{"id":149459,"date":"2026-07-27T16:52:03","date_gmt":"2026-07-27T16:52:03","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=149459"},"modified":"2026-07-27T16:52:03","modified_gmt":"2026-07-27T16:52:03","slug":"alimehmeti-institucioni-i-parlamentit-nuk-funksionon-se-nuk-do-edi-rama","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/07\/27\/alimehmeti-institucioni-i-parlamentit-nuk-funksionon-se-nuk-do-edi-rama\/","title":{"rendered":"Alimehmeti: Institucioni i Parlamentit nuk funksionon se nuk do Edi Rama!"},"content":{"rendered":"<p>An\u00ebtari i Kryesis\u00eb s\u00eb PD, Ilir Alimehmeti, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka shnd\u00ebrruar Parlamentin n\u00eb nj\u00eb institucion formal q\u00eb vet\u00ebm miraton vendimet e qeveris\u00eb, pa debat dhe transparenc\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr Syri TV, Alimehmeti deklaroi se deputet\u00ebt e mazhoranc\u00ebs \u201cvet\u00ebm ngren\u00eb kartonin\u201d, nd\u00ebrsa theksoi se marr\u00ebveshjet, edhe kur lidhen me partner\u00ebt strategjik\u00eb, duhet t\u00eb kalojn\u00eb me transparenc\u00eb t\u00eb plot\u00eb dhe t\u00eb debatohen n\u00eb Kuvend.<\/p>\n<p>Sipas tij, Rama nuk respekton rolin e Parlamentit dhe po e p\u00ebrdor at\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb formalizuar vendimet e qeveris\u00eb, duke i mohuar qytetar\u00ebve t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr t\u2019u informuar mbi \u00e7\u00ebshtjet q\u00eb votohen.<\/p>\n<p><strong>Alimehmeti: <\/strong>Nuk ka asnj\u00eb \u00e7udi n\u00eb t\u00eb tashm\u00eb. Qeverisjen e Edi Ram\u00ebs e dim\u00eb fare mir\u00eb si\u00e7 \u00ebsht\u00eb, sepse dhe parlamentarizmi \u00ebsht\u00eb praktikisht qeverisja e Edi Ram\u00ebs, po brenda mureve t\u00eb parlamentit. Ata vet\u00ebm b\u00ebjn\u00eb \u00e7far\u00eb thot\u00eb ai, nuk ia vlen t\u00eb flas\u00ebsh p\u00ebr deputet\u00ebt e Partis\u00eb Socialiste dhe ata q\u00eb mb\u00ebshtesin Partin\u00eb Socialiste. Nga ky aspekt nuk ka asgj\u00eb t\u00eb re. Do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb ai parlament duhet thjesht si nj\u00eb noteri, q\u00eb thjesht kalon, meqen\u00ebse duhen kaluar k\u00ebshtu pro forma aktet k\u00ebtu dhe kaq, dhe nuk kupton q\u00eb parlamenti n\u00eb fakt \u00ebsht\u00eb, duhet t\u00eb jet\u00eb si\u00e7 thot\u00eb dhe fjala, vendi ku t\u00eb flasim mendja dhe jan\u00eb z\u00ebri i qytetar\u00ebve.