{"id":149498,"date":"2026-07-28T08:22:13","date_gmt":"2026-07-28T08:22:13","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=149498"},"modified":"2026-07-28T09:35:30","modified_gmt":"2026-07-28T09:35:30","slug":"raporti-dash-jep-alarmin-krimi-dhe-korrupsioni-jane-shtuar-pandeshkueshmeria-mbetet-problem-serioz","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/07\/28\/raporti-dash-jep-alarmin-krimi-dhe-korrupsioni-jane-shtuar-pandeshkueshmeria-mbetet-problem-serioz\/","title":{"rendered":"Raporti\/ DASH ngre alarmin: Shqip\u00ebria n\u00ebn hijen e krimit t\u00eb organizuar dhe korrupsionit!"},"content":{"rendered":"<p>Raporti i Siguris\u00eb p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb i publikuar nga Overseas Security Advisory Council (OSAC), nj\u00eb struktur\u00eb e Departamentit Amerikan t\u00eb Shtetit q\u00eb harton vler\u00ebsime t\u00eb siguris\u00eb p\u00ebr qytetar\u00ebt dhe bizneset amerikane jasht\u00eb vendit, sjell p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb nj\u00eb referenc\u00eb t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb p\u00ebr ishullin e Sazanit, duke e lidhur at\u00eb me nj\u00eb nga zhvillimet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb vitit 2026 n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>N\u00eb raport thuhet se protestat kund\u00ebr projektit t\u00eb planifikuar t\u00eb resortit turistik n\u00eb Sazan nis\u00ebn si demonstrata me karakter mjedisor, por m\u00eb pas mor\u00ebn p\u00ebrmasa komb\u00ebtare dhe u shnd\u00ebrruan n\u00eb protesta kund\u00ebr korrupsionit qeveritar.<\/p>\n<p>Sipas dokumentit, nd\u00ebrhyrja e policis\u00eb p\u00ebr shp\u00ebrndarjen e protestuesve \u00e7oi n\u00eb mobilizimin e mij\u00ebra qytetar\u00ebve n\u00eb disa qytete t\u00eb vendit, nd\u00ebrsa nj\u00eb pjes\u00eb e demonstratave p\u00ebrfunduan me episode dhune. Raporti e p\u00ebrfshin k\u00ebt\u00eb zhvillim n\u00eb analiz\u00ebn e tij mbi stabilitetin politik dhe sigurin\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, duke e cil\u00ebsuar si nj\u00eb nga ngjarjet m\u00eb dometh\u00ebn\u00ebse t\u00eb vitit 2026.<\/p>\n<p>P\u00ebrtej zhvillimeve politike, raporti evidenton se k\u00ebrc\u00ebnimi kryesor p\u00ebr vizitor\u00ebt n\u00eb Shqip\u00ebri vazhdon t\u00eb jet\u00eb kriminaliteti.<\/p>\n<p>Sipas OSAC, kriminaliteti u rrit me rreth 17% gjat\u00eb vitit 2025, me ndikimin m\u00eb t\u00eb madh nga krimet e lidhura me trafikun e drog\u00ebs, mashtrimet dhe veprat penale q\u00eb p\u00ebrfshijn\u00eb arm\u00ebt. Raporti thekson se Shqip\u00ebria vazhdon t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb prani t\u00eb konsiderueshme t\u00eb krimit t\u00eb organizuar. Dokumenti p\u00ebrshkruan ekzistenc\u00ebn e rrjeteve kriminale t\u00eb p\u00ebrfshira n\u00eb trafik droge, pastrim parash, trafikim qeniesh njer\u00ebzore, zhvatje, prostitucion dhe korrupsion.<\/p>\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr element q\u00eb evidentohet \u00ebsht\u00eb fakti se nj\u00eb pjes\u00eb e arm\u00ebve dhe eksploziv\u00ebve t\u00eb paligjsh\u00ebm q\u00eb qarkullojn\u00eb n\u00eb Evrop\u00eb kan\u00eb origjin\u00eb ose kalojn\u00eb tranzit p\u00ebrmes territorit shqiptar, nd\u00ebrsa autoritetet shqiptare kan\u00eb shtuar p\u00ebrpjekjet p\u00ebr goditjen e k\u00ebtyre rrjeteve.<\/p>\n<p>Raporti kujton gjithashtu protestat q\u00eb pasuan zgjedhjet parlamentare t\u00eb vitit 2025, t\u00eb cilat u karakterizuan nga marshime t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb Tiran\u00eb, bllokime t\u00eb bulevardit &#8220;D\u00ebshmor\u00ebt e Kombit&#8221; dhe p\u00ebrdorim t\u00eb mjeteve piroteknike, p\u00ebrfshir\u00eb kokteje Molotov t\u00eb hedhura drejt nd\u00ebrtesave.<\/p>\n<p>OSAC vler\u00ebson se demonstratat n\u00eb Shqip\u00ebri jan\u00eb t\u00eb zakonshme dhe, edhe kur nisin n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb paq\u00ebsore, mund t\u00eb p\u00ebrshkall\u00ebzohen shpejt n\u00eb incidente t\u00eb dhunshme, duke k\u00ebshilluar udh\u00ebtar\u00ebt amerikan\u00eb t&#8217;i shmangin ato.