{"id":149507,"date":"2026-07-28T09:04:46","date_gmt":"2026-07-28T09:04:46","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=149507"},"modified":"2026-07-28T09:04:46","modified_gmt":"2026-07-28T09:04:46","slug":"bylykbashi-patronazhimi-dhe-kapja-e-shtetit-po-i-mohojne-shqiptareve-zgjedhje-te-lira","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/07\/28\/bylykbashi-patronazhimi-dhe-kapja-e-shtetit-po-i-mohojne-shqiptareve-zgjedhje-te-lira\/","title":{"rendered":"Bylykbashi: Patronazhimi dhe kapja e shtetit po i mohojn\u00eb shqiptar\u00ebve zgjedhje t\u00eb lira!"},"content":{"rendered":"<p>Deputeti i PD, nj\u00ebherazi dhe bashk\u00ebkryetar i Komisionit p\u00ebr Reform\u00ebn Zgjedhore, Oerd Bylykbashi, akuzoi qeverin\u00eb se ka kthyer shtetin n\u00eb funksion t\u00eb partis\u00eb n\u00eb pushtet p\u00ebr t\u00eb deformuar procesin zgjedhor.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb tryez\u00ebs teknike p\u00ebr reform\u00ebn zgjedhore, n\u00eb prani t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuesve nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb, ai deklaroi se p\u00ebrdorimi i administrat\u00ebs, rrjeteve t\u00eb patronazhimit dhe burimeve publike ka cenuar r\u00ebnd\u00eb integritetin e zgjedhjeve, nd\u00ebrsa paralajm\u00ebroi se pa masa t\u00eb forta ligjore dhe sanksione efektive, Shqip\u00ebria rrezikon t\u00eb mos zhvilloj\u00eb zgjedhje t\u00eb lira dhe t\u00eb ndershme n\u00eb t\u00eb ardhmen.<\/p>\n<p>Ai ngriti shqet\u00ebsimin p\u00ebr p\u00ebrdorimin e burimeve shtet\u00ebrore, sistemin e patronazhimit dhe munges\u00ebn e nd\u00ebshkueshm\u00ebris\u00eb, duke k\u00ebrkuar rregulla m\u00eb t\u00eb forta, sanksione t\u00eb qarta dhe, n\u00ebse \u00ebsht\u00eb e nevojshme, masa drastike p\u00ebr t\u00eb mbrojtur integritetin e procesit zgjedhor.<\/p>\n<p>Bylykbashi: Pra, kjo nuk mund t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb cil\u00ebn ne mund ta diskutojm\u00eb dhe ta mbyllim n\u00eb k\u00ebt\u00eb tryez\u00eb, b\u00ebm\u00eb nj\u00eb tryez\u00eb, pa i dh\u00ebn\u00eb zgjidhje. N\u00ebse nuk do t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb zgjidhje dhe ajo zgjidhje t\u00eb jet\u00eb efikase, funksionale, nuk do t\u00eb kemi b\u00ebr\u00eb&#8230; Ky komision i reform\u00ebs, sigurisht nuk do t\u00eb ket\u00eb p\u00ebrmbushur nj\u00eb nga \u00e7\u00ebshtjet kryesore q\u00eb ka dhe Shqip\u00ebria nuk do t\u00eb ket\u00eb zgjedhje t\u00eb ardhshme t\u00eb lira. Dhe n\u00eb vijim pra jo vet\u00ebm ato t\u00eb ardhshme lokale, nuk do t\u00eb ket\u00eb zgjedhje. Ne n\u00eb vitin 2020 menduam q\u00eb b\u00ebm\u00eb nj\u00eb set ndryshimesh t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme, si\u00e7 e tha edhe zoti Gjiknuri, ndoshta shtete t\u00eb tjera nuk i kan\u00eb, por me sa duket n\u00eb Shqip\u00ebri, vullneti politik krijon nj\u00eb frym\u00eb dhe nj\u00eb ambient t\u00eb till\u00eb i cili zhb\u00ebn rregullat dhe praktikat e zakonshme t\u00eb shteteve t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>Na duhet t\u00eb gjejm\u00eb, t\u00eb k\u00ebrkojm\u00eb zgjidhje m\u00eb t\u00eb forta. Ndoshta duke shkuar n\u00eb maksimumin e hap\u00ebsirave q\u00eb na lejojn\u00eb kufizimet, qoft\u00eb ato kushtetuese apo standardeve, por e r\u00ebnd\u00ebsishme \u00ebsht\u00eb t\u00eb zgjidhim k\u00ebt\u00eb problem. Kur themi ajo sigurisht q\u00eb duhet&#8230; kur flasim p\u00ebr shtetin n\u00eb zgjedhje, dhe praktikisht un\u00eb do t\u00eb konsideroja pushtimin e zgjedhjeve nga shteti p\u00ebr llogari t\u00eb partis\u00eb n\u00eb pushtet, nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm \u00e7\u00ebshtja e burimeve materiale, makina, zyra, apo \u00e7far\u00eb burimesh t\u00eb tjera materiale.