{"id":149635,"date":"2026-07-29T09:39:37","date_gmt":"2026-07-29T09:39:37","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=149635"},"modified":"2026-07-29T09:39:37","modified_gmt":"2026-07-29T09:39:37","slug":"raporti-i-keshillit-te-europes-qe-rrezon-qeverine-per-reformen-territoriale","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/07\/29\/raporti-i-keshillit-te-europes-qe-rrezon-qeverine-per-reformen-territoriale\/","title":{"rendered":"Raporti i K\u00ebshillit t\u00eb Europ\u00ebs q\u00eb rr\u00ebzon qeverin\u00eb p\u00ebr reform\u00ebn territoriale"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga Lu\u00e7iano BO\u00c7I<\/strong><\/p>\n<p>Raporti paraprak i K\u00ebshillit t\u00eb Europ\u00ebs mbi zbatimin e Kart\u00ebs Evropiane t\u00eb Vet\u00ebqeverisjes Vendore, ka p\u00ebrmbysur me fakte at\u00eb q\u00eb po b\u00ebn Rama e qeveria shqiptare, duke zbuluar qartazi se reforma territoriale 2026 e saj synon q\u00ebllime politike dhe aspak europianizim t\u00eb pushtetit lokal.<br \/>\nP\u00ebr muaj me radh\u00eb, qeveria \u00ebsht\u00eb p\u00ebrpjekur t\u00eb mbaj\u00eb gjall\u00eb narrativ\u00ebn se problemi i pushtetit vendor n\u00eb Shqip\u00ebri lidhet me numrin e bashkive.<br \/>\nSe zgjidhja \u00ebsht\u00eb nj\u00eb hart\u00eb e re territoriale, me m\u00eb pak bashki, m\u00eb pak qendra vendimmarrjeje dhe m\u00eb shum\u00eb pushtet t\u00eb p\u00ebrqendruar n\u00eb Tiran\u00eb.<br \/>\nMe pak fjal\u00eb, edhe m\u00eb shum\u00eb centralizim.<br \/>\nP\u00ebrkund\u00ebr q\u00ebndrimeve t\u00eb Partis\u00eb Demokratike q\u00eb ka insistuar tek decentralizimi funksional, administrativ dhe territorial.<br \/>\nPor K\u00ebshilli i Europ\u00ebs arrin n\u00eb nj\u00eb p\u00ebrfundim krejt tjet\u00ebr nga qeveria dhe \u00ebsht\u00eb n\u00eb sinkron me at\u00eb \u00e7kan\u00eb ngritur si shqet\u00ebsim dhe analiz\u00eb deputet\u00ebt e PD n\u00eb Komision dhe ekspert\u00ebt e saj.<br \/>\nProblemi nuk \u00ebsht\u00eb se Shqip\u00ebria ka shum\u00eb bashki. Ato duhet t\u00eb jen\u00eb m\u00eb shum\u00eb.<br \/>\nProblemi \u00ebsht\u00eb se ato kan\u00eb shum\u00eb pak pushtet.<br \/>\nKy \u00ebsht\u00eb problemi thelb\u00ebsor.<br \/>\nRaporti nuk e sheh reform\u00ebn territoriale si nj\u00eb ushtrim gjeografie administrative. Ai e trajton at\u00eb si nj\u00eb reform\u00eb t\u00eb demokracis\u00eb vendore. Dhe pik\u00ebrisht k\u00ebtu rr\u00ebzohet narrativa e qeveris\u00eb.<br \/>\nN\u00eb vend q\u00eb t\u00eb pranoj\u00eb apo propozoj\u00eb m\u00eb shum\u00eb bashkime administrative, si\u00e7 k\u00ebrkon Rama e PS, raporti identifikon kat\u00ebr plag\u00ebt kryesore t\u00eb pushtetit vendor shqiptar. Munges\u00ebn e kompetencave reale,<br \/>\nfinancimin e pamjaftuesh\u00ebm,<br \/>\nvar\u00ebsin\u00eb nga qeveria qendrore dhe dob\u00ebsin\u00eb administrative.<br \/>\nPra, problemi \u00ebsht\u00eb jo se kemi m\u00eb shum\u00eb bashki por sepse kemi shum\u00eb pak autonomi.<br \/>\nKjo nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb kritik\u00eb teknike. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb kritik\u00eb ndaj filozofis\u00eb s\u00eb qeverisjes s\u00eb nd\u00ebrtuar gjat\u00eb k\u00ebtyre viteve.<br \/>\nN\u00eb Shqip\u00ebri, sa her\u00eb q\u00eb nj\u00eb bashki has v\u00ebshtir\u00ebsi, p\u00ebrgjigjja e qeveris\u00eb ka qen\u00eb gjithmon\u00eb e nj\u00ebjt\u00eb. I ka rr\u00ebmbyer asaj kompetenc\u00ebn.