{"id":149388,"date":"2026-07-27T09:04:03","date_gmt":"2026-07-27T09:04:03","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=149388"},"modified":"2026-07-27T09:04:29","modified_gmt":"2026-07-27T09:04:29","slug":"bardhi-qeveria-deshtoi-me-nato-n-tani-kerkon-te-kaloje-marreveshjen-300-milion-euro-ne-shkelje-te-kushtetutes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/07\/27\/bardhi-qeveria-deshtoi-me-nato-n-tani-kerkon-te-kaloje-marreveshjen-300-milion-euro-ne-shkelje-te-kushtetutes\/","title":{"rendered":"Bardhi: Qeveria d\u00ebshtoi me NATO-n, tani k\u00ebrkon t\u00eb kaloj\u00eb marr\u00ebveshjen 300 milion euro n\u00eb shkelje t\u00eb Kushtetut\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p>Kryetari i Grupit Parlamentar t\u00eb PD, Gazment Bardhi, akuzoi mazhoranc\u00ebn socialiste dhe kryetarin e Kuvendit, Niko Peleshi, p\u00ebr munges\u00eb transparence dhe shkelje t\u00eb Kushtetut\u00ebs n\u00eb procedur\u00ebn e shqyrtimit t\u00eb marr\u00ebveshjes s\u00eb siguris\u00eb me vler\u00eb 300 milion\u00eb euro n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb angazhimeve t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb NATO.<\/p>\n<p>Nga foltorja e Kuvendit, Bardhi deklaroi se deputet\u00ebve nuk u \u00ebsht\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb dispozicion teksti i marr\u00ebveshjes, nd\u00ebrsa po u k\u00ebrkohet ta miratojn\u00eb at\u00eb brenda s\u00eb nj\u00ebjt\u00ebs dit\u00eb.<\/p>\n<p>Edhe pse ritheksoi se opozita e mb\u00ebshtet n\u00eb parim marr\u00ebveshjen me Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs dhe investimet n\u00eb mbrojtje, Bardhi theksoi se nuk mund t\u00eb pranohet miratimi i saj n\u00eb kund\u00ebrshtim me Kushtetut\u00ebn dhe Rregulloren e Kuvendit.<\/p>\n<p><strong>Gazment Bardhi:<\/strong> Zoti kryetar na keni ftuar sot n\u00eb seanc\u00eb plenare t\u00eb diskutojm\u00eb p\u00ebr nj\u00eb marr\u00ebveshje, q\u00eb na njoftua tani q\u00eb mund t\u00eb shkojm\u00eb ta marrim te sekretaria e Kuvendit. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb kushtetuta dhe rregullorja e Kuvendit t\u00eb detyrojn\u00eb, q\u00eb menj\u00ebher\u00eb sapo projektligji t\u00eb paraqitet n\u00eb Kuvend, t&#8217;ia shp\u00ebrndash at\u00eb deputet\u00ebve. Detyrim t\u00eb cilin nuk e keni p\u00ebrmbushur. Por mendoni se do t\u00eb shnd\u00ebrroni Kuvendin e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb nj\u00eb lloj si grupi juaj parlamentar. P\u00ebr ju \u00ebsht\u00eb fakt publik, q\u00eb kryeministri ju ka th\u00ebn\u00eb se jeni vet\u00ebm kartona.<\/p>\n<p>Nuk duhet t\u00eb mendoni, nuk duhet t\u00eb keni ide, nuk duhet t\u00eb b\u00ebni propozime, nuk duhet t\u00eb lexoni projektligje, vet\u00ebm duhet t\u00eb votoni. Mir\u00ebpo ky \u00ebsht\u00eb rregull i funksionimit p\u00ebr k\u00ebta an\u00ebn k\u00ebtej t\u00eb Kuvendit. P\u00ebr grupin tuaj parlamentar, por nuk mund t\u00eb jet\u00eb rregull p\u00ebr Kuvendin e Shqip\u00ebris\u00eb, aq m\u00eb pak p\u00ebr k\u00ebta an\u00ebn k\u00ebtej t\u00eb sall\u00ebs s\u00eb Kuvendit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Parafol\u00ebsi k\u00ebtu tha detajet e marr\u00ebveshjes, q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb ju nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb deputet\u00ebve i trajtoni ndryshe dhe nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb deputet\u00ebve i trajtoni ndryshe. Fol\u00ebt p\u00ebr nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb ardhur nga K\u00ebshilli i Ministrave q\u00eb jep argumenta, se pse Kuvendi do t\u00eb duhet t\u00eb shkel\u00eb Kushtetut\u00ebn e Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb fakt n\u00ebse do t\u00eb ishit realisht kryetari i Kuvendit nuk do ta kishit lexuar at\u00eb njoftim. Nuk do t&#8217;u kishit th\u00ebn\u00eb deputet\u00ebve q\u00eb K\u00ebshilli i Ministrave ka sjell\u00eb nj\u00eb njoftim, q\u00eb na k\u00ebrkon ne t\u00eb shkelim Kushtetut\u00ebn e Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Por un\u00eb si kryetar Kuvendi, jam betuar mbi k\u00ebt\u00eb Kushtetut\u00eb dhe nuk e lexoj njoftimin, por do t&#8217;ia kthej mbrapsht K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave, q\u00eb ta sjelli k\u00ebrkes\u00ebn n\u00eb p\u00ebrputhje me Kushtetut\u00ebn.<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo p\u00ebr ju Kushtetuta \u00ebsht\u00eb firma e Edi Ram\u00ebs. Jo ajo, kontrat\u00eb q\u00eb ne kemi lidhur me popullin shqiptar. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb p\u00ebr ne Kushtetuta \u00ebsht\u00eb kjo, kontrata q\u00eb kemi lidhur me qytetar\u00ebt shqiptar\u00eb. Na foli zot\u00ebria p\u00ebr marr\u00ebveshje historike. P\u00ebr \u00e7far\u00eb historie flisni? Keni patur 14 vite koh\u00eb qeverisje tuaj p\u00ebr t\u00eb plot\u00ebsuar buxhetin e NATO-s, buxhetin e siguris\u00eb dhe detyrimet q\u00eb rrjedhin nga an\u00ebtar\u00ebsimi i Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb NATO. Na flet ti ne q\u00eb s&#8217;kuptojm\u00eb ne marr\u00ebveshjen?<\/p>\n<p>Po kur zotrote e quaje NATO-n NAT, ky krahu k\u00ebtej jo vet\u00ebm e kuptonte, por firmoste dhe miratonte an\u00ebtar\u00ebsimin e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb NATO. Kur ti protestoje kund\u00ebr NATO-s, ne kuptonim, lexonim, firmosnim dhe n\u00ebnshkruanim an\u00ebtar\u00ebsimin, marr\u00ebveshjen e an\u00ebtar\u00ebsimit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb NATO. Paaft\u00ebsia dhe mungesa e vizionit t\u00eb qeveris\u00eb, q\u00eb e \u00e7uan Shqip\u00ebrin\u00eb deri n\u00eb pik\u00ebn q\u00eb rrezikonte an\u00ebtar\u00ebsimin e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb NATO, sepse nuk ishte p\u00ebrmbushur shpenzimet e mbrojtjes, nuk \u00ebsht\u00eb kurr\u00eb urgjenc\u00eb. E ka emrin paaft\u00ebsi, munges\u00eb vizioni.<\/p>\n<p>M\u00eb pak se 2% \u00ebsht\u00eb buxheti i mbrojtjes s\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, n\u00eb shkelje t\u00eb angazhimeve si nj\u00eb vend an\u00ebtar i NATOS, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb Edi Rama mburret publikisht p\u00ebr t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn duke g\u00ebnjyer. Vet\u00ebm pasi aleat\u00ebt tan\u00eb strategjik\u00eb, Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs dhe media nd\u00ebrkomb\u00ebtare zbuluan t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn, qeveria po p\u00ebrpiqet t\u00eb korrigjoj\u00eb me nxitim at\u00eb q\u00eb n\u00eb fakt do t\u00eb duhej ta kishte planifikuar prej koh\u00ebsh, p\u00ebr t\u00eb kufizuar d\u00ebmin q\u00eb i shkakton besueshm\u00ebris\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb si aleat i denj\u00eb i vendeve t\u00eb NATO-s.