{"id":149951,"date":"2026-07-31T11:25:44","date_gmt":"2026-07-31T11:25:44","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=149951"},"modified":"2026-07-31T11:26:11","modified_gmt":"2026-07-31T11:26:11","slug":"boci-akuza-edi-rames-reforma-e-re-territoriale-projekti-i-radhes-per-shpopullimin-e-metejshem-te-shqiperise","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/07\/31\/boci-akuza-edi-rames-reforma-e-re-territoriale-projekti-i-radhes-per-shpopullimin-e-metejshem-te-shqiperise\/","title":{"rendered":"Bo\u00e7i akuza Ram\u00ebs: Reforma e re territoriale, projekti i radh\u00ebs p\u00ebr shpopullimin e m\u00ebtejsh\u00ebm t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb!"},"content":{"rendered":"<p class=\"wp-block-paragraph\"><em>Partia Demokratike ka akuzuar mazhoranc\u00ebn se po tenton t\u00eb rikthej\u00eb modelin e reform\u00ebs territoriale t\u00eb vitit 2014, duke paralajm\u00ebruar se projekti i qeveris\u00eb do t\u00eb thelloj\u00eb shpopullimin dhe largimin e qytetar\u00ebve nga sh\u00ebrbimet publike.<\/em><\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><em>Bashk\u00ebkryetari i grupit t\u00eb pun\u00ebs s\u00eb PD-s\u00eb p\u00ebr reform\u00ebn territoriale, deputeti Lu\u00e7iano Bo\u00e7i, tha se propozimi i socialist\u00ebve nuk \u00ebsht\u00eb rezultat i nj\u00eb analize funksionale, por nj\u00eb vendim politik. \u2018\u00cbsht\u00eb k\u00ebng\u00eb e vjet\u00ebr me muzik\u00eb t\u00eb re. \u00cbsht\u00eb po e nj\u00ebjta hart\u00eb q\u00eb rrezikon t\u00eb sjell\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtat pasoja q\u00eb sot i p\u00ebrjetojm\u00eb: diskriminim, mos-sh\u00ebrbim, mos-p\u00ebrfaq\u00ebsim dhe munges\u00eb autonomie\u2019, deklaroi Bo\u00e7i.<\/em><\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><em>Sipas tij, reforma duhet t\u00eb nis\u00eb nga qytetari dhe jo nga numri i bashkive. \u2018Nj\u00eb reform\u00eb territoriale ka p\u00ebr q\u00ebllim t\u00eb rris\u00eb funksionalitetin e pushtetit vendor, t\u2019i sh\u00ebrbej\u00eb m\u00eb mir\u00eb qytetarit dhe t\u00eb garantoj\u00eb zhvillim t\u00eb nj\u00ebtrajtsh\u00ebm t\u00eb territorit\u2019, tha ai.<\/em><\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><em>Bo\u00e7i kund\u00ebrshtoi bashkimet e propozuara nga PS, duke marr\u00eb si shembuj Librazhdin me Prrenjasin, Memaliajn me Tepelen\u00ebn dhe Elbasanin me C\u00ebrrikun e Belshin. Sipas tij, k\u00ebto vendime nuk kan\u00eb baz\u00eb ekonomike apo identitare, por lidhen me interesa politike.<\/em><\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><em>\u2018Q\u00ebllimi \u00ebsht\u00eb m\u00eb se politik. Nuk nisemi nga decentralizimi, por nga centralizimi p\u00ebr t\u00eb prodhuar gjoja decentralizim\u2019, u shpreh p\u00ebrfaq\u00ebsuesi demokrat.<\/em><\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><em>PD prezantoi gjithashtu projektin e saj p\u00ebr reform\u00ebn territoriale, ku propozon rritjen e numrit t\u00eb bashkive dhe rikthimin e kompetencave, financave dhe sh\u00ebrbimeve pran\u00eb qytetar\u00ebve.<\/em><\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><em>Bo\u00e7i k\u00ebrkoi q\u00eb vendimi p\u00ebr hart\u00ebn e re territoriale t\u00eb mos merret vet\u00ebm n\u00eb Kuvend, por p\u00ebrmes referendumit. \u2018Kjo reform\u00eb nuk mund t\u00eb kaloj\u00eb me vota n\u00eb parlament. Duhet t\u00eb jet\u00eb qytetari ai q\u00eb vendos p\u00ebr modelin q\u00eb i sh\u00ebrben m\u00eb mir\u00eb interesit t\u00eb tij\u2019, deklaroi Lu\u00e7iano Bo\u00e7i.<\/em><\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>FJALA E PLOTE:<\/strong><\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb komision shumica ishin t\u00eb k\u00ebnaqur, disa prej tyre ndoshta dhe t\u00eb k\u00ebnaqur q\u00eb po shkriheshin. N\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi ishin t\u00eb k\u00ebnaqur. Nuk na soll\u00ebn as mashtrimet e PS-s\u00eb p\u00ebr gj\u00ebja k\u00ebrkes\u00eb nga BE-ja p\u00ebr plot\u00ebsimin e kushteve p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsimin e BE-s\u00eb, nuk ka kapitull apo grup-kapitujsh n\u00eb raport me pushtetin vendor q\u00eb Shqip\u00ebria duhet t\u2019i p\u00ebrmbush\u00eb.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Vet\u00ebm duhet t\u00eb respektoj\u00eb Kart\u00ebn Europiane t\u00eb Vet\u00ebqeverisjes Vendore dhe kriteret dhe parimet e k\u00ebsaj karte. K\u00ebto jan\u00eb nj\u00eb shtyt\u00ebs sikurse dhe pjesa tjet\u00ebr e marr\u00ebdh\u00ebnies s\u00eb Partis\u00eb Demokratike me nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt, t\u00eb cil\u00ebt k\u00ebrkonin vazhdimisht stensionim t\u00eb situat\u00ebs s\u00eb konfliktualitetit politik dhe sigurisht dometh\u00ebn\u00eb dhe t\u00eb gjykimit ton\u00eb q\u00eb nj\u00eb reform\u00eb territoriale e cila nuk mund t\u00eb jet\u00eb vet\u00ebm administrative, vet\u00ebm strukturore, nuk mund t\u00eb jet\u00eb vet\u00ebm reform\u00eb kompetencash, por duhet t\u00eb ishte dhe territori, duhet t\u00eb kaloj\u00eb dhe n\u00ebp\u00ebrmjet dakord\u00ebsis\u00eb s\u00eb opozit\u00ebs.