{"id":149620,"date":"2026-07-29T08:35:48","date_gmt":"2026-07-29T08:35:48","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=149620"},"modified":"2026-07-29T08:35:48","modified_gmt":"2026-07-29T08:35:48","slug":"rama-u-be-kumbar-i-takimit-macron-beqiraj-shteti-francez-e-prangosi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/07\/29\/rama-u-be-kumbar-i-takimit-macron-beqiraj-shteti-francez-e-prangosi\/","title":{"rendered":"Rama u b\u00eb &#8220;kumbar&#8221; i takimit Macron \u2013 Beqiraj, shteti francez e prangosi"},"content":{"rendered":"<p>\u00c7udirat nga Shqip\u00ebria dhe lideri Rama nuk kan\u00eb fund! Pasi vjedh shqiptar\u00ebt dhe pasuron nj\u00eb grusht njer\u00ebzish, Rama i ul fytyr\u00ebn vendit edhe n\u00eb aren\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Si t\u00eb mos mjaftonte se takohet n\u00eb fsheht\u00ebsi me personazhe t\u00eb krimit, mashtrimin, vjedhjes, etj, dhe mbi t\u00eb gjitha i qeras me tendera, ul edhe lider\u00ebt bot\u00ebror\u00eb me ta.<\/p>\n<p>Rasti i fundit \u00ebsht\u00eb ky me Ermal Beqirajn dhe presidentin francez Emmanuel Macron! Rama si duket i ka takuar, kan\u00eb biseduar, madje kan\u00eb shkrepur edhe nj\u00eb foto.<\/p>\n<p>Si p\u00ebr ironi, drejt\u00ebsia e shteti q\u00eb Macron drejton i vuri prangat mikut t\u00eb p\u00ebrk\u00ebdhelur t\u00eb Ram\u00ebs, njeriu i cili ka informacionet e shtetit dhe krijoi pasuri marramend\u00ebse nga aferat me tendera korruptiv\u00eb.<\/p>\n<p>Beqiraj u ndalua pasi fluturoi me nj\u00eb avion t\u00eb vog\u00ebl mbi centralin b\u00ebrthamor t\u00eb Penly n\u00eb Normandi, n\u00eb nj\u00eb lart\u00ebsi m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt se ajo e lejuar. Pas sinjalizimit, Forcat Ajrore Franceze shoq\u00ebruan avionin deri n\u00eb aeroport, ku ai u arrestua nga policia.<\/p>\n<p>Hetuesit francez\u00eb kan\u00eb ngritur dyshime edhe p\u00ebr pist\u00ebn e spiunazhit, p\u00ebr shkak t\u00eb profilit t\u00eb Beqirajt dhe faktit se gjat\u00eb kontrollit iu gjet\u00ebn tre pajisje GPS t\u00eb tipit AirTag t\u00eb fshehura n\u00eb rrobat e tij. Ai deklaroi se kishte gabuar lart\u00ebsin\u00eb e fluturimit, por shpjegimet e tij u konsideruan t\u00eb paqarta.<\/p>\n<p>Aktualisht, ai \u00ebsht\u00eb vendosur n\u00eb paraburgim, nd\u00ebrsa dit\u00ebn e sotme (29 korrik) pritet t\u00eb dal\u00eb para Gjykat\u00ebs Penale t\u00eb Amiens, ku do t\u2019i komunikohet zyrtarisht k\u00ebrkimi nd\u00ebrkomb\u00ebtar ndaj tij, n\u00eb funksion t\u00eb procedurave p\u00ebr ekstradimin drejt Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Kush \u00ebsht\u00eb Ermal Beqiri?<\/strong><\/p>\n<p>Emri i Ermal Beqirit u b\u00eb i njohur p\u00ebr publikun n\u00eb vitin 2011. N\u00eb at\u00eb koh\u00eb, inxhinjeri elektronik 30-vje\u00e7ar nga Gjirokastra dhe drejtor i Teknologjis\u00eb s\u00eb Informacionit n\u00eb Rektoratin e Universitetit t\u00eb Tiran\u00ebs, u p\u00ebrzgjodh si nj\u00eb prej ekspert\u00ebve t\u00eb thirrur n\u00eb procesin p\u00ebr \u201ckorrupsion\u201d q\u00eb po zhvillohej n\u00eb Gjykat\u00ebn e Lart\u00eb ndaj ish.zv.kryeministrit, Ilir Meta.