{"id":149066,"date":"2026-07-23T09:23:35","date_gmt":"2026-07-23T09:23:35","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=149066"},"modified":"2026-07-23T09:23:35","modified_gmt":"2026-07-23T09:23:35","slug":"boci-ne-kuvend-kerkon-shtyrjen-e-afatit-te-komisionit-te-reformes-territoriale-ka-perfunduar-koha-por-jo-puna","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/07\/23\/boci-ne-kuvend-kerkon-shtyrjen-e-afatit-te-komisionit-te-reformes-territoriale-ka-perfunduar-koha-por-jo-puna\/","title":{"rendered":"Bo\u00e7i n\u00eb Kuvend k\u00ebrkon shtyrjen e afatit t\u00eb Komisionit t\u00eb Reform\u00ebs Territoriale: Ka p\u00ebrfunduar koha, por jo puna!"},"content":{"rendered":"<p>Deputeti i PD, nj\u00ebkoh\u00ebsisht bashk\u00ebkryetar i Komisionit t\u00eb Reform\u00ebs Territoriale Lu\u00e7iano Bo\u00e7i ka k\u00ebrkuar n\u00eb Kuvend shtyrjen e afatit t\u00eb Komisionit t\u00eb Reform\u00ebs Territoriale, duke argumentuar se procesi nuk ka p\u00ebrfunduar dhe se nuk mund t\u00eb paraqitet nj\u00eb raport final pa u kryer t\u00eb gjitha konsultimet.<\/p>\n<p>Bo\u00e7i tha se komisioni ka realizuar vet\u00ebm nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb pun\u00ebs dhe se mungojn\u00eb d\u00ebgjesat me qytetar\u00ebt, bashkit\u00eb dhe grupet e interesit.<\/p>\n<p>Sipas deputetit t\u00eb PD, reforma territoriale duhet t\u00eb bazohet te procesi i konsultimit dhe jo vet\u00ebm te afatet, duke akuzuar mazhoranc\u00ebn se po shmang hallkat publike dhe parlamentare.<\/p>\n<p>Bo\u00e7i k\u00ebrkoi q\u00eb Kuvendi t\u00eb votoj\u00eb shtyrjen e afatit t\u00eb komisionit, duke e cil\u00ebsuar k\u00ebt\u00eb si nj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi ndaj qytetar\u00ebve dhe institucioneve. Nd\u00ebrkoh\u00eb, socialist\u00ebt e refuzuan k\u00ebt\u00eb k\u00ebrkes\u00eb p\u00ebrmes kryetarit t\u00eb grupit t\u00eb tyre parlamentar, Taulant Balla, i cili nuk \u00ebsht\u00eb bashk\u00ebkryetar i k\u00ebtij komisioni, pasi ai drejtohet nga dy bashk\u00ebkryetar\u00ebt, Lu\u00e7iano Bo\u00e7i dhe Arbjan Mazniku.<\/p>\n<p><strong>Bo\u00e7i:<\/strong> Faleminderit! Po nuk besoj q\u00eb nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr shtyrje afati komisioni mund t\u00eb ezauriohet n\u00eb 3 minuta, me gjith\u00eb debatin n\u00eb Konferenc\u00ebn e Kryetar\u00ebve. Dhe p\u00ebrsa i p\u00ebrket k\u00ebrkes\u00ebs, p\u00ebrmbledhja e saj \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e thjesht\u00eb, logjike dhe e argumentuar. Komisioni i reform\u00ebs territoriale \u00ebsht\u00eb n\u00eb mes t\u00eb pun\u00ebs s\u00eb tij dhe ka kryer vet\u00ebm nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj pune. Dhe nuk mundet t\u00eb sillet k\u00ebtu nj\u00eb argument duke dor\u00ebzuar nj\u00eb raport p\u00ebrfundimtar n\u00eb em\u00ebr t\u00eb tij, pse koha ka p\u00ebrfunduar. Ka p\u00ebrfunduar koha, po nuk ka p\u00ebrfunduar puna. Sillni nj\u00eb raport p\u00ebrfundimtar p\u00ebr nj\u00eb pun\u00eb jo p\u00ebrfundimtare dhe jeni n\u00eb alogjiz\u00ebm logjik dhe n\u00eb alogjiz\u00ebm politik. Nuk mund t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb raport komisioni kur komisioni nuk ka zbatuar procedur\u00ebn e tij, nuk ka produktin e tij. Komisionet d\u00ebrgojn\u00eb produkt n\u00eb seanc\u00eb plenare dhe i n\u00ebnshtrohen procedurave.