{"id":149616,"date":"2026-07-29T08:31:45","date_gmt":"2026-07-29T08:31:45","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=149616"},"modified":"2026-07-29T08:31:45","modified_gmt":"2026-07-29T08:31:45","slug":"kie-kunder-skenareve-te-rames-per-centralizimin-e-pushtetit-vendor","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/07\/29\/kie-kunder-skenareve-te-rames-per-centralizimin-e-pushtetit-vendor\/","title":{"rendered":"KiE kund\u00ebr skenar\u00ebve t\u00eb Ram\u00ebs p\u00ebr centralizimin e pushtetit vendor"},"content":{"rendered":"<h4 class=\"jeg_post_subtitle\">Nj\u00eb projekt-raport i K\u00ebshillit t\u00eb Europ\u00ebs p\u00ebr qeverisjen vendore n\u00eb Shqip\u00ebri vler\u00ebson se sh\u00ebrbimet publike jan\u00eb centralizuar, bashkit\u00eb kan\u00eb autonomi t\u00eb kufizuar dhe sugjeron q\u00eb reforma e re territoriale duhet t\u00eb fokusohet tek rritja e kapaciteteve vendore, jo centralizimi i m\u00ebtejsh\u00ebm.<\/h4>\n<p>K\u00ebshilli i Europ\u00ebs sugjeron se nj\u00eb reforme e re territoriale n\u00eb Shqip\u00ebri duhet t\u00eb fokusohet tek decentralizimi i m\u00ebtejsh\u00ebm i qeverisjes vendore n\u00eb kompetenca dhe funksione si dhe \u00a0mb\u00ebshtetje financiare m\u00eb e lart\u00eb dhe e barabart\u00eb p\u00ebr nj\u00ebsit\u00eb \u2013\u00a0 sugjerime q\u00eb bien n\u00eb kund\u00ebrshtim me planet e qeveris\u00eb p\u00ebr nj\u00eb centralizim t\u00eb m\u00ebtejsh\u00ebm t\u00eb k\u00ebtij pushteti duke propozuar m\u00eb pak bashki.<\/p>\n<p>Nj\u00eb raport paraprak monitorimi mbi zbatimin e Kart\u00ebs Evropiane t\u00eb Vet\u00ebqeverisjes Vendore n\u00eb Shqip\u00ebri, i p\u00ebrgatitur nga raportuesit Anders Knape dhe S\u00f6ren Schumacher, sugjeron q\u00eb \u00e7do ndryshim i hart\u00ebs administrative t\u00eb bazohet n\u00eb konsultim real me pushtetin vendor dhe komunitetet lokale, pasi t\u00eb jet\u00eb vler\u00ebsuar me kujdes reforma e vitit 2014.<\/p>\n<p>Nj\u00eb dekad\u00eb pas k\u00ebsaj reforme, mazhoranca socialiste hodhi n\u00eb publik nj\u00eb studim analitik q\u00eb dilte n\u00eb p\u00ebrfundimin se harta aktuale nuk i p\u00ebrgjigjet m\u00eb realitetit demografik dhe ekonomik t\u00eb vendit, duke propozuar si mekaniz\u00ebm t\u00eb rritjes s\u00eb efikasitetit nj\u00eb riorganizim territorial.<\/p>\n<p>Ndryshe nga analiza e PS-s\u00eb, projekt-raporti i K\u00ebshillit t\u00eb Europ\u00ebs e zhvendos analiz\u00ebn tek shkaqet q\u00eb kan\u00eb prodhuar k\u00ebt\u00eb performanc\u00eb t\u00eb dob\u00ebt, duke mos u kufizuar vet\u00ebm te madh\u00ebsia apo kapaciteti i bashkive, por tek centralizimi i kompetencave, autonomia e kufizuar, financimi i pamjaftuesh\u00ebm dhe mungesa e burimeve administrative.<\/p>\n<p>Raportuesit e KiE-s\u00eb ngren\u00eb shqet\u00ebsimin se kjo nuk do t\u2019i zgjidh\u00eb problematikat, duke sugjeruar se performanca e qeverisjes vendore k\u00ebrkon decentralizim t\u00eb m\u00ebtejsh\u00ebm, rritje t\u00eb kompetencave dhe burimeve financiare t\u00eb bashkive.<\/p>\n<p>\u201cReforma e re strukturore e propozuar, e cila pritet t\u00eb sjell\u00eb bashkime t\u00eb m\u00ebtejshme t\u00eb nj\u00ebsive t\u00eb vet\u00ebqeverisjes vendore, ndan opinionin publik dhe p\u00ebrfaq\u00ebsuesit vendor\u00eb kryesisht sipas vijave politike,\u201d v\u00ebrehet n\u00eb dokument.<\/p>\n<p>Raportuesit theksojn\u00eb se \u201cekziston nj\u00eb mosp\u00ebrputhje midis bashkimit t\u00eb m\u00ebtejsh\u00ebm t\u00eb bashkive dhe centralizimit t\u00eb vazhduesh\u00ebm t\u00eb disa sh\u00ebrbimeve publike\u201d.<\/p>\n<p>Bazuar n\u00eb gjetjet e monitorimit, ata vler\u00ebsojn\u00eb se pushtetit vendor n\u00eb Shqip\u00ebri duhet t\u2019i besohet nj\u00eb rol duksh\u00ebm m\u00eb i madh n\u00eb ofrimin e sh\u00ebrbimeve publike vendore.