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, pa diskutim q\u00eb marr\u00ebveshja 300 milion\u00eb euro me Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb pajisje ushtarake, t\u00eb cil\u00ebn e ripohoj ne nuk e disponojm\u00eb akoma, nuk na \u00ebsht\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb dispozicion si\u00e7 rregullat e funksionimit t\u00eb parlamentit e diktojn\u00eb, absolutisht q\u00eb \u00ebsht\u00eb e mir\u00ebpritur. Marr\u00ebveshja \u00ebsht\u00eb e mir\u00ebpritur sepse Shqip\u00ebris\u00eb i duhen investime t\u00eb tilla. Absolutisht q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb reagim i vonuar, i nj\u00eb qeverie t\u00eb pap\u00ebrgjegjshme q\u00eb nuk p\u00ebrmbushi detyrimet ndaj NATO-s dhe lejoi q\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb t&#8217;i vihet n\u00eb pik\u00ebpyetje edhe vet\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimi i saj n\u00eb NATO. Siguria komb\u00ebtare nuk nd\u00ebrtohet me propagand\u00eb dhe as me reagime t\u00eb vonuara n\u00ebn presion.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria ka nevoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb qeveri q\u00eb p\u00ebrmbush angazhimet ndaj NATO-s me p\u00ebrgjegj\u00ebsi dhe nuk e ekspozon vendin si nj\u00eb aleat jo serioz dhe jo t\u00eb besuesh\u00ebm. Prandaj zoti kryetar ju do t\u00eb duhet t\u00eb kishit informuar Kuvendin, jo vet\u00ebm mbi k\u00ebrkes\u00ebn e ardhur nga K\u00ebshilli i Ministrave, apo q\u00ebndrimin e grupit parlamentar, q\u00eb kjo marr\u00ebveshje e palexuar t\u00eb votohet brenda dit\u00ebs s\u00eb sotme, por dhe p\u00ebr nj\u00eb q\u00ebndrim t\u00eb cilin un\u00eb ta kam shprehur n\u00eb em\u00ebr t\u00eb opozit\u00ebs, gjat\u00eb fundjav\u00ebs, mbi procedur\u00ebn q\u00eb ky Kuvend, ky Kuvend do t\u00eb duhet t\u00eb ndjek\u00eb.<\/p>\n<p>Po, ne jemi pro marr\u00ebveshjes q\u00eb rrit investimet n\u00eb fush\u00ebn e siguris\u00eb. Po, ne jemi pro marr\u00ebveshjes q\u00eb p\u00ebrmbush detyrimet ndaj detyrimet e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimin n\u00eb NATO, pra ndaj vendeve t\u00eb NATO-s. Po, ne do ta votonim pro, marr\u00ebveshjen me aleatin ton\u00eb strategjik, duke e fal\u00ebnderuar p\u00ebr mb\u00ebshtetjen q\u00eb i b\u00ebn Shqip\u00ebris\u00eb. Edhe pse \u00ebsht\u00eb hu\u00e1 dhe Shqip\u00ebria ka patur t\u00eb gjitha mund\u00ebsit\u00eb q\u00eb gjat\u00eb k\u00ebtyre 14 viteve ta p\u00ebrmbushte vet\u00eb k\u00ebt\u00eb detyrim.<\/p>\n<p>Po ju n\u00eb vend t\u00eb NATO-s dhe n\u00eb vend t\u00eb partneritetit me Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, zgjodh\u00ebt incenerator\u00ebt, q\u00eb nuk ekzistojn\u00eb. Kaq \u00ebsht\u00eb p\u00ebr qytetar\u00ebt shqiptar\u00eb. N\u00eb qoft\u00eb se parat\u00eb, 300 milion\u00eb dollar\u00eb, nuk do ishin vjedhur nga Edi Rama dhe qeveria e tij bashk\u00eb me Klodian Zoton e Klodian M\u00ebrtirin p\u00ebr incenerator\u00eb q\u00eb nuk ekzistojn\u00eb, por do t\u00eb ishin investuar n\u00eb fush\u00ebn e siguris\u00eb komb\u00ebtare, Shqip\u00ebria nuk do t\u00eb kishte nevoj\u00eb t\u00eb merrte nj\u00eb hua t\u00eb till\u00eb. Por ne kemi nj\u00eb qeveri, q\u00eb n\u00eb vend t\u00eb p\u00ebrgjegjshm\u00ebris\u00eb ndaj aleanc\u00ebs, zgjedh korrupsionin.