<br \/>\nArsimi, uji, mbetjet, zhvillimi lokal, investimet, fondet, gjith\u00e7ka \u00ebsht\u00eb t\u00ebrhequr gradualisht drejt qendr\u00ebs. Bashkit\u00eb jan\u00eb l\u00ebn\u00eb shpesh vet\u00ebm me barr\u00ebn e p\u00ebrgjegj\u00ebsive, por pa instrumentet p\u00ebr t\u2019i ushtruar ato.<br \/>\nK\u00ebshilli i Europ\u00ebs e thot\u00eb qart\u00eb se kjo logjik\u00eb bie ndesh me parimin e subsidiaritetit, nj\u00eb prej themeleve t\u00eb Kart\u00ebs Evropiane t\u00eb Vet\u00ebqeverisjes Vendore. Kur nj\u00eb funksion mund t\u00eb kryhet m\u00eb mir\u00eb pran\u00eb qytetarit, ai nuk duhet t\u00eb merret nga qendra. P\u00ebrkundrazi, duhet t\u2019i jepet pushtetit vendor, s\u00eb bashku me burimet financiare dhe kapacitetet administrative p\u00ebr ta ushtruar.<br \/>\nN\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb, raporti p\u00ebrputhet pothuajse plot\u00ebsisht me vizionin q\u00eb Partia Demokratike ka mbrojtur gjat\u00eb gjith\u00eb debatit p\u00ebr reform\u00ebn administrativo-territoriale.<br \/>\nNe kemi argumentuar se Shqip\u00ebria nuk ka nevoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb centralizim t\u00eb ri t\u00eb maskuar si reform\u00eb. Ka nevoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb decentralizim t\u00eb ri.<br \/>\nKemi k\u00ebrkuar q\u00eb \u00e7do ndryshim territorial t\u00eb mos jet\u00eb produkt i interesave t\u00eb mazhoranc\u00ebs, por rezultat i konsultimit me komunitetet, nj\u00ebsit\u00eb vendore, ekspert\u00ebt dhe qytetar\u00ebt.<br \/>\nKemi k\u00ebrkuar q\u00eb reforma t\u00eb mos matet me numrin e bashkive q\u00eb zhduken nga harta, por me cil\u00ebsin\u00eb e sh\u00ebrbimeve q\u00eb marrin qytetar\u00ebt.<br \/>\nKemi propozuar rritjen e kompetencave t\u00eb pushtetit vendor, forcimin e autonomis\u00eb financiare, rishikimin e formul\u00ebs s\u00eb grantit t\u00eb pakusht\u00ebzuar, nj\u00eb mekaniz\u00ebm t\u00eb drejt\u00eb barazimi financiar dhe transferimin real t\u00eb funksioneve t\u00eb shoq\u00ebruara me fondet p\u00ebrkat\u00ebse.<br \/>\nPik\u00ebrisht k\u00ebto jan\u00eb rekomandimet q\u00eb sot artikulon edhe K\u00ebshilli i Europ\u00ebs.<br \/>\nRaporti prek edhe nj\u00eb plag\u00eb tjet\u00ebr q\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb kronike q\u00eb lidhet m\u00ebnyr\u00ebn e shp\u00ebrndarjes s\u00eb fondeve publike.<br \/>\nKur raportuesit flasin p\u00ebr munges\u00eb transparence dhe nevoj\u00ebn p\u00ebr kritere objektive n\u00eb ndarjen e granteve, ata n\u00eb fakt prekin nj\u00eb nga instrumentet m\u00eb t\u00eb forta t\u00eb kontrollit politik q\u00eb ka nd\u00ebrtuar qeveria. Nj\u00eb sistem ku shpesh fondet nuk ndjekin nevoj\u00ebn, por bindjen politike. Ku bashkit\u00eb nuk trajtohen si institucione kushtetuese t\u00eb barabarta, por si aleate ose kund\u00ebrshtare t\u00eb qeveris\u00eb.<br \/>\nKjo nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebqeverisje vendore. \u00cbsht\u00eb administrim i centralizuar me nd\u00ebrmjet\u00ebs lokal\u00eb.<br \/>\nNj\u00eb tjet\u00ebr element me r\u00ebnd\u00ebsi \u00ebsht\u00eb paralajm\u00ebrimi se kapaciteti i Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrthithur fondet e ardhshme t\u00eb Bashkimit Evropian varet drejtp\u00ebrdrejt nga forca e pushtetit vendor.