<\/p>\n<p>Nj\u00eb kapitull i ve\u00e7ant\u00eb i raportit i kushtohet siguris\u00eb kibernetike. Dokumenti vler\u00ebson se Shqip\u00ebria mbetet objektiv i sulmeve nga aktor\u00eb shtet\u00ebror\u00eb, duke p\u00ebrmendur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb Iranin dhe Rusin\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas raportit, gjat\u00eb vitit 2026 Irani kreu sulme kibernetike ndaj faqeve dhe sistemeve shtet\u00ebrore shqiptare. OSAC paralajm\u00ebron se sulme t\u00eb tilla mund t\u00eb cenojn\u00eb infrastruktur\u00ebn kritike dhe funksionimin e sh\u00ebrbimeve publike, duke krijuar pasoja t\u00eb gjera p\u00ebr vendin.<\/p>\n<p>Megjith\u00ebse Tirana klasifikohet si zon\u00eb me rrezik mesatar p\u00ebr terrorizmin ndaj interesave amerikane, raporti thekson se Shqip\u00ebria nuk ka p\u00ebrjetuar asnj\u00eb sulm terrorist t\u00eb suksessh\u00ebm gjat\u00eb dekad\u00ebs s\u00eb fundit.<\/p>\n<p>Raporti vler\u00ebson se korrupsioni n\u00eb administrat\u00eb, drejt\u00ebsi dhe prokurime publike, mungesa e transparenc\u00ebs, si edhe ndikimi i interesave t\u00eb fuqishme politike dhe ekonomike, vazhdojn\u00eb t\u00eb konsiderohen pengesa serioze p\u00ebr forcimin e shtetit t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cShqip\u00ebria ka nj\u00eb kuad\u00ebr ligjor t\u00eb fort\u00eb p\u00ebr t\u00eb luftuar korrupsionin dhe p\u00ebr t\u00eb parandaluar konfliktin e interesit t\u00eb zyrtar\u00ebve publik\u00eb dhe politikan\u00ebve, p\u00ebrfshir\u00eb edhe an\u00ebtar\u00ebt e familjeve t\u00eb tyre. Megjithat\u00eb, investitor\u00ebt e huaj p\u00ebrmendin korrupsionin, duke p\u00ebrfshir\u00eb at\u00eb n\u00eb sistemin gjyq\u00ebsor, n\u00eb qeveri, n\u00eb prokurimet publike dhe n\u00eb media, munges\u00ebn e transparenc\u00ebs dhe konkurrenc\u00ebs, ekonomin\u00eb e madhe informale dhe zbatimin e dob\u00ebt t\u00eb kontratave, si disa nga problemet m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha q\u00eb pengojn\u00eb mjedisin e biznesit n\u00eb Shqip\u00ebri. Pand\u00ebshkueshm\u00ebria mbetet nj\u00eb problem serioz. Me krijimin e SPAK-ut n\u00eb vitin 2019, arrestimi dhe ndjekja penale e zyrtar\u00ebve q\u00eb kryejn\u00eb abuzime \u00ebsht\u00eb n\u00eb rritje; megjithat\u00eb, shum\u00eb zyrtar\u00eb, politikan\u00eb, gjyqtar\u00eb dhe persona me interesa t\u00eb fuqishme biznesi ende jan\u00eb n\u00eb gjendje t&#8217;i shmangen ndjekjes penale. Korrupsioni vazhdon t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb problem serioz n\u00eb qendrat e paraburgimit dhe burgjet, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb lidhje me aksesin n\u00eb pun\u00eb dhe programet e posa\u00e7me t\u00eb lirimit,\u201d thuhet n\u00eb raport.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, OSAC rekomandon q\u00eb qytetar\u00ebt amerikan\u00eb t\u00eb tregojn\u00eb kujdes t\u00eb shtuar gjat\u00eb q\u00ebndrimit n\u00eb Shqip\u00ebri, t\u00eb shmangin protestat, t\u00eb ken\u00eb kujdes nga vjedhjet dhe mashtrimet, t\u00eb p\u00ebrdorin taksi t\u00eb licencuara, t\u00eb kufizojn\u00eb udh\u00ebtimet me makin\u00eb gjat\u00eb nat\u00ebs dhe t\u00eb pajisen me sigurim sh\u00ebndet\u00ebsor p\u00ebrpara udh\u00ebtimit.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Raporti i Siguris\u00eb p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb i publikuar nga Overseas Security Advisory Council (OSAC), nj\u00eb struktur\u00eb e Departamentit Amerikan t\u00eb Shtetit q\u00eb harton vler\u00ebsime t\u00eb siguris\u00eb p\u00ebr qytetar\u00ebt dhe bizneset amerikane jasht\u00eb vendit, sjell p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb nj\u00eb referenc\u00eb t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb p\u00ebr ishullin e Sazanit, duke e lidhur at\u00eb me nj\u00eb nga zhvillimet m\u00eb t\u00eb &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":149512,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-149498","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/149498","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=149498"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/149498\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":149513,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/149498\/revisions\/149513"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/149512"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=149498"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=149498"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=149498"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}