{"id":149163,"date":"2026-07-24T08:18:53","date_gmt":"2026-07-24T08:18:53","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=149163"},"modified":"2026-07-24T08:18:53","modified_gmt":"2026-07-24T08:18:53","slug":"klgj-i-pagoje-dhe-i-mbytur-ne-gabimin-fatal-te-hartes-se-re","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/07\/24\/klgj-i-pagoje-dhe-i-mbytur-ne-gabimin-fatal-te-hartes-se-re\/","title":{"rendered":"KLGJ-i pagoj\u00eb dhe i mbytur n\u00eb gabimin fatal t\u00eb Hart\u00ebs s\u00eb Re"},"content":{"rendered":"<p><strong><em>Nga Bujar Leskaj<\/em><\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebr vitin 2025, pritshm\u00ebrit\u00eb e opinionit publik ishin q\u00eb K\u00ebshilli i Lart\u00eb i Gjyq\u00ebsorit (KLGJ) t\u00eb p\u00ebrshpejtonte plot\u00ebsimin e vakancave n\u00eb gjykata, t\u00eb ulte stokun e dosjeve, t\u00eb rriste transparenc\u00ebn, t\u00eb modernizonte sistemin elektronik t\u00eb dh\u00ebnies s\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb gjyq\u00ebsor, t\u00eb forconte llogaridh\u00ebnien dhe t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsonte administrimin e gjykatave. KLGJ d\u00ebshtoi n\u00eb t\u00eb gjitha k\u00ebto detyra par\u00ebsore.<br \/>\nAsnj\u00eb mas\u00eb reale p\u00ebr t\u00eb zbutur gabimin fatal t\u00eb Hart\u00ebs s\u00eb Re t\u00eb Gjyq\u00ebsorit!<br \/>\nProcesi i bashkimit t\u00eb disa gjykatave n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb territorin e Shqip\u00ebris\u00eb, n\u00eb zbatim t\u00eb Hart\u00ebs s\u00eb Re t\u00eb Gjyq\u00ebsorit p\u00ebrfaq\u00ebson nj\u00eb nga ndryshimet m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha dhe nj\u00ebkoh\u00ebsisht nj\u00eb nga gabimet m\u00eb fatale t\u00eb Reform\u00ebs n\u00eb Drejt\u00ebsi.<br \/>\nEdhe pse ky proces u reklamua si p\u00ebrmir\u00ebsimi i efektivitetit t\u00eb sistemit gjyq\u00ebsor dhe si shp\u00ebrndarje m\u00eb racionale e burimeve, zbatimi praktik i tij edhe gjat\u00eb vitit 2025 provoi d\u00ebshtimin e plot\u00eb t\u00eb tij, duke sjell\u00eb nj\u00eb s\u00ebr\u00eb problematikash t\u00eb theksuara, q\u00eb kan\u00eb ndikuar n\u00eb p\u00ebrkeq\u00ebsimin e funksionimit t\u00eb gjykatave dhe kan\u00eb d\u00ebmtuar qasjen e qytetar\u00ebve ndaj drejt\u00ebsis\u00eb.<br \/>\nEdhe gjat\u00eb vitit 2025, bashkimi i gjykatave krijoi bllokime administrative dhe ngadal\u00ebsim t\u00eb ndjesh\u00ebm t\u00eb ritmit t\u00eb gjykimeve, duke v\u00ebn\u00eb n\u00eb pik\u00ebpyetje p\u00ebrfitimet reale t\u00eb Reform\u00ebs n\u00eb Drejt\u00ebsi.<br \/>\nU rrit ndjesh\u00ebm stresi profesional dhe rreziku i vendimeve t\u00eb nxituara, nga gjyqtar\u00ebt q\u00eb mbartin disa funksione paralelisht dhe trajtonin me mij\u00ebra \u00e7eshtje n\u00eb vit.<br \/>\nNj\u00eb nd\u00ebr pasojat m\u00eb t\u00eb r\u00ebnda t\u00eb bashkimit t\u00eb gjykatave, \u00ebsht\u00eb larg\u00ebsia e madhe, distanca q\u00eb qytetar\u00ebt jan\u00eb t\u00eb detyruar t\u00eb p\u00ebrshkojn\u00eb, p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb sh\u00ebrbime gjyq\u00ebsore. P\u00ebr shembull, banor\u00ebve t\u00eb rretheve q\u00eb m\u00eb par\u00eb kishin gjykata funksionale, si Kruja, Lushnja, Lezha, Puka apo P\u00ebrmeti, tani u duhet t\u00eb udh\u00ebtojn\u00eb drejt qyteteve t\u00eb tjera, me dhjet\u00ebra kilometra larg, p\u00ebr t\u00eb ndjekur proceset e tyre.