<\/p>\n<p>Dhe raporti q\u00eb ju e quani final, as nuk \u00ebsht\u00eb dor\u00ebzuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb ligjore, as nuk \u00ebsht\u00eb debatuar n\u00eb komision, as nuk \u00ebsht\u00eb diskutuar dhe as nuk \u00ebsht\u00eb votuar. Po, komisioni ka kryer pun\u00ebn e tij deri n\u00eb momentin q\u00eb ka realizuar vler\u00ebsimin e reform\u00ebs s\u00eb vitit 2014. Dhe puna e komisionit duhet t\u00eb vazhdoj\u00eb n\u00eb seancat d\u00ebgjimore, si kusht kryesor i miratuar n\u00eb projektkalendarin e tij, q\u00eb \u00ebsht\u00eb marr\u00ebveshja midis komisionit dhe seanc\u00ebs, dhe Kuvendit. Duhet t\u00eb vazhdoj\u00eb sepse 1\/3 e Shqip\u00ebris\u00eb nuk ka realizuar d\u00ebgjes\u00ebn, dhe kjo \u00ebsht\u00eb Tirana. Jo vet\u00ebm kaq, d\u00ebgjesat tematike nuk jan\u00eb zhvilluar, nuk jan\u00eb realizuar. Dhe d\u00ebgjesat ligjore nuk jan\u00eb realizuar.<\/p>\n<p>Dhe d\u00ebgjesat me kryetar\u00ebt e bashkive nuk jan\u00eb realizuar. Dhe d\u00ebgjesat sipas k\u00ebrkes\u00ebs q\u00eb kan\u00eb dor\u00ebzuar shum\u00eb komunitete nuk jan\u00eb d\u00ebgjuar. Dhe p\u00ebrderisa kjo pun\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfunduar, p\u00ebrderisa komisioni nuk ka nj\u00eb produkt&#8230; nuk po flasim konsensual sepse \u00ebsht\u00eb jasht\u00eb \u00e7do parashikimi&#8230; at\u00ebher\u00eb ky komision duhet patjet\u00ebr q\u00eb t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb shtyrjen e tij. N\u00eb em\u00ebr t\u00eb k\u00ebtij komisioni, si bashk\u00ebkryetar, kam k\u00ebrkuar shtyrjen e afateve t\u00eb komisionit. Nuk \u00ebsht\u00eb asgj\u00eb e re, as e pad\u00ebgjuar, as e pamb\u00ebshtetur n\u00eb ligj. Pothuajse t\u00eb gjitha komisionet, hetimore apo t\u00eb posa\u00e7me parlamentare n\u00eb historin\u00eb e k\u00ebtij Kuvendi, jan\u00eb shtyr\u00eb. Sepse nuk \u00ebsht\u00eb koha bazike. Nj\u00eb sfid\u00eb logjike shum\u00eb e thjesht\u00eb: sikur ky komision t\u00eb kishte&#8230;<\/p>\n<p>Sikur ky komision t\u00eb kishte p\u00ebrfunduar pun\u00ebn e tij para atij afati t\u00eb famsh\u00ebm q\u00eb keni v\u00ebn\u00eb ju, \u00e7far\u00eb do b\u00ebnit juve? Do prisnit dat\u00ebn e afatit q\u00eb pastaj t\u00eb dilit me konkluzione? Jo mo, nuk \u00ebsht\u00eb koha kryesore. Kryesore \u00ebsht\u00eb p\u00ebrmbajtja. Nuk \u00ebsht\u00eb reforma koha. Reforma \u00ebsht\u00eb p\u00ebrmbajtja dhe thelbi i k\u00ebtij komisioni \u00ebsht\u00eb produkti i tij. Dhe produkti i tij nuk \u00ebsht\u00eb thjesht nj\u00eb raport, \u00ebsht\u00eb procesi q\u00eb t\u00eb \u00e7on tek konkluzionet, \u00ebsht\u00eb mendimi i marr\u00eb nga grupet e interesit, nga bashkit\u00eb, i marr\u00eb nga qytetar\u00ebt, q\u00eb n\u00eb fund do produktoj\u00eb nj\u00eb reform\u00eb e cila, sipas jush, duhet t\u00eb rezistoj\u00eb 10 apo 20 vite. Sepse ajo q\u00eb b\u00ebt\u00eb ju rezultoi q\u00eb ishte t\u00ebr\u00ebsisht politike.