{"id":149827,"date":"2026-07-30T16:35:22","date_gmt":"2026-07-30T16:35:22","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=149827"},"modified":"2026-07-30T17:35:25","modified_gmt":"2026-07-30T17:35:25","slug":"luciano-boci-drafti-thike-pas-shpine-ndaj-qytetarit-e-territorit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/07\/30\/luciano-boci-drafti-thike-pas-shpine-ndaj-qytetarit-e-territorit\/","title":{"rendered":"Lu\u00e7iano Bo\u00e7i: Drafti &#8211; thik\u00eb pas shpine ndaj qytetarit e territorit!"},"content":{"rendered":"<p>Bashk\u00ebkryetari i Komisionit t\u00eb reform\u00ebs Territoriale, Lu\u00e7iano Bo\u00e7i ka reaguar ndaj hart\u00ebs s\u00eb re territoriale q\u00eb ka propozuar Partia Socialiste. N\u00eb nj\u00eb reagim n\u00eb rrjetet sociale, Bo\u00e7i shkruan se, kjo hart\u00eb-draft \u00ebsht\u00eb nj\u00eb thik\u00eb pas shpine ndaj qytetar\u00ebve dhe territorit t\u00eb vendit.<br \/>\n\u2018Drafti \u00ebsht\u00eb nj\u00eb produkt unilateral, i paraqitur nga PS pasi Komisioni ka mbyllur mandatin e tij, pa diskutim, debat apo miratim dhe pa nj\u00eb raport t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt apo ve\u00e7mas.\u2019, thekson deputeti demokrat, Lu\u00e7iano Bo\u00e7i n\u00eb reagimin e tij.<\/p>\n<p><strong>Reagimi i deputetit t\u00eb PD, Lu\u00e7iano Bo\u00e7i<\/strong><\/p>\n<p>Drafti i paraqitur nga deputet\u00ebt e PS p\u00ebr ndarjen territoriale \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tekst politik, i nd\u00ebrtuar p\u00ebr t\u00eb legjitimuar nj\u00eb vendim t\u00eb marr\u00eb paraprakisht.<br \/>\n\u00cbsht\u00eb thjesht e vet\u00ebm nj\u00eb Hart\u00eb elektorale 2.0<br \/>\nSi e till\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb iniciativ\u00eb jo institucionale shtet\u00ebrore me vija politike dhe matematik\u00eb votash q\u00eb dekonsideron qytetarin e sh\u00ebrbimin ndaj tij, zhvler\u00ebson funksionin e pushtetit lokal dhe krijon nj\u00eb precedent t\u00eb rreziksh\u00ebm p\u00ebr \u00e7do reform\u00eb tjet\u00ebr e nd\u00ebrveprim institucional t\u00eb k\u00ebrkuar me ngulm nga BE.<br \/>\nDrafti qartazi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb projekt p\u00ebr centralizimin t\u00eb m\u00ebtejsh\u00ebm t\u00eb qeverisjes lokale, p\u00ebrkundrejt decentralizimit t\u00eb k\u00ebrkuar me insistim nga autoritetet nd\u00ebrkomb\u00ebtare si KiE, BE e Kongresi i autoriteve vendore.<br \/>\nDrafti \u00ebsht\u00eb nj\u00eb produkt unilateral, i paraqitur nga PS pasi Komisioni ka mbyllur mandatin e tij, pa diskutim, debat apo miratim dhe pa nj\u00eb raport t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt apo ve\u00e7mas.<br \/>\nVet\u00eb drafti pranon se propozimi depozitohet vet\u00ebm nga deputet\u00ebt e mazhoranc\u00ebs, pasi mandati i Komisionit kishte p\u00ebrfunduar.<br \/>\nKy fakt mjafton p\u00ebr t\u00eb rr\u00ebzuar pretendimin se kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me nj\u00eb produkt institucional.<br \/>\nDrafti brenda tij mashtron disa her\u00eb se mazhoranca k\u00ebrkoi bashk\u00ebpunim dhe konsensus.<br \/>\nPor faktet jan\u00eb krejt t\u00eb kund\u00ebrta.