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Dhe \u00ebsht\u00eb nj\u00eb reform\u00eb q\u00eb impakton vendin p\u00ebr shum\u00eb vite. Ajo q\u00eb na solli n\u00eb komision, realisht ka qen\u00eb pik\u00ebrisht k\u00ebrkesa e qytetar\u00ebve q\u00eb sot ka marr\u00eb form\u00ebn e protest\u00ebs n\u00eb fakt. Dhe e konkluduar n\u00eb form\u00eb figurative, na ka sjell\u00eb ajo harta q\u00eb duhet ta fokusonit, \u00ebsht\u00eb drama e v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb doktori e cil\u00ebsoi, \u00ebsht\u00eb shpopullimi i Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb pikat e kuqe n\u00eb kuadratet keni intensitetin e shpopullimit dhe intensiteti m\u00eb i madh shihet qartazi q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb zonat rurale. Kjo \u00ebsht\u00eb arsyeja themelore p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn ne mor\u00ebm pjes\u00eb me d\u00ebshir\u00ebn dhe p\u00ebrkushtimin p\u00ebr t\u00eb realizuar nj\u00eb reform\u00eb e cila e kthen pushtetin vendor tek qytetari, p\u00ebrcakton nj\u00eb standard sh\u00ebrbimesh, e p\u00ebrfaq\u00ebson qytetarin dhe sigurisht qytetari mund t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb llogari p\u00ebr gjith\u00e7ka q\u00eb ai pret t\u00eb realizohet nga pushteti vendor.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Por nuk gjet\u00ebm at\u00eb gatishm\u00ebrin\u00eb brenda komisionit nga pjesa e mazhoranc\u00ebs, p\u00ebr shkak, thash\u00eb, t\u00eb pasjes s\u00eb nj\u00eb projekti paraprak dhe p\u00ebr shkak t\u00eb p\u00ebrcaktimit t\u00eb nj\u00eb harte thjesht politike, elektorale nga ana e tyre q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb gj\u00eb tjet\u00ebr ve\u00e7se p\u00ebrs\u00ebritje e hart\u00ebs s\u00eb 2014-\u00ebs, por tashm\u00eb duke hequr nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb bashkive q\u00eb p\u00ebr hir t\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs, ishin bashki q\u00eb u shtuan 24 or\u00ebt e fundit t\u00eb 2014-\u00ebs. Pra \u00ebsht\u00eb nj\u00eb hart\u00eb e ardhur nga PS-ja, elektorale e vjet\u00ebr, e sjell\u00eb n\u00eb nj\u00eb pamje t\u00eb re. \u00cbsht\u00eb k\u00ebng\u00eb e vjet\u00ebr me muzik\u00eb t\u00eb re.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u00cbsht\u00eb po e nj\u00ebjta hart\u00eb q\u00eb rrezikon, q\u00eb t\u00eb sjell\u00eb po ato pasoja q\u00eb sot ne i p\u00ebrjetojm\u00eb, q\u00eb u parashtruan k\u00ebtu, dhe q\u00eb kan\u00eb mbjell\u00eb diskriminim, mos-sh\u00ebrbim, mos-p\u00ebrfaq\u00ebsim, mosdh\u00ebnie llogarie, munges\u00eb kompetencash, munges\u00eb autonomie, munges\u00eb demokracie. Dhe ky projekt q\u00eb PS-ja ka sjell\u00eb, n\u00eb fakt, niset jo nga q\u00ebllimi q\u00eb duhet t\u00eb ket\u00eb pushteti lokal. Niset nga pasoja e pushtetit lokal dhe n\u00eb parashtrimet e tyre ata kan\u00eb argumentuar q\u00eb kjo hart\u00eb buron nga demografia, nga shpopullimi, buron nga mungesa e kompetencave, q\u00eb \u00ebsht\u00eb pasoj\u00eb e keqqeverisjes.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Mungon, erdh\u00ebn sepse mungojn\u00eb dhe funksionet, mungojn\u00eb t\u00eb gjitha indikator\u00ebt e nj\u00eb demokracie t\u00eb sh\u00ebndosh\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn si funksionon pushteti vendor n\u00eb Shqip\u00ebri. N\u00eb konceptin ton\u00eb, nj\u00eb reform\u00eb territoriale ka p\u00ebr q\u00ebllim t\u00eb rris\u00eb funksionalitetin e pushtetit vendor p\u00ebr t\u2019i sh\u00ebrbyer m\u00eb mir\u00eb qytetarit, p\u00ebr ta p\u00ebrfaq\u00ebsuar dhe q\u00eb ai t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb llogari dhe q\u00eb siguron nj\u00eb zhvillim t\u00eb nj\u00ebtrajtsh\u00ebm t\u00eb territorit t\u00eb bashkis\u00eb, por edhe nj\u00eb zhvillim t\u00eb nj\u00ebtrajtsh\u00ebm pothuajse t\u00eb gjith\u00eb vendit.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Dhe sigurisht ka parimet e veta. Demokracia vendore \u00ebsht\u00eb parim, autonomia \u00ebsht\u00eb parim, subsidiariteti \u00ebsht\u00eb parim, zhvillimi i vet\u00eb \u00ebsht\u00eb parim, dhe mbi baz\u00ebn e k\u00ebtyre parimeve dhe q\u00ebllimeve nd\u00ebrtohen dhe mjetet. Mjetet jan\u00eb funksionet, jan\u00eb kompetencat, jan\u00eb financat, \u00ebsht\u00eb administrata, dhe pas tyre vijn\u00eb pasojat q\u00eb un\u00eb i citova. Duhet t\u00eb nisemi nga q\u00ebllimet, prandaj sot ne jemi me dy projekte t\u00eb ndryshme. Nj\u00eb projekt q\u00eb niset nga konsolidimi, nga centralizimi, p\u00ebr t\u00eb prodhuar gj\u00ebja decentralizim, rrug\u00eb tashm\u00eb e provuar q\u00eb nuk mund t\u00eb pritet pasoj\u00eb e ndryshme nga ajo \u00e7ka ka prodhuar. Dhe nj\u00eb filozofi tjet\u00ebr q\u00eb niset nga decentralizimi, nga sh\u00ebrbimi, nga af\u00ebrsia e sh\u00ebrbimit, nga cil\u00ebsia e tij, nga p\u00ebrfaq\u00ebsimi i qytetarit dhe nga llogaridh\u00ebnia q\u00eb duhet t\u00eb ket\u00eb qytetari n\u00eb raport me pushtetin vendor dhe nga tendenca p\u00ebr t\u00eb zhvilluar territoret n\u00eb gjith\u00eb Republik\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Faktet jan\u00eb trondit\u00ebse. Mjafton Tirana, u tha fakti k\u00ebtu. Mos ikim shum\u00eb larg, n\u00eb zona m\u00eb t\u00eb thella. Diferenca zhvillimore e qendr\u00ebs s\u00eb Tiran\u00ebs n\u00eb raport me periferin\u00eb \u00ebsht\u00eb ul\u00ebrit\u00ebse. Kjo ka ardhur pik\u00ebrisht p\u00ebr ato shkaqe q\u00eb ishin pasoj\u00eb q\u00eb erdh\u00ebn nga reforma e 2014-\u00ebs, q\u00eb sot rrezikojn\u00eb p\u00ebrs\u00ebri t\u00eb p\u00ebrs\u00ebriten sepse ajo q\u00eb \u00ebsht\u00eb paraqitur nuk \u00ebsht\u00eb afrim i sh\u00ebrbimeve, nuk \u00ebsht\u00eb cil\u00ebsi e sh\u00ebrbimeve, \u00ebsht\u00eb largim m\u00eb i madh i qytetarit nga qendra dhe mosp\u00ebrfaq\u00ebsim i tij. N\u00eb qoft\u00eb se ne marrim shembujt, dhe jemi tek pjesa q\u00eb dua t\u00eb atakoj projektin e PS-s\u00eb.