{"id":149892,"date":"2026-07-31T08:14:31","date_gmt":"2026-07-31T08:14:31","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=149892"},"modified":"2026-07-31T08:14:31","modified_gmt":"2026-07-31T08:14:31","slug":"birn-ndryshon-harta-por-jo-modeli-i-qeverisjes-drafti-i-ps-pritet-me-kritika","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/07\/31\/birn-ndryshon-harta-por-jo-modeli-i-qeverisjes-drafti-i-ps-pritet-me-kritika\/","title":{"rendered":"BIRN: &#8220;Ndryshon harta, por jo modeli i qeverisjes&#8221;! Drafti i PS pritet me kritika"},"content":{"rendered":"<div id=\"rekl-49\"><strong>Pasi komisioni biparizan parlamentar p\u00ebr reform\u00ebn administrativo-territoriale u mbyll pa asnj\u00eb rezultat, Partia Socialiste nxorri nga m\u00ebnga t\u00eb enjten nj\u00eb projektligj p\u00ebr ndryshimin e hart\u00ebs territoriale t\u00eb vendit, duke propozuar rrudhjen e numrit t\u00eb bashkive nga 61 n\u00eb 46.<\/strong><\/div>\n<div class=\"readmore-text-here\">\n<p>Harta e re u parapri nga nj\u00eb dokument analizues me disa skenar\u00eb, i p\u00ebrgatitur gjithashtu n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb nj\u00ebanshme nga Partia Socialiste. Pavar\u00ebsisht kund\u00ebrshtive t\u00eb opozit\u00ebs, nj\u00ebra prej reformave ky\u00e7e t\u00eb vendit po shkon drejt miratimit si nj\u00eb zgjedhje unilaterale e partis\u00eb n\u00eb pushtet.<\/p>\n<p>P\u00ebr Partin\u00eb Demokratike n\u00eb opozit\u00eb, reforma fshihte synime elektorale.<\/p>\n<p>\u201cTentativa p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb reform\u00eb t\u00eb re t\u00eb nj\u00ebanshme fshihte synime elektorale t\u00eb mazhoranc\u00ebs dhe jo mbi analiz\u00ebn e p\u00ebrgjegj\u00ebsive, funksioneve dhe problemeve financiare t\u00eb qeverisjes vendore,\u201d i tha BIRN deputetja demokrate, Jorida Tabaku.<\/p>\n<p>P\u00ebr ta mb\u00ebshtetur k\u00ebt\u00eb argument, Tabaku merr si shembull shkrirjen e Rrogozhin\u00ebs me Kavaj\u00ebn, e cila ka sipas saj synimin e \u00e7montimit t\u00eb fitores s\u00eb Partis\u00eb Demokratike n\u00eb Kavaj\u00eb dhe asnj\u00eb kriter tjet\u00ebr justifikues.<\/p>\n<p>Sipas Tabakut, komisioni dypal\u00ebsh duhej m\u00eb par\u00eb t\u00eb identifikonte problematikat e reform\u00ebs s\u00eb vitit 2014 dhe m\u00eb pas, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb konsensuale, t\u00eb propozonte zgjidhjen e tyre n\u00eb baz\u00eb t\u00eb qarqeve. Nd\u00ebrkoh\u00eb, komisioni nuk arriti t\u00eb b\u00ebnte t\u00eb gjitha d\u00ebgjesat me qytetar\u00ebt dhe aktor\u00ebt lokal\u00eb duke l\u00ebn\u00eb jasht\u00eb k\u00ebtyre d\u00ebgjesave Tiran\u00ebn, bashkin\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe n\u00eb vend.<\/p>\n<p>\u201cNe ndodhemi para faktit q\u00eb kemi reform\u00eb t\u00eb nj\u00ebanshme, nj\u00eb reform\u00eb q\u00eb nuk bazohet n\u00eb kritere, q\u00eb nuk e ndryshon status-quon\u00eb, q\u00eb nuk e p\u00ebrmir\u00ebson problematik\u00ebn e reform\u00ebs s\u00eb 2014-\u00ebs,\u201d theksoi Tabaku.<\/p>\n<p>T\u00eb nj\u00ebjtin shqet\u00ebsim ndajn\u00eb dhe ekspert\u00eb t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb civile q\u00eb jan\u00eb angazhuar prej vitesh n\u00eb analizat e problematikave t\u00eb pushtetit vendor, t\u00eb cil\u00ebt shohin se PS n\u00eb analiz\u00ebn e saj fokusohet tek harta territoriale, pa marr\u00eb parasysh elementin m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm q\u00eb \u00ebsht\u00eb c\u00ebnimi i autonomis\u00eb vendore dhe centralizimi i funksioneve.