{"id":149966,"date":"2026-07-31T12:34:44","date_gmt":"2026-07-31T12:34:44","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=149966"},"modified":"2026-07-31T12:34:44","modified_gmt":"2026-07-31T12:34:44","slug":"kedhi-rama-kerkon-te-korruptoje-protesten-ofron-dhjetera-vende-pune-me-kontrata-te-perkohshme-per-pjesemarresit-aktive","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/07\/31\/kedhi-rama-kerkon-te-korruptoje-protesten-ofron-dhjetera-vende-pune-me-kontrata-te-perkohshme-per-pjesemarresit-aktive\/","title":{"rendered":"Kedhi: Rama k\u00ebrkon t\u00eb korruptoj\u00eb protest\u00ebn, ofron dhjet\u00ebra vende pune me kontrata t\u00eb p\u00ebrkohshme p\u00ebr pjes\u00ebmarr\u00ebsit aktiv\u00eb"},"content":{"rendered":"<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>Deklarata e n\u00ebnkryetarit t\u00eb PD, Nikola Kedhi:<\/strong><\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Mir\u00ebdita!<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Sot dua t\u00eb b\u00ebj publik nj\u00eb denoncim t\u00eb ardhur nga brenda administrat\u00ebs shtet\u00ebrore. Me VKM nr. 582, dat\u00eb 22 korrik 2026, qeveria ka shtuar 100 vende pune me kontrata t\u00eb p\u00ebrkohshme pes\u00ebmujore, t\u00eb gjitha me nj\u00eb em\u00ebrtes\u00eb t\u00eb vetme: \u2018Specialist arkivi\u2019. Vendet nuk jan\u00eb shpallur publikisht. Nuk ka pasur asnj\u00eb konkurrim. Nuk ka pasur kritere t\u00eb b\u00ebra publike. Nd\u00ebrkoh\u00eb, emrat kan\u00eb qen\u00eb gati p\u00ebrpara vendimit t\u00eb k\u00ebshillit t\u00eb ministrave.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">VKM-ja u miratua m\u00eb 22 korrik dhe efektet financiare fillojn\u00eb m\u00eb 1 gusht. Por kur u p\u00ebrzgjodh\u00ebn 100 emrat, si u p\u00ebrzgjodh\u00ebn kur vendet nuk u shpall\u00ebn dhe nuk pati asnj\u00eb konkurs?<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">100 emrat e paracaktuar jan\u00eb t\u00eb rinj, mes tyre edhe student\u00eb q\u00eb ende nuk kan\u00eb mbaruar Bachelor-in. Profile nga ekonomia, drejt\u00ebsia, mjek\u00ebsia, psikologjia, agronomia. Shum\u00eb profesione t\u00eb ndryshme, por me q\u00ebllimin e qeveris\u00eb p\u00ebr t\u00eb pasur nj\u00eb specialitet t\u00eb vet\u00ebm: besnik\u00ebrin\u00eb.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Pra, p\u00ebr ta thjeshtuar: nuk jan\u00eb hapur vendet p\u00ebr t\u2019u zgjedhur kandidat\u00ebt. Jan\u00eb zgjedhur emrat, dhe pastaj \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgatitur vendimi p\u00ebr t\u2019i pun\u00ebsuar.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">K\u00ebta t\u00eb rinj nuk kan\u00eb faj q\u00eb dikush u premtoi nj\u00eb vend pune. Fajin e ka ai q\u00eb nd\u00ebrton skema t\u00eb tilla dhe tregon edhe nj\u00ebher\u00eb se \u00e7far\u00eb mendon p\u00ebr t\u00eb rinjt\u00eb, dhe se si i trajton p\u00ebr interesat e tij.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Vendimi vet\u00eb ngre pyetje q\u00eb nuk u gjendet asnj\u00eb p\u00ebrgjigje e ndershme. \u00c7far\u00eb pune arkivi k\u00ebrkon nj\u00ebqind veta p\u00ebr pes\u00eb muaj? Pse paguhen nga dhjet\u00eb institucione t\u00eb ndryshme, kur t\u00eb gjith\u00eb, sipas vet\u00eb vendimit, n\u00eb pik\u00ebn 2, punojn\u00eb n\u00eb nj\u00eb vend t\u00eb vet\u00ebm, te Drejtoria e P\u00ebrgjithshme e Arkivave? P\u00ebrgjigjja dihet: kur nj\u00eb shpenzim cop\u00ebtohet n\u00ebp\u00ebr dhjet\u00eb buxhete, asnj\u00eb shif\u00ebr s\u2019duket e madhe dhe asnj\u00eb sy publik s\u2019e kap dot t\u00eb plot\u00eb. Kjo \u00ebsht\u00eb teknik\u00eb fshehjeje. Dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb do duhet t\u00eb jet\u00eb e v\u00ebmendshme dhe KLSH.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nj\u00eb detaj q\u00eb flet vet\u00eb \u00ebsht\u00eb fakti se efektet financiare fillojn\u00eb m\u00eb 1 gusht. Pik\u00ebrisht kur t\u00eb rinjt\u00eb jan\u00eb n\u00eb shesh. Dhe ky \u00ebsht\u00eb thelbi. Kjo nuk \u00ebsht\u00eb thjesht shkelje ligjore, por nj\u00eb operacion i mir\u00ebfillt\u00eb politik. Rama nuk po pun\u00ebson arkivist\u00eb. Po p\u00ebrpiqet t\u00eb blej\u00eb heshtjen e t\u00eb rinjve me t\u00eb gjitha m\u00ebnyrat, pik\u00ebrisht kur nj\u00eb brez i t\u00ebr\u00eb i \u00ebsht\u00eb kund\u00ebrv\u00ebn\u00eb n\u00eb rrug\u00eb, me qellimin e vetem p\u00ebr t\u00eb arkivuar revolt\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb tre dekadave t\u00eb fundit.