<\/p>\n<p>Nj\u00eb problem, komponent shum\u00eb i madh, \u00ebsht\u00eb burimet njer\u00ebzore dhe tashm\u00eb po flitet dhe n\u00eb nivelin e Bashkimit Europian, flitet p\u00ebr rrjetet e patronazhimit. Pra \u00ebsht\u00eb nj\u00eb problem, nj\u00eb problem q\u00eb duhet zgjidhur, duhet eleminuar. Dhe sistemi i patronazhimit ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me faktin e kontrollit jo t\u00eb vot\u00ebs, por kontrollit t\u00eb votuesit, intimidimit dhe b\u00ebrjen t\u00eb besoj\u00eb se nuk ka opsion tjet\u00ebr. Ne k\u00ebt\u00eb duhet ta ndalojm\u00eb, qoft\u00eb dhe n\u00eb gjykimin ton\u00eb n\u00ebse \u00ebsht\u00eb e nevojshme duke kriminalizuar elemente specifik\u00eb t\u00eb saj. Kemi aspektin financiar, p\u00ebrdorimin e buxhetit t\u00eb shtetit.<\/p>\n<p>Nuk ka zgjedhje q\u00eb p\u00ebrballon, ose fushat\u00eb q\u00eb p\u00ebrballon buxhetin e shtetit. Ne mund t\u00eb b\u00ebjm\u00eb rregullime shum\u00eb t\u00eb forta n\u00eb ligjin e partive politike p\u00ebr financimin, por asgj\u00eb nuk do t\u00eb ndaloj\u00eb dot n\u00ebse ne nuk v\u00ebm\u00eb rregulla strikte, ndalime, sanksione. Dhe ajo q\u00eb un\u00eb dua t\u00eb vij m\u00eb pas&#8230; t\u00eb them, n\u00eb qoft\u00eb se ne ngrem\u00eb nj\u00eb struktur\u00eb sanksionesh, ndalimesh dhe sanksionesh, por institucionet kompetente i shmangin, i zbehin, apo nuk veprojn\u00eb, krijojn\u00eb nj\u00eb frym\u00eb mosnd\u00ebshkimi q\u00eb p\u00ebr rrjedhoj\u00eb, kjo prodhon q\u00eb fenomeni vet\u00ebm rritet m\u00eb tutje. Sigurisht q\u00eb do t\u00eb d\u00ebgjojm\u00eb eksperienca shum\u00eb t\u00eb vlefshme dhe m\u00eb pas do t\u00eb jet\u00eb detyra jon\u00eb si komision p\u00ebr t&#8217;i dh\u00ebn\u00eb drejtim k\u00ebsaj.<\/p>\n<p>Un\u00eb besoj q\u00eb periudha e gushtit, shtatorit duhet t\u00eb jet\u00eb pun\u00eb p\u00ebr ekspert\u00ebt e komisionit, mbi baz\u00ebn e gjith\u00eb asaj q\u00eb ne do t\u00eb mbledhim duke filluar nga sot k\u00ebtu, p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar propozime konkrete q\u00eb shtatori dhe tetori, komisioni i reform\u00ebs zgjedhore t\u00eb ket\u00eb rregulla konkrete p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb. Duhet t\u00eb mendojm\u00eb nj\u00eb sistem funksional, jo thjesht disa deklarata dhe sigurisht n\u00ebse \u00ebsht\u00eb e nevojshme duhet t&#8217;i p\u00ebrgjigjemi problemeve me maksimumin e vet. Ajo q\u00eb n\u00eb t\u00eb shkuar\u00ebn, Shqip\u00ebria jo n\u00eb pak raste \u00ebsht\u00eb dashur t\u00eb shkoj\u00eb n\u00eb ekstrem.<\/p>\n<p>P\u00ebr shembull, ligji i dekriminalizimit apo vettingu kan\u00eb detyruar parlamentin t\u00eb marr\u00eb masa drastike p\u00ebr situata shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnduara. Mesa duket dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, e till\u00eb \u00ebsht\u00eb situata, sepse t\u00eb gjitha lidhen me keqqeverisjen ose mir\u00ebqeverisjen, dhe t\u00eb gjitha jan\u00eb themel i integrimit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb Bashkimin Europian. K\u00ebshtu q\u00eb un\u00eb edhe nj\u00ebher\u00eb ju fal\u00ebnderoj p\u00ebr pjes\u00ebmarrjen sot.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Deputeti i PD, nj\u00ebherazi dhe bashk\u00ebkryetar i Komisionit p\u00ebr Reform\u00ebn Zgjedhore, Oerd Bylykbashi, akuzoi qeverin\u00eb se ka kthyer shtetin n\u00eb funksion t\u00eb partis\u00eb n\u00eb pushtet p\u00ebr t\u00eb deformuar procesin zgjedhor. Gjat\u00eb tryez\u00ebs teknike p\u00ebr reform\u00ebn zgjedhore, n\u00eb prani t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuesve nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb, ai deklaroi se p\u00ebrdorimi i administrat\u00ebs, rrjeteve t\u00eb patronazhimit dhe burimeve publike ka cenuar &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":116920,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-149507","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/149507","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=149507"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/149507\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":149508,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/149507\/revisions\/149508"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/116920"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=149507"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=149507"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=149507"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}