<\/p>\n<p>Roli i Beqirit dhe koleg\u00ebve t\u00eb tij ishin t\u00eb ekspertonin videon e njohur n\u00eb publik si \u201cMeta-Prifti\u201d, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn aludohej se Ilir Meta dhe miku e bashk\u00ebpun\u00ebtori i tij i hersh\u00ebm, Dritan Prifti, t\u00eb dy pjes\u00eb e qeveris\u00eb, diskutonin p\u00ebr \u201cndarje parash, n\u00eb shum\u00ebn 700 mij\u00eb euro\u201d.<\/p>\n<p>Ekspertiza e kryer nga Ermal Beqiri dhe ekspert\u00ebt e tjer\u00eb konkludoi se \u201cvideoja ishte e p\u00ebrpunuar\u201d dhe se teksti ishte nxjerr\u00eb nga konteksti. Bazuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb ekspertiz\u00eb, trupa prej 5 gjyqtar\u00ebsh e Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb shpalli t\u00eb pafajsh\u00ebm Ilir Met\u00ebn.<\/p>\n<p>Paralelisht me k\u00ebt\u00eb proces, Beqiri, i cili krahas pun\u00ebs n\u00eb Rektorat, ishte edhe pedagog n\u00eb universitetin \u201cKristal\u201d, krijon nj\u00eb kompani private, \u201cAl-Forensic\u201d, s\u00eb bashku me kolegun e tij, Ardian Pollo, nj\u00eb tjet\u00ebr ekspert i thirrur p\u00ebr videon \u201cMeta-Prifti\u201d.<\/p>\n<p>Kjo shoq\u00ebri nuk pati sukses t\u00eb duksh\u00ebm. Dy aksioner\u00ebt e pezullojn\u00eb aktivitetin e shoq\u00ebris\u00eb n\u00eb vitin 2015, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb fitimi p\u00ebr vitin e fundit ishte vet\u00ebm 300 mij\u00eb lek\u00eb t\u00eb reja.<\/p>\n<p>M\u00eb her\u00ebt, Ermal Beqiri nuk kishte pasur sukses as me nj\u00eb kompani tjet\u00ebr, \u201cAl-Soft\u201d, t\u00eb cil\u00ebn e krijoi dhe e mbylli brenda vitit 2010. Beqiri rishfaqet n\u00eb publik n\u00eb fund t\u00eb vitit 2013, n\u00eb at\u00eb q\u00eb konsiderohet si \u201cskandali i serverit t\u00eb Tatimeve\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb n\u00ebntor t\u00eb atij viti pati dyshime t\u00eb forta se kishte nd\u00ebrhyrje t\u00eb paligjshme n\u00eb serverin qendror t\u00eb Drejtoris\u00eb s\u00eb P\u00ebrgjithshme t\u00eb Tatimeve. P\u00ebr verifikimin e situat\u00ebs, pran\u00eb Tatimeve shkuan deputeti i Komisionit t\u00eb Siguris\u00eb n\u00eb at\u00eb koh\u00eb, Spartak Braho, i shoq\u00ebruar nga eksperti Ermal Beqiri. N\u00eb at\u00eb koh\u00eb u m\u00ebsua se Beqiri sh\u00ebrbente si k\u00ebshilltar informatik pran\u00eb kabinetit t\u00eb kryeministrit Edi Rama.<\/p>\n<p>Ermal Beqiri dhe Panajot Gjiknuri, v\u00ebllai i ish-ministrit Damian Gjiknuri, kryen auditimin administrativ t\u00eb k\u00ebtij rasti, sipas d\u00ebshmive t\u00eb b\u00ebra publike gjat\u00eb Komisionit Hetimor Parlamentar p\u00ebr \u201cserverin e Tatimeve\u201d, t\u00eb zhvilluar n\u00eb vitin 2016, shkruan boldnews..<\/p>\n<p>Nj\u00eb hetim penal i m\u00ebvonsh\u00ebm konstatoi se nuk kishte pasur nd\u00ebrhyrje t\u00eb paligjshme n\u00eb serverin e Tatimeve, por situata problematike ishte krijuar p\u00ebr shkak t\u00eb nj\u00eb anomalie elektronike. T\u00eb dh\u00ebnat tregojn\u00eb se lidhja mes Spartak Brahos dhe Ermal Beqirit nuk ishte vet\u00ebm n\u00eb kuadrin e raporteve zyrtare.