<br \/>\nKjo ka sjell\u00eb kosto shtes\u00eb financiare p\u00ebr udh\u00ebtim dhe akomodim, humbje kohe p\u00ebr pal\u00ebt dhe d\u00ebshmitar\u00ebt dhe v\u00ebshtir\u00ebsi p\u00ebr shtresat n\u00eb nevoj\u00eb, p\u00ebr t\u00eb ndjekur \u00e7\u00ebshtjet gjyq\u00ebsore. N\u00eb shum\u00eb raste, qytetar\u00ebt jan\u00eb detyruar t\u00eb braktisin apo shtyjn\u00eb ndjekjen e proceseve, p\u00ebr shkak t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb mund\u00ebsive t\u00eb tyre ekonomike dhe t\u00eb koh\u00ebs s\u00eb madhe q\u00eb u duhet n\u00eb udh\u00ebtim.<\/p>\n<p><em><strong>KLGJ, i pagoj\u00eb ndaj protest\u00ebs qytetare!<\/strong><\/em><\/p>\n<p>Kur nj\u00eb protest\u00eb qytetare arrin dit\u00ebn e saj t\u00eb 52-t\u00eb radhazi, ajo pushon s\u00eb qeni vet\u00ebm nj\u00eb ngjarje e rrug\u00ebs dhe kthehet n\u00eb nj\u00eb prov\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjitha institucionet e shtetit: qeverin\u00eb, Kuvendin, policin\u00eb dhe, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, institucionet e Drejt\u00ebsis\u00eb s\u00eb re, n\u00eb rradh\u00eb t\u00eb par\u00eb p\u00ebr SPAK dhe K\u00ebshillin e Lart\u00eb t\u00eb Gjyq\u00ebsorit.<br \/>\nReforma n\u00eb drejt\u00ebsi u nd\u00ebrtua mbi nj\u00eb premtim t\u00eb madh: pavar\u00ebsi nga politika, barazi para ligjit dhe rikthim t\u00eb besimit t\u00eb qytetar\u00ebve tek shteti i s\u00eb drejt\u00ebs. Pik\u00ebrisht n\u00eb momente tensioni shoq\u00ebror, matet n\u00ebse Drejt\u00ebsia e Re, pik\u00eb s\u00eb pari KLGJ, po e p\u00ebrmbush k\u00ebt\u00eb mision.<br \/>\nN\u00eb letren e tij drejtuar institucioneve t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb s\u00eb Re, shkrimtari, publicisti dhe gazetari i njohur Fatos Lubonja thekson se \u201cZonja dhe Zot\u00ebrinj t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb, sikurse mund t\u2019i keni d\u00ebgjuar, kambanat e k\u00ebsaj proteste nuk bien vet\u00ebm p\u00ebr Edi Ram\u00ebn, ministrat, parlamentar\u00ebt, qeveris\u00ebsit dhe pla\u00e7kit\u00ebsit e tij.Ato bien edhe p\u00ebr ju. Pyetja q\u00eb ngrihet sot nga njer\u00ebzit n\u00eb proteste \u00ebsht\u00eb: a jeni ju n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb asaj drejt\u00ebsie p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn flet Agostini q\u00eb n\u00eb shekullin e IV e q\u00eb n\u00eb Kushtetut\u00ebn ton\u00eb formulohet n\u00eb trajt\u00ebn: \u201cE drejta p\u00ebrb\u00ebn baz\u00ebn dhe kufijt\u00eb e veprimtaris\u00eb s\u00eb shtetit.\u201d apo jeni n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb band\u00ebs s\u00eb pla\u00e7kit\u00ebsve q\u00eb e shkel p\u00ebrdit\u00eb kufirin e s\u00eb drejt\u00ebs?