<\/p>\n<p>\u201cNd\u00ebrsa qeveria argumenton se bashkive u mungojn\u00eb kapacitetet p\u00ebr t\u00eb administruar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pavarur fusha si arsimi, furnizimi me uj\u00eb dhe menaxhimi i mbetjeve, raportuesit theksojn\u00eb se, n\u00eb frym\u00ebn e Kart\u00ebs Evropiane t\u00eb Vet\u00ebqeverisjes Vendore, p\u00ebrgjigjja e duhur nuk \u00ebsht\u00eb centralizimi, por forcimi i kapaciteteve administrative dhe financiare t\u00eb pushtetit vendor,\u201d thot\u00eb raporti.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, ata v\u00ebrejn\u00eb se p\u00ebr shum\u00eb funksione t\u00eb detyrueshme bashkit\u00eb nuk g\u00ebzojn\u00eb kompetenca t\u00eb plota dhe ekskluzive, por kufizohen n\u00eb zbatim mekanik t\u00eb vendimeve ose mir\u00ebmbajtje institucionale. Si rrjedhoj\u00eb, raporti konstaton se \u201cShqip\u00ebria nuk p\u00ebrfiton plot\u00ebsisht nga parimi i subsidiaritetit\u201d.<\/p>\n<p>Mosp\u00ebrmbushja e detyrimeve ligjore nga nj\u00ebsit\u00eb vendore lidhet kryesisht me var\u00ebsin\u00eb nga financat qendrore.<\/p>\n<p>V\u00ebzhgimi i raportuesve del n\u00eb p\u00ebrfundimin se me p\u00ebrjashtim t\u00eb qyteteve m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha, pushteti vendor n\u00eb Shqip\u00ebri \u00ebsht\u00eb seriozisht i n\u00ebnfinancuar dhe nuk disponon burime t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmbushur detyrimet ligjore.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, \u00ebsht\u00eb e nevojshme t\u00eb rishikohet m\u00ebnyra e llogaritjes s\u00eb granteve t\u00eb pakusht\u00ebzuara, pasi niveli aktual i tyre \u00ebsht\u00eb i ul\u00ebt dhe mban bashkit\u00eb n\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi financiare\u201d- rekomandon ai duke konstatuar se shumica e bashkive nuk jan\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb zhvillojn\u00eb politika t\u00eb tyre vendore.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuad\u00ebr, raportuesit e K\u00ebshillit t\u00eb Europ\u00ebs japin rekomandime p\u00ebr decentralizim t\u00eb pushtetit vendor, forcim t\u00eb kapaciteteve t\u00eb tyre financiare dhe delegim t\u00eb sh\u00ebrbimeve.<\/p>\n<p>M\u00ebnyra se si qeveria qendrore financon nj\u00ebsit\u00eb vendore konsiderohet si jo efektiv dhe ka shqet\u00ebsime p\u00ebr pabarazi n\u00eb ndarjet e k\u00ebtyre financave p\u00ebr arsye politike.<\/p>\n<p>\u201cSistemi aktual i barazimit financiar, i zbatuar p\u00ebrmes granteve t\u00eb pakusht\u00ebzuara, nuk duket efektiv n\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsimin e gjendjes s\u00eb bashkive financiarisht m\u00eb t\u00eb dob\u00ebta ose n\u00eb zvog\u00eblimin e pabarazive rajonale. Raportuesit rekomandojn\u00eb nj\u00eb rishikim t\u00eb plot\u00eb t\u00eb k\u00ebtij sistemi dhe krijimin e nj\u00eb mekanizmi m\u00eb efektiv e transparent, t\u00eb bazuar n\u00eb kritere objektive\u201d.<\/p>\n<p>\u201cAshtu si n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr korrupsionit, transparenca \u00ebsht\u00eb thelb\u00ebsore edhe n\u00eb shp\u00ebrndarjen e burimeve buxhetore,\u201d shton m\u00eb tej raporti, duke e lidhur k\u00ebt\u00eb me nevoj\u00ebn p\u00ebr trajtim t\u00eb barabart\u00eb t\u00eb nj\u00ebsive t\u00eb vet\u00ebqeverisjes vendore dhe shp\u00ebrndarje t\u00eb subvencioneve sipas kritereve objektive dhe t\u00eb verifikueshme.<\/p>\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr shqet\u00ebsim lidhet me faktin autonomia e bashkive n\u00eb zbatimin e funksioneve t\u00eb deleguara, si\u00e7 jan\u00eb arsimi apo menaxhimi i mbetejeve, mbetet shum\u00eb e kufizuar.