<br \/>\nKomisioni nuk mori kurr\u00eb nj\u00eb vendim mbi hart\u00ebn.<br \/>\nNuk votoi asnj\u00eb variant.<br \/>\nNuk miratoi asnj\u00eb raport qoft\u00eb dhe t\u00eb pjessh\u00ebm apo vler\u00ebsimi p\u00ebr 2014.<br \/>\nNuk pati konkluzione t\u00eb ekspert\u00ebve t\u00eb paraqitura.<br \/>\nDhe d\u00ebshtoi me vullnetin e PS, d\u00ebgjesat tematike me grupet e interesit, me shoqatat e bashkive, shoq\u00ebrin\u00eb civile, organizatat nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<br \/>\nD\u00ebshtoi dhe d\u00ebgjesat me komunitetet sipas k\u00ebrkesave t\u00eb tyre.<br \/>\nPrandaj nuk mund t\u00eb p\u00ebrdoret kurrsesi puna e Komisionit, p\u00ebr t\u00eb legjitimuar nj\u00eb projekt q\u00eb \u00ebsht\u00eb ekskluzivisht politik.<br \/>\nDrafti pretendon se ulja nga 61 n\u00eb 46 bashki mb\u00ebshtetet mbi analiza objektive.<br \/>\nPor askund nuk publikohet:<br \/>\n-Metodologjia e pik\u00ebzimit<br \/>\n-Pesha e secilit indikator.<br \/>\n-Analiza krahasuese p\u00ebr secil\u00ebn bashki.<br \/>\n-Arsyet pse disa bashki shkrihen, nd\u00ebrsa t\u00eb tjera me tregues m\u00eb t\u00eb dob\u00ebt mbeten.<br \/>\nN\u00eb munges\u00eb t\u00eb metodologjis\u00eb s\u00eb verifikueshme, vendimmarrja friksh\u00ebm \u00ebsht\u00eb t\u00ebrisisht politike dhe jo shkencore dhe as me frym\u00eb europiane.<br \/>\nDrafti pranon se problemi kryesor \u00ebsht\u00eb shpopullimi, pabarazit\u00eb territoriale dhe mungesa e zhvillimit.<br \/>\nT\u00eb gjitha k\u00ebto pasoja t\u00eb reform\u00ebs s\u00eb 2014.<br \/>\nPor zgjidhja q\u00eb propozon \u00ebsht\u00eb alogjike, p\u00ebrs\u00ebri e nj\u00ebjta q\u00eb solli k\u00ebto pasoja.<br \/>\nPra m\u00eb pak bashki.<br \/>\nN\u00eb vend q\u00eb t\u2019i jap\u00eb m\u00eb shum\u00eb kompetenca, m\u00eb shum\u00eb financa dhe m\u00eb shum\u00eb autonomi pushtetit vendor, drafti zgjedh t\u2019i largoj\u00eb edhe m\u00eb shum\u00eb institucionet nga qytetari.<br \/>\nK\u00ebshtu ai trajton pasoj\u00ebn dhe jo shkakun.<br \/>\nN\u00eb draft mungon t\u00ebr\u00ebsisht \u00e7do analiz\u00eb q\u00eb provon se bashkit\u00eb e m\u00ebdha jan\u00eb m\u00eb efikase, qytetar\u00ebt marrin m\u00eb shum\u00eb sh\u00ebrbime n\u00eb to, se kostot administrative bien, apo se investimet rriten.<br \/>\nNuk ka asnj\u00eb prov\u00eb q\u00eb bashkit\u00eb m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha japin sh\u00ebrbime m\u00eb t\u00eb mira<br \/>\nK\u00ebto jan\u00eb thjesht vet\u00ebm deklarata.<br \/>\nE nj\u00eb reform\u00eb nuk mund t\u00eb nd\u00ebrtohet mbi deklarata.<br \/>\nNd\u00ebrtohet mbi evidenca t\u00eb sakta.<br \/>\nKjo m\u00ebnyr\u00eb e t\u00eb b\u00ebrit reform\u00eb bie ndesh me filozofin\u00eb europiane t\u00eb decentralizimit.<br \/>\nDrafti p\u00ebrpiqet ta lidh\u00eb reform\u00ebn me integrimin europian dhe pretendon se 70% e legjislacionit t\u00eb BE zbatohet nga pushteti vendor.<br \/>\nPor mos harrojm\u00eb q\u00eb pik\u00ebrisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, Bashkimi Europian k\u00ebrkon m\u00eb shum\u00eb autonomi vendore, m\u00eb shum\u00eb kompetenca, m\u00eb shum\u00eb financa lokale, konsultim real.<br \/>\nBE nuk k\u00ebrkon m\u00eb pak bashki.