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Pse bashkohet Librazhdi me Prrenjasin? A ka nj\u00eb arsye? A \u00ebsht\u00eb demografia? A \u00ebsht\u00eb zhvillimi ekonomik? A \u00ebsht\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebsia e territorit? A \u00ebsht\u00eb identiteti i tyre i nj\u00ebjt\u00eb? Jo, \u00ebsht\u00eb krejt\u00ebsisht i ndrysh\u00ebm. T\u00eb gjitha k\u00ebto jan\u00eb t\u00eb ndryshme, dhe shum\u00eb mir\u00eb ato si nj\u00ebsi vendore mund t\u00eb ishin t\u00eb ve\u00e7uara. Por k\u00ebtu hyn gjithmon\u00eb llogaria politike, q\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb e thjeshta q\u00eb b\u00ebhet n\u00eb t\u00eb tilla raste, madje me nj\u00eb mbitendosje subjektive t\u00eb d\u00ebshir\u00ebs s\u00eb deputet\u00ebve t\u00eb zon\u00ebs, ose t\u00eb themi t\u00eb kryetarit t\u00eb grupit parlamentar q\u00eb e di q\u00eb e ka bajrakun e tij, mund ta ndaj\u00eb, ta bashkoj\u00eb sipas interesave dhe sipas numrit t\u00eb votave.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Pse bashkohet Memaliaj me Tepelen\u00ebn? Memaliaj ka krejt natyr\u00eb tjet\u00ebr identitare, Tepelena ka natyr\u00eb tjet\u00ebr, kan\u00eb specifikat e tyre t\u00eb zhvillimit t\u00eb ndryshme nga nj\u00ebra-tjetra dhe nuk mund t\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb bashk\u00eb. Po k\u00ebshtu dhe bashkimet e tjera q\u00eb jan\u00eb ofruar. Q\u00ebllimi n\u00eb fakt \u00ebsht\u00eb m\u00eb se politik, dhe shihet qartazi tek pjesa e zgjedhjes s\u00eb Elbasanit. Doja t\u00eb ndalesha pak k\u00ebtu, duke ju marr\u00eb koh\u00ebn, sepse jo rast\u00ebsisht drejtuesi politik \u00ebsht\u00eb bashk\u00ebkryetari i reform\u00ebs dhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb absurde, duke e njohur mir\u00eb si qark, si bashki, Elbasani bashkohet tashm\u00eb, sipas projektit t\u00eb PS-s\u00eb, me C\u00ebrrikun dhe me Belshin, me t\u00eb cilat nuk ka asnj\u00eb lloj lidhje identitare apo t\u00eb karakterit t\u00eb natyr\u00ebs s\u00eb zhvillimit, po vet\u00ebm rrit distanc\u00ebn e banorit t\u00eb Sulov\u00ebs nga Elbasani, apo t\u00eb banorit t\u00eb Belshit, t\u00eb Fierz\u00ebs nga qendra, q\u00eb tashm\u00eb do jet\u00eb n\u00eb Elbasan, largon sh\u00ebrbimin, ul cil\u00ebsin\u00eb, largon p\u00ebrfaq\u00ebsimin dhe nxit at\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb shqet\u00ebsimi kryesor, nxit shpopullimin.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nj\u00ebherazi, produkti q\u00eb ka sjell\u00eb Partia Socialiste nuk \u00ebsht\u00eb ligjor. Produkti duhet t\u00eb ishte pjes\u00eb e pun\u00ebs s\u00eb komisionit. Komisioni n\u00eb konstituimin e tij p\u00ebrcaktoi projekt-kalendarin, hapat q\u00eb do ndiqte p\u00ebr t\u00eb pasur n\u00eb fund t\u00eb pun\u00ebs s\u00eb tij dhe raportet finale. Un\u00eb n\u00eb fakt e kam atakuar dhe n\u00eb daljet e mia n\u00eb parlament, por dua ta b\u00ebj dhe k\u00ebtu. Keni t\u00eb shfaqur n\u00eb ekran pik\u00ebrisht projekt-kalendarin e pun\u00ebs s\u00eb komisionit, dhe qartazi komisioni e ka nd\u00ebrprer\u00eb pun\u00ebn e tij n\u00eb raundin e par\u00eb n\u00eb konsultime dhe d\u00ebgjesa publike n\u00eb 12 qarqe.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">D\u00ebgjesa e Tiran\u00ebs nuk u realizua, mos harrojm\u00eb q\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb jeton 1\/3 e popullsis\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb duhet t\u00eb kishim si analiz\u00eb paraprake dokumentin mbi gjetjet e rathit nj\u00ebshit t\u00eb reform\u00ebs s\u00eb 2014-\u00ebs, sepse kjo analiz\u00eb do p\u00ebrcaktonte m\u00eb pas metodologjin\u00eb, kriteret dhe parimet mbi baz\u00ebn e s\u00eb cil\u00ebs do nd\u00ebrtohej raporti final. Dhe si\u00e7 e shihni, t\u00eb gjitha d\u00ebgjesat e tjera, e vendit me institucionet nd\u00ebrkomb\u00ebtare, marrja e mendimeve n\u00ebp\u00ebrmjet sondazhit nuk \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb, konsultimet dhe d\u00ebgjesat teknike, zhvillimi i vizitave studimore nuk \u00ebsht\u00eb realizuar.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nuk ka publikuar asnj\u00eb dokument politik. Komisioni nuk ka debatuar asnj\u00eb opsion, prezantimi i dy tre varianteve nuk ka ndodhur n\u00eb asnj\u00eb moment dhe diskutime p\u00ebr paket\u00ebn ligjore nuk ka ndodhur, sikurse dhe k\u00ebrkesa q\u00eb do t\u2019i d\u00ebrgohej p\u00ebr mendim K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave dhe K\u00ebshillit Konsultativ. Gj\u00eb q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb realizuar, por PS-ja nga pika tre ka kaluar n\u00eb nj\u00eb kap\u00ebrcim pindaressk n\u00eb pik\u00ebn 16 dhe depozitoi dit\u00ebn e fundit t\u00eb pun\u00ebs s\u00eb komisionit, pa pasur autoritet tek komisioni, nj\u00eb projekt final q\u00eb e tham\u00eb q\u00eb ishte i paracaktuar dhe i parap\u00ebrgatitur dhe ishte nj\u00eb projekt t\u00ebr\u00ebsisht politik. Ekspert\u00ebt tan\u00eb punuan p\u00ebr raportin e vler\u00ebsimit.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u00cbsht\u00eb ky raport q\u00eb un\u00eb e paraqes sot. Raporti i vler\u00ebsimit ishte baza nga do niste m\u00eb pas edhe hartimi i raportit final t\u00eb komisionit, mund\u00ebsisht konsensual, por mund t\u00eb parashikohej q\u00eb secila prej pal\u00ebve mund t\u00eb paraqiste raportin e vet final. N\u00eb hapje t\u00eb fjal\u00ebs sime un\u00eb p\u00ebrdora fjal\u00ebn pothuajse final sepse n\u00eb fakt edhe raporti yn\u00eb nuk ka ndjekur hapat e pun\u00ebs s\u00eb komisionit, por ka kompensuar pun\u00ebn e komisionit.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ne kemi nd\u00ebrtuar me koh\u00eb nj\u00eb faqe \u00ebeb ku kemi b\u00ebr\u00eb nj\u00eb sondazh, kemi marr\u00eb mendimet e banor\u00ebve t\u00eb zonave t\u00eb caktuara, kemi qen\u00eb n\u00eb kontakt t\u00eb vazhduesh\u00ebm me p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb zonave, kemi marr\u00eb opinionet e tyre n\u00eb takime t\u00eb ndryshme. Deputet\u00ebt tan\u00eb kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb shp\u00ebrndar\u00eb n\u00eb zonat e tyre, drejtuesit politik\u00eb gjithashtu, dhe kan\u00eb sjell\u00eb propozime reale konkrete nga terreni n\u00eb raport me k\u00ebrkesat p\u00ebr nj\u00eb ndarje t\u00eb re territoriale.