<\/p>\n<p>Dhe ai at\u00eb z\u00eb t\u00eb qytetar\u00ebve nuk do ta d\u00ebgjoj\u00eb, dhe atyre nuk do t&#8217;i flas\u00eb. N\u00eb fund t\u00eb fundit, marr\u00ebveshjet, ka marr\u00ebveshje q\u00eb jan\u00eb shum\u00eb krejt\u00ebsisht okej, p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr kur jan\u00eb me partner\u00eb strategjik\u00eb ton\u00ebt, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb m\u00eb kryesori Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs. Po ku \u00ebsht\u00eb transparenca? Se k\u00ebtu n\u00eb fund t\u00eb dit\u00ebs p\u00ebr k\u00ebt\u00eb flitet. Pra, a t&#8217;i besojm\u00eb Edi Ram\u00ebs neve, kjo marr\u00ebveshje na erdhi nga partneri strategjik apo na erdhi nga Edi Rama? I bie q\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb t&#8217;i besosh Edi Ram\u00ebs.Dakord?<\/p>\n<p>Dhe nuk mund t&#8217;i besosh dhe nuk mund t&#8217;i z\u00ebsh bes\u00eb k\u00ebtij njeriu, sepse e kemi par\u00eb shum\u00eb qart\u00eb q\u00eb nuk e meriton dhe nuk ka bes\u00eb. E nga ky aspekt, patjet\u00ebr q\u00eb kjo marr\u00ebveshje po t&#8217;u kalonte, un\u00eb e kuptoj q\u00eb ka situata t\u00eb ve\u00e7anta, por q\u00eb patjet\u00ebr k\u00ebrkojn\u00eb transparenc\u00ebn e duhur, patjet\u00ebr k\u00ebrkojn\u00eb q\u00eb t\u00eb zgjedhurit nga njer\u00ebzit t\u00eb jen\u00eb t\u00eb qart\u00eb se \u00e7far\u00eb po votojn\u00eb dhe t&#8217;ua shpjegojn\u00eb nes\u00ebr atyre: pra votuam k\u00ebt\u00eb gj\u00eb k\u00ebtu, n\u00eb k\u00ebt\u00eb lloj m\u00ebnyre, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye e me radh\u00eb. Fakti q\u00eb nuk kalon asnj\u00eb nga k\u00ebto faza, do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb ai p\u00ebrdhos komplet parlamentin, patjet\u00ebr p\u00ebrdhos ata q\u00eb ai ka futur vet\u00eb aty n\u00eb em\u00ebr t\u00eb Partis\u00eb Socialiste. Ata ngren\u00eb kartonin si\u00e7 e kan\u00eb b\u00ebr\u00eb gjith\u00eb k\u00ebto vite e gjith\u00eb k\u00ebto mandate.<\/p>\n<p>Dhe nga krahu tjet\u00ebr, p\u00ebr ta p\u00ebrmbyllur diskutimin me si e diskutuam dhe ju, qofshin deputet\u00ebt e opozit\u00ebs, qoft\u00eb populli atje jasht\u00eb, pik\u00ebrisht k\u00ebrkon q\u00eb ky parlament, kjo parti socialiste, kjo qeverisje e Edi Ram\u00ebs, kjo munges\u00eb totale e transparenc\u00ebs n\u00eb secil\u00ebn pun\u00eb t\u00eb tij, dhe ky abuzim ndaj tyre t\u00eb marr\u00eb fund. Dhe n\u00ebse ky njeri shkon dhe prezanton vet\u00eb me nj\u00eb dokument se e dim\u00eb t\u00eb qart\u00eb neve sa bes\u00eb ka ky.<\/p>\n<p>Nj\u00eb dokument t\u00eb caktuar, vet\u00ebm pa ditur faktin m\u00eb par\u00eb&#8230; direkt me aktin e par\u00eb parlamentar, tregon shum\u00eb qart\u00eb q\u00eb as nuk e kan\u00eb mend at\u00eb&#8230; ashtu si\u00e7 e dini. Po jep prov\u00ebn q\u00eb nuk kan\u00eb mend t\u00eb b\u00ebj\u00eb asgj\u00eb ndryshe nga \u00e7ka b\u00ebr\u00eb gjithmon\u00eb. E kjo \u00ebsht\u00eb arsyeja pse ne jemi k\u00ebtu dhe b\u00ebjm\u00eb k\u00ebt\u00eb lloj diskutimesh, sepse n\u00eb krye kemi nj\u00eb person i cili nuk i intereson asgj\u00eb normale. Ju that\u00eb Kushtetuta, nuk i intereson Kushtetuta. Ju that\u00eb ligji dhe rregullorja, nuk i intereson ligji dhe rregullorja. Ju that\u00eb parlamenti dhe njer\u00ebzit, nuk i intereson as parlamenti as njer\u00ebzit.