar kur deputeti Ndoja, ka l\u00ebshuar akuza t\u00eb forta ndaj procedur\u00ebs s\u00eb ndjekur, duke e cil\u00ebsuar at\u00eb jo vet\u00ebm t\u00ebr\u00ebsisht antikushtetuese, por edhe objekt t\u00eb past\u00ebr t\u00eb vepr\u00ebs penale.<\/div>\n<div class=\"readmore-text-here\">\n<p>Gjat\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb tij, ai sqaroi se paralajm\u00ebrimet nuk b\u00ebhen p\u00ebr t\u00eb intimiduar ask\u00ebnd, duke theksuar karrier\u00ebn e tij 25-vje\u00e7are n\u00eb p\u00ebrballje me akuza dhe individ\u00eb t\u00eb ndrysh\u00ebm. Tensioni arriti kulmin kur ai sfidoi hapur jurist\u00ebt dhe an\u00ebtar\u00ebt e tjer\u00eb t\u00eb pranish\u00ebm, duke deklaruar se asnj\u00eb profesionist i ligjit nuk mund ta pranoj\u00eb nj\u00eb precedent t\u00eb till\u00eb antikushtetues.<\/p>\n<p>Pas nd\u00ebrhyrjes s\u00eb nj\u00eb kolegu i cili u shpreh se komisioni e pranon k\u00ebt\u00eb procedur\u00eb, deputeti iu p\u00ebrgjigj prer\u00eb dhe pa hezitim: &#8220;Ju shkelni, un\u00eb nuk e shkel.&#8221;<\/p>\n<p>M\u00eb tej, debati u zhvendos n\u00eb nj\u00eb analiz\u00eb t\u00eb thell\u00eb juridike. Ligjv\u00ebn\u00ebsi argumentoi se Kushtetuta e Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, specifikisht nenet 82, 101, 116 dhe ve\u00e7an\u00ebrisht neni 160, e b\u00ebjn\u00eb t\u00eb qart\u00eb se ndryshimet n\u00eb buxhet gjat\u00eb vitit financiar duhet t\u00eb b\u00ebhen ekzakt\u00ebsisht sipas t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebs procedur\u00eb q\u00eb ndiqet p\u00ebr hartimin dhe miratimin e tij nga e para. Ai solli n\u00eb v\u00ebmendje edhe Rregulloren e Kuvendit, e cila k\u00ebrkon kalendar t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb dhe shqyrtime t\u00eb detajuara n\u00eb komisione e seanca plenare, duke p\u00ebrjashtuar rrept\u00ebsisht mund\u00ebsin\u00eb e p\u00ebrdorimit t\u00eb nj\u00eb akti normativ emergjent p\u00ebr k\u00ebt\u00eb q\u00ebllim.<\/p>\n<p>Sipas tij kjo ishte nj\u00eb kamban\u00eb alarmi p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ata ligjv\u00ebn\u00ebs q\u00eb b\u00ebhen gati t\u00eb ngren\u00eb kartonin, duke n\u00ebnvizuar se kjo procedur\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shkelje e r\u00ebnd\u00eb q\u00eb duhet t\u00eb trajtohet nga drejt\u00ebsia.<\/p>\n<p><strong>Fjala e deputetit t\u00eb PD Arjan Ndoja n\u00eb komisionin e ligjeve<\/strong><\/p>\n<p><strong>Arjan Ndoja:\u00a0<\/strong>Tashi, kjo lidhja me vepr\u00ebn penale un\u00eb s&#8217;intimidoj njeri. T\u00eb jeni t\u00eb sigurt q\u00eb prej 25 vjet\u00ebsh, un\u00eb kam par\u00eb njer\u00ebz p\u00ebrball\u00eb shum\u00eb m\u00eb af\u00ebr sesa q\u00eb jemi ne t\u00eb dy bashk\u00eb, edhe kam komunikuar, i kam akuzuar, dhe kam k\u00ebrkuar dhe d\u00ebnimin e tyre. E kam pasur pjes\u00eb t\u00eb funksionit tim. Nuk e b\u00ebra p\u00ebr intimidim. Un\u00eb e besoj realisht dhe prandaj e b\u00ebra pyetjen p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb publikun. Dhe para pak fjal\u00ebsh un\u00eb t\u00eb thash\u00eb, \u00a0&#8220;un\u00eb nuk e di n\u00ebse je jurist apo jo&#8221;, po t\u00eb dal\u00eb nj\u00eb nga jurist\u00ebt t\u00eb m\u00eb thot\u00eb q\u00eb kjo procedur\u00eb \u00ebsht\u00eb e rregullt. Shkaqet, motivacionet q\u00eb keni p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb ndryshimin e buxhetit mund t\u00eb jen\u00eb fare normale p\u00ebr arsye t\u00eb caktuara, por procedura ligjore, kur e thot\u00eb Kushtetuta shprehimisht, ne themi &#8220;paskemi b\u00ebr\u00eb praktik\u00eb&#8221;. Ne e kemi pranuar precedentin antikushtetues, po ne nuk mund ta pranojm\u00eb k\u00ebt\u00eb. S&#8217;mund ta pranoj as un\u00eb dhe asnj\u00eb nga ata q\u00eb jan\u00eb jurist\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Ulsi Manja:<\/strong>\u00a0Jo mor e pranojm\u00eb ne, si s&#8217;e pranojm\u00eb? Si s&#8217;e pranojm\u00eb ne at\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Arian Ndoja:<\/strong>\u00a0Ok, rregull. Vazhdoni. Ju shkelni, un\u00eb s&#8217;e shkel&#8230;.