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Sigurisht, kjo nuk e kompeson pun\u00ebn e komisionit aspak, k\u00ebt\u00eb nuk mund ta pretendoj. Un\u00eb gjykoj dhe k\u00ebrkoj q\u00eb ky raport q\u00eb \u00ebsht\u00eb pothuajse final, t\u00eb b\u00ebhet final dhe t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb realizoj\u00eb d\u00ebgjesat e tij me komunitetet sipas k\u00ebrkesave. K\u00ebrkesat mund t\u00eb jen\u00eb k\u00ebrkesa q\u00eb shtojn\u00eb numrin e bashkive se ka ende k\u00ebrkesa t\u00eb tilla. Sikurse ka ose mund t\u00eb ket\u00eb k\u00ebrkesa p\u00ebr bashkim t\u00eb nj\u00ebsive bashkiake. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb n\u00eb monitor jan\u00eb shfaqur lista e k\u00ebrkesave, n\u00eb fakt q\u00eb jan\u00eb k\u00ebrkuar, aty duhet t\u00eb jet\u00eb dhe Poli\u00e7ani, aty \u00ebsht\u00eb edhe Fush\u00eb-Arr\u00ebzi.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Aty jan\u00eb dhe k\u00ebrkesat e shum\u00eb komuniteteve t\u00eb tjera q\u00eb sot jan\u00eb t\u00eb zhg\u00ebnjyer nga harta q\u00eb ka paraqitur Partia Socialiste n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb unilaterale, pa u konsultuar, dhe duke e nd\u00ebrprer\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb absurde gjith\u00eb komunikimin n\u00eb komisionin e reform\u00ebs p\u00ebr nj\u00eb argument i cili \u00ebsht\u00eb relativ p\u00ebr arsye kohore. Ne k\u00ebrkuam zgjatjen e afateve t\u00eb komisionit por nuk u pranua.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Gjithsesi puna jon\u00eb ka qen\u00eb reale, konkrete. N\u00eb analiz\u00ebn, n\u00eb raportin e vler\u00ebsimit u p\u00ebrcaktuan qartazi metodologjia dhe u vazhdua me pjes\u00ebn e kritereve dhe me pjes\u00ebn e parimeve. P\u00ebr pasojat dhe rezultatet e 2014-\u00ebs, k\u00ebtu u fol, un\u00eb nuk po p\u00ebrqendrohem. Metodologjia \u00ebsht\u00eb e till\u00eb, b\u00ebn vler\u00ebsimin dhe monitorimin e objektivave t\u00eb rathit nj\u00ebshit, me rezultatet n\u00eb praktik\u00eb, duke evidentuar shkakun e problemit, pasojat p\u00ebr qytetar\u00ebt, nxjerrjen e m\u00ebsimeve, propozuam dhe kritere p\u00ebr reform\u00ebn e 2026-\u00ebs.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Propozuam zgjidhje p\u00ebr k\u00ebt\u00eb reform\u00eb dhe un\u00eb mendoj q\u00eb ishte nj\u00eb metodologji efikase. P\u00ebrcaktuam kritere ashtu si\u00e7 duhet realizuar nj\u00eb pun\u00eb p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb reform\u00eb t\u00eb besueshme p\u00ebr publikun, por edhe p\u00ebr at\u00eb \u00e7ka e pret Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb zhvillimet e saj 20 apo 30 vje\u00e7are. Kriteret kryesore q\u00eb p\u00ebrcaktuam ishin efikasiteti i administrat\u00ebs, q\u00ebndrueshm\u00ebria financiare, demokracia dhe p\u00ebrfaq\u00ebsimi, zhvillimi ekonomik, aksesi i qytetar\u00ebve n\u00eb sh\u00ebrbime.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Dhe patjet\u00ebr q\u00eb kritere po kaq t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme konsideruam dhe demografin\u00eb, identitetin historik, kohezionin social, mjedisin, inovacionin, integrimin evropian. Pas kritereve p\u00ebrcaktuam parimet. Parimet jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb qarta, parimi i balancimit t\u00eb mas\u00ebs s\u00eb nj\u00ebsive vendore, n\u00eb vend t\u00eb asimetris\u00eb ekstreme, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb raporti 1 me 290 midis Pustecit dhe Tiran\u00ebs, e vendos nj\u00eb interval marr\u00ebdh\u00ebnie q\u00eb siguron nj\u00eb raport logjik me referencat, me normat e OECD-s\u00eb dhe modelet ballkanike, por dhe evropiane, duke shmangur polarizimin midis metropolit dhe vendbanimeve rurale. Parimi tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb parimi i optimizimit t\u00eb mas\u00ebs funksionale.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nj\u00ebsit\u00eb e reja dimensionohen sipas kriterit t\u00eb mas\u00ebs optimale p\u00ebr efikasitet administrativ dhe sh\u00ebrbimesh, jo m\u00eb t\u00eb n\u00ebnshtruar ndaj kufijve t\u00eb vjet\u00ebruar t\u00eb censusit t\u00eb 2011-\u00ebs. Parimi tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb parimi i autonomis\u00eb fiskale dhe decentralizimit t\u00eb burimeve. Ndarja e re territoriale shoq\u00ebrohet me transferim t\u00eb autoritetit fiskal dhe t\u00eb burimeve, jo vet\u00ebm t\u00eb kompetencave, duke ulur k\u00ebshtu var\u00ebsin\u00eb strukturore nga buxheti qendror dhe duke mbushur zbraz\u00ebtin\u00eb e p\u00ebrshkruar n\u00eb analizat e K\u00ebshillit t\u00eb Evrop\u00ebs. Parimi i ridimensionimit t\u00eb hierarkive urbane.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ndarja e re nd\u00ebrtohet e balancuar nd\u00ebrmjet hierarkive urbane dhe nd\u00ebrton t\u00eb tilla qendra urbane dhe qendra metropole, qendra t\u00eb nd\u00ebrmjetme rajonale dhe nj\u00ebsi bazike n\u00eb vend t\u00eb zbraz\u00ebtis\u00eb aktuale urbano-rurale. Parimi tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb parimi i kohezionit ekonomiko-territorial. Me ndarjen e re territoriale nj\u00ebsit\u00eb e reja bashkojn\u00eb profilet ekonomike t\u00eb p\u00ebrputhshme ose plot\u00ebsuese, duke shmangur tensionet midis qendrave bregdetare, urbane dhe vendbanimeve rurale, malore, t\u00eb nd\u00ebrvarura n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb asimetrike me burimet fiskale dhe standardet e sh\u00ebrbimeve. Parimi tjet\u00ebr, parimi i p\u00ebrfaq\u00ebsimit demokratik t\u00eb balancuar.