\u201d<br \/>\nP\u00ebr 52 dit\u00eb rrjesht, KLGJ nuk ka reaguar ndaj k\u00ebrkesave t\u00eb protest\u00ebs qytetare. Institucionet e Drejt\u00ebsis\u00eb s\u00eb Re duhet t\u00eb jen\u00eb t\u00eb gatshme t\u00eb veprojn\u00eb, kur ka indicie t\u00eb bazuara p\u00ebr shkelje t\u00eb ligjit, t\u00eb theksuara dhe nga rastet e denoncuara nga protesta.<br \/>\nRreziku m\u00eb i madh p\u00ebr institucionet e reja t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb sot \u00ebsht\u00eb t\u00eb perceptohen si spektatore pasive t\u00eb krizave publike. Drejt\u00ebsia e Re nuk do t\u00eb gjykohet nga sloganet q\u00eb shoq\u00ebruan reform\u00ebn n\u00eb drejt\u00ebsi, por nga m\u00ebnyra se si sillet n\u00eb raste konkrete. Protesta n\u00eb dit\u00ebn e saj t\u00eb 53-t\u00eb sot, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga ato raste.<\/p>\n<p><strong><em>Mang\u00ebsi kronike n\u00eb gjykata dhe vonesa pafund<\/em><\/strong><\/p>\n<p>Edhe gjat\u00eb vitit 2025, sistemi gjyq\u00ebsor funksionoi me nj\u00eb num\u00ebr t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm gjyqtar\u00ebsh. Si pasoj\u00eb, shum\u00eb gjykata vijuan t\u00eb kishin vakanca t\u00eb konsiderueshme, nj\u00eb pjes\u00eb e gjyqtar\u00ebve u detyruan t\u00eb administronin disa mij\u00ebra dosje seicili dhe u shtuan transferimet e p\u00ebrkohshme t\u00eb gjyqtar\u00ebve nga nj\u00eb gjykat\u00eb n\u00eb tjetr\u00ebn. Kjo situat\u00eb krijoi ngarkes\u00eb t\u00eb lart\u00eb pune dhe ndikoi drejtp\u00ebrdrejt n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e vendimmarrjes.<br \/>\nNj\u00eb nga treguesit m\u00eb shqet\u00ebsues mbeti koh\u00ebzgjatja e proceseve gjyq\u00ebsore. N\u00eb shumic\u00ebn d\u00ebrrmuese t\u00eb gjykatave proceset civile u shtyn\u00eb me muaj edhe gjat\u00eb vitit t\u00eb kaluar, proceset administrative pat\u00ebn pritje t\u00eb gjata dhe madje, edhe \u00e7\u00ebshtjet penale nuk shp\u00ebtuan vonesave.<br \/>\nQytetar\u00ebt vijojn\u00eb t\u00eb jen\u00eb t\u00eb detyruar t\u00eb presin me vite p\u00ebr nj\u00eb vendim p\u00ebrfundimtar. Kjo c\u00ebnon r\u00ebnd\u00eb standardin kushtetues p\u00ebr gjykim brenda nj\u00eb afati t\u00eb arsyesh\u00ebm.<\/p>\n<p><em><strong>Stoku i dosjeve nuk u ul n\u00eb mas\u00ebn e pritshme. KLGJ e administroi dob\u00ebt sistemin<\/strong><\/em><\/p>\n<p>Nj\u00eb nga objektivat kryesor\u00eb t\u00eb KLGJ-s\u00eb p\u00ebr vitin 2025 ishte reduktimi i stokut t\u00eb \u00e7\u00ebshtjeve. Megjithat\u00eb, n\u00eb shum\u00eb gjykata numri i dosjeve t\u00eb prapambetura mbeti shum\u00eb i lart\u00eb dhe ritmi i zgjidhjes nuk ishte proporcional me numrin e \u00e7\u00ebshtjeve t\u00eb reja. Masat administrative t\u00eb KLGJ-s\u00eb nuk dhan\u00eb efektin e pritur.<br \/>\nGjat\u00eb vitit 2025, pati komandime t\u00eb zgjatura, shp\u00ebrndarje jo optimale t\u00eb gjyqtar\u00ebve dhe pabarazi t\u00eb ngarkes\u00ebs nd\u00ebrmjet gjykatave. N\u00eb disa gjykata kishte mbingarkes\u00eb ekstreme, nd\u00ebrsa n\u00eb t\u00eb tjera kapacitetet nuk shfryt\u00ebzoheshin plot\u00ebsisht.