<\/p>\n<p>N\u00eb kund\u00ebrshtim t\u00eb angazhimeve n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb NATO-s, zgjedh t\u00eb vjedh\u00eb parat\u00eb e qytetar\u00ebve m\u00eb t\u00eb varf\u00ebr n\u00eb Europ\u00eb. Dhe ju kam propozuar q\u00eb sot Kuvendi t\u00eb miratoj\u00eb shqyrtimin me procedur\u00eb t\u00eb p\u00ebrshpejtuar. Komisionet p\u00ebrgjegj\u00ebse t\u00eb marrin koh\u00eb t\u00eb mart\u00ebn dhe t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn p\u00ebr t\u00eb shqyrtuar marr\u00ebveshjen dhe t\u00eb enjten t\u00eb mblidhemi p\u00ebr t\u00eb votuar t\u00eb gjith\u00eb bashk\u00eb marr\u00ebveshjen me aleatin ton\u00eb strategjik, Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs. Kjo zoti kryetar, sepse k\u00ebshtu na e dikton Kushtetuta e Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Neni 83, pika 2 e Kushtetut\u00ebs parashikon se Kuvendi, me k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave ose nj\u00eb t\u00eb pest\u00ebs s\u00eb deputet\u00ebve, mund t\u00eb shqyrtoj\u00eb dhe miratoj\u00eb nj\u00eb projektligj me procedur\u00eb t\u00eb p\u00ebrshpejtuar, por jo m\u00eb par\u00eb se nj\u00eb jav\u00eb nga fillimi i procedur\u00ebs s\u00eb shqyrtimit. Dhe procedura q\u00eb ju po ndiqni zoti kryetar \u00ebsht\u00eb konstatuar, por ju nuk i lexoni dhe nuk i respektoni vendimet e Gjykat\u00ebs Kushtetuese, \u00ebsht\u00eb konstatuar si antikushtetuese me vendimin num\u00ebr 18, dat\u00eb 23.2.2026. Dhe ju keni detyrimin t\u00eb respektoni Kushtetut\u00ebn dhe vendimet e Gjykat\u00ebs Kushtetuese.<\/p>\n<p>N\u00eb nisje kur secili prej nesh \u00ebsht\u00eb ulur n\u00eb k\u00ebt\u00eb sall\u00eb zoti kryetar, ju i keni lexuar formul\u00ebn e betimit. E cila thot\u00eb, p\u00ebr secilin prej nesh n\u00eb k\u00ebt\u00eb sall\u00eb: Betohem me nderin tim se do t\u00eb kryej me nd\u00ebrgjegje detyr\u00ebn si deputet i popullit n\u00eb Kuvendin e Shqip\u00ebris\u00eb. Do t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsoj denj\u00ebsisht popullin tim, do t&#8217;i bindem Kushtetut\u00ebs dhe ligjeve. Do t\u00eb mbroj lirin\u00eb dhe pavar\u00ebsin\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb, do t\u00eb respektoj dhe mbroj t\u00eb drejtat dhe lirit\u00eb e shtetasve dhe do t\u00eb punoj me t\u00eb gjith\u00eb fuqit\u00eb e mia p\u00ebr p\u00ebrparimin e atdheut dhe mir\u00ebqenien e popullit tim.<\/p>\n<p>M\u00eb thoni p\u00ebr \u00e7far\u00eb nd\u00ebrgjegje, nderuar koleg\u00eb t\u00eb maxhoranc\u00ebs flisni ju, kur sot ju ka ftuar t\u00eb votoni pa lexuar. Me \u00e7far\u00eb nd\u00ebrgjegje do t\u00eb votoni ju pa lexuar, pa jua v\u00ebn\u00eb n\u00eb dispozicion aktet, pa ju p\u00ebrfillur si deputet\u00eb t\u00eb k\u00ebtij Kuvendi? M\u00eb thoni p\u00ebr \u00e7far\u00eb nd\u00ebrgjegje jeni betuar ju t\u00eb nderuar koleg\u00eb t\u00eb maxhoranc\u00ebs, kur me nd\u00ebrgjegje t\u00eb plot\u00eb kryeni akte n\u00eb kund\u00ebrshtim me Kushtetut\u00ebn e vendit? Dhe po ju b\u00ebj t\u00eb qart\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb seanc\u00eb plenare.