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Dhe autoritetet, sipas k\u00ebtij parimi vendor, duhet t\u00eb jen\u00eb af\u00ebr qytetarit. Ndarja territoriale duhet t\u00eb zb\u00ebrthej\u00eb megabashkit\u00eb n\u00eb nj\u00ebsi m\u00eb t\u00eb vogla q\u00eb ruajn\u00eb aft\u00ebsin\u00eb vendimmarr\u00ebse n\u00eb nivel komunitar me p\u00ebrfaq\u00ebsim real t\u00eb komuniteteve rurale dhe malore periferike.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Pas parimeve u p\u00ebrcaktuan dhe kat\u00ebr shtyllat e reform\u00ebs s\u00eb 2026-\u00ebs. Propozimi yn\u00eb u nd\u00ebrtua mbi kat\u00ebr sisteme t\u00eb pandashme, t\u00eb cilat n\u00eb fakt funksionojn\u00eb si nj\u00eb arkitektur\u00eb e vetme e qeverisjes vendore. Sistemi territorial, organizimi i bashkive dhe i nivelit t\u00eb dyt\u00eb t\u00eb qeverisjes, mbi kritere objektive, funksionale dhe t\u00eb q\u00ebndrueshme.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb fush\u00ebn e organizimit territorial \u00e7\u00ebshtja nuk u p\u00ebrqendrua fillimisht tek numri i bashkive, por tek modeli i organizimit dhe i funksionimit t\u00eb tyre, t\u00eb funksioneve t\u00eb territoreve t\u00eb m\u00ebdha. Sistemi administrativ dhe funksional, ndarja e qart\u00eb e kompetencave, organizimi institucional dhe ofrimi efektiv i sh\u00ebrbimeve publike.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb fush\u00ebn e qeverisjes q\u00ebllimi ishte thellimi i procesit t\u00eb decentralizimit dhe p\u00ebrcaktimi m\u00eb i qart\u00eb i kompetencave nd\u00ebrmjet niveleve t\u00eb qeverisjes. U synua ngritja e nj\u00eb administrate m\u00eb profesionale, m\u00eb efikase, si dhe p\u00ebrmir\u00ebsimi i p\u00ebrfaq\u00ebsimit t\u00eb komuniteteve n\u00eb vendimmarrjen vendore. Gjithashtu u parashikua brenda raportit, krijimi i nj\u00eb sistemi zgjedhor q\u00eb do t\u00eb forconte lidhjen nd\u00ebrmjet qytetar\u00ebve dhe bashkive, duke rritur llogaridh\u00ebnien dhe p\u00ebrfaq\u00ebsimin demokratik. Sistemi financiar, decentralizim fiskal real, autonomi financiare dhe burime t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr ushtrimin e funksioneve vendore.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb fush\u00ebn e financave q\u00ebllimi \u00ebsht\u00eb rritja e autonomis\u00eb financiare t\u00eb nj\u00ebsive t\u00eb qeverisjes vendore dhe ulja e var\u00ebsis\u00eb s\u00eb tyre nga transfertat qeveritare. Synohet vendosja e nj\u00eb sistemi financimi t\u00eb bazuar n\u00eb funksione dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb e tyre, duke garantuar nj\u00eb lidhje m\u00eb t\u00eb drejt\u00eb nd\u00ebrmjet kompetencave dhe burimeve financiare.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Gjithashtu u parashikua hartimi i nj\u00eb formule t\u00eb re t\u00eb barazimit financiar p\u00ebr t\u00eb siguruar nj\u00eb shp\u00ebrndarje m\u00eb t\u00eb ekuilibruar t\u00eb fondeve dhe p\u00ebr t\u00eb reduktuar pabarazit\u00eb nd\u00ebrmjet nj\u00ebsive vendore. Dhe kat\u00ebr, sistemi zgjedhor dhe i p\u00ebrfaq\u00ebsimit.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Forcimi i demokracis\u00eb vendore. Synon forcimin e demokracis\u00eb vendore ky sistem, rritjen e p\u00ebrfaq\u00ebsimit t\u00eb komuniteteve dhe af\u00ebrsin\u00eb e vendimmarrjes me qytetar\u00ebt. N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb u shqyrtua alternativa p\u00ebr p\u00ebrmir\u00ebsimin e sistemit zgjedhor vendor, me synimin p\u00ebr t\u00eb forcuar p\u00ebrfaq\u00ebsimin demokratik dhe lidhjen nd\u00ebrmjet qytetar\u00ebve dhe institucioneve vendore.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Diskutimet dhe p\u00ebrfundimet u p\u00ebrqendruan n\u00eb modele q\u00eb do rrisnin llogaridh\u00ebnien dhe t\u00eb zgjedhurve vendor\u00eb q\u00eb do garantonin p\u00ebrfaq\u00ebsimin m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb komuniteteve dhe do t\u00eb mund\u00ebsonin pjes\u00ebmarrje m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb t\u00eb qytetar\u00ebve n\u00eb proceset vendimmarr\u00ebse lokale. Kat\u00ebr k\u00ebto sisteme jan\u00eb t\u00eb nd\u00ebrvarura, ndryshimi vet\u00ebm i nj\u00ebr\u00ebs prej tyre sjell zhbalancim edhe t\u00eb tjetr\u00ebs. Prandaj dhe ruajtja e ekuilibrit ka qen\u00eb nj\u00eb nga q\u00ebllimet dhe synimet e pun\u00ebs s\u00eb ekspert\u00ebve tan\u00eb.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Gjithashtu u p\u00ebrcaktua dhe u dakord\u00ebsua q\u00eb propozimet konkrete p\u00ebr organizimin territorial t\u00eb paraqiten vet\u00ebm pas miratimit t\u00eb kritereve dhe metodologjis\u00eb p\u00ebrkat\u00ebse. P\u00ebr \u00e7do bashki t\u00eb re t\u00eb propozuar, u parashikua hartimi i nj\u00eb karte arsyetimi, e mb\u00ebshtetur n\u00eb analizat e territorit, popullsis\u00eb, identitetit, potencialit ekonomik, kapaciteteve financiare, ofrimit t\u00eb sh\u00ebrbimeve, aksesit t\u00eb qytetar\u00ebve, p\u00ebrfaq\u00ebsimit demokratik dhe t\u00eb nj\u00eb raporti kosto-p\u00ebrfitim.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Kjo qasje synonte t\u00eb, dhe synon t\u00eb garantoj\u00eb nj\u00eb q\u00eb asnj\u00eb propozim territorial t\u00eb mos paraqitet pa nj\u00eb vler\u00ebsim t\u00eb plot\u00eb t\u00eb fizibilitetit dhe q\u00ebndrueshm\u00ebris\u00eb s\u00eb tij. P\u00ebr ne, harta e re territoriale do t\u00eb prezantohesh n\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb procesit. Sigurisht ka nj\u00eb parakalim, sepse ky parakalim erdhi p\u00ebr shkak t\u00eb m\u00ebnyr\u00ebs s\u00eb sjelljes s\u00eb Partis\u00eb Socialiste. Por n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb pun\u00ebn e tij komisioni ka konsideruar gjith\u00eb k\u00ebt\u00eb metodologji, kritere, parime, dhe sisteme, t\u00eb cilat m\u00eb pas kan\u00eb produktuar dhe modelin q\u00eb ne paraqisim sot.