<br \/>\nDigjitalizimi mbeti larg pritshm\u00ebrive. Gjat\u00eb vitit 2025, u konstatuan munges\u00eb e nj\u00eb sistemi plot\u00ebsisht funksional elektronik, v\u00ebshtir\u00ebsi n\u00eb aksesin online t\u00eb dosjeve dhe procedura ende t\u00eb mb\u00ebshtetura n\u00eb dokumentacion fizik.<br \/>\nTransparenca ndaj publikut vijon t\u00eb mbetet an\u00eb e dob\u00ebt e KLGJ-s\u00eb. Nj\u00eb pjes\u00eb e organizatave t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb civile k\u00ebrkuan m\u00eb shum\u00eb transparenc\u00eb n\u00eb procesin e em\u00ebrimeve, procedurat disiplinore dhe vendimmarrjen administrative t\u00eb K\u00ebshillit.<br \/>\nAdministrata gjyq\u00ebsore vijoi t\u00eb funksionoj\u00eb dob\u00ebt. Shum\u00eb gjykata u p\u00ebrball\u00ebn me munges\u00ebn e kancelar\u00ebve, numrin e pamjaftuesh\u00ebm t\u00eb sekretar\u00ebve gjyq\u00ebsor\u00eb dhe munges\u00ebn e theksuar t\u00eb specialist\u00ebve IT, duke filluar nga vet\u00eb Qendra e Teknologjis\u00eb s\u00eb Informacionit p\u00ebr Sistemin e Drejt\u00ebsis\u00eb, e administruar nga KLGJ!<\/p>\n<p><strong><em>xxx<\/em><\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb t\u00ebr\u00ebsi, viti 2025 d\u00ebshmoi paaft\u00ebsi dhe pap\u00ebrgjegjshm\u00ebri nga K\u00ebshilli i Lart\u00eb i Gjyq\u00ebsorit, n\u00eb zgjidhjen e problemeve t\u00eb mprehta t\u00eb gabimit fatal t\u00eb Hart\u00ebs s\u00eb Re t\u00eb Gjyq\u00ebsorit, t\u00eb shoq\u00ebruar k\u00ebt\u00eb vit me munges\u00eb t\u00eb theksuar t\u00eb integritetit dhe pavar\u00ebsis\u00eb institucionale, n\u00eb pagoj\u00ebsin\u00eb dhe mosreagimin ndaj k\u00ebrkesave t\u00eb protest\u00ebs qytetare.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Bujar Leskaj P\u00ebr vitin 2025, pritshm\u00ebrit\u00eb e opinionit publik ishin q\u00eb K\u00ebshilli i Lart\u00eb i Gjyq\u00ebsorit (KLGJ) t\u00eb p\u00ebrshpejtonte plot\u00ebsimin e vakancave n\u00eb gjykata, t\u00eb ulte stokun e dosjeve, t\u00eb rriste transparenc\u00ebn, t\u00eb modernizonte sistemin elektronik t\u00eb dh\u00ebnies s\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb gjyq\u00ebsor, t\u00eb forconte llogaridh\u00ebnien dhe t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsonte administrimin e gjykatave. KLGJ d\u00ebshtoi n\u00eb &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":73556,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[44],"tags":[],"class_list":["post-149163","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-editorial"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/149163","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=149163"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/149163\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":149164,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/149163\/revisions\/149164"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/73556"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=149163"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=149163"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=149163"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}