{"id":149478,"date":"2026-07-27T20:35:04","date_gmt":"2026-07-27T20:35:04","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=149478"},"modified":"2026-07-27T20:39:10","modified_gmt":"2026-07-27T20:39:10","slug":"lojerat-e-pista-te-spak-me-ramen-per-ballukun","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/07\/27\/lojerat-e-pista-te-spak-me-ramen-per-ballukun\/","title":{"rendered":"Loj\u00ebrat e pista t\u00eb SPAK me Ram\u00ebn p\u00ebr Ballukun"},"content":{"rendered":"<p><strong>Marash LOGU<\/strong><em><br \/>\n<\/em><\/p>\n<p>N\u00eb terma ligjor\u00eb, shtyrja e afatit t\u00eb hetimeve n\u00ebnkupton nevoj\u00ebn q\u00eb ka prokuroria p\u00ebr t\u00eb kryer hetime shtes\u00eb apo n\u00eb ato raste kur ka vendosur kryerjen e nj\u00eb veprimi hetimor i cili nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfunduar akoma, si\u00e7 mund t\u00eb jet\u00eb p\u00ebr shembull kryerja e nj\u00eb ekspertimi, marrja n\u00ebp\u00ebrmjet let\u00ebrporosis\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare e ndonj\u00eb informacioni apo ndonj\u00eb t\u00eb dh\u00ebne t\u00eb caktuar. Duke pasur parasysh n\u00eb fakt q\u00eb Belinda Balluku po hetohet p\u00ebr nj\u00eb s\u00ebr\u00eb procedurash p\u00ebr prokurim publik, p\u00ebrfshir\u00eb tashm\u00eb edhe veprat penale t\u00eb korrupsionit pasiv dhe pastrimit t\u00eb produkteve t\u00eb vepr\u00ebs penale, p\u00ebrgjith\u00ebsisht jan\u00eb hetime q\u00eb kan\u00eb nj\u00eb num\u00ebr t\u00eb lart\u00eb veprimesh hetimore dhe q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb caktuar edhe p\u00ebr t&#8217;i hetuar.<\/p>\n<p>N\u00eb momentin q\u00eb Belinda Balluku \u00ebsht\u00eb e marr\u00eb e pandehur, n\u00eb k\u00ebt\u00eb kuptim \u00ebsht\u00eb ezauruar pyetja n\u00eb qoft\u00eb se vepra penale mund t\u00eb parashkruhet apo jo, jam duke folur p\u00ebr vepr\u00ebn penale t\u00eb shkeljes s\u00eb barazis\u00eb s\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebsve n\u00eb tendera, sepse sa i p\u00ebrket veprave penale t\u00eb korrupsionit dhe pastrimit t\u00eb parave afatet jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb gjata dhe sigurisht q\u00eb nuk rrezikohet parashkrimi. Do ishte n\u00eb fakt me interes, sepse edhe n\u00eb funksion t\u00eb transparenc\u00ebs dhe interesit t\u00eb madh q\u00eb ka publiku p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, do t\u00eb duhej q\u00eb SPAK-u t\u00eb kishte nxjerr\u00eb nj\u00eb informacion pak m\u00eb t\u00eb detajuar n\u00eb kuptimin q\u00eb cilat jan\u00eb ato veprime hetimore apo cila \u00ebsht\u00eb nevoja konkrete p\u00ebr zgjatjen e hetimeve, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb mos krijohej qoft\u00eb edhe n\u00eb nj\u00eb nivel nj\u00eb lloj paragjykimi q\u00eb ka nj\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr ta zvarritur k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje. Por n\u00eb qoft\u00eb se kjo ka diskutim n\u00eb qoft\u00eb se \u00ebsht\u00eb shqet\u00ebsuese apo jo, ajo q\u00eb \u00ebsht\u00eb shum\u00eb shqet\u00ebsuese n\u00eb fakt \u00ebsht\u00eb fakti i ndryshimit t\u00eb q\u00ebndrimit apo standardit q\u00eb ka pasur SPAK-u n\u00eb raport me \u00e7\u00ebshtjen e Belinda Ballukut.<\/p>\n<p>Pra SPAK-u n\u00eb dhjetor t\u00eb vitit 2025, iu drejtua parlamentit duke i th\u00ebn\u00eb q\u00eb megjith\u00ebse asokohe Belinda Balluku nuk po hetohej dhe nuk ishte akuzuar p\u00ebr korrupsion pasiv dhe pastrim t\u00eb produkteve t\u00eb vepr\u00ebs penale, por vet\u00ebm p\u00ebr shkelje t\u00eb barazis\u00eb s\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebsve n\u00eb tendera n\u00eb disa raste t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritura, tha q\u00eb \u00ebsht\u00eb e nevojshme t\u00eb vendoset nj\u00eb mas\u00eb sigurimi p\u00ebr shkak se kishim prov\u00ebn, t\u00eb cil\u00ebn ua paraqit\u00ebn edhe deputet\u00ebve, se praktikisht Belinda Balluku dhe bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebt e saj kishin nd\u00ebrhyr\u00eb n\u00eb hetime me q\u00ebllim prishjen e provave, intimidimin e d\u00ebshmitar\u00ebve e k\u00ebshtu me radh\u00eb.