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ka pasur disa debate mbi disa modele. Modeli aktual q\u00eb ka triumfuar mb\u00ebshtetet n\u00eb nj\u00eb num\u00ebr t\u00eb caktuar bashkish, por q\u00ebllimi kryesor i reform\u00ebs son\u00eb nuk ka qen\u00eb numri i bashkive. Q\u00ebllimi kryesor, si\u00e7 dhe un\u00eb e parashtrova, ka qen\u00eb ulja e larg\u00ebsis\u00eb s\u00eb qytetarit nga pushteti vendor, rritja e p\u00ebrfaq\u00ebsimit t\u00eb tij, rivendosja e llogaridh\u00ebnies dhe garantimi i zhvillimit t\u00eb nj\u00ebtrajtsh\u00ebm ekonomik p\u00ebr t\u00eb gjitha bashkit\u00eb. Ndryshe nga m\u00ebnyra si e solli projektin Partia Socialiste, ne nisemi nga qytetari, nisemi nga decentralizimi i kompetencave dhe ai financiar, p\u00ebr t\u00eb arritur m\u00eb pas tek harta q\u00eb \u00ebsht\u00eb produkti yn\u00eb i fundit.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Partia Socialiste u nis nga harta p\u00ebr ta mbushur pastaj me t\u00eb nj\u00ebjtin fjalor, me t\u00eb nj\u00ebjtat parashtrime t\u00eb cilat i ka p\u00ebrdorur dhe n\u00eb 2014-\u00ebn, dhe q\u00eb dhan\u00eb k\u00ebt\u00eb rezultat katastrofik q\u00eb ne e prekim sot. Nuk jemi mjaftuar vet\u00ebm me k\u00ebt\u00eb. Edhe n\u00eb nivelet dhe financiare dhe ligjore, kemi p\u00ebrcaktuar nd\u00ebrhyrje t\u00eb domosdoshme t\u00eb cilat e b\u00ebjn\u00eb t\u00eb zbatueshme dhe rezultative projektin q\u00eb ne propozojm\u00eb.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb projektin ton\u00eb ne synojm\u00eb rikthimin e kompetencave, t\u00eb funksioneve, t\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsive t\u00eb vet\u00ebqeverisjes vendore, me theks prioritar tek decentralizimi q\u00eb \u00ebsht\u00eb kryesori. Projekti i ri i Partis\u00eb Demokratike, ve\u00e7 hart\u00ebs s\u00eb re, synon nj\u00eb reform\u00eb t\u00eb thell\u00eb institucionale, ku decentralizimi real realizohet p\u00ebrmes rikthimit t\u00eb kompetencave, funksioneve, p\u00ebrgjegj\u00ebsive dhe burimeve financiare tek nj\u00ebsit\u00eb e vet\u00ebqeverisjes vendore. N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb k\u00ebrkohet nd\u00ebrtimi i nj\u00eb sistemi t\u00eb qeverisjes vendore q\u00eb respekton kushtetut\u00ebn, Kart\u00ebn Europiane t\u00eb Autonomis\u00eb Vendore dhe parimin e subsidiaritetit, duke garantuar sh\u00ebrbime publike m\u00eb pran\u00eb qytetar\u00ebve, demokraci lokale m\u00eb t\u00eb fort\u00eb dhe zhvillim t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm t\u00eb territorit.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Fushat ku do rikthehen kompetencat jan\u00eb p\u00ebrcaktuar, planifikim, zhvillim i territorit, furnizim me uj\u00eb, kanalizime, menaxhim i mbetjeve, rajonalizim, i cili \u00ebsht\u00eb i domosdosh\u00ebm, se ndoshta k\u00ebtu \u00ebsht\u00eb ajo k\u00ebrkesa e BE-s\u00eb, rajonet do t\u00eb marrin kompetenca t\u00eb reja, n\u00eb rast se vendoset nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb n\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb projektit, pas d\u00ebgjesave me qytetar\u00ebt, dhe do merren me zhvillim rajonal, fondet e BE-s\u00eb, arsimin, sh\u00ebndet\u00ebsin\u00eb, menaxhimin rajonal t\u00eb mbetjeve dhe koordinimin nd\u00ebrbashkiak.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Financat e vet\u00ebqeverisjes vendore jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme. \u00cbsht\u00eb folur shpesh p\u00ebr autonomin\u00eb financiare, dhe PS-ja n\u00eb fakt e ka p\u00ebrdorur k\u00ebt\u00eb si kal\u00eb beteje p\u00ebr t\u00eb argumentuar projektin e saj. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb p\u00ebrgjat\u00eb k\u00ebtyre 13 viteve ka qen\u00eb detyra e qeveris\u00eb q\u00eb t\u00eb garantonte garantonte k\u00ebt\u00eb autonomi financiare n\u00ebp\u00ebrmjet rrug\u00ebve q\u00eb ajo i p\u00ebrcakton dhe i ka n\u00eb dor\u00eb. Dhe konkretisht ne kemi propozuar p\u00ebr rritjen e k\u00ebsaj autonomie dyfishimin e transfert\u00ebs s\u00eb pakusht\u00ebzuar, t\u00eb pakusht\u00ebzuar sepse kjo i jep autoritet financiar pushtetit vendor, nga 1% n\u00eb 2% t\u00eb produktit bruto. Dhe sigurisht do shihet mund\u00ebsia e kalimit t\u00eb nj\u00eb profili t\u00eb caktuar taksash n\u00eb favor t\u00eb pushtetit vendor, dhe \u00ebsht\u00eb k\u00ebrkuar dhe \u00ebsht\u00eb parashikuar ngritja e fondit t\u00eb solidaritetit, ku bashkit\u00eb q\u00eb nuk kan\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb mbledhin t\u00eb ardhurat e tyre vendore, t\u00eb mund t\u00eb suportohen dhe t\u00eb mb\u00ebshteten nga ky fond, rolin e t\u00eb cilit mund ta luaj\u00eb rajoni ose qarku.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Dhe synojm\u00eb heqjen e kontrollit t\u00eb bashkive prej kryeministris\u00eb, mbi aktivitetin dhe transfertat e fondeve. Dhe ky kontroll i aktivitetit t\u00eb bashkive do t\u00eb kryhet sipas kushtetut\u00ebs vet\u00ebm prej kontrollit t\u00eb lart\u00eb t\u00eb shtetit dhe k\u00ebshillave bashkiak\u00eb, duke amenduar pik\u00ebn tre t\u00eb nenit 13 t\u00eb ligjit p\u00ebr vet\u00ebqeverisjen vendore.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Kemi propozuar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb gj\u00eb ndryshime konkrete ligjore, dhe k\u00ebto ndryshime prekin ligjin 139\/2015 p\u00ebr vet\u00ebqeverisjen vendore, ku rishikohen dispozitat q\u00eb kufizojn\u00eb autonomin\u00eb vendore dhe rikthim t\u00eb kompetencave ekskluzive t\u00eb bashkive, sikurse garantim ligjor i financimit t\u00eb \u00e7do funksioni t\u00eb transferuar tek bashkit\u00eb, dhe forcimi i rolit t\u00eb k\u00ebshillave bashkiak\u00eb dhe pjes\u00ebmarrjes qytetare. M\u00eb pas \u00ebsht\u00eb me radh\u00eb ligji 115\/2014 p\u00ebr ndarjen administrativo-territoriale, ligji 107\/2014, ligji p\u00ebr financat e vet\u00ebqeverisjes vendore, dhe sigurisht duke konsideruar dhe legjislacionin sektorial, i cili ka nd\u00ebrhyr\u00eb shpesh n\u00eb ligjin organik t\u00eb vet\u00ebqeverisjes vendore, me iniciativa q\u00eb shpesh i ka marr\u00eb k\u00ebshilli i ministrave apo ministrit\u00eb t\u00eb caktuara dhe kan\u00eb d\u00ebmtuar pjes\u00ebn e autonomis\u00eb dhe i kan\u00eb rr\u00ebmbyer funksione dhe kompetenca pik\u00ebrisht bashkive.