<\/p>\n<p>Dhe mbi k\u00ebt\u00eb doni t\u00eb b\u00ebni prap\u00eb nj\u00eb reform\u00eb akoma m\u00eb politike duke shkrir\u00eb bashki q\u00eb v\u00ebrtet nuk jan\u00eb performante, duke shkrir\u00eb bashki q\u00eb t\u00eb \u00e7ojn\u00eb sh\u00ebrbimet tek ata qytetar\u00eb q\u00eb kan\u00eb mbetur, duke shkrir\u00eb bashki q\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn realizojn\u00eb at\u00eb q\u00eb sot Europa e k\u00ebrkon: p\u00ebrfaq\u00ebsimin e qytetar\u00ebve n\u00eb pushtetin vendor. K\u00ebrkesa jon\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb legjitime, k\u00ebrkes\u00eb q\u00eb r\u00ebndon pesh\u00ebn e \u00e7do deputeti k\u00ebtu t\u00eb parlamentit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, dhe ju t\u00eb majt\u00ebt q\u00eb nuk e dini cila bashki do shkrihet, q\u00eb keni reaguar p\u00ebr bashkit\u00eb ku jeni p\u00ebrfaq\u00ebsues, t\u00eb vogla, q\u00eb mund t\u00eb shkrihen, q\u00eb nuk jeni pyetur p\u00ebr k\u00ebt\u00eb.<\/p>\n<p>R\u00ebndon mbi nd\u00ebrgjegjen e \u00e7do kryebashkiaku q\u00eb sot nuk e di se \u00e7far\u00eb do ndodh\u00eb me bashkin\u00eb e tij, dhe r\u00ebndon mbi shpin\u00ebn dhe nd\u00ebrgjegjen e \u00e7do p\u00ebrfaq\u00ebsuesi politik, sepse jan\u00eb shmangur t\u00eb gjitha hallkat e konsultimit jo vet\u00ebm publik, por dhe parlamentar, por dhe politik. Prandaj ju lutem shum\u00eb, merrni p\u00ebrsip\u00ebr p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb e jet\u00ebs suaj. Votoni sot shtyrjen e afateve t\u00eb k\u00ebtij komisioni sepse nuk i b\u00ebni nder opozit\u00ebs, i b\u00ebni nder vetes dhe i b\u00ebni nder parlamentit.<br \/>\nFaleminderit!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Deputeti i PD, nj\u00ebkoh\u00ebsisht bashk\u00ebkryetar i Komisionit t\u00eb Reform\u00ebs Territoriale Lu\u00e7iano Bo\u00e7i ka k\u00ebrkuar n\u00eb Kuvend shtyrjen e afatit t\u00eb Komisionit t\u00eb Reform\u00ebs Territoriale, duke argumentuar se procesi nuk ka p\u00ebrfunduar dhe se nuk mund t\u00eb paraqitet nj\u00eb raport final pa u kryer t\u00eb gjitha konsultimet. Bo\u00e7i tha se komisioni ka realizuar vet\u00ebm nj\u00eb pjes\u00eb &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":128779,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-149066","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/149066","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=149066"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/149066\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":149068,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/149066\/revisions\/149068"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/128779"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=149066"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=149066"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=149066"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}