<\/p>\n<p>\u201cThelbi i reform\u00ebs nuk \u00ebsht\u00eb numri i bashkive q\u00eb mund t\u00eb shkrihen apo t\u00eb krijohen. \u00cbsht\u00eb koncepti i ndarjes s\u00eb pushteteve dhe i lidhjes s\u00eb shtetit me qytetarin, aksesi n\u00eb sh\u00ebrbimet publike dhe m\u00ebnyra sesi jet\u00ebsohet qeverisja lokale n\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsim, administrim dhe menaxhim. Reforma duhet t\u00eb jet\u00eb: \u00e7far\u00eb qeverisjeje duam, jo \u00e7far\u00eb harte duam,\u201d tha Afrim Krasniqi, drejtor ekzekutiv i Institutit t\u00eb Studimeve Politike.<\/p>\n<p>Sipas tij, legjislacioni p\u00ebr pushtetin vendor \u00ebsht\u00eb keqinterpretuar vazhdimisht, nd\u00ebrsa qeveria qendrore nuk ka treguar vullnet politik p\u00ebr t\u00eb zbatuar n\u00eb praktik\u00eb parimet e autonomis\u00eb dhe decentralizimit. Si shembull, Krasniqi p\u00ebrmend rastin e Zv\u00ebrnecit, ku, sipas tij, institucionet vendore nuk pat\u00ebn rol real n\u00eb vendimmarrje.<\/p>\n<p>Edhe p\u00ebr Agron Haxhimalin q\u00eb drejton Institutin e Bashkive dhe ofron ekspertiz\u00eb p\u00ebr komisionin parlamentar, mazhoranca zgjodhi rrug\u00ebn m\u00eb t\u00eb leht\u00eb: t\u00eb ndryshoj\u00eb hart\u00ebn, por jo modelin e qeverisjes.<\/p>\n<p>\u201cBashkimet e propozuara ndjekin pothuajse natyrsh\u00ebm kufijt\u00eb e ish-rretheve, kjo duhet par\u00eb si tradit\u00eb pozitive duke rikthyer nj\u00eb konfigurim territorial t\u00eb njohur, pa d\u00ebshmuar se si ky ndryshim do t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsoj\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsimin demokratik, cil\u00ebsin\u00eb e sh\u00ebrbimeve apo autonomin\u00eb vendore,\u201d tha Haxhimali p\u00ebr BIRN.<\/p>\n<p>Shkrirja e 15 bashkive, sugjeron Haxhimali, p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb nd\u00ebrhyrje n\u00eb kufijt\u00eb administrativ\u00eb, por jo nj\u00eb reform\u00eb t\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb t\u00eb qeverisjes vendore, pasi l\u00eb t\u00eb paprekura sfidat themelore t\u00eb decentralizimit, financimit, p\u00ebrfaq\u00ebsimit dhe ofrimit t\u00eb sh\u00ebrbimeve p\u00ebr qytetar\u00ebt, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn do ket\u00eb nje faz\u00eb t\u00eb dyte.<\/p>\n<p>\u201cProblematikat q\u00eb qytetar\u00ebt p\u00ebrjetojn\u00eb sot n\u00eb nivel vendor, ve\u00e7an\u00ebrisht mungesa e p\u00ebrfaq\u00ebsimit efektiv, larg\u00ebsia nga vendimmarrja dhe aksesi i pamjaftuesh\u00ebm n\u00eb sh\u00ebrbime, nuk zgjidhen thjesht duke shkrir\u00eb disa bashki,\u201d shtoi ai.<\/p>\n<p><strong>Sfida e decentralizimit<\/strong><\/p>\n<p>Nisma ligjore e PS propozon vet\u00ebm nj\u00eb riorganizim administrativ dhe nuk parashikon dispozita q\u00eb t\u00eb cekin kompetenca ligjore apo t\u00eb adresojn\u00eb problematika t\u00eb autonomis\u00eb vendore.<\/p>\n<p>P\u00ebr ekspert\u00ebt e qeverisjes vendore, kjo nism\u00eb l\u00eb jasht\u00eb debatit \u00e7\u00ebshtjen kryesore q\u00eb ka penguar funksionimin e pushtetit vendor gjat\u00eb dekad\u00ebs s\u00eb fundit: decentralizimin e pap\u00ebrfunduar t\u00eb kompetencave dhe financave.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb k\u00ebndv\u00ebshtrim, Afrim Krasniqi argumenton se mazhoranca nuk i ka dh\u00ebn\u00eb p\u00ebrgjigje nj\u00eb elementi themelor: \u201cA \u00ebsht\u00eb e gatshme qeveria qendrore t\u2019i jap\u00eb kompetencat qeverisjes vendore?<\/p>\n<p>Nj\u00eb nga arsyet pse ka d\u00ebshtuar reforma e fundit, sipas tij \u00ebsht\u00eb se \u201cqeverisja qendrore mori kompetencat dhe e shnd\u00ebrroi qeverisjen lokale n\u00eb shtojc\u00eb, n\u00eb vart\u00ebse dhe jo nj\u00eb partnere n\u00eb bashk\u00ebqeverisjeje\u201d.<\/p>\n<p>Si shembull, ai sjell rastet kur Kryeministri u k\u00ebrkon kryetar\u00ebve t\u00eb bashkive t\u00eb marrin vendime p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje q\u00eb u p\u00ebrkasin autoriteteve vendore.