<\/p>\n<p>Lidhur me k\u00ebt\u00eb raportuesit dalin n\u00eb p\u00ebrfundimin se shum\u00eb bashki nuk kan\u00eb burime financiare dhe personel t\u00eb mjaftuesh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb kryer funksionet e deleguara dhe detyrohen t\u2019i mbulojn\u00eb k\u00ebto kosto nga buxhetet e tyre, gj\u00eb q\u00eb bie n\u00eb kund\u00ebrshtim me nj\u00eb nga parimet themelore t\u00eb Kart\u00ebs, sipas t\u00eb cilit autoritetet vendore duhet t\u00eb financohen nga shteti n\u00eb p\u00ebrputhje me p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb q\u00eb u ngarkon ligji.<\/p>\n<p>Nj\u00eb v\u00ebmendje t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb i kushtohet problematik\u00ebs me mbledhjen e taksave vendore, kompetenc\u00eb q\u00eb bashkit\u00eb shqiptare nuk e ushtrojn\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb efektive p\u00ebr shkak t\u00eb mang\u00ebsive administrative.<\/p>\n<p>N\u00eb raport vihet theksi tek taksa e pron\u00ebs e cila v\u00ebshtir\u00ebsohet nga mungesa e regjistrave t\u00eb sakt\u00eb t\u00eb pronave.<\/p>\n<p>Zgjerimi i kompetencave vendore dhe rritja e burimeve financiare \u00ebsht\u00eb nj\u00eb element thelb\u00ebsor n\u00eb angazhimin e vendit p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsimin n\u00eb Bashkimin Evropian, v\u00ebren m\u00eb tej raporti, pasi \u201cthithja dhe administrimi efektiv i fondeve t\u00eb ardhshme t\u00eb BE-s\u00eb varen nga ekzistenca e nj\u00eb sistemi t\u00eb fort\u00eb dhe funksional t\u00eb qeverisjes vendore\u201d.<\/p>\n<p>\u2018Korrupsioni\u2019 dhe \u2018polarizimi politik\u2019 konsiderohen gjithashtu si sfidat\u00a0 p\u00ebr pushtetin vendor. Nj\u00ebsit\u00eb e vet\u00ebqeverisjes vendore pritet t\u00eb luajn\u00eb nj\u00eb rol t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr korrupsionit. Rastet e korrupsionit minojn\u00eb besimin e publikut te autoritetet vendore dhe ndikojn\u00eb negativisht n\u00eb autonomin\u00eb e tyre, pasi shpesh p\u00ebrdoren si argument n\u00eb favor t\u00eb centralizimit m\u00eb t\u00eb madh.<\/p>\n<p>Shpopullimi I bashkive rurale, ve\u00e7an\u00ebrisht p\u00ebr shkak t\u00eb migrimit t\u00eb t\u00eb rinjve drejt qyteteve t\u00eb m\u00ebdha ose jasht\u00eb vendit, konsiderohet nj\u00eb fenomen me \u2018pasoja serioze p\u00ebr komunitetet lokale\u2019.<\/p>\n<p>Dokumenti, q\u00eb vler\u00ebson n\u00ebse sistemi shqiptar i pushtetit vendor respekton standardet e Kart\u00ebs dhe ku duhet fokusohet reforma e re q\u00eb ka marr\u00eb p\u00ebrsip\u00ebr parlamenti shqiptar pritet t\u00eb shqyrtohet n\u00eb Kongresin e Autoriteteve Lokale t\u00eb KiE n\u00eb tetor.\/ BIRN<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nj\u00eb projekt-raport i K\u00ebshillit t\u00eb Europ\u00ebs p\u00ebr qeverisjen vendore n\u00eb Shqip\u00ebri vler\u00ebson se sh\u00ebrbimet publike jan\u00eb centralizuar, bashkit\u00eb kan\u00eb autonomi t\u00eb kufizuar dhe sugjeron q\u00eb reforma e re territoriale duhet t\u00eb fokusohet tek rritja e kapaciteteve vendore, jo centralizimi i m\u00ebtejsh\u00ebm. K\u00ebshilli i Europ\u00ebs sugjeron se nj\u00eb reforme e re territoriale n\u00eb Shqip\u00ebri duhet t\u00eb &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":149617,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-149616","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/149616","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=149616"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/149616\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":149619,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/149616\/revisions\/149619"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/149617"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=149616"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=149616"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=149616"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}