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Dhe n\u00eb konkludim, un\u00eb patjet\u00ebr q\u00eb dua t\u00eb paraqes hart\u00ebn q\u00eb ne propozojm\u00eb. Para se t\u00eb kaloj tek harta, n\u00eb monitor, ma kalo tek sllajderi q\u00eb ishte. \u00cbsht\u00eb shfaqur nj\u00eb nd\u00ebr pasojat m\u00eb negative t\u00eb ndarjes q\u00eb propozon PS-ja. N\u00eb grafik, shihet q\u00eb ka nj\u00eb fluks ngjyrash nga e jeshilja tek e kuqja. Ngjyra jeshile tregon pikat m\u00eb t\u00eb af\u00ebrta me qendr\u00ebn, nd\u00ebrsa ngjyra e kuqe, vijat e kuqe tregojn\u00eb larg\u00ebsin\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe nga qendra. Ndarja e re territoriale q\u00eb ofron Partia Socialiste, shum\u00ebfishon larg\u00ebsit\u00eb q\u00eb qytetar\u00ebt kan\u00eb nga qendra.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ka nj\u00eb standard t\u00eb vendosur nga BE-ja q\u00eb p\u00ebrcakton dhe thekson q\u00eb larg\u00ebsia e nj\u00eb qytetari nga qendra duhet t\u00eb jet\u00eb jo m\u00eb shum\u00eb se 30 minuta n\u00eb aksesimin e qendr\u00ebs s\u00eb bashkis\u00eb s\u00eb tij. Me ndarjen e re, sidomos banor\u00ebt e Fush\u00eb-Arr\u00ebzit largohen nga Puka, banor\u00ebt e Prrenjasit largohen nga qendra e tyre n\u00eb Prrenjas, n\u00eb Librazhd, banor\u00ebt e C\u00ebrrikut, banor\u00ebt e Libohov\u00ebs, banor\u00ebt e K\u00eblcyr\u00ebs, banor\u00ebt e Memaliajt, dhe kjo distanc\u00eb pastaj sjell ato pasoja t\u00eb cilat k\u00ebtu u transmetuan, q\u00eb kan\u00eb si konkludim dhe ikjen dhe shpopullimin e Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">E solla k\u00ebt\u00eb si pik\u00eb ballafaquese p\u00ebr ta ballafaquar pik\u00ebrisht me projektin ton\u00eb, i cili, besoj nga dje q\u00eb \u00ebsht\u00eb shfaqur mediatikisht, ka t\u00ebrhequr v\u00ebmendje. M\u00eb lejoni q\u00eb t\u2019i lexoj bashkit\u00eb e propozuara sipas rajoneve dhe qarqeve, p\u00ebr t\u00eb argumentuar m\u00eb pas edhe rolin e rajoneve dhe t\u00eb qarqeve brenda propozimit ton\u00eb. Qarku Shkod\u00ebr, nga pes\u00eb bashki propozohet q\u00eb t\u00eb shkojn\u00eb n\u00eb tet\u00eb bashki.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Me k\u00ebto bashki, materiali do shp\u00ebrndahet, nuk po p\u00ebrqendrohem tek nj\u00ebsit\u00eb administrative.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Bashkit\u00eb jan\u00eb Shkod\u00ebr, Mal\u00ebsia e Madhe, Vau i Dej\u00ebs, Puk\u00eb, Fush\u00eb-Arr\u00ebz, Velipoj\u00eb, Drivast, Koplik. Qarku Lezh\u00eb, nga tre bashki kalon n\u00eb tet\u00eb bashki. Lezh\u00eb, Bregu i Mat\u00ebs, Zadrima, Mirdit\u00eb, Orosh, Rubik, Kurbin, Mamurras. Qarku Kuk\u00ebs, nga tre kalon n\u00eb pes\u00eb bashki. Kuk\u00ebs, Tropoj\u00eb, Has, Shishtavec, Bicaj. Qarku Dib\u00ebr, nga kat\u00ebr kalon n\u00eb tet\u00eb bashki.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Dib\u00ebr, Mat, Bulqiz\u00eb, Klos, Maqellar\u00eb, Shupenz\u00eb, Kastriot dhe Lur\u00eb. Qarku Durr\u00ebs, n\u00eb pes\u00eb bashki. Durr\u00ebs, Sukth, Shijak, Kruj\u00eb, Fush\u00eb-Kruj\u00eb. Qarku Tiran\u00eb, nga pes\u00eb bashki, n\u00eb dhjet\u00eb bashki. Tiran\u00eb, Kam\u00ebz, Vor\u00eb, Kavaj\u00eb, Rrogozhin\u00eb, Petrel\u00eb, Kashar, Dajt, Arban dhe Ndroq. Qarku Elbasan, nga shtat\u00eb kalon n\u00eb n\u00ebnt\u00eb bashki. Elbasan, Peqin, Belsh, C\u00ebrrik, Gramsh, Librazhd, Prrenjas, Bradashesh, Shpat. Qarku Kor\u00e7\u00eb kalon n\u00eb, nga gjasht\u00eb n\u00eb 10 bashki. Kor\u00e7\u00eb, Maliq, Pogradec, Devoll, Pustec, Ersek, Voskopoj\u00eb, Pojan, Leskovik, Mok\u00ebr. Qarku Fier nga gjasht\u00eb n\u00eb 12 bashki. Fier, Patos, Roskovec, Lushnje, Divjak\u00eb, Ardenic, Krutje, Dushk, Mallakast\u00ebr, Fratar, Levan dhe Cakran. Qarku Berat nga pes\u00eb bashki n\u00eb shtat\u00eb.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Dimal, Ku\u00e7ov\u00eb, Berat, Poli\u00e7an, Skrapar, Othlak, Shpirag. Qarku Vlor\u00eb nga shtat\u00eb n\u00eb 11. Vlor\u00eb, Selenic\u00eb, Himar\u00eb, Orikum, Amantia, Saran, Delvin, Finiq, Konispol, Ksamil, Novosel. Qarku Gjirokast\u00ebr mbetet me shtat\u00eb, nga shtat\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb aktualisht. Gjirokast\u00ebr, Libohov\u00eb, Dropull, Memaliaj, Tepelen\u00eb, K\u00eblcyr\u00eb, P\u00ebrmet.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">K\u00ebto jan\u00eb bashkit\u00eb t\u00eb listuara sipas tabel\u00ebs dhe t\u00eb paraqitura dhe n\u00eb hart\u00ebn q\u00eb ne kemi p\u00ebrgatitur dhe \u00ebsht\u00eb realizuar nga ekspert\u00ebt tan\u00eb. Dhe p\u00ebr ta p\u00ebrmbyllur, un\u00eb dua t\u2019i referohem procedur\u00ebs, sepse mund t\u00eb lind\u00eb nj\u00eb pyetje. Po, ju keni nj\u00eb projekt, nd\u00ebrkoh\u00eb PS-ja ka nj\u00eb projekt. Nuk jan\u00eb produktet e komisionit, asnj\u00ebra dhe as tjetra. Pavar\u00ebsisht se PD-ja \u00ebsht\u00eb munduar t\u00eb respektoj\u00eb si\u00e7 un\u00eb e p\u00ebrcaktova t\u00eb gjith\u00eb rrjedh\u00ebn e etapave t\u00eb p\u00ebrcaktuara n\u00eb projekt-kalendar.