<\/p>\n<p>Ne pam\u00eb q\u00eb n\u00eb mars ndaj Belinda Ballukut u r\u00ebndua pozita e saj procedurale duke u ngarkuar apo duke u hetuar edhe p\u00ebr dy vepra penale shum\u00eb m\u00eb t\u00eb r\u00ebnda, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb korrupsioni pasiv i funksionar\u00ebve t\u00eb lart\u00eb shtet\u00ebror\u00eb dhe pastrimi i produkteve penale, e megjithat\u00eb nuk ka pasur nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb drejtuar Kuvendit p\u00ebr heqjen e imunitetit apo dh\u00ebnien e nj\u00eb autorizimi me q\u00ebllim vendosjen e nj\u00eb mase sigurimi m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb ndaj Belinda Ballukut. Nga ana tjet\u00ebr, zoti Bardhi n\u00eb fakt n\u00eb pyetjet e drejtuara drejtp\u00ebrdrejt drejtuesit t\u00eb SPAK-ut, i ka k\u00ebrkuar t\u00eb shprehet n\u00eb qoft\u00eb se ka pasur nj\u00eb bised\u00eb, nd\u00ebrhyrje, apo nj\u00eb komunikim t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb t\u00eb kryeministrit p\u00ebr ta shtyr\u00eb n\u00eb koh\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr heqjen e imunitetit, t\u00eb pakt\u00ebn deri n\u00eb shtator, me q\u00ebllim po themi q\u00eb t&#8217;i jepte mund\u00ebsi Edi Ram\u00ebs p\u00ebr t\u00eb zgjidhur \u00e7\u00ebshtjet e brendshme brenda mazhoranc\u00ebs dhe Partis\u00eb Socialiste, si\u00e7 mund t\u00eb ishte ndonj\u00eb dor\u00ebheqje eventuale e Belinda Ballukut nga mandati i deputetit, edhe p\u00ebr shkak t\u00eb faktit se Belinda Balluku tashm\u00eb ka shum\u00eb muaj n\u00eb fakt q\u00eb nuk vjen n\u00eb parlament.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb ai rregulli q\u00eb pas gjasht\u00eb muajsh&#8230; Sigurisht q\u00eb ajo vazhdon&#8230; sigurisht q\u00eb \u00ebsht\u00eb e dukshme n\u00eb fakt q\u00eb ajo ka marr\u00eb nj\u00eb rol, \u00ebsht\u00eb fuqizuar shum\u00eb n\u00eb Partin\u00eb Socialiste. Pra, vazhdon t\u00eb ushtroj\u00eb me koh\u00eb t\u00eb plot\u00eb funksionet e saj drejtuese n\u00eb Partin\u00eb Socialiste. Nga ana tjet\u00ebr dihet q\u00eb nj\u00eb num\u00ebr shum\u00eb i madh i bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebve t\u00eb ngusht\u00eb t\u00eb saj jan\u00eb sot n\u00eb poste ministrore, drejtues t\u00eb institucioneve shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme, dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb kuptim, ajo nuk ka pozicionin, pra nuk ka titullin formal, por ka gjith\u00eb pushtetin q\u00eb ka pasur edhe p\u00ebrpara se t\u00eb largohej nga detyra q\u00eb e mbante si z\u00ebvend\u00ebskryeministre dhe ministre e Infrastruktur\u00ebs dhe Energjis\u00eb. K\u00ebto standarde t\u00eb dyfishta, apo ky standard i dyfisht\u00eb q\u00eb SPAK-u ka mbajtur n\u00eb dhjetor t\u00eb 2025-\u00ebs krahasimisht me qershorin e 2026-\u00ebs, mendoj q\u00eb \u00ebsht\u00eb shum\u00eb shqet\u00ebsues sa i p\u00ebrket po themi m\u00ebnyr\u00ebs sesi po hetohet dhe po trajtohet kjo \u00e7\u00ebshtje.<\/p>\n<p>Kini parasysh q\u00eb ndaj Belinda Ballukut, ku p\u00ebrfshihet sigurisht edhe Edi Rama, ka \u00e7\u00ebshtje shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme, t\u00eb cilat nuk kan\u00eb marr\u00eb p\u00ebrgjigje. Pra, nuk ka ndonj\u00eb informacion, edhe Partia Demokratike e cila ka qen\u00eb kall\u00ebzuese n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritur e disa prej aferave ku rezulton e p\u00ebrfshir\u00eb Belinda Balluku s\u00eb bashku me Edi Ram\u00ebn, dhe \u00ebsht\u00eb shum\u00eb me interes edhe p\u00ebr opinionin publik p\u00ebr t\u00eb ditur se \u00e7far\u00eb po b\u00ebhet p\u00ebr ato hetime. P\u00ebr shembull, duket sikur ka nj\u00eb ngecje t\u00ebr\u00ebsisht t\u00eb hetimeve q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me sektorin e energjis\u00eb. Pra, ajo q\u00eb ne kemi par\u00eb deri m\u00eb tani \u00ebsht\u00eb sektori i infrastruktur\u00ebs, por n\u00eb fakt sektori i infrastruktur\u00ebs n\u00eb qoft\u00eb se do hetohet si\u00e7 duhet sektori i energjis\u00eb, do t\u00eb duket shum\u00eb minor n\u00eb raport me d\u00ebmin e madh q\u00eb i \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb buxhetit t\u00eb shtetit dhe taksapaguesve shqiptar\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Marash LOGU N\u00eb terma ligjor\u00eb, shtyrja e afatit t\u00eb hetimeve n\u00ebnkupton nevoj\u00ebn q\u00eb ka prokuroria p\u00ebr t\u00eb kryer hetime shtes\u00eb apo n\u00eb ato raste kur ka vendosur kryerjen e nj\u00eb veprimi hetimor i cili nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfunduar akoma, si\u00e7 mund t\u00eb jet\u00eb p\u00ebr shembull kryerja e nj\u00eb ekspertimi, marrja n\u00ebp\u00ebrmjet let\u00ebrporosis\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare e ndonj\u00eb informacioni &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":3,"featured_media":149479,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-149478","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/149478","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/3"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=149478"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/149478\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":149481,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/149478\/revisions\/149481"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/149479"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=149478"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=149478"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=149478"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}