<\/p>\n<p>Atij i interesojn\u00eb vet\u00ebm dy elemente: nj\u00eb, t\u00eb largohen sa m\u00eb shum\u00eb shqiptar\u00eb nga ky vend q\u00eb ta ket\u00eb bosh p\u00ebr \u00e7ifligun e tij dhe t\u00eb fakir\u00ebve t\u00eb tij si ai; dhe e dyta, n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces t\u00eb pasurohet ai dhe fakir\u00ebt e tij sa m\u00eb shum\u00eb t\u00eb jet\u00eb e mundur nga pasurit\u00eb e k\u00ebtij kombi. K\u00ebto jan\u00eb objektivat e v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb tij, nuk ka asgj\u00eb tjet\u00ebr jasht\u00eb standardit t\u00eb tij q\u00eb nuk ka ndodhur sot. K\u00ebshtu \u00ebsht\u00eb standardi i tij. T\u00eb b\u00ebj\u00eb gj\u00ebrat n\u00eb fsheht\u00ebsi, t\u00eb b\u00ebj\u00eb gj\u00ebrat vjedhurazi, t\u00eb mos d\u00ebgjoj\u00eb as p\u00ebrk\u00ebnd, t\u00eb mos doj\u00eb t&#8217;ia dij\u00eb as p\u00ebr jet\u00ebn normale t\u00eb shtetit as p\u00ebr jet\u00ebn normale t\u00eb popullit, e si rrjedhoj\u00eb t\u00eb t\u00eb b\u00ebj\u00eb k\u00ebt\u00eb mishmashin q\u00eb ka sajuar ai.<\/p>\n<p>Po tashm\u00eb, syt\u00eb jan\u00eb hapur, mendjet jan\u00eb zgjuar, shum\u00eb t\u00eb qart\u00eb, jan\u00eb t\u00eb gjith\u00eb e din\u00eb ku q\u00ebndron Edi Rama dhe thjesht jan\u00eb gramat e tij t\u00eb fundit. \u00cbsht\u00eb shum\u00eb e sakt\u00eb. Pra, k\u00ebt\u00eb jemi duke th\u00ebn\u00eb, q\u00eb nga dita e par\u00eb kur ka ardhur n\u00eb pushtet ai transparenc\u00ebn nuk e ka dashur kurr\u00eb dhe nuk e ka b\u00ebr\u00eb kurr\u00eb, dhe \u00ebsht\u00eb fshehur. Mbas elementeve si partneri strategjik, si k\u00ebshtu e k\u00ebrkon nevoja, kujtoje se harrum termat e element\u00ebve t\u00eb t\u00ebrmetit apo t\u00eb Covidit.<\/p>\n<p>Q\u00eb gjithmon\u00eb k\u00ebshtu fshihej ndaj prokurimeve sekrete, ndaj marr\u00ebveshjeve sekrete, nuk dihej asgj\u00eb, nuk b\u00ebhej asgj\u00eb dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb klim\u00eb ka, ka arritur t\u00eb qeveris\u00eb ai n\u00eb k\u00ebt\u00eb lloj m\u00ebnyre. N\u00eb fund t\u00eb fundit t\u00eb dit\u00ebs, un\u00eb nuk besoj q\u00eb ekziston nj\u00eb marr\u00ebveshje sekrete e cila duhet t\u00eb kaloj\u00eb n\u00eb parlament. N\u00eb vet\u00eb konceptin e saj, po kalon n\u00eb parlament, do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb kjo i \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb e ditur deputet\u00ebve. Sepse po e votojn\u00eb. N\u00eb qoft\u00eb se do ta votojn\u00eb qorrazi, at\u00ebher\u00eb nuk ka pse shkon n\u00eb parlament fare. Pra, ka akte, ka ligje p\u00ebr sigurin\u00eb komb\u00ebtare e me radh\u00eb, q\u00eb miratohen direkt. Pse tashm\u00eb, ta b\u00ebjm\u00eb nj\u00eb pyetje neve, aktin normativ p\u00ebr kalimin e fondeve t\u00eb Koncesionit t\u00eb Check-up-it, pse e kaloi me akt normativ dhe nuk e kaloi q\u00eb ka fuqin\u00eb e ligjit dhe nuk e kaloi p\u00ebrmes parlamentit me procedur\u00eb t\u00eb p\u00ebrshpejtuar si\u00e7 doni juve?