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Sepse duhet t\u00eb ishte ky raport vler\u00ebsimi q\u00eb t\u00eb prodhonte raportin p\u00ebrfundimtar. PS-ja nuk e ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb, ne e kemi b\u00ebr\u00eb, por gjithsesi p\u00ebrderisa jemi n\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb t\u00eb pun\u00ebs s\u00eb komisionit t\u00eb d\u00ebshtuar me q\u00ebllim nga PS-ja, ne e konsiderojm\u00eb q\u00eb dhe propozimi yn\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb produkt i plot\u00eb i komisionit. Por ka vler\u00ebn e produktit t\u00eb k\u00ebtij komisioni p\u00ebr shkak t\u00eb hapave t\u00eb ndjekura, t\u00eb sondazhimit t\u00eb publikut dhe t\u00eb atyre q\u00eb un\u00eb i parashtrova, parashtrova m\u00eb p\u00ebrpara ku theksova kontaktet q\u00eb deputet\u00ebt, drejtuesit politik\u00eb, kan\u00eb pasur me zonat dhe me banor\u00ebt p\u00ebr t\u2019i marr\u00eb atyre mendimet. Duke qen\u00eb se kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb reform\u00eb shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Kjo reform\u00eb nuk mund t\u00eb kaloj\u00eb me vota n\u00eb parlament, sepse do ishte nj\u00eb reform\u00eb t\u00ebr\u00ebsisht, si\u00e7 ata e kan\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb fakt, si\u00e7 e kan\u00eb parap\u00ebrgatitur, politike dhe nuk do t\u2019i sh\u00ebrbente vendit. Parlamenti nuk ka autoritet, pas p\u00ebrfundimit t\u00eb pun\u00ebs s\u00eb komisionit, t\u00eb shqyrtoj\u00eb nj\u00eb produkt q\u00eb i vjen nga nj\u00eb grup deputet\u00ebsh.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Sepse nuk \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje procedure, \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje demokracie kjo. Nuk \u00ebsht\u00eb thjesht se duam nj\u00eb procedur\u00eb. Produkti nuk ka autoritet moral, politik, parlamentar, kushtetues, dhe nuk mund t\u00eb kaloj\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet parlamentit. \u00c7far\u00eb ndodh? Kushtetuta jon\u00eb parashikon referendumin. Karta Europiane e Autonomis\u00eb Vendore parashikon referendum. Neni 108, pika dy e Kushtetut\u00ebs \u00ebsht\u00eb kategorik. Kufijt\u00eb e tyre nuk mund t\u00eb ndryshohen pa u marr\u00eb m\u00eb par\u00eb mendimi i popullsis\u00eb q\u00eb banon n\u00eb to. Pra, dhe n\u00eb rast bashkimi, dhe n\u00eb rast ndarje, duhet marr\u00eb mendimi. N\u00eb Kuvendin e Shqip\u00ebris\u00eb merret n\u00ebp\u00ebrmjet p\u00ebrfaq\u00ebsuesve dhe komisioneve. Komisioni ka p\u00ebrfunduar dhe ngelet referendumi.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nd\u00ebrkoh\u00eb, neni 5 i Kart\u00ebs Europiane p\u00ebrcakton m\u00eb qart\u00eb: ndryshimet n\u00eb kufijt\u00eb e autoriteteve vendore nuk b\u00ebhen pa konsultim paraprak t\u00eb komuniteteve vendore t\u00eb prekura, mund\u00ebsisht n\u00ebp\u00ebrmjet referendumit, kur kjo lejohet nga ligji. Dhe ligji jon\u00eb e lejon nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb. Pra, sfida jon\u00eb \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e thjesht\u00eb. Ky \u00ebsht\u00eb projekti yn\u00eb. Ne vazhdojm\u00eb me d\u00ebgjesat.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u00c7do komunitet q\u00eb ka v\u00ebrejtje, q\u00eb k\u00ebrkon t\u00eb arrij\u00eb t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsohet n\u00eb baz\u00eb t\u00eb identitetit, parametrave kryesor\u00eb t\u00eb zhvillimit ekonomik, t\u00eb sh\u00ebrbimit, t\u00eb larg\u00ebsis\u00eb apo af\u00ebrsis\u00eb, mund t\u00eb sjell\u00eb k\u00ebrkes\u00eb pran\u00eb komisionit ton\u00eb, n\u00eb Partin\u00eb Demokratike, sikurse dhe komunitete q\u00eb nuk duan t\u00eb ndahen.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Dometh\u00ebn\u00eb jemi t\u00eb hapur n\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb. Por, sfida m\u00eb kryesore \u00ebsht\u00eb: ftojm\u00eb politik\u00ebn, mazhoranc\u00ebn, ftojm\u00eb dhe qytetar\u00ebt t\u00eb realizojm\u00eb referendumin.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Dy projekte t\u00eb hidhen n\u00eb referendum, dhe t\u00eb jet\u00eb qytetari ai q\u00eb vendos dhe q\u00eb p\u00ebrcakton se cili \u00ebsht\u00eb modeli q\u00eb i shkon m\u00eb af\u00ebr interesit t\u00eb tij, q\u00eb i ofron sh\u00ebrbime, q\u00eb ofron p\u00ebrfaq\u00ebsim, q\u00eb ofron llogaridh\u00ebnie, q\u00eb ofron zhvillim ekonomik, q\u00eb ofron sh\u00ebrbim arsimor, sh\u00ebrbim sh\u00ebndet\u00ebsor, sh\u00ebrbim social, n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb territorin e Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Partia Demokratike ka akuzuar mazhoranc\u00ebn se po tenton t\u00eb rikthej\u00eb modelin e reform\u00ebs territoriale t\u00eb vitit 2014, duke paralajm\u00ebruar se projekti i qeveris\u00eb do t\u00eb thelloj\u00eb shpopullimin dhe largimin e qytetar\u00ebve nga sh\u00ebrbimet publike. Bashk\u00ebkryetari i grupit t\u00eb pun\u00ebs s\u00eb PD-s\u00eb p\u00ebr reform\u00ebn territoriale, deputeti Lu\u00e7iano Bo\u00e7i, tha se propozimi i socialist\u00ebve nuk \u00ebsht\u00eb rezultat &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":149952,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-149951","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/149951","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=149951"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/149951\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":149954,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/149951\/revisions\/149954"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/149952"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=149951"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=149951"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=149951"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}