{"id":149359,"date":"2026-07-27T07:52:08","date_gmt":"2026-07-27T07:52:08","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=149359"},"modified":"2026-07-27T07:52:08","modified_gmt":"2026-07-27T07:52:08","slug":"djalli-i-zi-kthehet-ne-vendin-e-krimit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/07\/27\/djalli-i-zi-kthehet-ne-vendin-e-krimit\/","title":{"rendered":"Djalli i zi kthehet n\u00eb vendin e krimit"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga\u00a0Enver BYTY\u00c7I<\/strong><\/p>\n<p>Djalli i zi ishte m\u00eb 22 korrik 2026 n\u00eb zon\u00ebn turistike malore t\u00eb Thethit. I shoq\u00ebruar nga s\u00eb paku dy djaj\u00eb t\u00eb tjer\u00eb shkoi, ai n\u00eb vendin e krimit t\u00eb para nj\u00eb viti dhe s\u00ebrishmi shiti hilet dhe intrigat e veta. N\u00ebse i num\u00ebrojm\u00eb k\u00ebto hile e intriga, do t\u00eb ishte besoj e 1001-ta n\u00eb radh\u00ebn e t\u00eb gjitha mashtrimeve q\u00eb djalli ka b\u00ebr\u00eb gjat\u00eb koh\u00ebs s\u00eb tij n\u00eb postin e numrit nj\u00eb t\u00eb qeveris\u00eb shqiptare. N\u00eb k\u00ebt\u00eb aspekt, ai nuk ka konkurrent. Nuk e kan\u00eb konkurruar dot as m\u00eb djall\u00ebzor\u00ebt e planetit n\u00eb raport me shqiptar\u00ebt, pra serb\u00ebt!<\/p>\n<p>Shihni si e shet hilen e radh\u00ebs djalli i zi! U tha banor\u00ebve t\u00eb Thethit se pron\u00ebn ju e keni t\u00eb trash\u00ebguar brez pas brezi, por ju nuk keni letra. Letra t\u00eb b\u00ebn pronar, tha djalli i zi. Nuk t\u00eb b\u00ebn pronar trash\u00ebgimia, si\u00e7 jo t\u00eb b\u00ebn t\u00eb till\u00eb psh., n\u00eb \u00e7do vend europian e n\u00eb bot\u00eb. Dhe m\u00eb pas vazhdoi: \u2013 Q\u00eb ju t\u00eb b\u00ebheni pronar\u00eb t\u00eb pron\u00ebs suaj t\u00eb trash\u00ebguar, duhet t\u00eb aplikoni te \u201cPaketa e Maleve\u201d. Pasi t\u00eb aplikoni me projekte, ne e shohim at\u00eb dhe e miratojm\u00eb. Pasi ta miratojm\u00eb, ne jua japim letrat, por ju duhet t\u00eb paguani nj\u00eb euro p\u00ebr m\u00b2. Pse k\u00ebt\u00eb nj\u00eb euro? Q\u00eb ti, viktima e djallit, ta besosh se \u201ckryeministri po t\u00eb b\u00ebn ty pronar\u201d. Ti nuk ke pse i je mir\u00ebnjoh\u00ebs as bab\u00ebs, as gjyshit e as st\u00ebrgjyshit p\u00ebr pron\u00ebn q\u00eb ta kan\u00eb l\u00ebn\u00eb trash\u00ebgim. Mir\u00ebnjohja duhet t\u00eb shkoj\u00eb p\u00ebr djallin e zi. A nuk i prishi kishat e xhamit\u00eb djalli i koh\u00ebs s\u00eb komunizmit, me q\u00ebllim q\u00eb \u201cpopulli ta dinte p\u00ebr Zot at\u00eb\u201d?!<\/p>\n<p>Kushdo q\u00eb ka pak tru e lexon fare leht\u00ebsisht fabul\u00ebn e djallit t\u00eb zi. Ai edhe e pranon se prona dhe toka jan\u00eb t\u00eb banor\u00ebve t\u00eb Thethit, e trash\u00ebguar nga nj\u00eb brez te tjetri, edhe u k\u00ebrkon nj\u00eb euro pages\u00eb p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb t\u00eb tyren. Mesazhi \u00ebsht\u00eb: \u2013 Ti e ke t\u00eb trash\u00ebguar pron\u00ebn! Ti e ke t\u00ebnden at\u00eb. Por vet\u00ebm n\u00ebse ta jap un\u00eb, padishahu i madh i shnd\u00ebrruar n\u00eb nj\u00eb djall t\u00eb zi. Vet\u00ebm n\u00ebse ti b\u00ebn nj\u00eb projekt tek arkitekti i preferuar i imi. Vet\u00ebm n\u00ebse