<\/p>\n<p>Ne nuk kemi asgj\u00eb kund\u00ebr marr\u00ebveshjes, n\u00eb parim do t\u00eb duhet ta lexojm\u00eb p\u00ebr t&#8217;u shprehur n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi sepse ndryshe nga ju nuk jemi karton, jemi betuar t\u00eb votojm\u00eb me nd\u00ebrgjegje dhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb informuar, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb plot\u00eb t\u00eb informuar, por procedur\u00eb dhe miratim t\u00eb ligjeve n\u00eb kund\u00ebrshtim me Kushtetut\u00ebn, ne nuk pranojm\u00eb kurr\u00eb. Marr\u00ebveshja zoti kryetar, dhe nj\u00eb fjali dhe e mbylla, se that\u00eb K\u00ebshilli i Ministrave ka k\u00ebrkuar hyrjen n\u00eb fuqi sa m\u00eb par\u00eb&#8230;<\/p>\n<p>Marr\u00ebveshja hyn n\u00eb fuqi ku t\u00eb dyja shtetet p\u00ebrfundojn\u00eb procedurat e veta t\u00eb brendshme t\u00eb ratifikimit. Q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb nuk ka asnj\u00eb urgjenc\u00eb, p\u00ebr sa koh\u00eb Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs nuk e kan\u00eb p\u00ebrfunduar procedur\u00ebn e tyre t\u00eb brendshme. Sepse ata ndryshe nga ju nuk e shkelin Kushtetut\u00ebn, por zbatojn\u00eb Kushtetut\u00ebn e vendit t\u00eb tyre. Dhe ne k\u00ebt\u00eb po k\u00ebrkojm\u00eb. T\u00eb ndjekim t\u00eb nj\u00ebjtin standart, t\u00eb respektojm\u00eb Kushtetut\u00ebn e Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Ndryshe, ftesa do jet\u00eb shum\u00eb her\u00eb m\u00eb e madhe, sepse ne nuk pranojm\u00eb q\u00eb t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb n\u00eb k\u00ebmb\u00eb nj\u00eb ligj antikushtetues, dhe ja ku po ju paralajm\u00ebroj, ky ligj do t\u00eb rr\u00ebzohet si antikushtetues nga Gjykata Kushtetuese e Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<br \/>\nJu faleminderit!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryetari i Grupit Parlamentar t\u00eb PD, Gazment Bardhi, akuzoi mazhoranc\u00ebn socialiste dhe kryetarin e Kuvendit, Niko Peleshi, p\u00ebr munges\u00eb transparence dhe shkelje t\u00eb Kushtetut\u00ebs n\u00eb procedur\u00ebn e shqyrtimit t\u00eb marr\u00ebveshjes s\u00eb siguris\u00eb me vler\u00eb 300 milion\u00eb euro n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb angazhimeve t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb NATO. Nga foltorja e Kuvendit, Bardhi deklaroi se deputet\u00ebve nuk u &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":97585,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-149388","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/149388","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=149388"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/149388\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":149389,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/149388\/revisions\/149389"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/97585"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=149388"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=149388"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=149388"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}