<br \/>\nPra, decentralizimi nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb standard demokratik. \u00cbsht\u00eb edhe nj\u00eb kusht zhvillimi.<br \/>\nNj\u00eb shtet q\u00eb nuk u beson bashkive t\u00eb administrojn\u00eb sh\u00ebrbimet publike, v\u00ebshtir\u00eb se mund t\u2019i bind\u00eb partner\u00ebt evropian\u00eb se \u00ebsht\u00eb gati t\u00eb administroj\u00eb miliarda euro fonde zhvillimi.<br \/>\nPrandaj debati p\u00ebr reform\u00ebn territoriale nuk mund t\u00eb reduktohet n\u00eb pyetjen \u201csa bashki duhet t\u00eb ket\u00eb Shqip\u00ebria?\u201d.<br \/>\nPyetja e v\u00ebrtet\u00eb \u00ebsht\u00eb krejt tjet\u00ebr. Sa pushtet duhet t\u00eb ken\u00eb qytetar\u00ebt mbi jet\u00ebn e komuniteteve t\u00eb tyre?<br \/>\nN\u00ebse p\u00ebrgjigjja \u00ebsht\u00eb m\u00eb pak pushtet lokal, m\u00eb pak autonomi dhe m\u00eb shum\u00eb kontroll nga qendra, at\u00ebher\u00eb nuk kemi reform\u00eb. Kemi regres.<br \/>\nN\u00ebse p\u00ebrgjigjja \u00ebsht\u00eb m\u00eb shum\u00eb kompetenca, m\u00eb shum\u00eb financa, m\u00eb shum\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi dhe m\u00eb shum\u00eb llogaridh\u00ebnie pran\u00eb qytetar\u00ebve, at\u00ebher\u00eb flasim p\u00ebr nj\u00eb reform\u00eb q\u00eb i sh\u00ebrben demokracis\u00eb.<br \/>\nRaporti i K\u00ebshillit t\u00eb Europ\u00ebs nuk i jep p\u00ebrgjigje vet\u00ebm Shqip\u00ebris\u00eb. Ai i jep p\u00ebrgjigje edhe debatit politik.<br \/>\nEuropa nuk sugjeron m\u00eb shum\u00eb centralizim.<br \/>\nEuropa k\u00ebrkon m\u00eb shum\u00eb vet\u00ebqeverisje vendore.<br \/>\nDhe pik\u00ebrisht aty q\u00ebndron dallimi mes dy vizioneve. Nj\u00ebri beson se \u00e7do problem zgjidhet duke grumbulluar pushtetin n\u00eb qend\u00ebr.<br \/>\nTjetri beson se demokracia forcohet duke ia kthyer pushtetin komuniteteve.<br \/>\nN\u00eb fund, zgjedhja nuk \u00ebsht\u00eb mes m\u00eb shum\u00eb apo m\u00eb pak bashkive.<br \/>\nZgjedhja \u00ebsht\u00eb mes nj\u00eb Shqip\u00ebrie q\u00eb qeveriset nga qendra dhe nj\u00eb Shqip\u00ebrie q\u00eb nd\u00ebrtohet nga komunitetet e saj.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Lu\u00e7iano BO\u00c7I Raporti paraprak i K\u00ebshillit t\u00eb Europ\u00ebs mbi zbatimin e Kart\u00ebs Evropiane t\u00eb Vet\u00ebqeverisjes Vendore, ka p\u00ebrmbysur me fakte at\u00eb q\u00eb po b\u00ebn Rama e qeveria shqiptare, duke zbuluar qartazi se reforma territoriale 2026 e saj synon q\u00ebllime politike dhe aspak europianizim t\u00eb pushtetit lokal. P\u00ebr muaj me radh\u00eb, qeveria \u00ebsht\u00eb p\u00ebrpjekur t\u00eb &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":142891,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-149635","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/149635","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=149635"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/149635\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":149637,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/149635\/revisions\/149637"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/142891"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=149635"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=149635"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=149635"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}