<\/p>\n<p>&#8230;Tashi, faleminderit nderuar koleg, nderuar p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb ministris\u00eb, dhe t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb pranish\u00ebm n\u00eb sall\u00eb. Un\u00eb faktikisht kam nj\u00eb pyetje n\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb dhe do ta shtjelloj dhe pyetjen sepse kam dhe diskutimin. A \u00ebsht\u00eb ligjore kjo procedura p\u00ebr ndryshimin e ligjit p\u00ebr buxhetin e shtetit q\u00eb kemi miratuar n\u00eb parlament? Kjo \u00ebsht\u00eb pyetja. P\u00ebr mua n\u00eb k\u00ebndv\u00ebshtrimin tim nuk \u00ebsht\u00eb ligjore. P\u00ebr arsye se, Kushtetuta e Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb nenin 82 thot\u00eb: &#8220;Asnj\u00eb projektligj qeveritar q\u00eb b\u00ebn t\u00eb nevojshme afrimin ose rritjen e shpenzimeve t\u00eb buxhetit t\u00eb shtetit, q\u00eb pak\u00ebson t\u00eb ardhurat ose shton etj., nuk mund t\u00eb miratohet pa marr\u00eb mendimin e K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave.&#8221; Nga ana tjet\u00ebr, neni 101 q\u00eb i referoheni ju p\u00ebr aktet normative, parashikon n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb q\u00eb n\u00eb raste nevoje dhe urgjence, K\u00ebshilli i Ministrave mund t\u00eb nxjerr\u00eb akte normative q\u00eb kan\u00eb fuqin\u00eb e ligjit p\u00ebr marrjen e masave t\u00eb p\u00ebrkohshme. K\u00ebto i d\u00ebrgohen menj\u00ebher\u00eb Kuvendit i cili mblidhet brenda 5 dit\u00ebve n\u00ebse nuk \u00ebsht\u00eb i mbledhur. K\u00ebto akte humbasin fuqin\u00eb n\u00ebse nuk miratohen nga Kuvendi brenda 45 dit\u00ebve. Vazhdojm\u00eb m\u00eb tej, kemi nenin 116, kushtetut\u00ebs, q\u00eb p\u00ebrcakton hierarkin\u00eb e akteve ligjore dhe thot\u00eb: Kushtetuta, marr\u00ebveshjet nd\u00ebrkomb\u00ebtare, ligjet, aktet normative t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave. Shkojm\u00eb pak m\u00eb tej.<\/p>\n<p>Tek neni 160 i Kushtetut\u00ebs&#8230; Kjo fillon q\u00eb nga nenet 155 e deri tek neni 160. Po neni 160 ka nj\u00eb gj\u00eb shum\u00eb specifike q\u00eb thot\u00eb: &#8220;Gjat\u00eb vitit financiar Kuvendi mund t\u00eb b\u00ebj\u00eb ndryshime n\u00eb buxhet. Ndryshimet n\u00eb buxhet b\u00ebhen sipas procedur\u00ebs s\u00eb parashikuar n\u00eb hartimin dhe miratimin e vet\u00eb buxhetit.&#8221; Tashi k\u00ebto jan\u00eb nenet kushtetuese. Nd\u00ebrkoh\u00eb, vazhdojm\u00eb me rregulloren e Kuvendit i cili p\u00ebrve\u00e7 nenit 68 e n\u00eb vijim p\u00ebr procedur\u00ebn q\u00eb ndiqet p\u00ebr hartimin e buxhetit t\u00eb shtetit, ka disa nene specifike q\u00eb fillojn\u00eb nga neni 78 i rregullores. Kemi th\u00ebn\u00eb q\u00eb rregullorja e Kuvendit bazuar n\u00eb nenin 75 t\u00eb Kushtetut\u00ebs \u00ebsht\u00eb akt ligjor i parashikuar kushtetues, dhe thot\u00eb: &#8220;Paraqitja e projektligjit t\u00eb buxhetit t\u00eb shtetit dhe e projektligjeve financiare. Kalendari i ve\u00e7ant\u00eb i shqyrtimit. Shqyrtimi n\u00eb komisione. Shqyrtimi n\u00eb parim n\u00eb Komisionin p\u00ebr Ekonomin\u00eb dhe Financat. Shqyrtimi n\u00eb seanc\u00eb plenare.&#8221; Nen p\u00ebr nen i buxhetit n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi dhe n\u00eb seanc\u00eb plenare. Dhe thot\u00eb neni 85: &#8220;Ndryshimet n\u00eb buxhetin e shtetit dhe n\u00eb ligjet financiare b\u00ebhen&#8230;&#8221; Pra rregulla e p\u00ebrcaktuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb kre zbatohet dhe n\u00eb rastin e ndryshimeve gjat\u00eb vitit t\u00eb ligjit t\u00eb buxhetit t\u00eb shtetit ose t\u00eb ligjeve financiare. Tani un\u00eb nuk gjej dot asnj\u00eb dispozit\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb as ligjin 9936 q\u00eb p\u00ebrmendi relatorja, i cili s&#8217;ka fare lidhje me hierarkin\u00eb e akteve ligjore p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn e b\u00ebrjes s\u00eb k\u00ebtij akti normativ. Po ka dhe disa vendime t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese. Un\u00eb po i referoj vet\u00ebm nj\u00eb q\u00eb ta keni n\u00eb konsiderat\u00eb se ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me pyetjen.