<\/p>\n<p>P\u00ebr \u00e7far\u00eb arsye? At\u00ebher\u00eb pse, p\u00ebr \u00e7far\u00eb arsye nuk, nuk mund t\u00eb kaloj\u00eb me akt normativ edhe kjo gj\u00eb, kjo marr\u00ebveshje mesa duket sekrete, t\u00eb cil\u00ebn do ta b\u00ebj\u00eb kryeministri? Po duhet t\u00eb kaloj\u00eb tashm\u00eb me vot\u00ebn e t\u00eb zgjedhurve nga qytetar\u00ebt. Pra, p\u00ebr \u00e7far\u00eb na duhet ne parlamenti n\u00ebse parlamenti nuk i jep dot nj\u00eb informacion njer\u00ebzve, nuk del dot tek publiku, tek elektorati i vet, e t&#8217;u shpjegoj\u00eb se \u00e7far\u00eb b\u00ebri dit\u00ebn e sotme?<\/p>\n<p>Pra, shkuan p\u00ebr t\u00eb ngritur thjesht nj\u00eb karton, nuk kishin asnj\u00eb pyetje, nuk kishin ndonj\u00eb diskutim, nuk kishin ndonj\u00eb ngurrim&#8230; apo qoft\u00eb mund t\u00eb ishin krejt\u00ebsisht dakord e ta shprehnin k\u00ebt\u00eb me goj\u00eb t\u00eb plot\u00eb, sepse mbasi ke lexuar aktet mund t\u00eb jesh dhe krejt\u00ebsisht dakord. Nuk ka asnj\u00eb lloj problemi. At\u00ebher\u00eb pse kalon n\u00eb parlament n\u00eb qoft\u00eb se nuk duhet t\u00eb jet\u00eb e hapur kjo, n\u00eb qoft\u00eb se nuk duhet t\u00eb jet\u00eb transparente? Mund t\u00eb kaloj\u00eb p\u00ebrmes sh\u00ebrbimeve informative, apo jo? Ato e kan\u00eb me rregull. Apo p\u00ebrmes sekretit ushtarak, po doni ju.<\/p>\n<p>Apo, \u00e7far\u00ebdo lloj forme, ka forma shteti q\u00eb funksionon. Parlamenti nuk \u00ebsht\u00eb vendi i sekreteve. Parlamenti \u00ebsht\u00eb vendi ku fliten dhe debatohen gj\u00ebrat haptas. Parlamenti \u00ebsht\u00eb nj\u00eb seanc\u00eb ku dyer t\u00eb hapura sa media dhe \u00e7do qytetar ka t\u00eb drejt\u00ebn ta ndjek\u00eb at\u00eb. Ky \u00ebsht\u00eb parlamenti.<\/p>\n<p>Nuk \u00ebsht\u00eb vendi i sekreteve parlamenti. E at\u00ebher\u00eb, a \u00ebsht\u00eb gabuar vendi ku \u00ebsht\u00eb \u00e7uar nj\u00eb marr\u00ebveshje e k\u00ebtij tipit, por nuk e besoj. \u00cbsht\u00eb m\u00eb e zakonshmja, \u00ebsht\u00eb Edi Rama b\u00ebn interesat e tij, nuk kurris\u00eb tan\u00eb, duke p\u00ebrdorur emrat e t\u00eb tjer\u00ebve. Se t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gj\u00eb kujtojm\u00eb q\u00eb e b\u00ebri edhe p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e Portit t\u00eb Durr\u00ebsit, apo jo? U hap\u00ebn letrat. Kush ishin partner\u00ebt nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb aty? Nuk ishin! Ishin vet\u00ebm emrat tan\u00eb t\u00eb zakonsh\u00ebm, ato q\u00eb ne na i kan\u00eb d\u00ebgjuar vesh\u00ebt gjithmon\u00eb. Ca oligark\u00eb, ca banda e t\u00eb tjer\u00eb. K\u00ebto emrat gjeti SPAK-u apo jo? Po.