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Rama po p\u00ebrdor dy duar kund\u00ebr t\u00eb rinjve: me nj\u00ebr\u00ebn u jep k\u00ebrba\u00e7in n\u00eb shesh, me tjetr\u00ebn u tund kontrata pes\u00ebmujore, me shpres\u00ebn se do t\u2019i blej\u00eb, t\u2019i p\u00ebr\u00e7aj\u00eb dhe t\u00eb minoj\u00eb protest\u00ebn. Ne thelb kjo eshte vetem nje nga shume format qe ai perdor per minimin e protestes. Nuk do ja dale! Te rinjte nuk mashtrohen.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nuk u jep nj\u00eb t\u00eb ardhme, si\u00e7 nuk e ka b\u00ebr\u00eb n\u00eb asnj\u00eb nga vitet e sundimit t\u00eb tij. U jep vet\u00ebm pes\u00eb muaj. Nuk u jep meritokraci. U jep nj\u00eb vend t\u00eb p\u00ebrkohsh\u00ebm n\u00eb nj\u00eb list\u00eb, p\u00ebr aq koh\u00eb sa t\u2019i sh\u00ebrbej\u00eb interesit t\u00eb tij.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nuk u garanton liri. U k\u00ebrkon heshtje.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">P\u00ebrtej denoncimit, un\u00eb sot dua t\u2019u flas pik\u00ebrisht t\u00eb rinjve, edhe atyre 100 emrave n\u00eb list\u00eb.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ju nuk jeni problemi. Ju jeni prova e problemit real: n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend, edhe puna e par\u00eb e nj\u00eb t\u00eb riu duhet t\u00eb kaloj\u00eb nga dora e partis\u00eb. Edhe i riu i saposhkolluar duhet t\u00eb p\u00ebrdoret nga kjo qeveri, ndryshe rruga e vetme p\u00ebr t\u00eb \u00ebsht\u00eb blerja e nj\u00eb bilete pa kthim. Kjo \u00ebsht\u00eb fyerja, jo nga ne, nga ata q\u00eb k\u00ebt\u00eb e kan\u00eb nd\u00ebrtuar model sundimi.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ekziston nj\u00eb rrug\u00eb tjet\u00ebr dhe k\u00ebt\u00eb e themi me p\u00ebrgjegj\u00ebsi e garanci. Pun\u00eb q\u00eb fitohet me konkurs t\u00eb hapur, ku CV-ja vlen m\u00eb shum\u00eb se telefonata, apo interesat politike e elektorale. Nj\u00eb ekonomi ku biznesi i vog\u00ebl dhe sip\u00ebrmarr\u00ebsi i ri nuk mbyten nga taksat e nga miku i pushtetit q\u00eb fiton \u00e7do tender. Pag\u00eb q\u00eb nuk ta ha inflacioni, se ekonomia bazohet te prodhimi, inovacioni, konkurrenca, arsimi, jo te fasadat, koncertet, narkotrafiku e listat elektorale. Dhe nj\u00eb shtet ku nuk t\u00eb duhet askush \u2018i fort\u00eb\u2019 pas krah\u00ebve p\u00ebr t\u00eb ecur p\u00ebrpara.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Kjo \u00ebsht\u00eb zgjedhja e v\u00ebrtet\u00eb p\u00ebrpara rinis\u00eb shqiptare. Jo \u2018pes\u00eb muaj me Ram\u00ebn ose d\u00ebbim\u2019, por nj\u00eb vend ku e ardhmja jote nuk varet nga asnj\u00eb parti, p\u00ebrve\u00e7 aft\u00ebsive t\u00eb tua.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Rama mendon se rinia blihet me pes\u00eb muaj pun\u00eb. Mendon se taktika t\u00eb tilla do shuajn\u00eb q\u00ebndres\u00ebn heroike t\u00eb t\u00eb rinjve shqiptar\u00eb p\u00ebr mbi dy muaj. Rinia shqiptare nuk shitet. Por do ta ndryshoj\u00eb vet\u00eb k\u00ebt\u00eb vend, duke i dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb m\u00ebsim t\u00eb mir\u00eb atyre q\u00eb tentojn\u00eb t\u00eb tallen me t\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Deklarata e n\u00ebnkryetarit t\u00eb PD, Nikola Kedhi: Mir\u00ebdita! Sot dua t\u00eb b\u00ebj publik nj\u00eb denoncim t\u00eb ardhur nga brenda administrat\u00ebs shtet\u00ebrore. Me VKM nr. 582, dat\u00eb 22 korrik 2026, qeveria ka shtuar 100 vende pune me kontrata t\u00eb p\u00ebrkohshme pes\u00ebmujore, t\u00eb gjitha me nj\u00eb em\u00ebrtes\u00eb t\u00eb vetme: \u2018Specialist arkivi\u2019. Vendet nuk jan\u00eb shpallur publikisht. Nuk &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":149967,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-149966","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/149966","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=149966"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/149966\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":149969,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/149966\/revisions\/149969"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/149967"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=149966"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=149966"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=149966"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}