<\/p>\n<p>N\u00eb qershor t\u00eb vitit 2012 regjistrohet shoq\u00ebria \u201cAlb Red Stone\u201d, me aksioner themelues Ramazan Domi, Ermal Beqiri dhe Arb\u00ebr Braho, ky i fundit djali i Spartak Brahos. Kompania vijon t\u00eb jet\u00eb active dhe ka objekt \u201cAktivitete n\u00eb fush\u00ebn e prodhimit t\u00eb materialeve t\u00eb nd\u00ebrtimit nxjerrjes, shfryt\u00ebzimit dhe p\u00ebrpunimit t\u00eb burimeve minerale, mermereve, graniteve, etj.\u201d<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2015, emri i Ermal Beqirit em\u00ebrohet pran\u00eb Drejtoris\u00eb s\u00eb P\u00ebrgjithshme t\u00eb Hipotek\u00ebs, n\u00eb pozicionin e drejtorit t\u00eb Teknologjis\u00eb s\u00eb Informacionit.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb periudh\u00ebs q\u00eb ai mbante k\u00ebt\u00eb post, nj\u00eb kompani private pa shum\u00eb histori deri n\u00eb at\u00eb koh\u00eb, \u201cSoft &amp; Solution\u201d, nisi t\u00eb fitonte radhazi tendera p\u00ebr pajisje informatike pran\u00eb Hipotek\u00ebs.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb vitit 2016 pati raportime mediatike q\u00eb hidhnin dyshime se Ermal Beqiri fshihej pas kompanis\u00eb \u201cSoft &amp; Solution\u201d, e cila zyrtarisht ishte n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb Arjola Koromani.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2021, Ermal Beqiri merr n\u00eb kontroll kompanin\u00eb \u201cSoft &amp; Solution\u201d. Arjola Koromani e shet kompanin\u00eb tek Ermal Beqiri p\u00ebr shum\u00ebn 1 milion\u00eb lek\u00eb t\u00eb reja dhe pas k\u00ebtij transaksioni, vijon t\u00eb mbaj\u00eb postin e administratores s\u00eb shoq\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb vitit 2024, Ermal Beqiri shton portofolin e tij t\u00eb biznese me tre kompani t\u00eb tjera. N\u00eb Mars t\u00eb k\u00ebtij viti ai themelon shoq\u00ebrin\u00eb \u201cR&amp;D Solution\u201d, me objekt \u201cK\u00ebrkim shkencor dhe teknologjik..etj,\u201d. Administratore e shoq\u00ebris\u00eb \u00ebsht\u00eb s\u00ebrish Arjola Koromani, ish-pronarja e \u201cSoft &amp; Solution\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb Prill t\u00eb vitit 2024, Ermal Beqiri blen 100 p\u00ebrqind t\u00eb aksioneve t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb \u2018IT Tirana\u201d, p\u00ebr nj\u00eb shum\u00eb prej 144 mij\u00eb euro. Pas blerjes, emri i shoq\u00ebris\u00eb ndryshohet n\u00eb \u201cNSolution\u201d. Dhe, n\u00eb Maj 2024, Ermal Beqiri b\u00ebn nj\u00eb tjet\u00ebr \u201cgoditje\u201d t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme, duke bler\u00eb p\u00ebr 380 mij\u00eb euro t\u00eb gjith\u00eb aksionet e kompanis\u00eb \u201cHorizon\u201d.<\/p>\n<div class=\"jnews_inline_related_post_wrapper left\">\n<div class=\"jnews_inline_related_post\">\n<div class=\"jeg_postblock_29 jeg_postblock jeg_module_hook jeg_pagination_disable jeg_col_2o3 jnews_module_1718349_0_6a69b347c9b52 \" data-unique=\"jnews_module_1718349_0_6a69b347c9b52\">\n<div class=\"jeg_block_heading jeg_block_heading_6 jeg_subcat_right\"><strong>Hetimet e SPAK<\/strong><\/div>\n<div>\n<p>Sipas SPAK, Ermal Beqiraj dyshohet se ka bashk\u00ebpunuar me ish-drejtoresh\u00ebn e AKSHI-t, Mirlinda Kar\u00e7anaj, Ergys Agasin, Armand Frangun dhe persona t\u00eb tjer\u00eb p\u00ebr paracaktimin e fituesve t\u00eb tender\u00ebve, si edhe p\u00ebr k\u00ebrc\u00ebnimin e bizneseve konkurruese q\u00eb t\u00eb t\u00ebrhiqeshin nga garat.