<\/p>\n<p>Nuk gjeti emrat e t\u00eb tjer\u00eb. Nuk gjeti em\u00ebr t\u00eb huaj, nuk gjeti em\u00ebr amerikan. Nuk gjeti asnj\u00eb dokument t\u00eb k\u00ebtij lloji. Dhe kjo u b\u00eb n\u00eb em\u00ebr t\u00eb atyre. Dhe gjith\u00eb kjo situat\u00eb e krijuar \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb dhe kjo, sipas Edi Ram\u00ebs, n\u00eb em\u00ebr t\u00eb tyre. Prandaj k\u00ebto jan\u00eb realitetet q\u00eb ne duhet t&#8217;i shohim me shum\u00eb kujdes. Patjet\u00ebr nuk ndryshon sjelljen e tij ai, ai do vazhdoj\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn sjellje dhe ne e kemi shum\u00eb t\u00eb qart\u00eb. Marr\u00ebveshja edhe nj\u00ebher\u00eb dhe duhet ta p\u00ebrfundojm\u00eb me k\u00ebt\u00eb, nuk kishte asnj\u00eb problem, kur \u00ebsht\u00eb me partnerin ton\u00eb strategjik kryesor, n\u00ebse kalon n\u00eb parlament kalon me transparenc\u00eb t\u00eb plot\u00eb.<\/p>\n<p>Un\u00eb jam i bindur q\u00eb do ta votonin t\u00eb gjith\u00eb n\u00eb qoft\u00eb se do t\u00eb ishte nj\u00eb marr\u00ebveshje e rregullt e e sakt\u00eb me partnerin ton\u00eb. Fakti q\u00eb kalon jo transparente, fakti q\u00eb kalon n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb till\u00eb sekrete, t\u00eb b\u00ebn si gjithmon\u00eb t\u00eb dyshosh me k\u00ebt\u00eb njeri, se sa her\u00eb \u00ebsht\u00eb folur p\u00ebr gj\u00ebra sekrete, kurr\u00eb s&#8217;ka qen\u00eb interesi i njer\u00ebzve k\u00ebtu n\u00eb mes. Po ka qen\u00eb interesi i Edi Ram\u00ebs vet\u00eb me pes\u00eb oligark\u00eb e pes\u00eb kriminel\u00eb nga mbrapa. Kaq, interesa tjet\u00ebr s&#8217;ka. Pastaj fshihet me fjal\u00eb t\u00eb m\u00ebdhaja. Po ky \u00ebsht\u00eb edhe, ky \u00ebsht\u00eb edhe vullneti q\u00eb ai do t\u00eb tregoj\u00eb. Kjo \u00ebsht\u00eb ajo \u00e7ka ai d\u00ebshiron. Ai d\u00ebshiron ta, ta banalizoj\u00eb parlamentin, ta kthej\u00eb n\u00eb nj\u00eb organ q\u00eb n\u00eb syt\u00eb e njer\u00ebzve t\u00eb jet\u00eb i par\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm, sepse fundja s&#8217;ka p\u00ebr asnj\u00eb gj\u00eb diskutime.<\/p>\n<p>Aty q\u00ebndrojn\u00eb kot, flasin dhe hidhen vet\u00ebm batuta dhe nuk diskutohen \u00e7\u00ebshtjet e m\u00ebdha shtetformuese. Nuk diskutohen \u00e7\u00ebshtjet e m\u00ebdha p\u00ebr vet\u00eb rregullimin e shtetit dhe kontrollin e shtetit, gj\u00eb q\u00eb duhet ta b\u00ebj\u00eb parlamenti. Nuk diskutohen strategjit\u00eb e m\u00ebdha, afatgjata n\u00eb sh\u00ebndet\u00ebsi, n\u00eb arsim, siguri, ku ta doni juve, n\u00eb cil\u00ebndo fush\u00eb q\u00eb na intereson. Nuk diskutohen \u00e7\u00ebshtje p\u00ebr shembull q\u00eb si ka mund\u00ebsi q\u00eb sot nj\u00eb familje e re s&#8217;blen dot nj\u00eb sht\u00ebpi.