<\/p>\n<p>Edhe e kam p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb pranishmit, p\u00ebrfshir\u00eb dhe k\u00ebshilltar\u00ebt q\u00eb paguhen nga Kuvendi, edhe p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e Ministris\u00eb. Q\u00eb ju besoj jeni persona teknik\u00eb, nuk e di a jeni jurist\u00eb a s&#8217;jeni vet\u00eb personalisht, por k\u00ebta t\u00eb tjer\u00ebt kan\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi t\u00eb gjith\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb dhe ne q\u00eb ngrem\u00eb dor\u00ebn. Vendimi num\u00ebr 28, dat\u00eb 18.06 i vitit 2012, p\u00ebrve\u00e7 disa t\u00eb tjer\u00ebve q\u00eb jan\u00eb nj\u00eb i 2006-\u00ebs dhe nj\u00eb i 2010-\u00ebs, p\u00ebrcakton n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb eksplicite rastet se kur del akti normativ. Pra, n\u00eb lidhje me aktin normativ dhe se \u00e7far\u00eb parashikon buxheti, ju b\u00ebhet prezantimi juaj nga pik\u00ebpamja teknike financiare. Nuk jam un\u00eb personi kompetent q\u00eb mund ta b\u00ebj k\u00ebt\u00eb gj\u00eb. Ka nj\u00eb memo nga k\u00ebshilltar\u00ebt tan\u00eb, besoj do e relatojn\u00eb koleg\u00ebt e tjer\u00eb. Po besoj, komisioni p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebrkat\u00ebs mund t\u00eb ngrej\u00eb pyetje n\u00eb lidhje me shifrat financiare, efektet q\u00eb kan\u00eb ato n\u00eb buxhet e t\u00eb tjera me radh\u00eb. Forma ligjore \u00ebsht\u00eb parakusht p\u00ebr t\u00eb shkuar tek p\u00ebrmbajtja. Pra, n\u00eb qoft\u00eb se ndonj\u00ebri nga ju q\u00eb jeni k\u00ebtu t\u00eb pranish\u00ebm, mundet t\u00eb m\u00eb thot\u00eb q\u00eb ku gjendet baza ligjore se si kemi ardhur n\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb k\u00ebtu, un\u00eb jam dakord. Un\u00eb jo vet\u00ebm q\u00eb jam kundra procedur\u00ebs, pra p\u00ebr p\u00ebrmbajtjen e sakt\u00eb t&#8217;ia them fondet specialist\u00ebt p\u00ebrkat\u00ebs. Nuk jam n\u00eb gjendje un\u00eb q\u00eb t\u00eb jap nj\u00eb mendim t\u00eb sakt\u00eb, sepse jan\u00eb rialokuar fondet n\u00eb k\u00ebt\u00eb form\u00eb ose n\u00eb at\u00eb form\u00eb. Nga pik\u00ebpamja ligjore \u00ebsht\u00eb t\u00ebr\u00ebsisht e gabuar, \u00ebsht\u00eb t\u00ebr\u00ebsisht antikushtetuese, \u00ebsht\u00eb objekt i vepr\u00ebs penale. Ju faleminderit!<\/p>\n<\/div>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nj\u00eb debat i ashp\u00ebr ka shoq\u00ebruar mbledhjen e fundit n\u00eb komisionin parlamentar t\u00eb ligjeve, ku thelbi i p\u00ebrplasjes ka qen\u00eb ndryshimi i buxhetit t\u00eb shtetit p\u00ebrmes nj\u00eb akti normativ. Situata \u00ebsht\u00eb tensionuar kur deputeti Ndoja, ka l\u00ebshuar akuza t\u00eb forta ndaj procedur\u00ebs s\u00eb ndjekur, duke e cil\u00ebsuar at\u00eb jo vet\u00ebm t\u00ebr\u00ebsisht antikushtetuese, por edhe objekt &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":124501,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-148849","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/148849","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=148849"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/148849\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":148851,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/148849\/revisions\/148851"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/124501"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=148849"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=148849"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=148849"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}