<\/p>\n<p>Hetimi, q\u00eb p\u00ebrfshin edhe ish-drejtoresh\u00ebn e AKSHI-t,\u00a0Mirlinda Kar\u00e7anaj, fokusohet n\u00eb 12 procedura prokurimi me vler\u00eb miliona euro p\u00ebr mir\u00ebmbajtjen e sistemeve shtet\u00ebrore.<\/p>\n<p>Sipas SPAK, Beqiraj dyshohet se ka p\u00ebrfituar tender\u00eb t\u00eb manipuluar p\u00ebrmes kompanis\u00eb s\u00eb tij, nd\u00ebrsa Partia Demokratike ka denoncuar se vet\u00ebm n\u00eb vitin 2024 \u201cSoft &amp; Solution\u201d ka fituar kontrata me vler\u00eb mbi\u00a022.7 milion\u00eb euro, pjes\u00eb e mbi\u00a030 milion\u00eb eurove\u00a0t\u00eb p\u00ebrfituara nga AKSHI nd\u00ebr vite.<\/p>\n<p>Hetuesit po verifikojn\u00eb gjithashtu transaksionet financiare t\u00eb Beqirajt, p\u00ebrfshir\u00eb edhe blerjen e nj\u00eb jahti luksoz me vler\u00eb\u00a0930 mij\u00eb euro, t\u00eb regjistruar n\u00eb em\u00ebr t\u00eb nj\u00eb shtetaseje rumune 24-vje\u00e7are.<\/p>\n<p>GJKKO i ka caktuar Ermal Beqirajt mas\u00ebn e sigurimit personal \u201cArrest n\u00eb burg\u201d, p\u00ebr veprat penale \u201cHeqja e paligjshme e liris\u00eb\u201d, \u201cKonkurrenca e paligjshme n\u00ebp\u00ebrmjet dhun\u00ebs\u201d, e kryer n\u00eb form\u00ebn e ve\u00e7ant\u00eb t\u00eb bashk\u00ebpunimit, at\u00eb t\u00eb grupit t\u00eb strukturuar kriminal, \u201cShkelja e barazis\u00eb s\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebsve n\u00eb tendera apo ankande publike\u201d, \u201cGrupi i strukturuar kriminal\u201d, \u201cKryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal\u201d, si dhe \u201cPastrimi i produkteve t\u00eb vepr\u00ebs penale\u201d.\/ Boldnews.al<\/p>\n<\/div>\n<\/div>\n<\/div>\n<\/div>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>\u00c7udirat nga Shqip\u00ebria dhe lideri Rama nuk kan\u00eb fund! Pasi vjedh shqiptar\u00ebt dhe pasuron nj\u00eb grusht njer\u00ebzish, Rama i ul fytyr\u00ebn vendit edhe n\u00eb aren\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Si t\u00eb mos mjaftonte se takohet n\u00eb fsheht\u00ebsi me personazhe t\u00eb krimit, mashtrimin, vjedhjes, etj, dhe mbi t\u00eb gjitha i qeras me tendera, ul edhe lider\u00ebt bot\u00ebror\u00eb me ta. &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":149621,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-149620","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/149620","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=149620"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/149620\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":149623,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/149620\/revisions\/149623"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/149621"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=149620"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=149620"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=149620"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}