<\/p>\n<p>N\u00eb Shqip\u00ebri nuk duhet t\u00eb diskutohen k\u00ebto gj\u00ebra. K\u00ebtu duhet t\u00eb jet\u00eb thjesht batuta hidhe e prit, q\u00eb t\u00eb b\u00ebhen disa titra lajmesh t\u00eb vogla p\u00ebr nj\u00eb konsum, as ditor jo, por momental politike, q\u00eb ja me \u00e7far\u00eb merret parlamenti. Q\u00eb Edi Rama t\u00eb vazhdoj\u00eb n\u00eb at\u00eb projektin tjet\u00ebr q\u00eb parlamenti s&#8217;na duhet fare. E le ta mbyllim. Se praktikisht, n\u00ebse parlamenti voton n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb verb\u00ebr pa par\u00eb se \u00e7far\u00eb po voton, pa par\u00eb dokumentin q\u00eb po voton, at\u00ebher\u00eb me t\u00eb drejt\u00eb \u00e7far\u00eb duhet parlamenti? N\u00eb k\u00ebt\u00eb do t\u00eb arrij\u00eb ai.<\/p>\n<p>Por ne nuk mund ta l\u00ebm\u00eb q\u00eb kjo gj\u00eb k\u00ebtu t\u00eb ndodhi. Organet, secili organ ka detyrat dhe funksionet e tij dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb e tij, ka organe q\u00eb duhet t\u00eb ruajn\u00eb sekretesin\u00eb dhe ka organe t\u00eb cilat e kan\u00eb p\u00ebr detyr\u00eb transparenc\u00ebn. Ky i fundit \u00ebsht\u00eb parlamenti. Prandaj, kur ngat\u00ebrron funksionet, institucionet nuk \u00ebsht\u00eb se institucioni nuk funksionon se nuk do Edi Rama. \u00cbsht\u00eb Edi Rama q\u00eb nuk i jep t\u00eb drejt\u00ebn t\u00eb funksionoj\u00eb institucionit ashtu si\u00e7 duhet.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>An\u00ebtari i Kryesis\u00eb s\u00eb PD, Ilir Alimehmeti, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka shnd\u00ebrruar Parlamentin n\u00eb nj\u00eb institucion formal q\u00eb vet\u00ebm miraton vendimet e qeveris\u00eb, pa debat dhe transparenc\u00eb. N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr Syri TV, Alimehmeti deklaroi se deputet\u00ebt e mazhoranc\u00ebs \u201cvet\u00ebm ngren\u00eb kartonin\u201d, nd\u00ebrsa theksoi se marr\u00ebveshjet, edhe kur lidhen me partner\u00ebt strategjik\u00eb, &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":149460,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-149459","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/149459","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=149459"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/149459\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":149461,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/149459\/revisions\/149461"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/149460"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=149459"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=149459"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=149459"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}