<\/p>\n<p>Si pasoj\u00eb, ai vler\u00ebson se, reforma e PS-s\u00eb fokusohet m\u00eb shum\u00eb tek efektet elektorale dhe zhvillimet territoriale sesa tek cil\u00ebsia e sh\u00ebrbimeve publike, zhvillimi ekonomik dhe p\u00ebrfitimi i qytetar\u00ebve.<\/p>\n<p>Mungesa e k\u00ebtij vizioni,- thot\u00eb m\u00eb tej Krasniqi, \u201ce shoq\u00ebruar me konsultimin e kufizuar publik, shpjegon edhe skepticizmin e partner\u00ebve nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt, ndryshe nga reforma e vitit 2014, kan\u00eb mbajtur nj\u00eb rol m\u00eb t\u00eb t\u00ebrhequr n\u00eb proces\u201d.<\/p>\n<p>Edhe Haxhimali beson se propozimi ligjor i PS nuk e ka adresuar sfid\u00ebn kryesore t\u00eb pushtetit vendor, q\u00eb sipas nuk \u00ebsht\u00eb harta territoriale, por modeli i qeverisjes q\u00eb do t\u00eb nd\u00ebrtohet dhe af\u00ebrsia e tij me qytetar\u00ebt.<\/p>\n<p>\u201cZgjidhja k\u00ebrkon nd\u00ebrhyrje sistemike dhe t\u00eb integruara n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb arkitektur\u00ebn e qeverisjes vendore: n\u00eb organizimin territorial dhe administrativ, n\u00eb sistemin e financimit dhe decentralizimit fiskal, n\u00eb ndarjen e kompetencave, si dhe n\u00eb sistemin e p\u00ebrfaq\u00ebsimit dhe zgjedhjeve vendore.<\/p>\n<p>Sipas tij, reforma duhet t\u00eb rishikoj\u00eb t\u00eb gjith\u00eb modelin e organizimit t\u00eb pushtetit vendor, duke trajtuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb integruar si bashkit\u00eb ashtu edhe qarqet, me role, funksione dhe burime financiare t\u00eb p\u00ebrcaktuara qart\u00eb.<\/p>\n<p>Ai vler\u00ebson se problemet e krijuara pas reform\u00ebs s\u00eb vitit 2014 lidhen me largimin e pushtetit nga qytetari, dob\u00ebsimin e p\u00ebrfaq\u00ebsimit t\u00eb komuniteteve dhe pabarazit\u00eb n\u00eb aksesin ndaj sh\u00ebrbimeve, por thekson se jo \u00e7do problem i bashkive \u00ebsht\u00eb pasoj\u00eb e ndarjes territoriale.<\/p>\n<p>\u201cFillimisht duhet t\u00eb p\u00ebrcaktohen kriteret e reform\u00ebs dhe vet\u00ebm m\u00eb pas t\u00eb nd\u00ebrtohet harta, jo e kund\u00ebrta,\u201d sugjeroi ai.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundime t\u00eb ngjashme arrijn\u00eb edhe raportet e organizatave q\u00eb kan\u00eb monitoruar zbatimin e reform\u00ebs territoriale gjat\u00eb dekad\u00ebs s\u00eb fundit, t\u00eb cilat k\u00ebrkojn\u00eb q\u00eb reforma e re t\u00eb mos fokusohet tek numri i bashkive, por tek p\u00ebrmir\u00ebsimi i qeverisjes vendore.<\/p>\n<\/div>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Pasi komisioni biparizan parlamentar p\u00ebr reform\u00ebn administrativo-territoriale u mbyll pa asnj\u00eb rezultat, Partia Socialiste nxorri nga m\u00ebnga t\u00eb enjten nj\u00eb projektligj p\u00ebr ndryshimin e hart\u00ebs territoriale t\u00eb vendit, duke propozuar rrudhjen e numrit t\u00eb bashkive nga 61 n\u00eb 46. Harta e re u parapri nga nj\u00eb dokument analizues me disa skenar\u00eb, i p\u00ebrgatitur gjithashtu n\u00eb &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":149893,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-149892","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/149892","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=149892"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/149892\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":149894,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/149892\/revisions\/149894"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/149893"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=149892"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=149892"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=149892"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}