<br \/>\nK\u00ebshilli i Europ\u00ebs nj\u00ebherazi n\u00eb rekomandimet e fundit nuk k\u00ebrkon reduktim t\u00eb numrit t\u00eb bashkive, por forcim t\u00eb decentralizimit.<br \/>\nKy draft politik nuk u p\u00ebrgjigjet k\u00ebtyre rekomandimeve.<br \/>\nDrafti flet p\u00ebr 3500 pjes\u00ebmarr\u00ebs n\u00eb d\u00ebgjesa.<br \/>\nPor 3500 qytetar\u00eb p\u00ebr nj\u00eb vend me afro 2.4 milion banor\u00eb nuk mund t\u00eb quhen konsultim komb\u00ebtar.<br \/>\nMbi t\u00eb gjitha asnj\u00eb nga q\u00ebndrimet nuk publikohet kur dihet shum\u00eb mir\u00eb q\u00eb n\u00eb d\u00ebgjesat e b\u00ebra, (jo t\u00eb plota) shumica d\u00ebrmuese e z\u00ebrave, gati 90%, ishin kund\u00ebr uljes s\u00eb numrit t\u00eb Bashkive.<br \/>\nDrafti pretendon se n\u00eb propozime merren parasysh kriteret e larg\u00ebsis\u00eb, minoriteteve, identitetit, aksesit, vazhdim\u00ebsis\u00eb gjeografike.<br \/>\nPor menj\u00ebher\u00eb p\u00ebrjashton disa bashki nga k\u00ebto kritere si P\u00ebrrenjasi, Dimali, Poli\u00e7ani, Belshi, C\u00ebrriku<br \/>\nPra k\u00ebtu kriteret vlejn\u00eb vet\u00ebm kur i leverdis mazhoranc\u00ebs. Kur nuk i leverdis at\u00ebher\u00eb ato nuk jan\u00eb kritere.<br \/>\nQuhen p\u00ebrjashtime politike.<br \/>\nPra kriteret p\u00ebrdoren n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb selektive<br \/>\nDrafti krijon nj\u00eb struktur\u00eb t\u00eb re \u2018Bashki-Qytet-Nj\u00ebsi Administrative\u2019.<br \/>\nPor ai nuk sqaron as kompetencat as p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb, as financimin, as marr\u00ebdh\u00ebnien me k\u00ebshillin bashkiak, as ndikimin n\u00eb kostot administrative.<br \/>\nPra krijohet nj\u00eb hallk\u00eb e re burokratike pa analiz\u00eb financiare.<br \/>\nNga ana tjet\u00ebr drafti nuk p\u00ebrmban koston e tranzicionit, koston e administrat\u00ebs, ndikimin mbi pun\u00ebsimin, ndikimin mbi buxhetet vendore, ndikimin mbi sh\u00ebrbimet.<br \/>\nKemi nj\u00eb draft kuturu nga pikpamja financiare.<br \/>\nNj\u00eb reform\u00eb territoriale pa analiz\u00eb financiare \u00ebsht\u00eb nj\u00eb eksperiment i paralajm\u00ebruar si d\u00ebshtim.<br \/>\nMazhoranca k\u00ebrkon q\u00eb bashkit\u00eb t\u00eb japin mendim brenda 60 dit\u00ebve.<br \/>\nShum\u00eb qesharake.<br \/>\nHarta \u00ebsht\u00eb shpallur tashm\u00eb dhe \u2018konsultimi\u2019 nuk mund t\u00eb sh\u00ebrbej\u00eb p\u00ebr t\u00eb legjitimuar nj\u00eb hart\u00eb q\u00eb tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb fakt.<br \/>\nQartazi ky dokument nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb reform\u00eb e pushtetit vendor.<br \/>\n\u00cbsht\u00eb nj\u00eb reform\u00eb e pushtetit qendror.<br \/>\n\u00cbsht\u00eb thik\u00eb politike mbi territorin si domen politik.<br \/>\nAi nuk forcon decentralizimin, por e dob\u00ebson at\u00eb.<br \/>\nNuk afron administrat\u00ebn me qytetarin, por qytetarin me administrat\u00ebn e larg\u00ebt.<br \/>\nNuk nd\u00ebrton konsensus, por k\u00ebrkon ta z\u00ebvend\u00ebsoj\u00eb at\u00eb me faktin e kryer.<br \/>\nN\u00ebse reforma e vitit 2014 u kritikua se u b\u00eb pa dialog t\u00eb mjaftuesh\u00ebm, kjo reform\u00eb po p\u00ebrs\u00ebrit t\u00eb nj\u00ebjtin gabim fatal.