ti paguan \u201ctaks\u00ebn\u201d e korrupsionit! Vet\u00ebm n\u00ebse ti pastron parat\u00eb e drog\u00ebs e t\u00eb krimit t\u00eb organizuar! Dhe n\u00eb fund, vet\u00ebm n\u00ebse ti k\u00ebt\u00eb pron\u00eb dhe k\u00ebt\u00eb pasuri e aktivizon dhe e shnd\u00ebrron n\u00eb fuqi dhe vota p\u00ebr Rilindjen! N\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn, n\u00ebse nuk je me mua, at\u00ebher\u00eb ti do t\u00eb marr\u00ebsh \u201cnoc rrokun\u201d, si\u00e7 i p\u00eblqen t\u00eb thot\u00eb shpesh her\u00eb!<\/p>\n<p>Shihni kurb\u00ebn e mashtrimit t\u00eb djallit t\u00eb zi! N\u00eb koh\u00eb fushate, para zgjedhjeve t\u00eb 14 majit 2025, shkoi ai n\u00eb Theth dhe thethian\u00ebve ua dha tapit\u00eb e tok\u00ebs. U premtoi leje dhe legalizime p\u00ebr bujtinat e nd\u00ebrtuara n\u00eb trojet e vjetra t\u00eb gjysh\u00ebrve. Por sapo mbaruan zgjedhjet \u00e7oi aty fadromat dhe prishi, shkat\u00ebrroi dhe rrafshoi me tok\u00ebn rreth 100 biznese t\u00eb tilla. Arsyeja? Sepse thethian\u00ebt nuk votuan n\u00eb shumic\u00eb p\u00ebr Rilindjen dhe djallin e zi. Ishte nj\u00eb hakmarrje primitive e bazuar n\u00eb pabesi! Ish\u00a0te nj\u00eb nga kulmet e hileve dhe intrigave t\u00eb tij. Megjithat\u00eb, ai mori guximin t\u00eb shkoj\u00eb s\u00ebrishmi n\u00eb vendin ku kreu krimin e sh\u00ebmtuar. Ishte atje t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn e kaluar dhe elaboroi hilen e radh\u00ebs. \u201cNuk kam th\u00ebn\u00eb se nuk do t\u00eb prishen bujtinat q\u00eb i prish\u00ebm\u201d, u thoshte! Dhe askush nuk i thoshte: \u2013 Po ti ke pallate n\u00eb mes t\u00eb Tiran\u00ebs t\u00eb nd\u00ebrtuara pa leje dhe nuk nd\u00ebrmerr asnj\u00eb veprim. T\u00eb kan\u00eb mbetur bujtinat e Thethit t\u00eb d\u00ebshmosh arroganc\u00ebn dhe diktatin t\u00ebnd?!<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, k\u00ebsaj radhe djalli u b\u00eb \u201cengj\u00ebll\u201d! U ofroi edhe nj\u00ebher\u00eb dor\u00ebn e bashk\u00ebpunimit me sentenc\u00ebn \u201cJu keni prona e toka, por pa mua ato nuk vlejn\u00eb\u201d! Dhe n\u00ebse un\u00eb jam kushti i zhvillimit t\u00eb tyre, ju duhet t\u00eb m\u00eb bindeni dhe madje t\u00eb m\u00eb votoni, sepse zgjedhjet lokale po afrojn\u00eb. Nuk ka n\u00eb bot\u00eb regjisor, shkrimtar, romancier q\u00eb fantazon me kaq shum\u00eb djall\u00ebzi dhe q\u00eb vepron me kaq shum\u00eb hipokrizi! Kameleon\u00ebt jan\u00eb nj\u00ebmij\u00eb vite mbrapa fantazis\u00eb s\u00eb hileve t\u00eb kryeministrit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Ata kan\u00eb dal\u00eb jasht\u00eb loje n\u00eb shfaqjet e tyre, krahasuar me djallin e zi.<\/p>\n<p>Hileja q\u00ebndron edhe diku gjetk\u00eb. Kur djalli i zi i prishi bizneset e Thethit kishte p\u00ebr q\u00ebllim dy objektiva t\u00eb tjer\u00eb: \u2013 T\u2019u thoshte shqiptar\u00ebve se \u201ckur un\u00eb matem me mal\u00ebsor\u00ebt\u00a0e Prek Calit dhe bajraktar\u00ebt e Shal\u00ebs, Shoshit dhe Thethit, juve t\u00eb tjer\u00ebve nuk ju kam n\u00eb llogari. Kur un\u00eb mundem q\u00eb k\u00ebta \u201cburra mal\u00ebsie\u201d t\u2019i godas keq atje ku atyre iu dhemb m\u00eb shum\u00eb dhe prap\u00eb t\u00eb m\u00eb pranojn\u00eb n\u00eb sof\u00ebr, ju nuk ju kam n\u00eb defter\u201d! Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00ebra prej hileve t\u00eb tij. Tjetra ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me ngjarjet e dit\u00ebs. Thethi dhe pritja e thethian\u00ebve i sh\u00ebrbeu djallit t\u00eb zi q\u00eb me t\u2019u kthyer n\u00eb Tiran\u00eb t\u00eb nxjerr\u00eb vendimin e qeveris\u00eb s\u00eb tij p\u00ebr t\u00eb investuar n\u00eb zonat e mbrojtura. Pra, u tha protestuesve dhe opozit\u00ebs se \u201cun\u00eb e mora dekretin e Thethit p\u00ebr k\u00ebto investime dhe nuk do t\u00eb ndalem edhe pse BE dhe protestuesit jan\u00eb kund\u00ebr.<\/p>\n<p>Kryeministri yn\u00eb ka vendosur t\u00eb sillet me shqiptar\u00ebt, me pronat e tyre dhe trash\u00ebgimin\u00eb ton\u00eb kulturore, si\u00e7 sillen djajt\u00eb e zi me k\u00ebto fondamente t\u00eb jet\u00ebs njer\u00ebzore. Tashm\u00eb shumica e qytetar\u00ebve shqiptar\u00eb e ka kuptuar k\u00ebt\u00eb hile. Por ka nga ata q\u00eb ose nuk e kuptojn\u00eb, ose nuk duan ta kuptojn\u00eb, sepse n\u00eb nj\u00eb far\u00eb m\u00ebnyre edhe ata b\u00ebjn\u00eb loj\u00ebn e djallit t\u00eb zi. Pra duan t\u00eb p\u00ebrfitojn\u00eb di\u00e7ka t\u00eb paligjshme e t\u00eb pandershme nga djall\u00ebzit\u00eb e kryeministrit ton\u00eb. Nga k\u00ebta ka jo pak brenda dhe jasht\u00eb vendit. Sidomos emigrant\u00eb t\u00eb sht\u00ebpive t\u00eb barit apo t\u00eb trafikut t\u00eb drog\u00ebs. K\u00ebta jan\u00eb kontingjenti q\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur dhe po p\u00ebrdoret edhe n\u00eb \u201cPaket\u00ebn e Maleve\u201d nga Edi Rama! Djalli i zi e i madh bashk\u00ebpunon me djajt\u00eb e drog\u00ebs dhe krimit t\u00eb organizuar! Nuk ndalet as ai, as ata! Duhet t\u2019i ndalim ne shqiptar\u00ebt q\u00eb vuajm\u00eb pasojat e k\u00ebtyre djall\u00ebzive dhe hileve e intrigave pa fund!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga\u00a0Enver BYTY\u00c7I Djalli i zi ishte m\u00eb 22 korrik 2026 n\u00eb zon\u00ebn turistike malore t\u00eb Thethit. I shoq\u00ebruar nga s\u00eb paku dy djaj\u00eb t\u00eb tjer\u00eb shkoi, ai n\u00eb vendin e krimit t\u00eb para nj\u00eb viti dhe s\u00ebrishmi shiti hilet dhe intrigat e veta. N\u00ebse i num\u00ebrojm\u00eb k\u00ebto hile e intriga, do t\u00eb ishte besoj e &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":149360,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[44],"tags":[],"class_list":["post-149359","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-editorial"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/149359","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=149359"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/149359\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":149362,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/149359\/revisions\/149362"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/149360"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=149359"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=149359"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=149359"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}