<br \/>\nPo ndryshon hart\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb jo mbi nj\u00eb marr\u00ebveshje komb\u00ebtare, por mbi vullnetin e nj\u00eb shumice parlamentare.<br \/>\nDrafti duhet t\u00eb konsideroj\u00eb Kart\u00ebn Europiane e Vet\u00ebqeverisjes Vendore dhe Kushtetut\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb t\u00eb cilat orientojn\u00eb e k\u00ebrkojn\u00eb domosdoshm\u00ebrisht referendum n\u00eb rast ndarje apo bashkimi territoresh.<br \/>\nVota e \u2018deleve\u2019 nuk mjafton p\u00ebr t\u00eb legjitimuar k\u00ebt\u00eb thik\u00eb mbi territorin dhe fatin e shqiptar\u00ebve.<br \/>\nN\u00ebse deri dje arsyet p\u00ebr t\u00eb protestuar ishin 100, nga sot ato jan\u00eb 1000!<br \/>\nVet\u00ebm protesta e rr\u00ebzimi i thik\u00eb-gjuajt\u00ebsit Ram\u00eb, e b\u00ebn hart\u00ebn sipas asaj q\u00eb duan qytetar\u00ebt.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/scontent.ftia5-1.fna.fbcdn.net\/v\/t39.99422-6\/758854693_1073716075339999_787565064158097506_n.png?stp=dst-jpg_tt6&amp;cstp=mx546x780&amp;ctp=s546x780&amp;_nc_cat=103&amp;ccb=1-7&amp;_nc_sid=833d8c&amp;_nc_eui2=AeEmjRlQb7Uakmom0YwPNmoJH7JRMNuamt8fslEw25qa32BNjOzUugn_46NjL0UxBno&amp;_nc_ohc=1sywtJzXZukQ7kNvwHj2cyx&amp;_nc_oc=Adq5kyXTlabVanso46HtxoS2mqausFMX8gBaUYadcp6SOAP9ZULsBIU2osC50Dd_ScU&amp;_nc_zt=14&amp;_nc_ht=scontent.ftia5-1.fna&amp;_nc_gid=Zio0X14b_MDEBAUuRUVA5w&amp;_nc_ss=7b2a8&amp;oh=00_AQFvGMEUqzK5tRTxQksjepRotbRA6_xIpEEGzkp7C9fAtw&amp;oe=6A714334\" alt=\"Mund t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb imazh i harta dhe teksti q\u00eb thot\u00eb &quot;HARTAADMINISTRATIVE TERRITORIALEEQAR QARQEVE TE SHOIPERISE KUKES SHKODER LEZHE DIBER DURRES TIRANE ELBASAN FIER BERAT KOR\u00c7E VLORE GJIROKASTER Shpjegues Kufit Qarkut K+6\u0438\u043b\u0438e Kufte Bashanve Beshaine 1:900,000 dlometers 80&quot;\" \/><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Bashk\u00ebkryetari i Komisionit t\u00eb reform\u00ebs Territoriale, Lu\u00e7iano Bo\u00e7i ka reaguar ndaj hart\u00ebs s\u00eb re territoriale q\u00eb ka propozuar Partia Socialiste. N\u00eb nj\u00eb reagim n\u00eb rrjetet sociale, Bo\u00e7i shkruan se, kjo hart\u00eb-draft \u00ebsht\u00eb nj\u00eb thik\u00eb pas shpine ndaj qytetar\u00ebve dhe territorit t\u00eb vendit. \u2018Drafti \u00ebsht\u00eb nj\u00eb produkt unilateral, i paraqitur nga PS pasi Komisioni ka mbyllur &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":149829,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-149827","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/149827","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=149827"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/149827\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":149857,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/149827\/revisions\/149857"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/149829"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=149827"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=149827"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=149827"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}